PASHTRIKU: DERI NË SHEKULLIN XIX, NË GREQI FLITEJ SHQIP!

 Pashtriku.org, 31. 10. 2013 – Admirali Pavlos Kundurioti – Presidenti i parë i shtetit grek, Shqiptar, Hero kombëtar i shtetit grek dhe i zgjedhur president dy herë rresht. Deri në vitin 1912, admirali, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. Pak kush nuk do të mbetej i habitur nga një pohim i tillë. Në ditët e sotme, nënvizohet “shkencërisht” mendimi i “historianëve”, se arbërorët në Greqi, janë popullsi e ardhur dhe tashmë e asimiluar. Bile po të kërkoni në Google në zërin “Arvanitas” në kreun “histori”, do të lexoni se ka mendime të historianëve, që i quajnë pasardhës të grekëve origjinal, të cilët vetëm “intermediately” (për një farë kohe) u shqiptarizuan.


– Admirali Pavlo Kundurioti – 

 Studiuesi Aristidh Kola ka guxuar të thotë atë, që pak kush, jo vetëm në shtetin helen por as edhe në Shqipëri, nuk ia nxe goja: «Nëse i nxjerrim jashtë këta arvanitas, nuk do të mbetet asgjë nga grekët dhe Greqia!»
Ku qëndron vërteta?
Studiuesi i shkencës së Historisë, Marc Bloch, në veprën e tij «Mjeshtria e Historianit» shprehet: «Qytetrimi ynë do të ketë kryer një përparim të pamatë, ditën kur fshehja, e ngritur në metodë veprimi… do t’ia lëre vëndin shijes së informimit» (f84M.B.) Atëhere rruga më e mirë, është t’iu drejtohemi fakteve historike.
Ja çfarë faktesh na vijnë nga udhëtarë, studiues, bashkohës të shekujve të fundit….
– “Ceva (studiues arvanitas në “Historia e Tebës”): ”Dihet se gjatë dhe pas luftës kombëtare deri në 1880, në Atikë dhe qytetet e Megarës e Athinës flisnin shqip, dhe pak njerëz dinin dhe flisnin greqisht.” (f164A.K.)
– “…E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip. Shateaubriand, Lamartini, Edmond About dhe të gjithë ata, që e kanë vizituar Greqinë atë kohë, të gjithë pa përjashtim kanë shkruar se në të vërtetë, duhet të cilësohet si Shqipëri” (f.213R.A.)
– “Asgjëkundi gjetkë, më tepër se sa në mbretërinë greke s’flitet gjuha shqipe, kërkund s’rrjedh kaq gjak shqiptari, sa në damarët dhe arteriet e kësaj popullate. Në Greqi shqiptari është në atdheun e tij (f7K.K.)
– “…që nga epoka e lashtë deri te Pavarësia e Greqisë më 1821-30 të erës sonë, nuk ka pësuar në këtë vënd asnjë ndryshim…greqishtja njihej dhe flitej vetëm nga një pakicë tepër e vogël (f. 272-273R.A.)
– « Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolide me mbretin Otton më 1832 dhe gjatë një dhjetvjeçari bisedonte në gjuhën shqipe, ndërsa rendi i ditës hartohej greqisht» (f 6K.K.)
– «Deri në vitin 1912, admirali Pavlo Kundurioti, Presidenti i parë i Republikës greke, jepte urdhëra në gjuhën shqipe. (f 538A.K.)

——————————-

– GREQIA SHTET I SHQIPTARËVE –


—————————————-

FATBARDHA DEMI: SHTETI I PARË ‘GREK’ ISHTE THEMELUAR NGA SHQIPTARËT!
https://pashtriku.org/index.php?kat=45&shkrimi=1274

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura