PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(II)

(Pashtriku.org, 21. 05. 2012) – Pas 13 vjetësh të konsolidimit të papërfunduar të informacioneve për të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës – dëshmitë e të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës tregojnë për shumë çfarë, që të tjerët, të cilët nuk kanë kaluar nëpër këtë kamp gjatë viteve të fundit të shekullit njëzet u kanë borxh të mbijetuarve të kësaj masakre dhe popullit të tyre jo vetëm t`i informojnë, por edhe të japin sqarime për këtë masakër karakteristike dhe ende të panjohur sa dhe si duhet nga të gjithë ne.
Më 19 Maj të plagosurve ua kemi lidhur plagët me xhaketa e gjëra të tilla. Më vone disa të burgosur kan gjetur çarçaf të ri, iu kam thënë që t’i çkyejnë në mënyrë që t’i bejnë gati për plagë ngase unë nuk kisha kohë t’i beja vetë, kështu që ata i përgatisnin në formë të fashave. Ndërsa më 21 Maj edhe Nait Hasni ka qenë i plagosur bukur rendë, në shpatull, ishte plagosur duke i dhënë ndihmë Zejnullah Elshanit. Duke e bartur Zejnullahun, duke ecur nga gjakderdhja Nait-i po thotë; qe Beslim jam plagosur dhe i kam thirrur dy të burgosur qe ta marrin Zjenullahun. Tani e kam dërguar Nait-in te salla e sportit ku kishte vërtet një plagë të rëndë, ia kam lidhur plagën, ku për një moment e ka humbur vetëdijen, pas një kohe i ka kaluar dhe nuk është ndalur duke iu ndihmuar të tjerëve edhe pse nuk e njihte profesionin, por nga kureshtja dhe gjendja qfare ishte e mësonte dhe kontributi më i madh i tij ishte sepse ishte i njohur, kishte vlerë fjala e tij, ai i kontrollonte të plagosurit dhe thoshte: ai ka nevojë për ndihmë dhe ne mbrëmje nuk kishte nevojë të jepnim ndihmën e parë, u benë një grup që të kujdesen për të plagosurit nëse kanë nevojë, për ujë apo gjera te tilla. Me 24 Maj na thane që tash do të ju transferojmë dhe të burgosurit tjerët kan shkuar me autobusë, ndërsa unë Asllan Selimi, Dylber Beka kemi qëndruar deri sa ka hipur i burgosuri i fundit në kamion . Të gjithë të plagosurit i kan vendosur në 3 kamiona, paramendo mbi 100 të plagosu rëndë i kanë vendosur në 3 kamionë, qe gati kan qenë një mbi një. Unë Dylberi, Naiti kemi qenë të fundit që kemi hipur në kamion për transferim në Lipjan. Kur kemi dalur nga burgu i kemi parë diku 25 persona të vrarë dhe te paluar si thasë një mbi një. Ata që gjatë natës kishin tentuar me ikë dhe i kishin vrarë. Për Dubravën flasin shumë pse kishte bombarduar NATO. Përshtypja ime është se në burgun e Dubravës ishin të pozicionuar logjistika edhe në civil të forcave serbe. Me vetë faktin që ky shoku Blerimi ka dale jashtë dhe është kthyer, ka treguar që ka qenë plot ushtarë dhe te gjithë ata qe kane tentuar me dalur jashtë, të gjithë janë vrarë, madje edhe mua me kan thënë që të dalim jashtë, por nuk kam pranuar, mendoja qe më mirë të rrijë dhe t,iu ndihmoj të plagosurve se sa të dal jashtë, ashtu më doli më mirë, po të kisha provuar me dal jashtë e kisha pasur edhe unë fatin e njëjtë me ata që kane provuar me dalur jashtë dhe janë vrarë. Numri i të vrarëve mundet me qenë120 deri 150 në burgun e Dubravës. Ne burgun e Dubravës ka pasur grupe të ndryshme që kanë kontribuar, si në ndihmë të plagosurve, ka pasur prej atyre që janë marrur, me gjendjen psikike, madje Nait-i shpesh jepte informacione të rrejshme që nesër po vjenë Kryqi i Kuq.Të plagosurit kishin shpresë që do të shërohen, gjë që ishte shum e rëndësishme për ato lloj informacione. Ka pasur edhe në aspektin fetar që dikush ka shkuar dhe xhenazes ia ka mbyllur sytë dhe e ka rregulluar kufomën. Ka pasur grupe tjera që janë marrur me organizimin e ushqimit për te plagosur, ka pasur skena të tmerrshme si ato në puseta dhe atë të ngrohtorja e burgut që kanë qenë 20 të burgosur, 10 prej tyre kan qenë të fshehur pas gypave në pjesën e sipërme, kur i kan parë, duke ardhur të armatosur gardian, aty me gjakë ftohësinë ma të madhe thonë që ata 10 i ka vrarë si pula, ata që kanë qenë të fshehur në gypa sipër, e kanë parë ngjarjen duke mos guxuar të lëvizim, në mesin e tyre ka qenë një vëlla (Hil Kqiraj) në gypa lartë që e ka pare vëllain e vet poshtë duke u pushkatua. Desha mu kthye pak më[ lartë ku ishte pyetja për plagët vërtet ka pasur plagë të ndryshme dhe të renda ndër ta ka qenë edhe Valdet Rama nga KK Skenderaj, i cili i ka pasur 13 plagë, kurrë nuk kam menduar që ai njëri mundet të shpëtoj, por për fat të mirë, sot është gjallë, vetëm një gisht i këmbës i ka mbetur me pasoja. Te ai kam pasur probleme me lidh plagën, sepse kur ishte në shpine thoshte kthemëni në krah, kam dhimbje, kur e ktheja ne krah thoshte kthem tjetër kah, pra ne çdo anë që e ktheja ishte i plagosur dhe kishte dhimbje të mëdha. Pasi na kanë kthyer nga burgu i Dubraves ka qenë një i burgosur që ka pasur dy lëndime. Njërën e ka pasur në kokën e penisit dhe tjetrën në shputën e këmbës. Ishte problem se në kokën e penisin nëse ja lidhi do të ketë probleme me urinim. U mundova ne disa forma tjera por ishte plaga e madhe saqë u dashtë me ja mbyllë, në mbrëmje kishte nevojë për urinim, me një zhilet ia preva fashën e përparme dhe urinoi , kur ka shkuar më vonë në spitalin e Prishtinës, ngase masakra e te Durgosurves nuk qenë vetëm ne Dubrave por edhe ne spitalin e Prishtinës, ne rastin e tij p.sh mjeket serb ne Prishtine i kanë thënë qe ti i ki dy plagë. A po don me ta këput shputën e këmbës apo penisin. Ky është detyrua me zgjedh dhe ka thënë shputën, realisht ka pasur mundësi që ta shërojnë edhe shputën, por edhe plagën në penis që kishte, tani është edhe një rast tjetër kur njëri kishte të lënduar dorën, kur shkon në spital mjeku i thotë që duhet me ta këput dorën dhe ja bënë një shenjë në dorë ku duhet këputur, të nesërmen kur e dërgon në spital mjekët e shohin shenjën mirëpo ai kishte në dorë tatuazhin JNA, mjekët thonë, nëse ja këpusim dorën i heqet kjo shenjë dhe nuk ja këpusin dorën, vetëm pse kishte të shkruar në dorë JNA. Interesant është fakti që gjatë gjithë asaj ndodhie në burgun e Dubravës kanë ndodhur vetëm dy vetëvrasje, pas burgut vetën dy veta kanë qenë në gjendje jo të mirë psikike, madje një i burgosur me thotë: këqyr bre Beslim, çka u bë unë i thash, asgjë nuk është kjo në krahasim me atë çka kemi përjetuar.

Te burgosurit e vrare e te masakruar, ne pellgun e gjakut te tyre!

____________________________________________

Cili ka qenë roli i gardianeve gjatë kohës së pushkatimit?
Sa i përket gardianeve nuk e di nëse mund të them ndonjë gjë sepse unë ata i kam parë vetëm nga 19 – 23 Maj, kur na kanë vendosur te salla e sportit, unë nuk kisha kohë sepse isha shumë i angazhuar me të plagosur duke i ndihmuar.
8. BLERIM CAMAJ
Z. Camaj kur jeni arrestuar herën e parë?
Unë jam arrestuar më 10 Janar 1999, në hyrje të qytetit dhe deri me 14 Janar kam qëndruar në UDB, pastaj jam vendosur në burgun e Pejës, më 19 Shkurt 1999, jam transferuar nga Peja në burgun e Dubravës deri më 24 Maj. Jam transferuar në burgun e Lipjanit.
Kur ju transferuan më 19 Shkurt në burgun e Dubravës a ka pasur të burgosur tjerë aty?
Po ka pasur të burgosur tjerë dhe në dhomë e kam gjetur Zahir Agushin nga Komuna e Klinës që tani është i vrarë në Dubravë nga serbët, ishte Muhamet Dobroshi dhe Isa Alijën, që të dy të akuzuar për vepra terroriste.
Na përshkruani momentin e hyrjes në Dubravë, si ju kanë trajtuar gardianet dhe personeli i burgut deri me ardhjen e të burgosurve tjerë nga burgjet e Serbisë?
Trajtimi ka pasuar nga burgu i Pejës që ishim të vendosur në pavijonin izolimit, shumë keq jemi trajtuar deri në bombardim, pas bombardimit na është zvogëluar ushqimi në masë të konsiderueshme që mendonim sa mundë të mbesim gjallë.
Çfarë ushqimi ju kanë shërbyer?
Bukën si duket e ndanin në 8 pjesë, ushqim na jepnin një gjysmë tasi që normalisht një fëmije 1 vjeçar, nuk e di se a do t’i mjaftonte.
Ju keni qenë në pavijonin e izolimit dhe i keni dëgjuar bombardimet apo jo?
Faktikisht nuk e kemi dijtë që ka filluar bombardimi i NATO-s, sepse ishim të izoluar. Më 24 Mars është dëgjuar një raketë incizuese dhe gardianet janë frikësuar dhe në izolim me ne ishte edhe Zahir Agushi, oficer ushtarak në ish YU. Zahiri tha: si duket bombardoi NATO, ndërsa më vonë kemi dëgjuar bombardime, por më 3 Maj, kur kanë ardhur të burgosurit tjerë nga burgu i Pejës, tani jemi informuar çka po ndodhë jashtë sepse në ishim në izolim.
Tani ndodhi bombardimi në pavijonin “C”, dihet që 3 të burgosur janë vrarë dhe më vonë kanë ardhur disa të burgosur që t’iu hapin dyert?
Po kanë ardhur që të na hapin dyert, kemi dalë në oborrin e burgut, derisa kanë ardhur forcat serbe nga jashtë dhe na futën në shkollë, të nesërmen në mëngjes na larguan nga shkolla, për të na dhënë bukë ndërkohë gardianët kanë ikur, kishin informacion që ishin nisur aeroplanët nga baza për të bombarduar, gardianet na thanë që mos të lëvizim, aeroplanët e NATO-s nuk do të bombardojnë në Dubravë, ndërsa ata vetë ikën.
Çka ndodhi në mëngjesin e 22 Maj-it?
Në mëngjes janë organizuar të burgosurit që të ndajnë ushqim, erdhën gardianët dhe thanë që të bëhemi rresht ngase do të ju transferojmë në burgun e Nish-it. Pasi u bënë rresht për 2 ata e vërejtën që jemi pak dhe thanë që të bëhemi rresht për tre e katër, menjëherë filluan të shtënat nga karakollët dhe mbrapa mureve.
Çfarë ndodhi pastaj?
U bë një masakër shumë e madhe dhe çfarë kam parë unë si shokët e mi, si Zahir Agushi nga Drenoci, Komuna e Klines, Agim Duraku nga Kilna u qëlluan me granatë, ata gjuanin me bomba dore dhe predha. Pastaj jemi strehuar ku kemi mundur, si në pavijone dhe te fusha e sportit, ndërkohë i pamë shokët në oborr, kemi shkuar t’i marrim dhe t’iu japim ndihmë, kishte shumë të vdekur, por edhe të plagosur gjithashtu që kanë vdekur më vonë nga plagët.
A dini ndonjë të plagosur rendë që ka shpëtuar?
Shume ka pasur por nuk më kujtohen emrat, ishte Muja që ishte i plagosur rëndë dhe ka shpëtuar.
Si jeni gjendur më vonë?
Jemi gjendur si kemi mundur, deri në mbrëmje dhe jemi futur në pavijone e shumë të tjerë në kuzhinë. Jemi organizuar të bëjmë roje gjatë natës, unë isha në kuzhinë me shumë të burgosur, në kuzhinë kishte shumë miell aty kam bërë roje deri në mëngjes kur edhe filluan të gjuajnë në kuzhinë. Më 22 Maj pas pushkatimit ata kanë vazhduar të vrasin të burgosur në vazhdimësi madje duke bërë shaka, unë personalisht e kam parë nga karakolli duke bërë shaka, me snajperë e qëllojnë një të burgosur në ballë dhe vdes mu në vend, pasi e qëlloi të burgosurin ata të tjerët që ishin aty filluan të qeshnin, personi i vrarë ishte i burgosur ordinerë, por nuk më kujtohet kush ka qenë.
Çka ndodhi në mëngjesin e 23 Maj-it?
Me 23 filluan bombardimet, të plagosurit ishin në podrum poshtë, serbet e gjuajnë një bombë, të plagosurit disa ikin bomba shpërthen, por nuk kishte të lënduar, ndërsa në spital ishin 13 të plagosur në mbrëmjen e 22 – 23, kanë hyrë dhe i kanë vrarë të gjithë me gjakftohtësi. Ne ishim në menze, ata filluan të gjuanin por ne vendosëm të dalim jashtë, kur dolëm jashtë, në moment fluturuan aeroplanët e NATO-se, ata na futen në objektin e sallës së sportit sepse vetëm ai objekt kishte mbetur pa u goditur nga NATO. Në sallë të sportit kane ardhur sigurimi i shtetit e thirrën Xhevat Daciqin i cili ka dalë jashtë ka biseduar me ata.
Nga e dini që kanë qenë sigurimi shtetit?
E dija sepse e njihja unë Bata Bollatoviçin që ishte me ata, ai ka punuar në UDB, në Pejë, Ata i kishin thënë qysh je në burg Xhevat, ai iu thotë që më kanë transferuar nga burgu i Nish-it. Ata i thonë që këtu ka vetëm shqiptarë dhe jo boshnjak si ju dhe i thonë nesër do të ju transferojmë në burgun e Lipjanit. Këtu vetëm shqiptarë duhet të ket.
Çka dini për gardianët e burgut?
Unë nuk i njoh asnjë nga ata përveç Miki Vidiçit, sepse njëherë kam tentuar të iki nga burgu, në atë kohë fluturuan aeroplanët e NATO dhe jashtë mureve të burgut serbet ishin strehuar në istikame më të sigurta, para meje ishin edhe dy të burgosur ordinerë, që kan ikur dhe unë personalisht e kam parë MIKI VIDICIN duke gjuajtur në ata dhe i ka vrarë. Unë jam kthyer brenda në burg, sepse ishte e pamundur të dalë. Ata të burgosurit ordiner i kishin zënë ushtria e rregullt dhe u kanë thënë që pas orës 12 nuk do të ketë gardian dhe ju mund të ikni nga burgu dhe ata janë organizuar të dy kanë ikur. Pra siçë tregova ishin para meje dhe janë vrarë, jashtë mureve të burgut.
A dini ndonjë të burgosur serb që është mobilizuar aty?
Ishte Sfetllani – Dritoni i cili ka berë vrasjen e disa njerëzve të Deçanit, ai ka qenë mu në karakollin e parë që me 22 Maj është bërë pushkatimi i të burgosurve, ai ka gjuajtur i pari i cili ishte i maskuar por ne e njifnim atë , shante shumë në gjuhën shqipe si p.sh. nënën shqiptareve.
9. ISAK SHABANI
Unë quhem Isak Shabani, jam i arrestuar më, 7. 2.1997, i dënuar me 10 vjet burg jam i arrestuar me grupin e parë të Nait Hasanit. Në Mitrovicë së Sremit kan qenë maltretime shtazarake, ka qenë e tmerrshme.
Në burgun e Nishit kemi qëndruar 3 ditë dhe në Mitrovicë së Sremit na është ndaluar me komunikua në gjuhen shqipe me familjaret, shpesh nuk jemi takuar me familjarë vetëm që mos të flasim në gjuhen serbo – kroate.
Arsyeja që na kthyen në burgun e Dubraves në atë kohe lufte mendoj që e gjitha kjo çka ndodhur dhe është planifikuar të bëhet Masakër.
Kur keni ardhur në burgun e Dubraves, çka keni vërejtur?
Tani ne e kemi përjetuar hyrjen e parë, nuk kan përdorur torturë, në krahasim me të burgosurit që kan ardhur me autobusë, pas dy dite. Disa gardianë thoshin që Kosova mbeti me 2% shqiptarë , ndërsa sa i përket 22 Majit unë nuk kam qenë në atë rresht, por në bombardimet e NATO-se janë vrare 3 të burgosur, më vonë kan ardhur me kazma dhe i kan hapur dyert e burgut. Në ditën që kan qenë te fusha e sportit ka qenë numër i madh i të burgosurve dhe në atë pjesë ka qenë një lloj pjerrtësie dhe kur kane filluar të gjuajnë, ne kemi filluar të ikim dhe nuk kanë mundur të na vrasin të gjithëve aty. Kam pasur rastin e dy vëllezërve Kokollari të Suharekës dhe mendonim njëri vëlla me largua sepse ai tjetri, ishte gatiur, krahun e këputur që ma von ka vdekur. Kam parë me sytë e mij që një i burgosur e ka varë vetvehtën, isha ne dilemë a me shkuar te ai apo me qëndruar në ndihmë te të plagosurit dhe shumicën e të burgosurve i kemi vendosur te Pavioni “C”, ngase aty NATO kishte gjuajtur, menduam që aty do të ishim më të sigurtë, jemi organizuar që të bëjmë rezistencë, që mos të na masakrojnë siç dëshironin ata, apo të rezistojmë.
Çka keni parë ju gjatë pushkatimit?
Ajo ka qenë në befasi sepse ishim të rreshtuar dhe befas filluan të na gjuajnë, ne pritnim për tu transferuar, nuk kishim ide që do të mundë të ndodhte një gjë e tillë, aty janë vrarë shumë të burgosur.
(Avdiu) – Kur është bërë thirrja për të shkuar në sallën sportive, ka pasur hezitime, a me shkuar apo jo, Pvioni jonë ka dalë pas 30 min, ata na kanë numëruar dhe qëllimi i atij grumbullimi të njerëzve ka qenë, se a është arrijtur qëllimi, me vazhduar apo jo. Disa pavijone janë kontrolluar nga ana e gardianeve me parë, se a ka të fshehur e qe më tej të vazhdojnë me ekzekutime.
10. ISTREF HASANI
Ishit në burgun e Dubravës, si kanë rrjedhur ngjarjet para se t’i binin të burgosur shqiptarë nga burgjet serbe?
Une jam i burgosur prej 1990, nga Janari 1991 kam qenë në burgun e Dubraves, si i burgosur ordinerë, të burgosurit politik i binin që nga viti 1991 si p.sh. Sokol Dobruna, Mentor Thaçi etj.
Në vitin 1998 si janë trajtuar të burgosurit në burgun e Dubravës?
Për arsye sigurie dhe kur filloi të dalë në skene UÇK-ja, policia serbe u stacionuan në burgun e Dubavës, në pavijonin e “Hapur”, kështu quhej, ishte jashtë mureve, në atë kohë si arsyetim ishin shkaqet e sigurisë, pastaj ata kan ardhur shumë herët me na marrur, na lidhën dhe hynim ne autobus, nuk e dinim ku po shkojmë dhe jemi transferuar në burgje të ndryshme të Serbisë, dikush në Nish dhe burgje tjera.
Kur ju kanë transferuar nga burgu i Mitrovicës së Sremit në burgun e Dubravës?
Gjatë kohës së bombardimeve, na transferuan në Dubravë, ndërsa të burgosurit ordinerë i transferuan dy muaj më herët, gardianet na thoshin që po ju dërgojmë “Mish për Grep”-“Vodimo Vas Meso za Mavaks”. Gjatë bombardimeve i kanë transferuar të burgosurit politikë duke i torturuar shumë.
Gjatë hyrjes në burgun e Dubravës, çfarë keni parë rreth burgut?
Çdo gjë si mbeturina nëpër dhoma, shkrime të ndryshme, kanë gjetur edhe të veshje të brendshme të femrave, gjak dhe kuptohej që kanë bërë masakra të ndryshme, por gjithashtu kemi parë edhe makineri ushtarake me ushtri.
Çfarë pune keni pasur ju në Dubravë?
Unë punoja në kuzhinë, konkretisht në furrë. Mirëpo mbikëqyrja ishte shumë më e madhe, përgatitnim shumë bukë, pra edhe për ushtrinë e tyre, mendonin mos po ju qesim diçka në bukë, ndërsa në pavijonin ku ishte Enver Topalli u kanë dhënë shumë pakë bukë.
Si i trajtuan të burgosurit politik kur erdhën në burgun e Dubravës?
Shum keq, i kan rrahur në mënyrën më mizore.
Ju a e dini sa të burgosur kanë ardhur?
Me numër nuk e di por afërisht kan qenë 850, kur na kanë shpërndarë në serbi.
Mund ta përshkruani ngjarjen e bombardimeve?
Bombardime ka pasur çdo ditë, rreth burgut, ndërsa kur erdhën të burgosurit politikë, kanë qenë në “terr informatik”, ka ndodhur që për dritare kanë pyetur, çka po ndodhë. Unë jam detyruar që t’i shkruaj letër Bajrush Xhemajlit dhe Raif Qelës, ku jam mundur me iu tregu çka po ndodhë. Letrën e shtija ne tul të bukës dhe e porosisja kuzhinierin, këtë bukë vendose në ketë tabak, të tretën herë më thanë, të mos shkruaj përsëri se po të ndodhe diçka e keqe, madje edhe Ukshin Hotit i kam shkruar letër që mos të delë gjatë kësaj kohe jashtë. Sepse mundet me i ndodhë diçka e keqe dhe atë e tërhoqën në ditën e dielë, tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Kur ndodhën bombardimet?

_____________________________________________

Bombardime ka pasur edhe jashtë mureve të burgut, sa kemi mundur të dëgjojmë në radio, sepse ne kishim më shumë privilegje se të burgosurit politikë, radion e kemi siguruar në një magazinë, dëgjuam se burgu i Dubraves është mbushur me paramilitarë dhe kur e goditen pavijonin “C”, tymi dukej shumë afër, i dëgjova disa zëra që kërkonin ndihmë se kemi mbetur të mbyllur. Isha në papuçe, ishte shumë nxehtë. Një nga mbikëqyrësit ishte duke ikur dhe unë i thash që ku po shkon, të burgosurit janë të mbyllur ai më shikoi njëherë, unë gjuajta me dhe nuk kisha me çka tjetër, pastaj i kam gjetur çelësat, nuk i binte asnjërit dhe dikujt iu kujtua për një mjet të fortë me marrë, unë e dija që ku i mbanin mjetet dhe i kam marrur kazmat, kam shkuar drejt burgut dhe prapë nuk kam mundur me i hapë. Besim Rama më tha ama mua ta provoj nga brenda , nga brenda, me kazma i kanë hapur dyert, ndërsa te pavijoni i Enver Topallit nuk kam mundur me hy, nga bombardimet, 3 kanë qenë të vrarë dhe 5 të plagosur rëndë. Një shok i imi ka shkuar te grupi i Gjakovës iu kanë lutur të dalin dhe ua kanë hapur dyert . Ata nuk kanë dalë sepse iu kishin thënë: Mos dilni jashtë. Në mëngjes herët japin urdhër që të rreshtohen të burgosurit, mirëpo unë nuk isha në atë rreshtim isha me një shok dhe më thotë ai, mos shko se po përgatitet diçka e keqe, më përbeu në fëmijë dhe me tha: Mos shko se nëse vërtetë po dëshirojnë të na transferojnë ne ju themi që ishim në gjumë, pas pak kohe u dëgjuan breshëri armesh ku janë vrarë 100-120 të burgosur, kush i ka njohur të burgosurit e vrarë ua kemi shkruar nga nji letër dhe iu kemi futur në xhep, goje, këpucë etj. Një i burgosur nga Mitrovica ishte profesor e thërrisnim atë, e organizuam të mbajmë evidencë, sa të vrarë janë, ai ka mbajtur shënime por u frikësua që mos po e hetojnë dhe e ka grisur letrën.
Si kanë ndodhur ngjarjet pas pushkatimit?
Pas asaj kohe na thanë, që do të ju transferojmë, ndërsa gjatë natës kanë hyrë nëpër podrume dhe ku kanë parë të plagosur i kanë pushkatuar, njëri ndër ata ishte Paçarizi, nuk e mbaj në mend emrin, ndërsa nëpër puseta kanë hedhur bomba kryesisht i udhëheqke drejtori i burgut sepse në burgun e Pozharecit kishte ardhur Arkani dhe kërkonte kriminel që ishin për vrasje dhe kërkonte t’i binte në Kosove. Vetëm për këtë Masakër dhe ndër ata që kishte ardhur ishte Sinisha Petriq, i quajtur Zenica. Ai e ka udhëhequr stafin e burgut, po ashtu , drejtori çka ka dashur ka bërë deri sa kane filluar bombardimet. Ishte 30-32 vjeq. Ishte i dënuar me 20 vjet për vrasje.
A dini ndonjë emër të burgosurve serbë?
Vllada i burgosur serb, është edhe në foto me arme në dorë, ky ka bërë masakër të madhe edhe nga karakollët e kemi vërejtur këtë dhe është shoqëruar me gardianet, pas pushkatimit kishte të veshura rroba të gardianeve.
Është një rast që një i burgosur serb, ka kundërshtuar ta marr armen, quhej Zoran ishte në burg sepse kishte vrarë nënën e tij. Kur jam transferuar në burgun e Pozharevcit kam mësuar që e kane rrahur shumë, pse nuk pranonte ta merrte armën, Zorani ishte nga rrethi i Istogut.
Çka dini për Aca Rakoqeviqin, drejtorin e burgut?
Aca ka qenë cinik i madh, shum rrallë i vizitonte të burgosurit, njëherë e dijë që kam qenë prijësi i grevës para luftës dhe nuk pranonte të vinte me u njoftuar me hallet tona. Mundohej të ishte i përmbajtur gjoja se është dikush mbi të, këto vendime i merrte tjetër kush. Deklarohej se nuk mundë t’i plotësoj kërkesat tuaja, sepse ministria merret me këtë.
Cili ishte Roli i Aca Rakoqeviqit gjatë bombardimeve?
Gjatë bombardimeve si drejtori ashtu edhe Miki me Sinishën, në pushkatimin masiv kanë vërejtur që është edhe Aca zëvendës komandanti.
Cili ishte roli i tij pas pushkatimeve?
Ne jemi strehuar në podrum dhe ata apelonin me dalë jashtë. Ne e kuptuam që sërish një gjë e keqe do të ndodhë, jemi organizuar me marrë ndonjë mjet të fortë për të bërë rezistencë, që nëse na sulmojnë edhe ne do të përballemi dhe t’i detyrojmë që të na vrasin me plumb e jo me masakër mbi ne. Nuk kemi dalë deri të nesërmen në mëngjes. Derisa ata kanë gjuajtur me zollë rreth burgut, në mënyrë që të dalim jashtë. Të nesërmen njëri ka filluar të dalë dhe të gjithë kemi dalur pas tij. Në Pozharevc kam mësuar nga Zorani që në pyetje ishte me ju pushkatuar të gjithëve. Këtë urdhër e kishte dhënë Sinisha, ngase Aca Rakoqeviq kishte thënë: Mjaft kemi vrarë, ky është një urdhër nga Ministria. Madje Zorani ishte prezent kur ka dashur Sinisha Petriq ta vras Aca Rakoqeviqin. Pse ai thoshte: “mjaft kemi vrarë” dhe këtë më ka thënë Zorani.
Si janë sjellë gardianët aty, ngase besoj që ju i njihnit ata?
Ishte një gardian nga Banja e Pejës i quajtur Mitri. Ai ka qenë si vullnetarë në luftën e Bosnjës atje, me një gardian tjetër kanë qenë në Dubravë. Ata u tregonin kolegëve të tyre për në Bosnjë. Në Dubravë i kanë torturuar shumë shqiptarët e sidomos, të burgosur politik.
Me herët e përmendët që një lajm nga Novi Pazari ka dalë, që në burgun e Dubravës ka paramilitar serb, kush ju tha këtë lajm?
Të burgosurit ordinerë me treguan, që e kishin dëgjuar se një gazetar nga Novi Pazari kishte thënë: “Se në burgun e Dubravës është mbushur përplot me paramilitarë serbë. Në realitet kur kalonin avionët e NATO-se, ata iknin dhe strehoheshin në bunkerë dhe e provokonin NATO-n. Që ata të bombardojnë burgun.
A dini ndonjë të burgosur që ju e keni parë të vrarë?
Të gjithë i kam parë të vrarë. Është një rast që një i burgosur e ka pasur trurin komplet të hequr, ishte vrarë shumë afër stazës dhe ishte e tmerrshme ajo skenë. Ndihmë kanë dhënë shumë të burgosur; Nait Hasani, Beslim Zogaj, grupi i studentëve të Prizrenit etj. Më vonë Sinisha Petriq na ka futur në sallën e sportit. Të gjithë të burgosurit dhe ne mendonim që do të na vrasin. Ndërkohë ka ardhur Aca. Mendoj për të dhënë shenjë që mjaft kemi vrarë dhe ua ka dhënë një pako cigare “Partner” të burgosurve, këtu është vërejtur mentaliteti i dobët i grupit të Gjakovareve duke rrahur shuplaka që ai na dha cigare. Ndërkohë ne kishim shumë kufoma jashtë.
Çfarë shenjë ishte dhënia e cigareve?
Ishte një shenjë që mjaft kishin vrarë sepse më herët pyetën sa janë të vrarë. A ka dikush ndonjë informacion për këtë? Përafërsisht janë 120 të vrarë i thamë, ndërsa ai tha: “MIRE”, “Mjafton”. Më vonë kanë ardhur autobusët dhe me kamion kemi shkuar në Lipjan. Para burgut i grumbullonin të burgosurit e vrarë si thasë.
A dini ndonjë rast që ndonjë i burgosur ka qenë i plagosur rëndë dhe ka shpëtuar?
Nuk e di ndoshta ka disa raste madje njëri ka qenë në Hagë si dëshmitar, ishte një që iu kishte vrarë vëllai.
11. NAIM LUSHI
Z. Lushi kur jeni arrestuar dhe si arritët deri në Dubrave?
Unë isha plagosur më, 13 Nëntor 1998 në fshatin Ruhot afër Pejës, meqë UÇK-ja ishe në fazën e riorganizimit dhe njësitet ishin shumë të vogla për të më dërguar në spitalet e UÇK-së, prandaj shokët kishin vendosur përmes lidhjeve të tyre, të më dërgojnë në spitalin e Pejës, i cili kontrollohej nga forcat serbe. Që nga ajo ditë unë mundë të quhem i arrestuar. Sepse ishte një arrestim i deklaruar, që nga ajo ditë unë isha në përcjellje të forcave serbe, në dhomën e spitalit. Unë isha i plagosur në stomak dhe gjymtyrë që i kisha 7 plagë. Mirëpo kur shkova në spital mendova që jam sjellë brenda në spital me arsyetimin që jam lënduar nga një dem. Por u demantua kjo, pasi që më fotografuan dhe më panë dy plumba në trup. Me, 7 Dhjetor, unë jam arrestuar dhe jam dërguar në lokalet e UDB–s. Isha i pa shëruar plotësisht dhe më, 14 Dhjetor, më kanë nxjerrur para gjykatësit hetues, pastaj kam mbajtur disa muaj në spitalin e Pejës. Më, 3 Maj. së bashku më shumë të burgosur nga spitali i Pejës jemi transferuar në Dubravë. Me të hyrë në Dubravë ishte formuar një tunel nga gardianet që do të duhej të kalonim nën ta. Me të rrahura të pa imagjinuara. Gjatë gjithë kohës kemi qenë të mbyllur brenda, nuk kemi pasur të drejtë të dalim në shëtitje jashtë. Unë kisha dashtë me shtuar diçka që të mos përsëritet ngjara nga ajo që tha Blerimi. Më, 22 Maj, pas pushkatimit unë kam tentuar të iki, sepse isha i pashëruar nga plagët që kisha më herët, e kam parë Reshat Nurbojen të plagosur, në mbrëmje duke qenë të vetëdijshëm që fundi ynë ishte vdekja. Kemi bërë përpjekë një lloj organizimi për rezistencë dhe mund të shquhen disa personalitete si: Nait Hasani, studentët e Prizrenit, Beslim Zogaj. Menduam që kur të vinjnë ata të iu bënim ndonjë kurth, por ata ishin të informuar për këtë, sepse të burgosurit ishin të ndarë në dy grupe të mëdha që një pjese ishte në kuzhine dhe të tjerët në pavijonin “C”. Mirëpo ata ishin të njoftuar për kurthet tona. Ata kishin shkuar në kuzhinë dhe e kishin nxjerrur një të burgosur që e dërguan te ne, në pavijonin “C”. Ai i burgosur ishte Samia nga Ferizaj, me karakter shumë të dobët, pasi erdhi ai dhe tha: “duhet të dilni jashtë sepse do të ju vrasim nëse rrini brenda”. Ne duke mos dashur të marrim përgjegjësinë për ndonjë vrasje masive. Kemi dalur jashtë. Disa të burgosur ishin strehuar në puseta. Serbët kur janë futur në oborrin burgut e dinin se në puseta janë të strehuar të burgosurit dhe kanë hedhur bomba. Arsyeja pse neve na futën në sallën e sportit ishte, sepse kishte mbetur vetëm ajo ndërtesë pa u goditur nga NATO. Gjatë hyrjes në sallë, aeroplanët e NATO-s bënin shenjë me tym.
Pse mendoni që aeroplanët e NATO-se e kane shënjuar atë pjesë?
Sepse ishte e vetmja ndërtesë e pa sulmuar dhe e dimë që para çdo sulmi në ndonjë ndërtesë të Dubravës e kanë bërë një veprim të tillë, pastaj e kanë sulmuar dhe nuk e dijmë pse ajo ndertesë nuk është sulmuar.
Mendoj që ja vlenë të përmendet edhe një element tjetër, gjatë kohës që ishim në Dubravë, mendoj që kishte filluar eliminimi i njerëzve duke i zgjedhur dhe ka filluar me Ukshin Hotin. Që ishte liruar ditën e Dielë, pastaj të Hënën nga burgu është nxjerr Haki Dina, i cili figuron i humbur akoma dhe të Martën Shkëlzen Pepshi nga Juniku, edhe ky i zhdukur akoma.
12. NAZIM HALILI
Kur keni qenë në burgun e Dubraves?
Më, 29 Prill 1999. Na dërguan në burgun Dubravës. Deri kur filluan bombardimet e NATO-s. Më, 19 Maj deri më, 23 Maj. Kemi qëndruar në Dubravë.
Në cilin pavijon keni qenë?
Në pavijonin “B”.
A keni qenë së bashku me të burgosurit politike?
Po të gjithë ishim bashkë.
Para se të hyni në Dubravë, çfarë keni parë?
Kemi parë paramilitar të ushtrisë serbe, ka qenë i rrethuar me shumë armatim të fuqishëm.
Kur keni hyrë në dhomë, çfarë keni vërejtur?
Kemi parë shkrime në mure.
Para se të ndodhte bombardimi i NATO-s. Si iu kanë trajtuar dhe çfarë thoshin gardianët?
Prej Nishit, kur filluan bombardimet më 24 mars. Që atëherë ka filluar tortura e madhe. Për çdo ditë që kanë qenë te burgosurit në burgun e Nishit.
Çfarë thoshin gjatë rrugës për në Dubravë?
Nuk e dinim ku po na dërgonin, sepse kokën e kishim ulur dhe nuk guxonim ta ngritnim.
Kur ka bombarduar NATOja, si u organizuat për thyerjen e grilave?
Më 19 maj. Kur bombardoi NATO në pavijonin “C”. Tre të burgosur janë vrarë dhe filluam t’i thyenim grilat me mjete të ndryshme, për t’i liruar të burgosurit. Më 20 maj. Kemi qëndruar jashtë dhe jemi strehuar ku kemi mundur, ndërsa më 21 maj. NATO ka bombarduar në burg dhe jashtë burgut ku ishte magacina serbe dhe kuzhina, ku ashtu dhe janë vrarë 19 të burgosur.
Më 22 maj. Urdhëruan që të rreshtohemi, te fusha e sportit, sepse këtu nuk ka kushte dhe duhet të ju transferojmë diku tjetër. Unë kam qenë në rrethin e tretë dhe në atë moment e shikova kur dolën nga karakollët. Njëri kishte një zollë dhe nuk mundi ta drejtonte nga ne sepse i pengonte karakolli dhe goditi burgun sepse po të gjuante mbi neve do të kishte pasur viktima më shumë. Në fushë të sportit ka pasur shumë të plagosur dhe të vrarë. Për një moment pushuan të shtënat nga karakollët, përsëri gjuanin me snajperë, në ata që ishin akoma në jetë.
Kur ju futën te salla e sportit ?
Më, 23 Maj. Në mëngjes i kanë futur në sallë. Unë kam qenë në podrumin e Kuzhinës, hyri njëri aty dhe e thirri Shabanin nga Peja, sepse e njihte dhe i thonë që të burgosurit le të dalin sepse nuk do t’i vrasim. Ndërsa të tjerët që ishin në pusetë janë gjuajtur me bomba dore. Të plagosurit që ishin te ambulanca të nesërmen në mëngjes i kanë vrarë të gjithë. Në podrumin ku ishte një djalë i ri nga Hani Elezit, kishte vdekur nga plagët që kishte marrur nga pushkatimi. Ne palestrën sportive kemi qenë 300-400 të burgosur dhe disa paramilitarë kanë ardhur aty dhe shkepën cigare, menduam që është më qetë situata, më vonë na thanë: “sot do të rrijmë këtu, ndërsa nesër do te transferoheni në burgje tjera”, të nesërmen u transferuam në Lipjan.
Në sallën e sportit a ka pasur civil apo vetëm në uniformë?
Ka pasur civil dhe në uniformë, disa të burgosur i i kanë njohur ata. Shoku im Naser Shporta, i njohu këpucët e një ushtari.
13. SADIK ZEQIRI
Z. Zeqiri si jeni arrestuar, sa jeni dënuar dhe si erdhët n burgun e Dubravës?
Jam arrestuar më 25 gsht 1998. Isha pjesëtar i UÇK–s, kam qëndruar tri ditë në Gjakovë dhe më 28 gusht 1998 më, dërguan në burgun e Pejës. Aty kemi qëndruar deri më 15 mars 1999. I akuzuar për vepër 125 për terrorizëm dhe neni 136 alinea 1, vepër armiqësore, që parashihej të me jepet dënim i me disa vite burgim. Më 14 mars, gjatë gjithë natës kemi qëndruar zgjuar. Në dhomën ku isha unë ishte një serb i quajtur: Sllavisha Komatoviç, që kishte vrarë fqinjin e tij. I dënuar me 8 vjet e gjysmë burg. Ai në mesin e natës më tha që nesër do të na dërgojnë në Dubravë dhe nëse hyjnë UCK-ja, a me shpëton? Sepse unë asgjë nuk kam bërë. Unë fillova të trimërohem ngase mendoja që ai serbi vërtet dinte më shumë se unë dhe i thash: Sllavisha ndoshta e njoh dikë të fakultetit dhe i them me të shpëtuar ty. Gjithmonë më thoshte kur të liroheni ju të UCK-s, do të iu pritin si heronj, ndërsa unë e kam vrarë bashkëvendësin tim, ndersa ju jeni ngritur kundër Serbisë. Nga 15 marsi 1999 deri në ditën e bombardimit më 24 mars nuk jemi trajtuar keq dhe më 24 mars 1999 , kuptuam se do të intervenoj NATO, apo do të lidhet një marrëveshje dhe qëndruam zgjuar tërë natën. Kur i kemi dëgjuar bombardimet e para, menduam që kjo do të zgjatë vetëm 3 ditë dhe pas 25 marsit kanë filluar torturat dhe janë rrahur çdo ditë të burgosurit, ndërsa gardianët i kemi quajtur me emra të ndryshëm si p.sh njërin e quanim Sakica, Çizmja. Sakica e quanim gardianin i cili kur vinte veç e largonte sakicën dhe fillonte t’i rrahte të burgosurit me radhë. Gardianin e quajtur Çizmja e thërrisnim ashtu ngase kur hynte në pavijon i dëgjohej zhurma e këpucëve dhe ardhja e tij ishte tmerrme për të burgosurit, ai fillonte nga kati i parë dhe deri në dhomën e fundit duke i rrahur të burgosurit, unë isha ne dhomen nr. 35 dhe e fundit ishte dhoma me Nr. 36. Afër Dubravës ishte një fshat i quajtur Shushica dhe një gardian me flokë të bardha nga rrethi i Dubravës, në ditën që filloi djegia e atij fshati dhe dëgjohej ulërima e bagëtive ikja e disa njerëzve malit ai hyri në dhomën tonë dhe na zuri duke shikuar nga dritarja dhe tha “ Ai është fshati Shushicë dhe vetëm në atë fshat janë disa shqiptarë dhe ata janë në burg ndërsa pjesën tjetër ose i kemi vrarë ose i kemi larguar nga Kosova dhe të gjithë në ata fshat që janë gjallë do t’i vrasim dhe vetëm ju do të mbeteni gjallë”.
Mund ta përshkruani kohën kur ndodhi bombardimi dhe cilët kanë qenë përpjekjet e juaja për të dalur jashtë?”
Ishte vikend një apo dy ditë para bombardimeve, janë liruar tre të burgosur nga pavijoni “C”, ku isha edhe unë. U lirua Shkëlzen Pepshi, një tjetër nga pavijoni “B” që më vonë e kuptuam që ishte Ukshin Hoti, pasi na shërbyen bukën ishte një djalë nga Ferizaji, e pyetem çka ndodhi me ata që dolën nga burgu, ai tha: që janë liruar tre të burgosur nga burgu dhe është ditë, e diel nuk dimë ndonjë gjë tjetër për ketë rast, të nesërmen në mëngjes, ne ishim duke shikuar përsëri fshatin Shushicë. Papritmas kemi dëgjuar një zhurmë, shumë të madhe në pavijonin tonë, në dhomën tonë ishin dritare të hapura dhe shpëtuam pa u lënduar sepse ata të cilët kishin ditarët e mbyllura, janë lënduar në fytyrë nga xhamat e ditarëve, ndërsa ne jemi shtrirë për tokë, dikush nën shtrat. Sërish u godit pavijoni jonë me predhë, dëgjuam britmat e të burgosurve tjerë. Ndërsa një derë e burgut është hapur nga granatimi, gjithmonë thoshin që dyert e burgut nuk thyhen por ne e thyem derën e burgut. Ne ishim 5 të burgosur në dhomë, u shkatërrua një shtrat. Katër nga ne edhe pse nuk kishim fuqi sepse ishim afërsisht nga 50 kg. dhe 4 nga ne me shtratin e shkatërruar e goditnim derën e dhomës tonë. Pas shumë goditjeve e thyem derën e burgut së bashku me pjesën e murit . Më vonë kanë ardhur të burgosur të pavijoneve tjera që kanë qenë më të lirë. Erdhën me kazma e mjete tjera për t’i thyer dyert e tjera të burgut. Pas daljes nga pavijoni na dolën përpara gardianët. Na detyruan të ulemi në tokë dhe thoshin a po e shihni kush po ju bombardon. Nga frika duhet të thoshim ndonjë gjë të mirë, që NATO bombardoi. Me këtë na thanë që sot duhet të flemë në shkollë. E mbaj mënd që aty janë vrarë 16 të burgosur. Ndër ata ishte vrarë një ish pjesëtar i UCK-s Gjokë Ndrecaj nga Gjakova.
Kur erdhën gazetaret aty?
Ne kemi qenë të strehuar, aty ku kemi mundur, një epjesë e madhe e të burgosurve ishte në kuzhinë, puseta madje unë personalisht e kam parë kur e kanë hapur kapakun e pusetës qe ishin dy te burgosur aty. Njëri prej të burgosurve i ngriti duart lart, në shenjë dorëzimi, mirëpo gardiani ia vendosi këmben në kokë atij dhe gjuajti me bombë në pusetë. Nuk e dijë a kanë shpëtuar apo jo ata. Ndërsa unë isha në kuzhinë me një pjesë të madhe të burgosurish. Ata vinin në drejtim tonin duke gjuajtur me bomba dhe zolla në drejtim të kuzhinës. Më vonë ata kërkuan që një i burgosur të dalë jashtë dhe doli një i Gjakovës. Por kur u kthye tha që të dalim jashtë sepse ashtu i kishin thënë atij. Dolëm jashtë të gjithë. Afërsish 300 – 400 të burgosur me duar prapa kokës, jashtë ishin gardianët, policet dhe drejtori i burgut. Që më vonë e kam kuptuar për ketë. Ndërsa 4 nga gardianët ishin të ulur në gjunjë me zolla në dorë në drejtim tonin. Ne dëgjuam kur thoshin futni të gjithë në sallë, ne menduam që do të na vrasin dhe filluam ta përshëndesim njëri tjetrin, duke dhënë hallallin e fundit dhe pas një kohe ata na dhanë urdhër që të hyjmë në sallën e sportit, por para se të hyjmë në sallën e sportit na dhanë cigare që ne u frikësonim t’i ndezim sepse mendonim mos ka ndonjë gaz, apo bombë të vogël që mos po pëlcet dhe në rresht për dy hynim në sallë, pasi hynim në sallë i kemi parë disa gazetar me kamera që shkuan deri te fusha e sportit. Një gardian ishte në derë të sallës së sportit me zollë në dorë. Në drejtim tonin qëndronin tre djem që ishin për vepra jo politike, na binin ujë. Ndërsa një i burgosur shqipëtar foli me gardianët dhe e rrahu një të burgosur. Komandanti i burgut tha që tash jeni nën urdhrat e Ministrisë se Punëve të Brendshme dhe nesër do të ju transferojmë në burgjet tjera.
Çfarë bënin gazetarët?
Ata fotografonin dhe incizonin me kamera.
Nga e dini që ishin gazetarë?
Nga veshja e tyre dhe disa elemente tjera edhe pse ne menduam që ishin kryqi i kuq.
Ndonjë veprim të gardianëve a dini?
Gardianët sa herë që e sjellin bukën na rrihnin, çdo herë që është bërë ndërrimi i gardianeve, vinin të dehur përsëri na rrihnin.
Të burgosurit ordinerë serbë, çfarë dini për ata?
Kur shkuam më, 15 Mars aty kishte shumë të burgosur dhe vazhdonin të binin të burgosur tjerë, të burgosurit serb kaluan me policinë dhe u armatosen, njëri nga ata, që unë e kam njohur Sfetllanin kishte revole në dorë dhe në pavijonin ku ishin Gjakovarët shkuan, mirëpo kur shkuan disa të burgosur, Reshat Nurboja njëri nga ata për t’i hapur dyert e burgut të Gjakovarëve, janë rrahur nga gardianet këta të burgosur, sepse Gjakovarët nuk donin të dilnin.
Ndonjë i plagosur që ishte rëndë dhe ka shpëtuar?
E di një rast kur na rreshtuan te fusha e sportit për të na treguar çka do të ndodhë me neve, në të ardhmen, nga tri karakollë që ishin rreth burgut, nga njëra karakollë ka dalë një gardian duke thënë që të rreshtohemi sepse do të ju transferojmë në burgun Mitrovicës se Sremit, ngase në Dubrave nuk ka kushte, pasi u rreshtuam ne te fusha e sportit ishte një vrimë me 5 blloka të hequr. Gardianët ishin aty dhe aty janë vrarë shumë të burgosur dhe njëri ndër ata është Gazmend Ymeri që ishte duke shikuar në atë vrimë dhe është vrarë menjëherë dhe nga rreshti i parë të gjithë janë vrarë. Unë isha në rreshtin e katërt që u plagosa nga bomba e dorës, pra nga një pjese e bombës në stomak, me snajperë është goditur një i burgosur nga Shqipëria Memia që kishte trurin e dalë jashtë nga snajperi dhe shkoi një i burgosur tjetër duke ia futur trurin në kokë, akoma ishte gjallë, po ashtu e kam parë një të burgosur me kokë të këputur, ezofagu lëvizte akoma. Pas largimit nga Dubrava një të burgosur e kishte lënë për të vdekur Bislim Zogaj, ishte me shume dhimbje por më vonë në burgun Serbisë e ka parë Bislimi përsëri atë dhe nuk mundi t’i besoj syve të vet.
14. SALI ZARIQI
Quhem Sali Zariqi i burgosur më, 20 Gusht 1998, në Prishtinë, i dënuar më 2 vjet. Kam qendruar në burgun e Prishtinës pastaj në Lipjan dhe nga Lipjani më 28 Shkurt 1998 jemi dërguar në Dubravë, djali im ishte i dënuar më 6 vjet, kohëpaskohe kanë ardhur të burgosur nga të gjitha burgjet e Serbisë.
Më 28 shkurt, në ora 4 të mëngjesit, ishte duke rënë borë, kemi shkuar në Dubravë 18 të burgosur politik. Të tjerët kan qenë ordinerë. Në Dubravë na ndanë të burgosurit politik veç, dhe të burgosurit ordinerë veç, ndërsa djali im ishte në burgun e Sremit.
Çfarë keni parë në momentin kur keni zbritur nga autobusi?
Ne momentin që kemi zbritur nga autobusi kemi parë gardianet dhe ushtrinë, jemi vendos në pavijonin “A” aty kishte të burgosur serbë dhe të nesërmen i larguan nga ai pavian.
Si janë zhvilluar ngjarjet në vazhdim?
Më 19 maj filluan bombardimet e NATO-se, në pavijonin “C”, janë vrarë 4 të burgosur. Më 21 maj NATO bombardoi serish deri në ora 22:00 të mbrëmjes, ne kemi qëndruar në fushë të sportit.
Si ka ndodhur pushkatimi?
Gjatë natës kemi dëgjuar zhurmë, ishin duke përgatitur skele jashtë murit. Nga pushkatimi janë vrarë 87 të burgosur dhe shumë të plagosur.
Nga e dini që ishin duke vendosur skele?
Ishte shumë zhurmë dhe gjatë pushkatimit ata kanë qenë mbi mure kështu e kuptuam ne zhurmën e asaj nate.
Çfarë ishte roli i të burgosurve serb?
Të burgosurit serbe janë armatosur dhe kan bërë çdo gjë, gjatë pushkatimit ata të cilët kanë mundur të ikin dhe të strehon diku, kanë shpëtuar, por jo edhe ata që janë fshehur në puseta. Sepse serbët kanë hedhur bomba në puseta dhe disa kanë vdekur, shumë janë lënduar. Sami Hashani nga Ferizaji i cili ka qenë i dënuar për dhunim iu ka thëne gardianeve që shqiptaret dojnë të më vrasin ngase e kam nënën serbe. Iu ka treguar ku jemi fshehur ne dhe pasi më gjejnë më thonë mua pse je fshehur? Unë i thash që jam i sëmur dhe duke zbritur nga shkallët më godasin me automatik dhe më thonë “Zashto odgovarash” unë u përgjigja gabimisht “Za Kragju” pa menduar fare ngase ata shpesh na pyesnin pse jemi arrestuar, pastaj dolëm jashtë dhe më vendosen disa shishe me ujë në krah, shishe që i linim me u nxeh, për t’u pastruar me to dhe më dërguan para të burgosurve ashtu madje djali im ishte në rendin e parë, më shikonte në atë gjendje dhe të gjithë mendonin që do të më vrasin.
Si është sjellë drejtori i burgut?
Gjatë bombardimit nuk e kam parë, ndërsa menjëherë pas bombardimeve kanë ardhur disa persona dhe kanë incizuar.
Mund ta përshkruani rastin me djalin tuaj, ku e keni takuar herën e parë?
Kur janë thyer burgjet e kam takuar, kur e kanë ardhur nga burgu i Sremit. Mandej nuk kemi qenë bashkë për arsyeje që të shpëtoj njëri nga ne.
A dini ndonjë rast kur i është vrarë vëllai ndonjë të burgosuri?
Po e di dhe ai ka qenë nga Bainca, me mbiemër Elshani, ka edhe nga Rahoveci që ka ndodhur ndërsa si ka ndodhur nuk e di.
Çka dini për grupin e Gjakovës?
Grupi i Gjakovës ka qenë veç dhe kur të burgosurit kanë shkuar me ua hapur dyert, ata nuk kanë dashur të dalin sepse gardiani u kishte thënë mos dilni dhe gjatë tërë kohës ata kanë qëndruar veç neve, madje shpesh thoshin: “Ne nuk kemi bërë asgjë dhe nuk dëshirojmë të përzihemi me juve”.
VIJON…


– Bedri Halimi – Intervistues i 40 të mbijetuarve nga Masakra serbe në burgun e Dubravës. Shkëputur nga libri: Prof.Ukë Thaçi – Masakra në Burgun e Dubravës (Skenarët e Masakrës), Prishtinë 2011, SHB – “BERATI” Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura