PASHTRIKU: FUTBOLLISTI PËRPARIM THAҪI, DËSHMORI QË E DESHI LIRINË

Prizren, 27. 05. 2013 – Sot në 15-të vjetorin e rënies, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, është kujtuar vepra e dëshmorit Përparim Thaçi. Pos familjarëve, shoqatave të dala nga lufta, KMDLNJ-së në Prizren, ish bashkëluftëtarëve, në homazhe mori pjesë edhe deputeit i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani dhe kryesuesi i Asamblesë së Prizrenit, Nijazi Kryeziu.
Më 27 maj 1998 Përparim (Ali) Thaçi ka rënë heroiksht ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, në kohën kur po kryente detyrat e ushtarit të UÇK-së, të Shtabit të Drenocit. Përparimi para rënies ishte absolvent i gjuhës angleze në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren. Ndërkoh, i edukuar në frymë kombëtare, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me disa të rinj ngriti celulat e para të UÇK-së për Anadrini e më pas edhe Shtabin e Drenocit, që vepronte në kuadër të Zonës së Pashtrikut. Vepronte në konspiracion të madh si pjesëtar i UCK-së, pasi në të njëjtën kohë vazhdonte stërvitjet me bashkëlojtarët në stadiumin e Lirisë, ngaqë ishte futbollistë i Lirisë (në Lagjen Arbana) dhe studionte në SHLP “Xhevdet Doda”, sikurse që kryente detyrat e ushtarit të zellshëm të UCK-së.

Me 27 maj 1998 vritet në pusi nga forcat serbe, ndërmjet fshatrave Bella Cërkë e Xërxë, bashk me dy shokët e luftës, dëshmorët: Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa, në kohën kur po shkonin në aksion. Ai, ra për të mos vdekur kurrë. Varrimi i Përparimit bëhet të nesërmen me nderime të larta ushtarake, në Drenoc, ku edhe vepronte shtabi, themelues i të cilit ishte.Ndërkoh, pas çlirimit, eshtrat e dëshmorit Përparim Thaçi, pushojnë në fshatin e lindjes në Landovicë, në varrezat e dëshmorëve të kombit. Në nderim të veprës së tij, Perfekti i Prizrenit, z.Kadri Kryeziu, me vendim të veçantë të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, stadiumit të qytetit, menjëherë pas lufte, i vuri emrin e dëshmorit, Përparim Thaçi.  Shokët, miqtë dhe bashkëluftëtarët me pietet do të kujtojnë veprën e dëshmorit Përparim Thaçi, këtij luftëtari të madhë të Lirisë, ndërsa familja është krenar që e pati një djal trim e të edukuar si Përparimi, që shkoi në përjetësi. Në këtë përvjetor nuk ishte askush nga KF ‘Liria’ edhe pse stadiumi mban emrin e tij dhe dëshmori kishte qenë ftubollistë i Lirisë, në kohën kur ra dëshmorë!(B.K)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura