KËRKOJ PËRGJEGJËSI PENALE PËR HASHIM THAÇIN DHE ISA MUSTAFËN!

Për marrëveshjet që e shkërmoqin Kosovën …

KËRKOJ PËRGJEGJËSI PENALE PËR HASHIM THAÇIN DHE ISA MUSTAFËN!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 16.01.2023  

Marrëveshjet e 19 prillit 2013 (Thaçi – Daçiq – Eshton) dhe 25 gushtit 2015 (Mustafa – Vuçiq – Mogherini) për themelimin e Asociacionit kanë shkaktuar dëme të pariparueshme (katastrofale) për Integritetin e brendshëm unitar të Kosovës. Prandaj kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj përgjegjësi penale për nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

PSE NUK E NDALËT HASHIM THAÇIN PARA SE TË NËNSHKRUANTE MARRËVESHJEN BAZIKE PËR ZAJEDNICËN, MË 19 PRILL 2013?! PAS NËNSHKRIMIT ÇDO GJË KA PËRFUNDUAR!

Pashtriku, më 27 shkurt 2013

ASOCIACIONI – KUSHTËZIMI I RADHËS PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS

Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme pas aplikimit të saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, kanë thënë në Ambasadën gjermane në Prishtinë. Në një përgjigje që Ambasada ia ka dhënë KOHËS, theksohet se kjo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE.

Refuzimi i Qeverisë së Kosovës për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pritet të ketë efekt negativ në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, kanë paralajmëruar në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Në një përgjigje që kjo Ambasadë ia ka dhënë KOHËS, thuhet se në kuadër të kësaj, do të jetë e vështirë edhe sigurimi i shumicës mbështetëse në Këshillin e Evropës, në vendimmarrjen për anëtarësimin e Kosovës.

“Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për zbatimin e Asociacionit për komunat serbe duhet të fillojnë që tani, duke synuar themelimin e një asociacioni, sipas marrëveshjes përkatëse kosovaro-serbe nga viti 2013, që është plotësisht në përputhje me limitet e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme për aplikimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, thuhet në përgjigje.

Ambasada ka paralajmëruar se bllokimi i procesit të themelimit të Asociacionit, përbën problem për Kosovën edhe në nisma të tjera anëtarësimi.

“Ajo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane, e cila ka theksuar se shtetet evropiane janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën në procesin e themelimit të Asociacionit. “Sa u përket detajeve teknike, veçanërisht partnerët evropianë mund të ofrojnë mjaft ekspertizë, kur bëhet fjalë për hartimin e qasjeve të përshtatshme ligjore. Gjermania do të jetë e lumtur të mbështesë dhe të ndajë përvojat e saj në këtë fushë nëse dëshiron”.

Më 12 maj të vitit të shkuar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vazhdimisht, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë theksuar se është siguruar shumica e nevojshme për anëtarësim.

E krahas Gjermanisë, për themelimin e Asociacionit insistim kanë shprehur edhe zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Burimi: Koha,net)

________

Shtojcë

TALLJA E ESCOBARIT!

“DO TA KEMI ASOCIACIONIN, NËSE NUK PËRFSHIHET QEVERIA, DISKUTIMI ZHVILLOHET ME PARTNERË ALTERNATIVË DHE ME SHOQËRINË CIVILE”!

Nga Sheradin Berisha

***

ËSHTË I ÇUDITSHËM PRESIONI I AMBASADORIT HILL PËR THEMELIMIN E ASOCIACIONIT, SI NJË KRAHINË AUTONOME E SERBËVE NË KOSOVË!

Nga Sheradin Berisha

***

ASOCIACIONI E SHKATËRRON INTEGRITETIN UNITAR TË KOSOVËS!

Nga Sheradin Berisha

***

Zajednica e Daçiqit cënon integritetin e brendshëm territorial të Kosovës!

DAÇIQ: ESCOBARI PO PËRDOR FORMULIMIN PËR ASOCIACIONIN QË ËSHTË NË FAVORIN TONË. NGA THAÇI U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BRUKSELIT!

Nga Sheradin Berisha

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

A ka ndryshuar sot mentaliteti i robit?!

Pesë vjet më parë kam bërë këtë analizë:

POLITIKA DHE MENTALITETI I ROBIT!

https://pashtriku.org/politika-dhe-mentaliteti-i-robit/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

SHARLATANËT …

SHARLATANËT … Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët Nga Skënder Sadri KAPITI Sharlatanët, halabakët, mashtruesit dhe hipokritët janë fatkeqës…