PASHTRIKU: KMDLNJ KËRKON IDENTIFIKIMIN E VARRIT NË FSHATIN DOMAJ TË HASIT

Prizren, 28. 04. 2013 – Më dt.13. 01. 2009, Zaim Thaçi, nga Kukësi i Shqipërisë kishte njoftuar KMDLNJ-në në Prizren për një varrë në fshatin Domaj-Has (Perfektura Kukës) të Shqipërisë. “Në fshatin Domaj të Hasit, që nga koha e luftës është një varrë që nuk është hapur asnjëherë. Ka qenë rrjedha e Drinit të Bardhë që ka sjellur kufomën në maj të vitit 1999 në brigjet e liqenit të fshatit Domaj nga pjesa e Kosovës (prej kah edhe vjen Drini)”, kështu ka deklaruar ky dëshmitar për Qendrën Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren.
Sipas dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në varrim po të njëjtën ditë (data nuk u kujtohet) në maj 1999, kufoma ka qenë e gjinisë mashkullore, rreth 30 vjeç. Varrimin në fshatin Domaj-Has e kanë bërë dy banorë nga fshati Domaj i Hasit si dhe dy të tjerë nga Kosova (fshati Gjonaj), që atëherë ishin zhvendosur nga lufta – atje.
Lajmi (të nesërmen) ishte bërë publik në shumë medie.
Gjurmëve të këtij rasti KMDLNJ-në e Prizrenit me dt. dt.12.02.2009 e vizituan: Arben Emini, shef i sektorit për identifikim, Arben Selimi, zyrtar për identifikim, në Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, që atëherë vepronte në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe Krassimir Nikolov (Eulex OMPF), që u prezantua si oficier i hetuesisë nga Eulexi.
Shkas për këtë vizitë ishte publikimi i lajmit (në media atëherë) për ndodhjen e një varri në Republikën e Shqipërisë, në fshatin Domaj – Has (Kukës), që nga koha e luftës në Kosovë, për të cilin rast Qendra Rajonale e KMDLNJ-së ka dhënë njoftimin.

Zyrtari i Eulex-it, ka premtuar se shumë shpejtë do të nisin procedurat për hapjen e këtij varri dhe identifikimin e mundshëm. Sipas tij, kjo do të merrte disa muaj kohë derisa të kryheshin disa formalitete zyrtare me Shqipërinë.
Mirëpo, që nga ajo kohë kanë kaluar më shumë se katër vjet dhe sipas të njëjtit dëshmitar, varri as që është vizituar e hapur nga askush!
”Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, kërkon nga institucionet përkatëse: Ministria e Drejtësisë, Komisioni qeveritar për personat e pagjetur dhe Instituti i mjekësisë ligjore që në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë të hapin varrin, në mënyrë që përmes ADN-s të bëhet identifikimi i këtyre eshtrave. Megjithëse, kemi të bëjmë vetëm me një të varrosur në këtë rast, KMDLNJ konsideron se mbyllja edhe e një rasti të vetëm  (identifikimi i eshtrave) do të thotë shumë për cilëndo familje, në kohën kur kanë mbetur edhe shumë raste të pa ndriquara të të pagjeturve”.
Sipas të dhënave të Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Prizren, janë rreth 128 të zhdukur civil. Të vrarë paoshtu civil janë 315 qytetarë në Komunën e Prizrenit. Nga kjo shifër, 150 të vrarë janë në masë (të vrarë më shumë se dy vetë në njëjtën kohë) dhe katër varreza masive me 54 të vrarë (civil). Varrezat masive: tre janë në Has (Mazrrek, Planej e Gorozhup) dhe një në lokacionin Lubizhdë-Korishë.


Koordinatori, Bashkim Kajdomçaj
Qendra Rajonale e KMDLNJ në Prizren.
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura