PASHTRIKU: LIBRI ‘REBELIMI I ROBOTIT’ – ZBULON MANIPULIMET E MËDHA HISTORIKE

(Pashtriku.org, 21. 09. 2012) – Në vitin 2010 Shtëpia botuese: Helga’s Secrets, botoi librin e studuesit anglez David Icke “Rebelimi i Robotit” (Robot’s Rebellion). Librin i ka 460 faqe dhe e shqipëroi Orgent Niko. Vlera kryesore e këtij libri është zbulimi i të fshehtave apo i manipulimeve të mëdha historike. Ky libër ndjek si një fill i kuq dritën e historisë dhe figurat pishtar të njerëzimit, si edhe figurat apo institucionet e errëta e të fetishizuara me dredhi e gënjeshtra nga historia.
Ne jetojmë në një botë e cila është sunduar në mënyrë të pandërprerë nga teknologjia e re revolucionare, por sipas autorit anglez David Icke, robotët e vërtetë të planetit jemi ne, njerëzit. Icke zbulon rritjen e alarmit ndaj rrezikut, sepse njerëzit e të gjitha kombeve e kanë lejuar veten të jenë të programuar nga idetë të cilat atyre ua kanë ushqyer ata që janë në pushtet. Me guxim, ai gris vellon e hipokrizisë të ngritur nga breza të tërë prej forcave të korruptuara të Kishës, Shtetit, shkencës e sistemit të tregtisë dhe zbulon pathosin e vërtetë të fshehur në pavetëdijen e njeriut.

……………………………………..

Autori në këtë libër tregon se planetin e kanë drejtuar dhe vazhdojnë ta drejtojnë një pakicë nga Vëllazëria e lashtë që nga koha e Egjiptit, të cilët janë manipuluar nga shpirti Luciferik dhe, gjithashtu edhe ata kanë manipuluar me të njëjtën mënyrë njerëzimin. Hap pas hapi lexuesi do të shikojë këndvështrimin e autorit për disa nga fetë kryesore të njerëzimit, duke i quajtur ato si shkaktare të prodhimit të një lumi të madh energjie negative mbi planet, për shkak të intolerancës dhe fundamentalizmit reciprok.
Autori trajton historinë qysh nga lashtësia – në momentet kyç të saj – e deri në ditët e sotme. Ai analizon me tone negative sistemin ekonomiko – politik të demokracive, të ashtuquajturën shkencë, universitetet shtetërore të Elitës, sistemin e edukimit, çështjen e bashkëpunimit dhe të ndikimit mbi Tokë të jashtëtokësorëve, të fshehtat e energjisë së pastër, shkencëtarët dhe fenomenet e çuditshme të fshehura. Autori mendon se shpikjet e shkencës dhe pushtimi i hapësirës së Hënës dhe Marsit kanë ndodhur më përpara se historia e Apolos, etj.

Në vijim ju ftojë të përcillni ligjërimin e David Icke”The Robots Rebellion 1994″:

……………………………………………

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura