PASHTRIKU: MË 16 NËNTOR, NË ORËN 13:00, NË AMFITEATRIN E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE PËRUROHET LIBRI ‘DËSHMI PËR TIVARIN’

Pashtriku.org, 14. 11. 2013 – Më 16 nëntor (dite e shtunë), duke filluar në orën 13.00 në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, në Prishtinë do të përurohet libri i Haxhi Birinxhikut: “Dëshmi për Tivarin”. Ky libër sjellë në dritë shumë rrëfime autentike të të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit të vitit 1945, kur forcat partizane – çetnike të Jugosllavisë kishin ndërmarrë një fushatë për zhdukjen dhe likuidimin e sa më shumë shqiptarëve të Kosovës. Haxhi Birinxhiku përmes të mbijetuarve të Golgotës së Tivarit, ka prezantuar një segment të historisë autentike të ngjarjeve të rrëfyera në këtë libër, të vërtetën e vulosur mbi kurrizin e mijëra shqiptarëve, të cilët kishin përjetuar një holokaust, sui generis, që në fillim të vendosjes së pushtetit komunist serb në Kosovë. Rrëfimtarët, 21 prej tyre, në shumicë janë nga Drenica por edhe nga vende të tjera të Kosovës. Ata janë shqiptarët që kanë përjetuar tmerret më të rënda në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa krimet monstruoze të forcave komuniste jugosllave, që kanë kryer kundër këtyre njerëzve, janë faqja më e zezë dhe më e turpshme e historisë së tyre antinjerëzore, anti qytetëruese. Rrëfimet e këtyre të mbijetuarve janë dramatike, secili rrëfim është dramë apo roman në vete, janë rrëfime të njerëzve të kapur rob nga regjimi serb, shqiptarë të shtypur dhe të keqtrajtuar gjatë tërë jetës. Prandaj të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në këtë tubim të rëdësishëm.

– KOPERTINA E LIBRIT –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura