PASHTRIKU: NDËRRON JETË PUBLICISTI I SHQUAR ADNAN ABRASHI

Pashtriku.org, 03. 11. 2013 – Pas një sulmi në zemër, në orët e vona të mbrëmjes ndahet nga jeta publicisti i shquar, Adnan Abrashi. U lind në Prizren në vitin 1957 dhe me profesion ishte jurist i diplomuar. Ishte bashkëpunëtor i portalit www.pashtriku.org dhe i shumë mediave tjera të shkruar dhe elektronike shqiptare. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë, dhe në kujtimin tonë do të mbetet, si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. Vdekja e Adnan Abrashit është humbje e madhe për penën shqiptare, për familjen Abrashi dhe për gjithë kombin shqiptar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Adnan Abrashin!


====================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura