PASHTRIKU: NË KORISHË TË PRIZRENIT KRYETAR I PDK-së U ZGJODH FEIM KABASHI, KUMBARI I KOMANDANTIT TË POLICISË SERBE – ZORAN NIKOLIÇ, VRASËSI I DËSHMORIT BESIM NDRECAJ!

(Pashtriku.org, 15. 12. 2012) – Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës po përcillen me shumë parregullësi dhe ndërhyrje nga lartë, duke ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm për organet drejtuese nëpër nëndegë dhe degë të partisë. Madje në organet drejtuese po favorizohen edhe ish’anëtarë të komitetit, ata që dikur bënin diferencimin ideo-politik të veprimtarëve të shumtë të çështjes kombëtare, të cilët në periudha të ndryshme dergjeshin burgjeve serbe, ndërsa gjatë luftës ishin edhe drejtues të UÇK-së.
Për të argumentuar këtë gjë, pashtriku.org ka siguruar një letër – dërguar në adresë të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Ish-kryetari i nëndegës së PDK-së, Fatmir Ukimeri – tani anëtar i kryesisë i kësaj partie në fshatin Korishë të Prizrenit dhe Veli Dakaj anëtar i kryesisë dhe kryetar i këtij fshati i kanë shkruar letër Kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi dhe kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe U.D të kryetarit të degës së PDK-së në Prizren z.Ramadan Muja.

Hashim Thaçi dhe Ramadan Muja

………………………………………………….

Me këtë letër ata i njoftojnë kryeshefat e tyre: “se kryetar i nëndegës të PDK-së në Korishë u zgjodh Feim Kabashi, anëtar i Komitetit të MPP dhe VMSH, komitet për diferencime ideo-politike“, një person i cili gjatë regjimit komunist të Tito-Millosheviqit ka diferencuar politikisht shumë veprimtarë nga Korisha, Prizreni dhe më gjerë në Kosovë, në mesin e të cilëve ishin edhe i ndjeri Selajdin Braha dhe Ymer Kukaj, dhe ky i fundit madje ishte detyruar të largohet nga Kosova për tu kthyer sërish gjatë luftës çlirimtare.
Mëtej në letër ata sqarojnë se zgjedhja e Feim Kabashit për kryetar të PDK-së „u arrit me ndërhyrjen e disa anëtarëve të kryesisë të degës në Prizren me në krye Rexhë Ukaj….“, dhe ky veprim si tillë ka anashkaluar personat me influencë në Korishë dhe rrethinë si dhe kontribuesit për fitore të dyfishtë të PDK-së në këtë fshat më të madh të Prizrenit.
Për më tepër, letërshkruesit theksojnë se Kryetari i sapozgjerdhur i PDK-së në Korishë, Feim Kabashi – është kumbar i komandantit të policisë serbe Zoran Nikoliç, i cili në maj të vitit 1995 udhëhoqi operacionin për vrasjen e dëshmorit Besim Ndrecaj.


Dëshmori Besim Ndrecaj (1956 – 1995)

………………………………………………..

Në vijim mund të lexoni letrën e plotë:

=============================================

Për z.Hashim Thaçi – kryetar i PDK-së,
Për z.Ramadan Muja kryetar i PDK-së dega në Prizren

N J O F T I M

Të nderuar z.Hashim Thaçi kryetar i PDK-së, z.Ramadan Muja kryetar i PDK-së dëga në Prizren ju njoftojmë se kryetar i nëndegës të PDK-së në Korishë u zgjodh Feim Kabashi, anëtar i Komitetit të MPP dhe VMSH, komitet për diferencime ideo-politike.
Komitet i cili kreu diferencime politike të shumë veprimtarëve kombëtar duke filluar nga i ndjeri Selajdin Braha arsimtar në shkollën fillore në Korishë, arsimtarit të devotshëm dhe veprimtarit të çështjes kombëtare z. Ymer Kukaj, i cili u detyrua të migroj jashtë vendit dhe u kthye në Kosovë duke ju bashkuar luftëtarëve të UÇK-së njëherit edhe themelues dhe ushtar i batalionit Atlantiku dhe shumë e shumë veprimtarë nga Korisha, Prizreni dhe më gjerë.
Kjo u arrit me ndërhyrjen e disa anëtarëve të kryesisë të degës në Prizren me në krye Rexhë Ukaj të ndikuar edhe nga partitë opozitare në Korishë me qëllim të rrënimit të nëndegës më të fortë në Prizren.
Me këtë akt të papërgjegjshëm u anashkaluan personat me influencë në Korishë dhe rrethinë si dhe kontribues për fitore të dyfishtë të PDK-së në Korishë.
Fillimisht kryesia e re e ndarë në dyshe (7 me 6) dhe me këtë kryetar ju pamundësua puna e mëtutjeshme e kryesisë.
Me kryetar Feim Kabashin (kumar i komandantit të policisë serbe i ashtuquajturi Zoran Nikoliç i cili udhëhoqi operacionin për vrasjen e dëshmorit Besim Ndrecaj) PDK në Korishë me rrethinë humb vlerën, strukturën, patriotët, veprimtarët dhe militantët e vet.
Këtë njoftim e bëmë si akt moral dhe të përgjegjshëm ndaj PDK-së, i mbetet strukturave të PDK-së të vendos vetë.
Ju faleminderit.
Fatmir Ukimeri, anëtar i kryesisë (ish kryetar i nëndegës)
Veli Dakaj, anëtar kryesie (kryetar i fshatit Korishë)

   *   *   *

Faksimili i letrës:

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Fshati Korishë, (pas Zhurit) fshati më i madh në komunën e Prizrenit

======================================

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura