PASHTRIKU: SOT, NË MOSHËN 72 VJEҪARE VDIQ VETERANI I LËVIZJES SONË KOMBËTARE – ZEQIR HAJRIZI

(Pashtriku.org, 10. 09. 2012) – Sot, në moshën 72 vjeçare vdiq në Malme të Suedisë, veterani i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, i burgosuri politik i Goli Otokut famëkeq, Zeqir Hajrizi. Ai vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e rëndë. Viteve të fundit po trajtohej në spitalet e Suedisë, ku iu bënë të gjitha shërbimet mjekësore, por pas një përkeqësimi të shpejtë, humbi vetëdijen dhe vdiq në qetësi.
Zeqir Hajrizi, tërë jetën ia kushtoi çështjes së lirisë së Kosovës. Me shembullin e tij, ai inspiroi veprimtarë e luftëtarë, shumë prej të cilëve ranë dëshmorë në altarin e lirisë. Kufoma e të ndjerit pritet të sillet këto ditë në Kosovë, për t’u varrosur në Prishtinë. Zeqir Hajrizi ka lindur më 1940 në Strofc të Vushtrrisë, prej ku familja e tij ishte shpërngulur dhe tani jeton në Prishtinë.

Veterani i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Zeqir Hajrizi.

……………………………………….

Familja e Zeqir Hajrizit nga Strofci i Vushtrrisë njihet për bujarinë, ndershmërinë dhe atdhedashurinë e pashuar. Ajo pati qëndrim tradicional kryengritës ndaj pushtuesve të Kosovës, por edhe u persekutua vazhdueshëm nga regjimet e huaja. Më 1921 në përpjekje për të shuar rezistencën e armatosur të çetave të prira nga Azem Galica, forcat serbe pushkatojnë në Strofc tre burra të familjes Hajrizi: Zymberin, Osmanin dhe Hajrizin. Në ballë të Demonstratave në Prishtinë, më 2 prill 1981, si organizator dhe militant ilegal, bie dëshmor Naser Hajrizi, kurse në Luftën e UÇK-së, me armë në dorë, u flijua në altarin e lirisë, Hamdi Hajrizi. Familja Hajrizi i dha Lëvizjes Kombëtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare dhjetëra veprimtarë dhe ushtarë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura