PASHTRIKU:APEL PËR ZBARDHJEN E FATIT TË UKSHIN HOTIT

Pashtriku.org, 16. 05. 2014 – Sot, në 15 vjetorin e zhdukjes pa lënë gjurmë të Ukshin Hotit, studentë të Fakultetit Filozofik në krye me Astrit Gjocajn kanë publikuar një videospot në disa monitorë në Prishtinë…, si APEL për zbardhjen e fatit të këtij KOLOSI të pavdekshëm. Këtij apeli i bashkohet edhe portali www.pashtriku.org, i cili në substancë ka moton e intelektualit dhe filozofit Ukshin Hoti: “Një popull, ose e dëshiron realizimin e një qëllimi politik dhe për të është i gatshëm të sakrifikojë, ose nuk e dëshiron. Qëllimi politik i popullit shqiptar nuk mund të jetë tjetër pos bashkimit të tij në një shtet të vetëm shqiptar”:

 ***
Në 15 vjetorin e zhdukjes pa lënë gjurmë të Kolosit Ukshin Hoti!, portali www.pashtriku.org, mbajti ‘JAVA E UKSHIN HOTIT’ (11 – 16 MAJ 2014) UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!

Më 16 maj, bëhen 15 vjet që nuk dihet asgjë për vendndodhjen dhe rrethanat e zhdukjes së politikanit e filozofit tonë të shquar – UKSHIN HOTIT. Lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për 15 vjet rresht shumë pak folën, më shumë heshtën, dhe asnjëherë nuk e ngritën zërin fuqishëm për ndriçimin e fatit të këtij personaliteti EMBLEMATIK të kombit tonë. Duke pasur parasysh indiferencën cinike dhe harresën e pashembullt të institucioneve shtetërore dhe personaliteteve kombëtare, ndaj UKSHIN HOTIT, portali PASHTRIKU.ORG, (për herë të tretë) nga 11 – 16 maj 2014 organizon ‘JAVËN E UKSHIN HOTIT’ me moton ‘UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!’ Gjatë kësaj jave do të publikojmë – studime të Ukshin Hotit, shkrime, analiza e kujtime…, kushtuar këtij SOKRATI të pavdekshëm Shqiptar. Dhe kjo “JAVË…” le të shërbejë si THIRRJE dhe POROSI, për klasën politike e institucionale të Kosovës dhe gjithë opinionin publik shqiptarë, se UKSHIN HOTI kurrë nuk do t’i përkas HARRESËS! Ai është dhe do të mbetet i GJALLË në mesin e të gjallëvet, duke e sfiduar PËRJETËSISHT VDEKJEN!

MË GJERËSISHT LEXONI:
‘JAVA E UKSHIN HOTIT’ (11 – 16 MAJ 2014) UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2755

————————————————-

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura