PDK-ja NUK E HARRON ZANATIN E SHITBLERJES SË VOTAVE!

PDK-ja NUK E HARRON ZANATIN E SHITBLERJES SË VOTAVE!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 22 tetor 2021

Institucionet vendore dhe vëzhguesit e huaj zgjedhjet e 17 tetorit 2021 i cilësuan si zgjedhje më të mira, të lira dhe demokratike, ndërsa pas shqyrtimit të ankesave PZAP ka konstatuar se në disa vendvotime të komunave ka pasur parregullësi, ndërsa në Han të Elezit do të përsëriten zgjedhjet në tërësi për shkak të shitblerjes masovike të votës nga PDK-ja!

***

Sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), mori vendim për anulimin e procesit zgjedhor për kryetar të komunës në Hanit të Elezit.

Në vendimin e PZAP-së, thuhet se është pranuar si e bazuar ankesa që Rufki Suma, kandidati i pavarur dhe kryetar aktual i Hanit të Elezit, e ka bërë lidhur me këtë proces zgjedhor.

Me këtë rast PZAP në vendim ka konstatuar se “ka pasur presion ndaj votuesve e po ashtu ka pasur organizim për blerje të votës për të votuar subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës”.

Unë jam i bindur se shitblerje të votës ka pas edhe në komunat të tjera!

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

FRYMËZIM VJESHTE

Nga Rexhep Kasumaj Frymëzim vjeshte (Një sprovë…) Vdekja e fundit e “Katarinës”… 1. Berg Karabach, (Azerbajxhan i pasur),…