PËRPARIM DEMI: EDHE UNË KAM CA PYETJE PËR ‘STATUSIN’!

Bukuresht, 26. 06. 2014 – Kush është sot më entuziastë për statusin PD-ja apo PS-ja? Kush ka merita më tepër? Po LSI-ja ku është? Para kujt duhet me u servilos tash e tutje? Kush e bllokoi më tepër ardhjen e kësaj dite? Kush do i bllokoj i pari negociatat që do hapen? Kush është i sinqertë në deklaratat dhe kush jo? Sa do na kushtojnë negociatat dhe varavingot e zyrtarve në Bruksel? Sa do i zgjasim negociatat? A do jet akoma BE-ja kur ti mbyllim negociatat? Kush do fitoj më shumë nga statusi, ne apo Brukseli? Cilat janë kushtet e pa shkruara që na vë Europa?
– A ka lidhje kjo dhe me Kosovën?
– Po me Maqedonin si do i vej hallit?
– A do pengoj ky status bashkimin kombëtar ?
– Si do jetojmë pa shitur fare drogë?
– Si do pasurohemi pa korupsion ?
– Ku do i lajmë tash e tutje paret e pista ?
– A do ketë vënd në Shqipëri për gjithë ndërkombëtarët që do ja mësyjnë të na ndihmojnë dhe të na këshillojnë?

– A jemi tash të barabartë me Serbinë?
– Cili do jet roli i Greqisë gjatë negociatave?
– A do e heqi tash ligjin e luftës Greqia?
– A do negociohen dhe këkesat e çamërve me Brukselin ?
– A do kemi leje të marrim investime nga arabët, kinezët, rusët, kozakët etj?
– Çdo bëhet me emigrantët, që akoma nuk janë integruar nëpër Europë?
– Sa do jetë kuota që do paguaj Shqipëria për fondet europiane?
– Nga do i nxjerrim këto para për Brukselin?
– Kur do i vijë rradha Shqipërisë të përfitojë nga fondet europiane?
– A do kemi dhe ne europarlamentarë me 12000 euro/muaj rogë?
– A do fitojë gjë populli shqipetar nga ky status?
– Kur dhe çfarë do fitojë?
– A do ja paguajmë shpejt milionat CEZ-it?
– A do kemi punë?
– A do rriten më çmimet?
– A do kemi emigracion?
– A do na zhvati shteti njëlloj si gjer tani?
– A do ndërtojnë më pallate në Tiranë dhe në bregdet?
– A do shahen politikanët në parlament si gjer tani?
– Po trotilin që na ka mbetur çfarë do e bëjmë?
– A do bëhemi më të edukuar?
– A do bëhemi më punëtorë?
– A do bëhemi më të pasur?

Kam akoma, por nuk dua t’ju mërzis se u bënë shumë.
Serin tjetër të pyetjeve do i shkruaj pas një viti.

– Kontakti: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura