PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS – (GJENEZA E EMRIT “LNÇKVSHJ”) ( 3 )

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS – (GJENEZA E EMRIT “LNÇKVSHJ”) ( 3 )

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 12 mars 2023

5. GJENEZA E EMRIT “LËVIZJA NACIONALÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE VISEVE TJERA SHQIPTARE NËN JUGOSLLAVI” SIPAS GJENAZEVE

Plani i AP dhe OO: “Pas pak ditësh Jusufi më njoftoi se „Zëri i Kosovës“ kishte dalë nga shtypi, por nevojiteshin 1.600 marka për ta tërhequr nga shtypshkronja. Më gëzoi fakti se gazeta kishte dalë jashtëzakonisht mirë, duke i përmbushur të gjitha standardet. Pas titullit me germa të mëdha – „Zëri i Kosovës“, shkruante: Organ i Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ). Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie. ” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 64)

Xhafer Shatri: “Këtë qelbanik e stërpleh duhet demaskuar me të gjitha forcat dhe me të gjitha mjetet.” (Fjalë për Nuhi Sylejmanin; Letër QE, 31 gusht 1983)

Aktgjykim: “Sepse për të kryer vepra penale kundër bazës së rregullimit shoqëror socialist vetëqeverisës, të sigurisë së RSFJ, e veçanërisht të cenimit kundër revolucionar të rregullimit shtetëror, të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore e njerëzve punues, shkatërrimin e bashkim-vllaznimit e të barazisë së kombeve e kombësive si dhe të ndërrimit antikushtetutar të rregullimit shtetëror federativ, gjatë vitit 1977 në Prishtinë, si një ndër organizatorët, në kontaktet e takimet e shpeshta me Sabri Novosellën dhe të akuzuarin Avdyl Lahu, me qëllim të masovizimit të grupit ilegal armiqësor të Kosovës dhe viset tjera të RSFJ ku jetojnë shqiptarët, merren vesh për formimin e organizatës “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës” të cilën edhe e formojnë në vitin 1978 dhe vendosin që të njëjtën ta udhëheqë “Komiteti Qendror” e që njëri prej anëtarëve të tij të bëhet i akuzuari Shefqet Jashari” (AKTGJYKIMI I GJYKATËS SË QARKUT NË PRISHTINË P – nr. 137/80, datë 4 qershor 1980, www.pashtriku.org)

Në këtë aktgjykim emri i organizatës thuhet se është: Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës

Aktgjykimet e përgatitura nga UDB-a mund të përmbajnë shumë të vërteta por në to ka edhe të pavërteta. Në këtë rast emri i Organizatës nuk është i plotë dhe askujt nuk i mbetet hatri pse UDB-a nuk e jep emrin e plot.

Emrin e plot e kemi të dhënë, apo sqaruar me shkrim, tetë herë prej Jusufit, para datës 12 shtator 1981.

1. Jusuf Gërvalla: “Prandaj, pasi ne nuk kemi pse të frikësohemi për “teorizime”, do të thoshim se na duhet një program i denjë për një lëvizje të denjë. Me këtë rast duhet të vëmë në dukje se ne ende nuk kemi qenë në gjendje ta formojmë partinë tonë komuniste marksiste-leniniste, pa të cilën gati do të jetë e pamundshme hyrja konkrete në luftën e ardhshme nacionalçlirimtare dhe në revolucionin tonë. Kjo na nxjerr te një çështje tjetër që kërkon sqarim. Ishte Partia Komuniste Shqiptare (sot Partia e Punës e Shqipërisë) ajo që e pat themeluar Frontin Nacional Çlirimtar (sot Fronti Demokratik). Dhe kjo ishte rruga e drejtë. Te ne ka ngjarë e kundërta. Fronti i Kuq Popullor, i themeluar prej forcash patriotike, pret themelimin e partisë sonë komuniste marksiste-leniniste e cila do të vihet në ballë të luftës dhe të revolucionit. Sipas vlerësimeve të Frontit, arsyeja për këtë inverzion qëndron në kushtet konkrete, të cilat kanë ndikuar që forcat patriotike të masave të gjëra të ecin një hap përpara organizimit të komunistëve tanë. Në kësi konteksti e shohim aktivitetin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi – një organizatë e hershme, që ka mbledhur dhe mban rreth vetes njerëz me eksperiencë patriotike e revolucionare dhe me të cilën jemi duke bërë përpjekje për njohje reciproke dhe për bashkim. Në kësi konteksti jemi duke përcjellë gjithashtu edhe aktivitetin e Marksist-leninistëve të Kosovës, që po shfaqen këto kohët e fundit me organin e tyre “Liria”. Duke u nisur nga kryeartikulli në numrin e parë të këtij organi, si dhe nga përmbajtja e tij përgjithësisht e nga trajtimi marksist-leninist i problemeve nga ana e krijuesve të “Lirisë”, ne e vlerësojmë shumë të drejtë punën e Marksist-leninistëve kosovarë. Kjo na jep shpresë që së shpejti, ndoshta pikërisht nga radhët e tyre, do të realizohet edhe kërkesa e domosdoshme për themelimin e vetë partisë komuniste marksiste-leniniste.” (Bashkimi bënë fuqinë, Bashkimi-Organ i Frontit të Kuq Popullor, janar 1981, faqe 2, shtylla 1)

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

Në Lajmëtarin e lirisë, janar 1981 gjendet shkrimi “Një komb shqiptar, një shtet shqiptar”, prezantimin e të cilin Jusufi e bënë në këtë mënyrë:

2. Jusuf Gërvalla: “Ky artikull paraqet një trakt të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi, i cili qarkullon qe një kohë të gjatë në radhët e patriotëve dhe të revolucionarëve tanë.” (Lajmëtari i lirisë, janar-shkurt 1981, faqe 12)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin i AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

3. Jusuf Gërvalla: “Në vazhdën e rezistencës patriotike e revolucionare, u formua edhe organizata “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës” e cila më vonë, me kërkesën e komiteteve të qarqeve dhe të komiteteve të vendeve në trojet shqiptare të robëruara jashtë Kosovës, u quajt “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të Tjera Shqiptare”, lëvizje që ka për qëllim çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare të robëruara nga Jugosllavia.” (Lajmëtari i lirisë, Janar 1981, faqe 15)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: Janari 1981 apo 12 shtatori 1981?

4. Jusuf Gërvalla:  “Gjëja më e rëndësishme lidhur me “Lajmëtarin” është se, duke qenë krejt i vetmuar, nuk e mora dot guximin ta emëroja atë si organ të LNÇKVSH. Kjo është e vetmja arsye pse në të nuk flitet e brohoritet në emër të Lëvizjes sonë. Mjafton ta përmend faktin se dy materialet e Lëvizjes, që i botova në numrin 3, i lëshova me njëqind druajtje, ngase nuk isha në gjendje të gjykoja vetë dhe të fitoj bindjen e plotë se a bëja mirë apo keq.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; E Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 263)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 13 maji 1981 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

5. Jusuf Gërvalla: “Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së “, pikërisht për arsyen se i pata thënë që “ Zëri i Kosovës” është organ i LNÇKVSH, kurse ai e kishte marrë për emër të grupit të vet.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës, 13 maj 1981; E Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 263)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Shkollën e UDB-së, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 13 maji 1981 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

6. Jusuf Gërvalla: “Sipas të gjitha gjasave, edhe LNÇKVSHJ edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung.” (Jusuf Gërvalla: Letër Sabri Novosellës më 16 qershor 1981. E Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 269-271).

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 16 qershori 1981 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

7a. Jusuf Gërvalla: “Thuajse rregullisht, veprimtaria e tyre është zbuluar dhe është ndëshkuar që në gjysmë të rrugës. Atyre u ka munguar konspiracioni i thellë, i domosdoshëm në veprimtarinë ilegale. Organizimi i tyre është bërë shpesh në suaza regjionesh të caktuara, të ngushta dhe vetëm në ndonjë rast të rrallë ato (si bie fjala më 1964) janë përhapur në ndonjë trevë më të madhe të tokave tona. Përjashtim bën Lëvizja nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi, për të cilën mendoj se jeni në dijeni dhe anëtar i së cilës jam dhe unë. Kjo lëvizje vazhdimisht ka pasur parasysh si një nga qëllimet kryesore përfshirjen në gji të vet të patriotëve dhe revolucionarëve nga të gjitha viset shqiptare. Pos kësaj, edhe anëtarët e saj kanë qenë nga të gjitha strukturat shoqërore, gjë që organizatës i ka dhënë një karakter të përgjithshëm shoqëror. Megjithë të metat që janë përcjellë në aktivitetin e grupeve dhe të organizatave patriotike revolucionare të shqiptarëve në Jugosllavi, ne, para se t’i sulmojmë me kritikën tonë lidhur me ndonjë aspekt të posaçëm të tyre më në fund, siç është fare e natyrshme, ka qenë në përputhshmëri me mundësitë që afrojnë kushtet e përgjithshme shoqërore ndër ne.” (Jusuf Gërvalla: Letër Enver Hoxhës më 19 gusht 1980. Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, faqe 94-99)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

7b. Jusuf Gërvalla: “Përjashtim bën Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ), për të cilën mendoj se jeni në dijeni dhe anëtar i së cilës jam edhe unë.” (Letër Enver Hoxhës më 19 gusht 1980. Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 23)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: 19 gushti 1980 apo 12 shtatori 1981?

Plani i AP dhe OO: “Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

8. Jusuf Gërvalla: “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare – Komitetit të Degës “Hasan Prishtina”

RAPORT

mbi disa çështje rreth punës së organizatave Grupi komunist “Zëri i Kosovës” dhe Fronti i Kuq Popullor

Me përfaqësuesin kryesor të Grupit komunist “Zëri i Kosovës” jam njohur, pra, në fund të dhjetorit 1979. Quhet Riza Salihu, nga fshati Mushtisht. Ra fjala për organin e LNÇK “Zëri i Kosovës” dhe ai, me një ton të ashpër, shprehu dyshimin jo vetëm në ekzistencën e këtij organi dhe të LNÇKVSH, por edhe në besnikërinë time. Arsyeja ishte se ai qëndronte vetë në krye të Grupit me të njëjtin emër dhe, meqë, siç del logjikisht, nuk dinte për ekzistimin e LNÇKVSH dhe kishte edhe vetë një logjikë të kufizuar, kurrsesi nuk ia kapte rradakja të bënte dallimin në mes një organizate me emrin “Zëri i Kosovës” dhe një organi me titull “Zëri i Kosovës” që i takonte koinçidentalisht një organizate krejt tjetër.” (Jusuf Gërvalla: Raport Komitetit të Degës së LNÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi, 31 korrik 1981)

Pyetje e drejtpërdrejtë për Planin e AP dhe OO, për të na sqaruar në detaje:

Cila datë është më e hershme: korriku 1981 apo 12 shtatori 1981?

Ashtu siç qëndron puna me gënjeshtrën rreth emrit të plotë të Organizatës, në të njëjtën mënyrë vlen edhe gënjeshtra e mëposhtme në fjalinë e cila fillon citatin e faqes 64, të cilin e kemi shqyrtuar:

“Pas pak ditësh Jusufi më njoftoi se „Zëri i Kosovës“ kishte dalë nga shtypi, por nevojiteshin 1.600 marka për ta tërhequr nga shtypshkronja.”

Këtë shprehjen për ta tërhequr nga shtypshkronja do ta analizojmë në një pikë tjetër më poshtë.

 Jusuf Gërvalla e Xhafer Durmishi: “K   O   M   U   N   I   K   A   T   Ë

E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINALÇLIRIMTARE

TË KOSOVËS

Për të fshehur shkakun e vërtetë të demonstratave dhe trazirave të sivjetme në Krahinën e Kosovës, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore të popullsisë vendëse, qeveria shoviniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviç në krye, u hodh në të katër anët për të kurdisur arsye të paqena, si ”romantizëm nacional” dhe ”nacionalizëm e shovinizëm shqiptar” si dhe për të gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajësuar herë një ”grup huliganësh”, herë ”ekstremistët” shqiptarë, (duke pasur në këtë rast parasysh Marksistë-Leninistët e Kosovës) herë organizatën Fronti i Kuq Popullor etj., në mënyrë që pastaj të kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Ndër ”organizatorët” e shumtë, kryepolici Herleviç, zuri ngoje edhe organizatën tonë patriotiko-revolucionare me emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës, duke e fajësuar atë për shumë ”vepra” që nuk përkojnë aspak me veprimtarinë e saj.

E kemi parë të udhës që, pasi në mjetet e informimit publik të Perëndimit u publikuan ”informatat” e përpunuara nga agjencitë gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me një kërkesë demokratike edhe ne: për dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike të Kosovës; ne do të kishim pasur një satisfaksion, po që se do ta transmetoni në organet tuaja edhe këtë komunikatë nga ana e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës.

1. Demonstratat e Kosovës të këtij viti nuk i ka organizuar LNÇK. Ato kanë shpërthyer spontanisht, së pari në Universitetin e Kosovës, e pastaj janë përhapur në të gjitha viset e Kosovës. Shkaku dhe arsyeja e shpërthimit të tyre nuk mund të kërkohen askund tjetër, pos në revoltën e grumbulluar me dhjetëra vite te popullsia shqiptare për shkak të skamjes, mjerimit dhe padrejtësive nacionale që i bëhen popullit tonë nga ana e qeverisë shoviniste të Beogradit.

***

Donika Gërvalla: “Jusuf Gërvalla luftoi me penë për Republikën e Kosovës.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 1.05.13-1.05.19)

***

 2. Kërkesa për t’iu njohur Kosovës statusi i republikës së federuar jugosllave nuk është kërkesë e LNÇK. Organizata jonë lufton për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amë, Shqipërinë, dhe kështu për krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombëtarë. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga të gjitha dokumentet e LNÇK të botuara në organet ”Zëri i Kosovës” dhe ”Lajmëtari i lirisë”, si dhe në të gjitha traktet tona.

 Kërkesa për republikën e Kosovës është kërkesë e një pjese të inteligjencies së Kosovës. Çështja e saj është shtruar më herët, sidomos më 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisë jugosllave, në Kosovë patën shpërthyer në nëntor të vitit 1968 demonstrata të fuqishme. Edhe atëherë edhe sot, kjo kërkesë u përkrah nga mbarë populli shqiptar në Jugosllavi. Por, LNÇK mbetet pranë kërkesës së saj të vetme – luftës për bashkimin e ligjshëm të të gjitha trojeve shqiptare të robëruara nga Jugosllavia dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amë.

3. Nga Statuti, Programi dhe të gjitha dokumentet e LNÇK del qartë se ne nuk e aprovojmë dhe nuk e aplikojmë asnjë formë terrori dhe anarkie. As sot LNÇK nuk merr përsipër as përgjegjësinë më të vogël për aktet e ”terrorit” e të ”anarkisë”, që i trumbeton me të madhe policia sekrete jugosllave, siç është djegia e ndonjë fabrike a ndërmarrjeje, përdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. (…)Komiteti Qendror i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës

Kjo komunikatë u përpilua nga Jusuf Gërvalla e Xhafer Durmishi në korrik 1981, dhe u nënshkrua si: ”Komiteti Qendror i  Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës”.” (www.pashtriku.org)

———————-

K   O   M   U   N   I   K   A   T   Ë E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINALÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

https://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/komunikataelnckgusht81.htm

***

Shtrohet pyetja: pse në korrik 1981, Jusufi dhe unë e përdorim emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës?

Këtu duhet të kihet parasysh se kjo Komunikatë është përgjigje direkte kryepolicit Franjo Herleviç (në këtë kohë eprori kryesor i Abdullah Prapashticës). Herleviçi akuzon organizatat e ndryshme për organizimin e demonstratave, e në mesin e tyre edhe Lëvizjen e Jusufit. Në këtë rast eprori i  Abdullah Prapashticës e përdor atë emër që e ka përdorur UDB-a në përgatitjen e aktgjykimit të 4 qershorit 1980, d.m.th. Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës. Këtë emër (Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës) e transmetojnë agjencitë e gazetat e ndryshme botërore.

Komunikata e mësipërme ishte pikërisht një dokument që iu drejtohej agjencive të lajmeve dhe gazetave të ndryshme. Për të mos shkaktuar huti se për cilën organizatë është fjala Jusufi dhe unë e përdorim vetëm emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës.

Kjo është e vërteta në këtë pikë. Këtu është shumë interesant të shohim se si Abdullah Prapashticës (përndryshe ‘organizator’ i demonstratave të vitit 1981) i ka bërë përshtypje më vendimtare lufta dhe nomenklatura e përdorur ndaj Herleviçit se sa letra dërguar Enver Hoxhës. Por është e kuptueshme që Abdullah Prapashtica të tregon më tepër respekt për emrin e përdorur me ish eprorin e vetë Herleviçin se sa me Enver Hoxhën.

Dhe në fund të kësaj pike është me rëndësi të përgjigjemi në pyetjen: Pse Abdullah Prapashtica është aq shumë i angazhuar në punët e brendshme të LNÇKVSHJ-së, dhe mundohet ta sqaroj në detaje (në të cilat therret aq keq) me pocërkën e vet, gjenezën e mbaresës ‘Viseve shqiptare në Jugosllavi’.

“Jusufi na sqaroi më në detaje termin e „Viseve shqiptare në Jugosllavi“. Na tha se ky term gjenezën e kishte te „Zëri i popullit“, i 12 shtatorit 1981, dhe te Kongresi i 8-të i PPSH-së, dhe se tani ne po i përmbaheshim kësaj terminologjie.”

Abdullahu është i interesuar në këtë pikë sepse po të ishte si thotë ai, rrjedhimi do të ishte: OMLK-ja është marrë vetëm me çështjen e shqiptarëve për atë territor që është quajtur Krahina Socialiste Autonome e Kosovës. Jusuf Gërvalla dhe Lëvizja e tij e kanë bërë të njëjtën gjë. Abdullah Prapashtica është i vetmi që me partinë e tij “komuniste” është brengos e ka luftuar për të gjithë shqiptarët në Jugosllavi.

(VIJON …)

———————

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS – (GJENEZA E EMRIT “ZËRI I KOSOVËS”) ( 2 )

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 11 mars 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura