PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) MIRANI DHE LUANI ”KUJDESTARËT” E FAMILJES GËRVALLA… (6)

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) MIRANI DHE LUANI ”KUJDESTARËT” E FAMILJES GËRVALLA… (6)

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 16 mars 2023

13. Plani i AP dhe OO si hotelierist e pronar çelësash në Kështjellën e pamposhtur të Jusuf Gërvallës

Pikërisht pas dorëzimit të Hysen Gegës në dorën e agjentit të UDB-së, Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendi, figura frontale e Frontit të emërtuar nga UDB-a, tregon se dhoma e vetme e mysafirëve në shtëpinë e Jusufit është quajtur dhoma e Miranit, në të cilën Jusufi nuk ka lejuar të hyj tjetërkush.

Ibrahim Kelmendi: “Kur u ndanë (Ibrahim Kelmendi prej shokut të mirë e të pastër si loti, agjentit të UDB-së Sadik Blakaj dhe Hysen Gegës me rastin e nisjes së tyre për në Kosovë, më 19 dhjetor 1980-shën. i Xh. D.), Mirani shkoi te Jusufi e Bardhi. Ata ndërkohë ishin vendosur me banim në Untergruppenbach, një fshat i madh në afërsi të Hajlbronit dhe Shtutgartit. Aty kishin zënë me qira një shtëpi të re, dy katshe e gjysmë, përkatësisht dy kate dhe çati. Shtëpia e sapondërtuar po pranonte banuesit e parë. Në katin e dytë, të cilit gjermanët i thonë kat i parë, përballë përfundimit të shkallëve, ishte një dhomë e vogël rreth dhjetë metra katrore. Këtë dhomë Jusufi e kishte caktuar vetëm për Miranin. Fëmijët kishin filluar të parët t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kështu kishin filluar t’i thoshin të gjithë anëtarët e Familjes Gërvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqë kështu kishte urdhëruar Jusufi.” (Atentatet, Prishtinë 2007, f.184)

Një fjalë popullore thotë: ‘Kur të kesh vend në zemrën e dikujt, bythës i gjendet vendi lehtë.’ I. Kelmendi është tepër i sigurt se e ka pas vendin e veçantë në zemrën e Jusufit, por kjo atij si duket nuk i ka mjaftua. Ai në mënyrë mahnitëse na e ka dëshmua se tek Jusufi, pasi e ka dorëzua Hysen Gegën në dorën e Sadik Blakajt, në dorën e shokut të vetë të mirë, të sinqertë e të pastër si loti, në dorën e UDB-së, e ka pasë një çerdhe, një fole për ta pushua bythën e vetë. A mund të jetë e vërtetë kjo dhe prej nga, e prej cilit hotel e ka kopjuar këtë idenë për dhomën e Miranit që rimon aq mirë me një hero tjetër të hoteleve, kur para hotel Interkontinentalit, në Grand të Prishtinës sigurisht nga personeli qenka informuar për dhomën e Arkanit.

Kur është vendosë Jusufi në Untergruppenbach, në adresën e famshme Habichthöhe str. 40? Këtë duhet ta dijë familja e Jusufit. Kjo është një punë që vërtetohet lehtë.

Cila dëshmi publike gjer më sot tregon kohën se kur Jusufi është vendosë në Untergruppenbach, Habichthöhe str. 40? Dokument publik tani për tani kemi letrën e Jusufit dërguar Enver Hoxhës më 19 gusht 1980 pikërisht e dërguar nga Untergruppenbachu.

Më 4 qershor 1980 Ibrahim Kelmendi i shkruan këto fjalë Faridin Tafallarit:

Ibrahim Kelmendi: “Veprimtaria e tillë diversioniste ka lënë pasoja. Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë të vet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete. Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin.” (Letër Faridin Tafallarit, 4 qershor 1980; Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë, 1998, f. 159)

Kjo do të thotë se të paktën prej gjysmës së dytë të majit 1980 Jusufi nuk ka asnjë kontakt të vetëm me I. Kelmendin deri në prag të 28 Nëntorit 1980, d.m.th. fiks 6 muaj.

Ibrahim Kelmendi: Kjo gjendje vazhdoi derisa Jusufi e Mirani u takuan në festën e 28 Nëntorit, në Nürnberg. Në manifestim Jusufi bëri një diskutim, jo fjalim, por shumë përmbajtësor. Që të dy kishin presion nga Vasili e Maksi për të rivendosur bashkëpunimin. Ata me të dy mbanin lidhje dhe iu bënin përherë lutje që të pajtoheshin e të bashkëvepronin.” (Atentatet, Prishtinë 2007, f.174-175)

Kjo do të thotë se I. Kelmendi as nuk e ka pa shtëpinë e Jusufit në Untergruppenbach, në këta gjashtë muaj (të paktën jo nga brenda), përpos nëse i porositur është sjellë jashtë saj me qëllim të përgjimit.

Faridin Tafallari: “Jusufi ka dyshuar tek Ibrahim Kelmendi, duke e ditur se si mendonin ky dhe “shokë” të tjerë për likuidimin e tij. Jusufi nuk e ka pasur shok I. Kelmendin, këtë e di edhe vetë ai. Në një bisedë lidhur me I. K. Jusufi më tha se i kishte thënë Ibrahimit që mos t’i afrohet më afër se 50 metra te shtëpia e tij.” (Faridin Tafallari: Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, faqe 114)

Se Ibrahim Kelmendi fletë për interesa të veta për dhomën e Miranit, disa herë në librin e tij Atentatet, e sipas kronologjisë në këtë libër, për herë të parë e përmend më 19 dhjetor 1980, mundet edhe me u kuptua më lehtë. Por ajo çka është më delikate është se për interesa të kujt flasin Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani, përmes Nuhi Sylejmanit, i cili e paska pasur për detyrë të kujdeset për familjet e Vëllezërve Gërvalla.

Ibrahim Kelmendi: “Sa u përket individëve që luajnë këtë “lojë” dhe PKMLSHJ, nuk kam nevojë të ndalem, pasi edhe nuk më është kërkuar të dij. Besoj se shokët Salih (Xhafer Durmishi-shën im) e Fahri (Faridin Tafallari-shën im) dinë dhe kjo do ndihmonte. Them këtë, pasi “trajnerët” e ekipës janë sjell shumë në atë teren, bile e kanë patur si “çerdhe”… banesën e shokëve Jusuf e Bardhosh, ndër ta kryesisht Nuhiu, i cili shfrytëzoi në maksimum oportunizmin dhe naivitetin e disave…” (Letër Qendrës Ekzekutive, 30 qershor 1983)

Plani i AP dhe OO:“Pas largimit të Saimes, Suzana na ftoi në dhomën e ndarë enkas për shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam të gjithë sa kishim ngelur në familjen Gërvalla, unë, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam për t’ju treguar diçka tha, dhe e shpaloi palën e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lënë cullak aty“, kurse unë i thashë Suzanës të m’i jepte mua paratë. Pa hezitim ajo m’i dha. I numërova dhe i vendosa në arkë në prezencën e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratë e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketë fshehur në dhomën ku kishte qasje vetëm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 123-124)

Donika Gërvalla: “Ibrahim Kelmendi është i vetmi person që unë kam përjetuar gjatë jetës time dhjetëvjeçare me babain tim si i vetmi person që ai e ka përzën nga shtëpia. I ka thënë dil nga shtëpia dhe të të mos shoh më.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 4.25-4.37)

Plani i AP dhe OO: “Enigmë mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gërvalla fshehur në dhomën e ndarë enkas për Ibrahim Kelmendin.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, faqe 156)

Në dhjetor 1980 nën ndikimin e shokëve të Shtutgartit dhe sidomos të Hysen Gegës, Jusufi për llogari të I. Kelmendit e përgatitë dhe boton numrin e Bashkimit, në të cilin shkruan nr. 1 Janar 1981, Viti i tretë i botimit. Punën me këtë numër Jusufi e përfundon disa ditë para vitit të ri, pra para se I. Kelmendi ta dorëzoj Hysen Gegën në dorën e agjentit të UDB-së Sadik Blakaj (më 19 dhjetor 1980), shokut të mirë, të sinqertë e të pastër si loti të Ibrahim Kelmendit. Se I. Kelmendi e ka pas Sadik Blakajn shok të mirë, të sinqertë, e të pastër si loti është bërë e ditur më 1997 nga Faridin Tafallari. Jusufi nuk ka ditë për përmbajtjen dhe ekzistencën e kësaj letre por vjen në konkludimin e vet përfundimtar dhe ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me Ibrahim Kelmendin.

Në shtëpinë e Jusufit ka pasur vetëm një dhomë për mysafirët. Në te kanë fjetur më së shumti Haxhi Berisha e Naim Haradinaj, e gjithashtu edhe të gjithë mysafirët tjerë të Vëllezërve Gërvalla. Në atë dhomë të mysafirëve ka qëndruar për disa kohë edhe Osman Osmani, Vëzhguesi i Abdullah Prapashticës, të cilin në atë kohë e konsideronim si shok të barabartë dhe i kuptuar si i tillë ka hy në atë shtëpi. Në vitin 2010 është vërtetuar me shkrim misioni i tij i pabesë, ku ai ishte aty vetëm me qëllim të vëzhgimit dhe asgjë tjetër.

Nuhi Sylejmani, Luani superior, edhe pse ka deklaruar se e ka mençurinë e trimërinë e Azem Galicës, trimëri e mençuri të cilat i ka me të leme dhe jo me të bleme (pra të lindura e të atij lloji që nuk mund të blihen në bankat e shkollave), megjithatë nuk është i vetëdijshëm se çfarë pabesie e çfarë shitje u ka bërë Vëllezërve Gërvalla kur ka pranuar ta vendos nënshkrimin e vetë pas fjalëve të shkruara nga Abdullah Prapashtica. Atë çka nuk e din Nuhiu e dinë shumë mirë Abdullah Prapashtica dhe Osman Osmani. Një ditë kur të dalin dokumentet nga arkivat e UDB-së, vërtetimet nga Serbia, Kroacia apo Sllovenia e Dollancit, se si kanë shkuar disa punë rreth Shtutgartit në vitet 1980-1982, apo në fund të fundit sikur të mungonin fjalët e shkruara nga Jusufi, atëherë vetëm mundet me u marrë me mend se çka do të thoshte për Jusufin, sikur shtëpia i tij në Habichthöhe 40, në Untergruppenbach, të kishte qenë çerdhe ekskluzive e shokut të mirë të Sadik Blakajt, Ibrahim Kelmendit.

Në këtë pikë historinë e vet e ka shkruar Jusufi dhe përpjekja e Planit të AP dhe OO do t’i kthehet si bumerang.

14. Plani i AP dhe OO e shpëton familjen e Jusuf Gërvallës prej hamendjeve

Plani i AP dhe OO: “Pas gjithë asaj tragjedie, dukej se jeta në Untergruppenbach për familjen Gërvalla ishte bërë e padurueshme. Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri, kurse Tusha për disa muaj të qëndronte në Gjermani, për shkak të shtatzënisë, e pastaj të vendoste. Për këtë vendim duhej njoftuar ambasada e Shqipërisë në Vjenë. Vendosëm që me këtë punë të merrej Xhafer Durmishi.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Kadri Rexha: “Kështu për Jusufin erdhën kohë të vështira. Ai që deri në atë kohë kishte qarë më tepër hallin e të tjerëve, tash po i takonte që edhe vetë të ndeshet drejtpërsëdrejti me vrazhdësinë, presionin dhe peshën e rëndë plumb të pushtetit. Në këto rrethana edhe Teatri e kishte larguar nga puna. Dhe në këtë mënyrë Jusuf Gërvallës sikur po i priteshin përnjëherë të gjitha ëndrrat dhe iluzionet rinore. Betimi i heshtur që t’i përkushtohet çështjes së shenjtë të atdheut dhe të popullit të tij sikur po tretej në qiellin e murrmë të pafund. Të kthehej në fshat dhe të merrej me profesionin e përjetshëm dhe të vetëm të të parëve të tij ishte e pamundur, meqë nuk kishte tokë e as shtëpi të vetën. Ndaj, në bashkujdi me të shoqen, vendos të arratiset nga Kosova dhe të kalojë në RP të Shqipërisë. Para se të jetësojë këtë akt jetësor, e sheh të udhës që t’i njoftojë shokët e ngushtë dhe të këshillohet edhe me ta. Pothuajse nga secili shok merr përgjigje të prerë që të mos e merrte një hap të tillë, por sido që të mundej të qëndronte në Kosovë, ngase shihej qartë nga të gjithë se kësaj radhe koha po punonte për popullin tonë të shumëvuajtur dhe atmosfera e përgjithshme jepte shenjat se po afrohej dita kur njëherë e përgjithmonë populli ynë do t’i këpuste zinxhirët e mallkuar të robërisë. Të gjithë e këshilluan që të qëndronte ngase koha në të cilën jetonin kishte nevojë të madhe sidomos për njerëzit si Jusufi, i cili veç e kishte dhënë provimin e madh të luftëtarit të lirisë. Dhe më në fund Jusufi e pa të arsyeshme dhe vendosi të mos largohej nga Kosova.” (Fati i luleve, Prishtinë 1993, faqe 110-111)

Jusuf Gërvalla: “I dashur shoku Enver!        

Djali im i vogël, dy vjeç e gjysmë, po llafosej me të motrën, tetë vjeçe ndaj të gdhirë, “Dua”, i thoshte asaj, të vij me ty në shkollë! “Kur të rritesh edhe pak” , ia ktheu ajo dhe shtoi me një dlirësi të dhembshur fëmijënore: “Kur t`i bëhesh ti motrës për shkollë, ne do të jemi në Shqipërinë tonë të dashur!” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 60)

Plani i AP dhe OO:Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla:Cicërimë më të ëmbël, po edhe më prekëse, për të më nxjerrë gjumin e një mëngjesi të gdhirë me përtesë në dhe të huaj-thuaja se nuk kish.

Isha i lumtur që fëmija im s`e hiqte mendjeje mundësinë për të jetuar në Shqipërinë tonë të dashur. Por fjalët e saj më prekën shumë se sendërtimin e dëshirës së fëmijëve të mi dhe gjakimin tim, nuk e kisha unë në dorë.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 60)

Plani i AP dhe OO: “Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla:Unë, me të arritur në Ludvigsburg i bëra telefon Ambasadës Shqiptare në Vjenë dhe prej shokëve të atjeshëm kërkova ndonjë këshillë se si mund të ruhem nga gabimet në një botë ku nuk kisha qenë kurrë më parë dhe ku, pasi kisha ardhur pa pasaportë e më duhej të kërkoja azil politik, kishte mundësi edhe për ndonjë gabim. Pak ditë më vonë, këtë gjë si dhe kërkesën për shqyrtimin e mundësive që të më jepet mundësia e strehimit në RPS të Shqipërisë, ia komunikova edhe me gojë njërit prej shokëve të Ambasadës së përmendur. Nga ajo kohë u bënë afro katër muaj dhe lidhur me kërkesën time nuk mora ndonjë përgjigje.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Kur shkruante Jusuf Gërvalla ‘Bashkimi bënë fuqinë’, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Plani i AP dhe OO: “Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla: “Por, që nga çasti i parë i arratisjes, unë e kam pasur mendjen të strehohem në Shqipëri. Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet. Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por, procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku Enver.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Kur shkruante Jusuf Gërvalla ‘Bashkimi bënë fuqinë’, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Plani i AP dhe OO: “Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla: “Nuk ishte punë e lehtë për mua të vendos që të Ju drejtohem Ju, shoku Enver, për një çështje që ndoshta nuk është e denjë te merreni me të. Në krahasim me të ligat që kanë rënë mbi kokë familjes sime para dhe pas lufte, me të ligat që kam përjetuar vetë dhe me situatën e përgjithshme shumë të vështirë në Kosovë, gjendja ime është, siç i themi ne nga Kosova, lule e dritës.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Kur shkruante Jusuf Gërvalla ‘Bashkimi bënë fuqinë’, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Plani i AP dhe OO: “Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla: “Kur i marr parasysh çështjet në gjithë gjerësinë e tyre, kërkesa për të m`u dhënë e drejta e strehimit në atdheun tim, më duket si një luks, dhe atëherë më rrëmben një ndjenjë turpi. Por i vetëdijshëm se në Kosovë, përderisa gjendja të mos ndërrojë rrënjësisht, këmba ime s`ka si shkel më sa të jem gjallë, e në anën tjetër, me këtë botë të huaj s`më lidh asnjë cikërrimë dhe këtu nuk shoh kurrfarë perspektive, e vetmja rrugë e drejtë dhe e njerëzishme më duket jeta në Shqipëri.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Kur shkruante Jusuf Gërvalla ‘Bashkimi bënë fuqinë’, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Plani i AP dhe OO: “Ishim të pranishëm unë, Xhafer Durmishi dhe Osman Osmani, kur Suzana e hapi këtë bisedë. U dhanë disa propozime. Dikush ishte i mendimit të largohej vetëm nga ky rreth, duke u zhvendosur në një krahinë apo qytet tjetër brenda territorit gjerman. Pati propozim që kjo familje të vendosej në një shtet tjetër evropian. …Pas shumë hamendjesh, Suzana vendosi që ajo me fëmijët e saj të strehoheshin në Shqipëri.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, 2010, faqe 128)

Jusuf Gërvalla: “Jam i vetëdijshëm edhe për disa probleme të pahijshme, që kanë shkaktuar disa kosovarë, duke dalë me qëllime të ulëta në territorin e RPS të Shqipërisë. Për fat, makinacionet e UDB-së, që në Kosovë e viset e tjera shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë kanë bërë kërdinë në dëm të popullit tonë, në shtetin shqiptar s`kanë gjetur shesh për të bërë përshesh. Mirëpo, duke qenë njeri i përvuajtur, i thjeshtë dhe i vetëdijshëm për dashurinë që kam ndaj nënës Shqipëri, jam  i sigurt se unë s`do të merrja në asnjë mënyrë rrugën e atyre djemve bastardë të Kosovës.” (Letër Enver Hoxhës, prill 1980; Faridin Tafallari, Kur shkruante Jusuf Gërvalla ‘Bashkimi bënë fuqinë’, www.albaniapress.com, 2 tetor 2011)

Xhafer Durmishi: “Në orët e vona të natës së 16 shkurtit 1982 (me Sabri Novosellën) e kemi marrë autobusin, dhe në një natë që dukej shumë e ftohët, kemi udhëtuar deri në Ankara ku kemi mbërri në mëngjesin e 17 shkurtit. Kemi shkuar drejtë në ambasadën shqiptare. Pas një bisede të gjatë, Bujar Hoxha, djali i Kadri Prishtinës, në prani të Sabri Novosellës, ma ka komunikuar vendimin e PPSH (apo thënë me drejtë të Enver Hoxhës) për pranimin e gruas dhe fëmijëve të Jusufit në Shqipëri, kërkesë të cilën ia kisha bërë Engjëll Kolanecit, me dëshirë e porosi të Suzanës, dëshirë e ide të cilën Jusufi ia ka mbjellë qysh kur ai ka qenë gjallë.” Komiteti “Vëllezërit Gërvalla“: “Shpendi pasi i numëroi disa detyra që i ka pasur Drita si shoqja më e ngushtë e Sokolit (për të cilat disa nga të pranishmit nuk kanë qenë në dijeni) e njëherit i njoftoi se ajo pas një kohe do të shkoj në A. (Australi-shën i Xh. D.). Ai atë e propozoi si sekretare deri sa ajo të jetë në mesin tonë. (…) Me shkuarjen e Dritës ne do të mblidhemi prapë dhe në vendin e sekretarit do të zgjedhet Halimi. “(Letër drejtuar Komitetit të degës së LRSHJ ”Hasan Prishtina” në Turqi më 26 shkurt 1982, Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997,  f. 357-358

Përmes kontaktit me Pajazit Ibrahimit kisha marrë lidhje me Shoqërinë Bashkimi Kombëtar Bajram Curri në Australi. Për ta ruajtur fshehtësinë e plot derisa të kryhej puna, patëm thënë se familja e Jusufit, nën përkujdesjen e Rilind Bytyçit me shokë do të vendoset në Australi.

Xhafer Durmishi: “Përcjellja e Suzanës, Premtonit, Donikës dhe Ergonit për Shqipëri

   Pas kërkesës që ia kisha bërë Engjëll Kolanecit për vendosjen e Suzanës me fëmijët në Shqipëri, e cila ishte edhe kërkesë e Suzanës dhe dëshirë e shprehur më parë nga vetë Jusufi, dhe ardhjes së përgjigjes pozitive që m’u komunikua nga Bujar Hoxha në Ankara më 17 shkurt 1982, në fund të marsit u bë organizimi i dërgimit të familjes së ngushtë të Jusufit në Shqipëri. Pas bisedave që kisha bërë me Engjëllin, nga Untergruppenbachu, më 28 mars 1982, u nisëm Haxhi Berisha, Faridin Tafallari, Nuhi Sylejmani dhe unë. Faridini për këtë rrugë e ka huazuar një kombi prej Nami Ramadanit, nga fshati Tenovë i Tetovës, që jetonte në Esslingen. Faridini me Nuhiun e kanë ngarkuar kombin me tesha e sende. Unë e Haxhi Berisha me Suzanën dhe fëmijët e kemi marrë trenin nga Shtutgarti për në Vjenë. Adresën e takimin na e ka caktuar Engjëll Kolaneci. Atë ditë ne të gjithë jemi takuar në Muzeun, në të cilin gjendej shpata e Skënderbeut. Unë, Faridini dhe Nuhiu jemi përshëndetur me Suzanën, Premtonin, Donikën e Ergonin në Muze dhe jemi kthyer së bashku me kombin e Namiut. Haxhi Berisha ka qëndruar më gjatë se ne me familjen atë ditë dhe është kthye më vonë, vetëm, me tren.”

Në përfundim për ta ilustruar trimërinë, mençurinë e lindur, luftën e ‘komunistëve’ kundër sllavëve në bazë të parimeve të internacionalizmit proletar, dhe respektin për shkollat e ndryshme të shprehura në librin e Shkollës ‘komuniste’ në shqyrtim, t’i shohim këto fjalë Pol Pot-iste të Dinastisë Prapashtica Kim-il-Sungiste:

Suzana ishte në përkrahje të Skënder Skënderit (Xhafer Durmishit-shën im), duke e cilësuar atë si student të diplomuar e që i dinte më mirë se unë këto punë. Isha i nevrikosur, ndoshta më tepër se ç’duhej, andaj ia ktheva Suzanës se për të luftuar kundër sllavëve nevojitet guxim, strategji, mençuri e jo diplomë… as Shota e Azem Galica kur luftuan kundër çetnikëve serbë nuk patën diploma, por jehona e trimërisë së tyre dekada me radhë ua futi tmerrin në bark ushtarëve serbë…” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 118-119)

Për të evituar çdo keqkuptim dua të them se përkujdesja ime për familjen e ngushtë të Jusufit, si shok në mesin e shokëve të Jusufit është e një afati të kufizuar dhe preciz kohor dhe shtrihet vetëm e vetëm nga 21 janari gjer më 28 mars 1982, d.m.th. 67 ditë. Sa i përket qëndrimit ndaj Bardhoshit e Jusufit si luftëtar e ideolog i lirisë, si anëtar të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në/nën Jugosllavi punët qëndrojnë pakëz më ndryshe dhe ma merr mendja se do të vlejnë periudha tjera kohore.

____________

(Ky punim u botua në faqen pashtriku.org më 1 dhjetor 2010. Disa citate nga botime të librave të ndryshëm janë shtuar më vonë, por pa e ndryshuar aspak tekstin e vitit 2010. Citatet e mëvonshme vetëm se e vërtetojnë edhe më mirë tekstin e vitit 2010)

(FUND)

_________________

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-SË) PLANI ZERO … (5)

Autori: Xhafer Durmishi, Suedi 14 mars 2023

https://pashtriku.org/plani-i-partise-komuniste-pkmlshj-se-plani-zero-5/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura