POETJA NGA TETOVA – SADIJE ALITI – PROMOVOI KRIJIMTARINË POETIKE NË TUZ TË MALËSISË SË MADHE

Pashtriku.org, 10. 12. 2014 – (Komunikim përmes vargut në Malësi) – Tuzi në Malësinë e Madhe ishte nikoqir i pormovimit të librit më të ri me poezi “E nesërmja”. Poetja nga Tetova Sadije Aliti bëri promovimin e librit “E nesërmja” në Gjimnazin e Tuzit. Pjesë e këtij aktiviteti ishin nxënësit e viteve të treta e të katërta dhe anëtarë të grupit letrar “Jehona” nga Gjimnazi i Tuzit.
Së pari u organizua një takim i pritjes në drejtorinë e shkollës ku u prit nga drejtori Semir Laleviç, i cili shprehu një faleminderim të veçantë për vizitën e realizuar në këtë shkollë. “Është një kënaqësi dhe një nder për këtë mes dhe për këtë shkollë që është zgjedhur për vizitë e për tu realizuar promovimi i botimit më të ri, është një bashkëpunim i mirë e kulturor dhe njohje më e afërt e nxënësve me krijuesit”.
Aktiviteti u realizua në kabinetin e Gjuhës Shqipe në një orë mësimi, ku në fillim para të pranishmëve një prezentim të krijueses Sadije Aliti e bëri profesori i gjuhës shqipe Sead Lulanaj. Profesori i gjuhës theksoi se ky aktivitet është shumë i mirë dhe i qëllaur pasi grupi letrar edhe më parë ka patur organizime të këtilla me krijues nga troje të ndryshme. “Është mirë që nxënësit nga afër të njohin edhe shkrimtarin dhe të kenë në dorë veprën nëpërmjet një komunikimi të drejtpërdrejt, dhe tani pikërisht ku në mesin tonë kemi një poete, profesore, aktiviste, humaniste dhe gazetare nga Tetova, është një mundësi e mirë ky bashkëpunim”.
Sadije Aliti, shprehu një faleminderim të veçantë për mikëpritjen e ofruar, dhe për këtë organizim, pasi komunikimi me krijues të rinj, me shkollarë të mesëm është i një rëndësie të veçantë. “Zgjodha pikërisht Malësinë e Madhe dhe Tuzin, për të bërë promovimin e botimit tim më të ri, pasi për këtë mes kisha dëgjuar e lexuar më parë, për trimëri, krenari, bujari, artitsë të njohur, mikëpritje e traditë të pasur, po kurrë se kisha parë nga afër”- theskoi poetja Aliti. Poetja prezentoi një përshkrim të shkurtë të veprimtarusë së saj të bujshme dhe u përgjigj në pyetjet e të pranishmëve, që kishin të bënin me poezinë. Ky aktivitet letrar u relaizua në bashkëpunim më miqtë e poetes, Hysein e Enisa Gjokaj nga ky rajon. Një komunikim i lirshëm, e spontan u realizua mes poetes dhe shkollarëve të mesëm duke bashkëbiseduar për krijimin poetik. Anëtarët e grupit letrar “Jehona” të Gjimanzit të Tuzit lexuan poezi nga librat e botuar të poetes dhe poezitë e tyre të krijuara.

Të kërkosh nëpër shpirt, të kërkosh brenda heshtjes dhe zërit tënd, të rrëmbesh qiellin dhe dritën ta shndërrosh në poezi, t’i japësh jetë poezisë, t’i japësh shpirt dhe zë, ta bësh atë partneren jetë dhe padyshim vlerë të jetës, e botës tënde t’i dhurosh jetë ndryshe të brendshme, pa dyshim që duhet të jesh një penë e kalitur si shumë pena të njohura në fushën e poezisë, ashtu sic është pa dyshim edhe poetesha Sadije Aliti.
Libri me poezi “E nesërmja”, është e ndarë në katër cikle: “ Ti që vrave dashurinë”, “ Koncert i shekullit”, “ Një kafe në Zermatt” dhe “Gjuhë motesh”, në redaktim të Rami Kamberi dhe recenzentë dr. Ejup Ajdini, dr.Shefqet Dina, lektor Halil Haxhosaj, përkujdesja grafike Besim Xhelili, e botuar nga Shoqata e Shkirmtarëve “Feniks” nga Presheva.
Poetja Sadije Aliti ka botuar këto tutuj: “Koha Blu”, Shtëpia botuese Konica 95 Tetovë, viti 1996;“Dasmë zanash”, Shtëpia botuese Toena Tiranë, viti 2000; “Vallëzim parajse”, Shtëpia botuese Arbëria Dizajn, Tetovë, viti 2002; “Fjalë të heshtura”, Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2006;“Valixhe kujtimesh”, Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2008; “Shkëndija është një dhe mbi të gjitha”, Sh.Sinani, Monografi, Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2009; “A do t’më falësh nënë”, Shtëpia botuese Tringa Dizajn Tetovë, viti 2012; “Sporti na bashkoi”, monografi, bashkautor me Sh. Sinani, 2012; “Dritë dashurie”, vëllim poetik, përkthim në gjuhën rumune, 2014, Bukuresht, “E nesërmja”, Shoqata e Shkirmtarëve “Feniks” nga Preshevë, 2014.

…………………………………………………………….

SADIJE ALITI ME LIBËR TË RI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura