PROF. ASOC. DR. VANGJEL KICI: THIRRJET OGURZEZA TË KRYEMINISTRIT RAMA!

Kanada/Toronto, 29 korrik 2018: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po bëjnë çmos, që kompanitë e huaja të naftës të vijnë në Shqipëri. Kështu ata duan të realizojnë bashkëpunimin e qeveritarëve tanë të korruptuar, me të huajt, për grabitjen e naftës në bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, në shumë shtete të botës u kanë bërë thirrje kompanive të huaja të naftës: Hajdeni në Shqipëri, se kemi shumë naftë dhe gaz!
Këtë thirrje kryeministri e ka bërë në Kongresin Botëror të Naftës (Stamboll, 2017), ku merrnin pjesë të gjitha kompanitë e huaja të naftës. Të bëshë thirrje të tilla, në sallën e Kongresit Botëror të Naftës, kur të gjitha shtetet e botës e kanë shtetëzuar dhe po e shtetëzojnë naftën, sepse provuan shfrytëzimin e huaj, është paturpësi dhe pacipësi e madhe. Por ai këtë e bëri, pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja. Me këtë rast, pjesëmarrësit e kongresit panë tek ai një kryeministër të korruptuar, që punon kundër popullit të vet.
Gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Singapor (2017), të kryesuar nga kryeministri Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, foli para investitorve në Forumin e Tregëtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri. Ai tha se Shqipëria ka potenciale edhe në fushën e naftës dhe të gazit, dhe i ftoi ata për investime.

Këto thirrje janë bërë edhe në selinë e BERZH në Londër (2018), në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama u bëri thirrje biznesmenve për investime në sektorin e naftës. Ai tha: “Kemi optimizëm të arsyeshëm se kemi burime të reja të mëdha nafte dhe gazi në Shqipëri…”
Këto thirrje nëpër botë, dhe të tjera si këto, janë bërë në kohën kur dihet mirë se e gjithë nafta dhe gazi i vendburimeve ekzistuese të Shqipërisë po grabiten plotësisht nga të huajt, në bashkëpunim me qeveritarët tanë të korruptuar. Këto thirrje u bëhen të huajve, kur dihet mirë se, gjatë 30 vjetve të fundit, kompanitë e huaja të naftës nuk kanë zbuluar në Shqipëri asnjë vendburim të ri nafte dhe gazi. Kryeministri Rama, dhe ministri Gjiknuri, po bëjnë çmos, që kompanitë e huaja të naftës të vijnë në Shqipëri. Kështu ata duan të realizojnë bashëpunimin e qeveritarve tanë të korruptuar, me të huajt, për grabitjen e naftës në bashkëpunim, siç kanë bërë deri tani. Ata i bëjnë këto thirrje, sepse nuk janë vënë para drejtësisë, për grabitjen e madhe të deritanishme të naftës dhe të gazit (edhe të minierave!!). Me këto probleme le të merret Vetting-u në Shqipëri.
Qeveria e mëparshme “Rama-Meta” ka marrë dy vendime armiqësore, antishqiptare. Ato janë:
1- Të privatizohet Shoqëria (kompania) shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a..
2- Të nxirret në ankand tek kompanitë e huaja e gjithë Shqipëria (toka dhe deti) për kërkime dhe shfrytëzim nafte dhe gazi.
Këto dy vendime antishqiptare janë në fuqi edhe sot, në qeverinë e Edi Ramës. Vendimi i parë synon shitjen dhe grabitjen e fushave të naftës të Albpetrolit, nga qeveritarët tanë, në bashkëpunim me të huajt.
Vendimi i dytë ua heq naftën dhe gazin shqiptarve dhe ua jep të huajve. Kështu qeveritarët tanë u shërbejnë të huajve dhe vetes. Ata duan të sigurojnë mbështetjen e të huajve, për mbajtjen e pushtetit.
Pra, popullit shqiptar, shtetit shqiptar, nuk i ka mbetur asnjë pasurí tjetër. Shteti është katandisur qellimisht në këtë gjëndje shumë të dobët. Prandaj, tani po luajnë me shtetin tonë, siç ua ka qejfi, fqinjët tanë dhe bota. Pa industrinë, që e shkatërruam (fabrika, uzina…), pa bujqësinë, që e shkatërruam, pa naftën dhe pa minierat, që i shkatërruam, dhe pa shumë gjëra të tjera, që i shkatërruam, Shqipëria është shndërruar plotësisht në një koloni e të huajve. Veprimet e lartpërmendura, që e shkatërruan Shqipërinë, tregojnë se Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe paraardhësit e tyre qeveritarë (Nano, Berisha, Meta…) nuk kanë aspak gjak shqiptari. Ata janë të korruptuar kokë e këmbë. Thirrjet e tyre, drejtuar kompanive të huaja, u ngjajnë ulërimave të ujqërve, që kërkojnë gjahun e vet. Prandaj, populli të mos bëjë sehir ndaj tyre, por t’u tregoj vendin!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura