Prizren, 26 nëntor 2018:
1. Martesa dhe Njeriu.
Në botën antike, respektimi i të drejtave të njeriut, personaliteteve shtetërore, dhe kushtetuta e vendin ishin prioritet. Edhe në Izrael, vlente ky respekt. Sidomos kur ishte çështja e martesës, izraelitët i kushtonin rëndësi të madhe. Sot e 2000 vjet, martesa në këteë vend tregon pasqyrimin më të mirë të jetës. Askush (nga ata), nuk e kanë të lejuar të martohen me një të huaj, përndryshe do të largohen njëherë e përgjithmonë nga shteti i tyre.
2. Koloseumi i Romës
Koloseu apo amfiteatri flavian është një prej ndërtesave më të famshme dhe monumenteve më të qëndrueshme të kulturës antike romake. Emrin Koloseu, ndërtesa e famshme e mori prej statujës kolosale të Neros (40m e lartë), e cila ndodhej pranë. Poashtu, u quajt ndryshe amfiteatri Flavian, për shkak të mbiemrit të familjes perandorake në atë kohë që sundonte në Romë. I ndërtuar në vitin 72 pas Krishtit nga perandori Vespasian, Romës së lashtë ia ktheu identitetin e pathyeshëm. êdo herë në Romën e lashtë, mbaheshin aktivitete të ndryshme. Ndër to ishte edhe Gara me Gladiator, që kishte karakter gjakderdhës.
3. Feja dhe Njeriu
Feja që nga krijimi i saj llogaritet si vendosja e marrëdhenies në mes njerut dhe një apo me shumë zotërave. Që nga egzistimi i njeriut kanë egzistuar edhe fetë, si qëllim të largimit nga gjërat negative, dhe përafrimit të tyre me Zotin. Sot në botë janë gjithësej 4200 fe të ndryshme. Disa llogariten edhe si sekte të religjioneve kryesore si: Krishtërimi, Islami etj.
4. Zhvillimet neurobiologjike
Autizmi llogaritet si çrregullim neurobiologjik, që kufizon njeriun të komunikojë, të socializohet me të tjerët dhe shpesh-herë karakterizohen edhe me vetëmbyllje të skajshme. Përderisa shkaqet e këtij çrregullimi nuk dihen, por për herë të parë një person me këtë çrregullim u paraqitë në Francë. Në vitin 1901, psikologu frances Afred Bine bëri një test psikologjik të fëmijëve nga mosha 03-13, në të gjitha fushat lendore. Një hulumtim mbi fëmiun autik, tregoi qartë shenjat e përmenduara të këtij sindromi, poashtu, tregoi intelegjencën e lartë në shkencat e natyrës.
5. Në Greqinë e Lashtë, pritësi i darkave gjithmonë duhet të kthente gllënjkën e parë të verës për të siguruar të ftuarit që vera nuk ishte e helmuar. Atëherë lindi shprehja “të pish për shëndetin e tjetrit”.
6. Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.
7. Duhani (nikotina)
Është një bimë e familjes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë domatja dhe patatja. Sipas hulumtimeve, tregohet qartë se për herë të parë duhanin e kanë kultivuar fisi i Majave. Më vonë, kjo bimë me shpejtësi të madhe u përhap edhe në mbarë botën.
8. Emërtimi i kontinentit Afrika
Afrika ndryshe quhet edhe kontinenti i zi. Ky emërtim vjen nga gjuha Berbere që janë pjesë e popullit verior. Ndryshe nga Berberët, romakët e vjetër e kanë pagëzuar me emrin Afrika terra “toka Afra” (nga “Afer”) – pjesa veriore, e cila i përgjigjet Tunizisë së sotme, ku ka qenë province romake Afrika. Ndërsa sot, prejardhjen e emrit Afrika e gjejmë në shumë kuptime dhe shumë gjuhë: Gjuha fenikase afar (pluhuri), Gjuha greke aphrike (mungesë e të ftohtit) dhe ajo latine. aprica (me diell).
9. Gjirafat
Janë ndër shtazët më të gjata në botë. Karakteristikë e saj është qafa e hollë dhe e tejzgjatur. Mënyra që e bën këtë shtazë më të veççantë, janë sytë. Sipas shkencëtarëve, është e vetmja (shtazë në rruzullin tokësor) që mund të dallojë ngjyrat, pasi sytë e saj janë gati të ngjashëm me sytë e njeriut.
10. Shteti dhe kënga
Kur flasim për shtetet, gjithmonë kujtojmë dhe mbajmë në mend krijimin e tij, gjuhën, kulturën, simbolet dhe himnin në periudha të ndryshme kohore. Kësaj radhe, kujtojmë Këngën më të gjatë në botë ëq është Himni Sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Ndërsa në maj të vitit 1987, një moderator arriti që himnin në fjalë të kthej në 689 strofa. Kjo arriti rekord brenda pak javësh.
Përgatiti: Argjira Ukimeri, Prizren, Nëntor 2018