PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (2)

Pashtriku, 26 mars 20201:

 

 


 

 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE
SHTABI I PËRGJITHSHËM
Drejtoria e Zbulimit Tiranë, më 16. 4. 1981
INFORMACION

Në shifrogramin e datës 11.11.1980 që komanda e Grupit të 52 Operativ në Prishtinë ia drejton komandës së Armatës 2-të në Nish thuhet:
Komanda e grupit 52 Operativ, Nr. 18-536
Njoftim mbi lëvizjen e makinave ushtarake
Për komandën e Armatës së 2-të (Qendrës Operative)
Për datën 12.11.1980 planifikohet lëvizja e makinave ushtarake si më poshtë:
A. Jashtë garnizonit:
– Në repartet e Grupit 52 operativ: 4 makina në drejtimin Prishtinë-Uroshevac nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
1 makinë në drejtimin Prishtinë nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
1 makinë nga Qendra e 47 e Zbulimit në drejtimin Prishtinë-Nish nga ora 07:00 dhe nuk kthehet.
B. Brenda garnizonit:
– Nga 15 PPBr (Brigada e 15 e Këmbësorisë) – 4 makina.
– Nga prapavija e garnizonit të Prishtinës – 3 makina.
– Nga 549 PP (Regjimenti 549 i Këmbësorisë) – 5 makina.
– Nga 2/549 PP (Batalioni i 2-të i Regjimentit 549 Këmbësorisë) – 3 makina.
– Nga 26 dhe 27 GO (Detashmenti i 26 dhe 27 i Ndjekjes) nga 2 makina secili.
– Nga 28 GO (Detashmenti i 28 i Ndjekjes) – 5 makina.
– Nga prapavija e garnizonit të Mitrovicës 5 – makina.
– Nga 3 TSK (Baza e 3- të e furnizimit materialo-teknik) – 1 makinë.
– Nga ambulanca e garnizonit të Mitrovicës – 2 makina.
Oficeri operativ
Nënkolonel Urosh Llakiç
Shënim:
Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami nga grupi i 52 Operativ në Prishtinë varen:
– Brigada e 15 e Këmbësorisë;
– Regjimenti i 549 i Këmbësorisë;
– Qendra e 47 e Zbulimit;
– Detashmenti 26, 27, 28, i ndjekjes;
– Baza e 3-të e Furnizimit materialo teknik.
Në shifrogramin e datës 07. 04.1981 qe komanda e Korpusit 52 në Prishtinë ia drejton disa njësive, thuhet:
Komanda e Korpusit 52, Nr. 20-7, datë 7.4.1981
Mbledhje në komandën e Korpusit 52
Komandantit të Brigadës se L5 të Këmbësorisë, Brigadës se 243 Tankiste, Regjimentit 549 të Këmbësorisë, Brigadës 592 të Motorizuar, Regjimenti 102 i Artilerisë Kundërtanke i Motorizuar, Regjimenti 2-të Parashutist (mundësisht), Brigada e 211 Tankiste, 20 PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment i kufirit), 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigada 125 e Këmbësorisë Malore.
Në orën 07:00 do të mbahet mbledhja në Komandën e Korpusit 52- të.
Në mbledhje do të vlerësohet plotësimi i detyrave të deritanishme të emërtuar “AKACIJA – 81” (Aksioni – 81), dhe do të përcaktohet detyrat e mëtejme.
Në mbledhje do të marrin pjesë: komandantët dhe zëvendës komandantët të edukimit politik: të Brigadës 15 Këmbësorisë, Brigadës 243 Tankiste, Brigadës 592 Motorizuar, Regjimenti 549 të Këmbësorisë, Regjimentit 102 të Artilerisë Kundërtanke të Motorizuar, Regjimentit 2-të Parashutist (mundësisht), 20PPGP (i papërcaktuar, mundësisht regjiment kufiri), Brigadës 211 Tankiste.
– Gjeneral majori Ali Muhagjiri
– Komandantet e 3, 4, 6 KZR (të papërcaktuar), Brigadës 125 së Këmbësorisë Malore, Drejtorët e Bazës 202 Teknike dhe të Bazës 418 të Prapavijës, shefi i UVO (i papërcaktuar).
Nga komanda e Korpusit:
– Zëvendës komandantët dhe shefat e llojeve të armëve të shërbimeve.
– Komandantët e regjimenteve dhe brigadave do të raportojnë për rreth 15 minuta për: vlerësimin e kryerjes së detyrave sipas planit “AKCIJA-81”, (Aksioni-81) dhe gjendjen moralo-politike.
Shënim:
Sipas përmbajtjes se këtij shifrogrami mendohet që Grupi i 52 Operativ në Prishtinë të jetë ngritur në shkallë Korpusi me rastin e ngjarjeve në Kosovë, në vartësi të të cilit mund të kenë kaluar njësitë e mëposhtme:
– Brigada e 15 e Këmbësorisë në Prishtinë (ekzistuese);
– Brigada e 243 Tankiste (sipas të dhënave të deritanishme kjo brigadë dislokohej në Shkup në vartësi të Zonës së 3-të Ushtarake);
– Brigada e 211 Tankiste (sipas të dhënave të deritanishme kjo brigadë dislokohej në Nish, në vartësi të Armatës së 2-të);
– Regjimenti i 549 i Këmbësorisë (ekzistues);
– Brigada e 592 e Këmbësorisë së Motorizuar (e pa njohur nga ne deri tani);
– Regjimenti i 2-të (mundësisht parashutist); (deri tani i pa njohur);
– Regjimenti 102 i Artilerisë kundërtanke i motorizuar (i pa njohur deri tani nga ana e jonë);
– Brigada e 125 Këmbësorisë Malore (e panjohur deri tani nga ana e jonë);
– Regjimenti 20 i Kufirit (mundësisht);
– Baza 202 e Teknikes;
– Baza 418 e Prapavijës;
Të dhënat e këtyre shifrogrameve po i studiojmë me kujdes.

DREJTORI I DREJTORISË SË ZBULIMIT
MEHMET MUSAJ

***
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E MBROJTJES POPULLORE
SHTABI I PËRGJITHSHËM
DREJTORIA E ZBULIMIT Tiranë, më 18. 4. 1981

INFORMACION
Mbi gjendjen e Forcave Ushtarake, para dhe pas ngjarjeve në Kosovë
1. Sipas të dhënave të zbulimit, përpara ngjarjeve, në Kosovë dislokoheshin: Grupi i 52-të Operativ me shtab në Prishtinë në vartësi të armatës së 2-të në Nish. Në përbërje të tij hynin: 2 Brigada Këmbësorie (e 15-ta në Prishtinë dhe Brigada e Këmbësorisë Malore në Pejë); 1 Regjiment i Këmbësorisë autonom në Prishtinë; 3 Batalione të ndjekjes.
2. Sipas të dhënave del se gjatë zhvillimit të ngjarjeve, në Kosovë kanë ardhur edhe këto forca: 2 Brigada tankiste (Nr. 211 e 243 ardhur përkatësisht nga Nishi dhe Shkupi); 1 Brigadë e Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102); 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20).
3. Tani sqarohet më mirë se në vend të Grupit 52 Operativ vepron Korpusi 52 me shtab në Prishtinë, në vartësi të Armatës 2-të, në Nish, në përbërje të të cilit hyjnë: 5 Brigada (2 tankiste, 1 këmbësorie, 1 këmbësorie morale dhe 1 e motorizuar); 1 Regjiment Këmbësorie, autonom; Regjiment Parashutist; 1 Regjiment i Artilerisë kundërtanke; 1 Regjiment Kufitar; 3 batalione të ndjekjes.
Në Prishtinë (Golesh) ka qenë dhe është e dislokuar edhe një Brigadë Ajrore, në vartësi të Korpusit I-rë Ajror në Nish. Problemin e kemi në ndjekje për saktësim e verifikim të mëtejshëm.

DREJTORI I DREJTORISË SE ZBULIMIT
MEHMET MUSAJ

– VIJON –

© Pashtriku.org

____________________
PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (1)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11062
***
PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (2)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11069
***
PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (3)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11078
***
PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (4)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11080
***
PROF.ASOC.DR.SABIT SYLA: DOKUMENTE ARKIVORE SHQIPTARE PËR DEMONSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË (5)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=11086

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura