PROF.DR: LUFTULLA PEZA: MOHUESIT E ORIGJINËS PELLAZGJIKE DHE E VËRTETA PELLAZGJIKE!

Pragë, 19 qershor 2017: Në gazetën Dita, dt. 11 qershor 2017, lexova shkrimin: “E.Çabej, një shkrim i panjohur i tij për origjinën e gjuhës shqipe”, shkruar nga Dr.Moikom Zeqo. Prof. Çabejn dhe Dr. M.Zeqon i njoh dhe nga takimet, që kam pasur me to, ruaj kujtime mjaft të mira për urtësinë dhe thellësinë e gjykimit.
Kur ishte drejtor i Muzeut Kombëtar me Moikomin kemi zhvilluar një bisedë, që ka lidhje me artikullin e sotëm. Në muze ndodhet një pjesë muri pellazgjik, marrë nga Xara dhe unë e lidha bisedën me këtë murë, duke i thënë se “qenia e këtij muri dëshmon për praninë e Qytetërimit Pellazg në Shqipëri”. Ai më pa me kureshtje dhe shtoi: “po, por këta tanët nuk e pranojnë këtë”.
Unë ja ktheva “është faji i juaji, i arkeologëve, që nuk shënoni se këto mure janë pellazgjike. Moikomi shtoi “Ke të drejtë”. Kjo ishte një bisedë e shkurtër, por me domethënie të madhe dhe nuk më hiqet nga mendja. Por shkrimi i tanishëm i Moikomit më habit për disa gjëra.
1-Studiuesit shqiptarë, që kundështojnë origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe, gjithmonë qesin në radhën e parë E.Çabejn dhe mundohen me gjykimet dhe autoritetin e tij të mbysin tezën pellazgjike të origjinës së gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Nuk janë të zot këta të paraqesin mendimin e tyre personal, bazuar në prova, ashtu siç e kërkon shkenca? Apo fshihen pas tij, sepse përtojnë të ndjekin ecurinë e mendimit shkencor për këtë problem, të analizojnë provat dhe të dalin vetë në përfundime.
2-Studiuesit shqiptarë, që kundështojnë origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, nuk mundohen me prova dhe fakte të bindin kundërshtarët e tyre për këtë problem, por me një herë mundohen ti poshtrojnë ata, siç shprehet M.Zeqo:
”Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin as.., as .., as.., as…”. Sa as..as..nuk njohin këta “diletantë” dhe “të pashkollë”, por rrënjët e gjuhës shqipe i kanë gjetur !
E.Çabej mbetet dijetar i shquar në lëmin e shqipes, e avancojë shumë studimin e gjuhës shqipe, që me mendimet e tij ka ndikim të fortë edhe sot në gjuhësinë shqiptare. Ai ka meritën, se megjithse me prova të pakta, arriti në përfundime mjat të rëndësishme, që qëndrojnë sot, për autoktoninë e popullit shqiptar, në trojet ku jeton sot. Edhe kjo, që ka pranuar Çabej, për autotoktoninë e popullit shqiptar, ka rëndësi të madhe dhe indirekt ai e pranon lidhjen e tij me pellazgët, sepse dijetarët e lashtë kanë pranuar se në lashtësi, rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut quhej, Pellazgjia dhe banohej nga pellazgët. Ky rajon më pas u banua nga ilirët, dardanët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët, të ardhur nga pellazgët dhe grekët të ardhur më pas, por nuk dihet se nga.
Në vitet 70, kur ka punuar Çabej, provat për lashtësinë e gjuhës shqipe ishin mjaft të pakta dhe të pamjaftueshme, për të provuar origjinën pellazgjike të saj, disa bile ishin falsifikuar.
Por sot provat janë shumuar aq shumë, që vërtetojnë plotësisht prejardhjen pellazge të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, sa nuk mund të kundërshtohen, në sajë të punës vetmohuese të “atyre diletantëve dhe studiuesve të rremë”, siç i quan M.Zeqo ose “të pa shkollë”, siç i qun ndonjë tjetër. Sikur të ngrihej E. Çabej, do të vinte duart në kokë për nxënsit e dobët, që ka lënë pas, që presin çdo gjë t’ua zgjidhë ai, sepse nuk janë në gjendje të ecin vetë.
Me provat e shumta, që janë sot për këtë problem, jam i sigurt që Çabej do ta pranonte pa hezitim tezën pellazgjike të prejardhjes së shqipes dhe për pasojë edhe të kombit shqiptar, megjithse dikur kishte mbajtur qëndrim të kundërt. Kjo është rruga e vetme e shkenctarit të vërtetë, që në gjykimi i tij i nënshtrohet vetëm provave dhe jo fjalëve. Ky ka qenë në të vërtetë Çabej dhe jo një dredharak, që fshihej pas gjykimit të të tjerëve.

Si qëndron e vërteta për tezën pellazgjike?
Teza e origjinës pellazge e gjuhës shqipe dhe e kombit shqiptar ka shumë kohë që është vërtetuar plotësisht, me prova bindëse, që nuk i kundërshton dot njeri. Pranimi ose mospranimi i origjinës pellazge të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar është kufiri ndarës midis studiuesve seriozë të kohës sonë, që mbështeten në dëshmitë shkencore dhe studiuesve të mefshtë dhe të rremë ose armiqëve të gjuhës shqipe, që nuk e duan atë të njihet si gjuha më e lashtë e planetit, sepse ju bën hije gjuhëve të tjera.
Kjo tezë nuk është e re. Ajo është hedhur fillimisht nga studiuesi arbëresh Nikoll Keta, që në vitin 1777 dhe më pas u argumentua plotësisht nga studiuesi tjetër arbëresh Xh.Krispi, në librin e tij të famshëm, përkthyer në shqipe “Shqipja nëna e gjuhëve” (1832). Këta janë themeluesit e shkencës së albanologjisë, që gjuhtarët, historianët dhe arkeologët shqiptar të institucioneve shtetërore, në vend ti nderojnë dhe të konsultohen me studimet e tyre, i kanë qitë jashtë dere, në rrugë, si studiues të padëshiruar.
Mund të themi me bindje të plotë se Dr. Moikom Zeqo dhe mjaft gjuhtarë shqiptarë, për problemin e origjinës së gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar, janë “diletantë të regjur” të shkollës së kaluar dhe jo profesionistë, që mbështeten vetëm tek mësuesit e tyre, studimet e të cilëve kanë për bazë provat e njohura në vitet 70 të shekullit të kaluar. Këta diletantë të regjur nuk bëjnë përpjekje për të zbuluar vetë ndonjë të re p.sh. nga mbishkrimet e lashta apo arkeologjia dhe për ta sjellë si kontribut të ri për gjuhën shqipe, nuk përpiqen për të mësuar nga zbulimet e provave të reja për gjuhën tonë. Nuk i përfillin këto prova dhe autorët e tyre, sepse mësuesit e tyre nuk ju a kanë dhënë nëpër leksionet universitare. Nuk përfillin rrugën shkencore të ballafaqimit me faktet dhe përbuzin provat e shumta, që vërtetojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe. Këta nuk dinë ti lexojnë mbishkrimet e lashta pellazge, ilire, thrake, epirote etj., por të tymosur nga propaganda falsifikuese, i pranojnë ato me servilizëm si të gjuhës greke, megjithse në to shkruhet gjuha jonë amtare herë si pellazgjishte, herë si ilirishte, herë si maqedonishte, thrake apo epirote, hitite etj. Këta diletantë të regjur, për qëllimet e tyre të mbrapshta i falsifikojnë të gjitha. Shihni Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave (2008,2009), si janë falsifikuar jetëshkrimet e Krispit, De Radës etj., duke hequr prej tyre të gjithë pjesët, ku ata shkruajnë për prejardhjen pellazgjike të gjuhës dhe kombit shqiptar, perënditë pellazge etj. Kësaj i thonë të rrish me dijet e marra në universitet, megjithse ka kaluar më shumë se një gjysëm shekulli dhe të mos përpiqesh të përvetësosh të rejat e shkencës, që dalin çdo ditë, të falsifikosh të vërtetat. Rrogën e marrin të majme dhe pa kokëçarje, pse duhet të lodhesh? Dhe për tu paraqitur sikur punojmë, marrim punimet e mësuesve dhe i komentojmë shtrembët nëpër gazeta.
Krispi, njohtës i gjuhës shqipe, greke dhe latine, ka gjetur në shkrimet e lashta te Homeri etj., mjaft fjalë dhe shprehje të gjuhës së lashtë pellazge, që janë në përdorim edhe sot në gjuhën shqipe. Prandaj ai arriti në përfundim se gjuha shqipe është gjuhë shumë e lashtë, me origjinë pellazgjike, ashtu si dhe kombi shqiptar.
Ja disa fjalë pellazge nga shkrimet e lashta, që janë edhe sot në përdorim në gjuhën shqipe, nxjerrë nga libri i Krispit, paraqitur në studimin e Liljana Pezës (2014):
Mysc = mish,
crye = krye, kokë,
crue = krue, krua,
dora = dora,
me diegune =me djeg,
me ditun = me dit,
me dezur = me ndez,
diellios= diell,
chien = qen, prusc,
pruss = prush,
scambi = shkambi e shumë të tjera.
A nuk janë këto fjalë të vjetra të gjuhës pellazge dhe për çudi të njejtat edhe në gjuhën shqipe të sotme? Nuk din ti lexojë këto z. Moikom? Por ka dhe dokumente të tjera të shumta edhe më të vjetra.
NË SHKRIMIN LINEAR B (ose gjuha e Mikenës), shekujt 16-11 p.e.s., kemi gjetur shprehjet e vetme të njohura në këtë shkrim të famshëm, që janë në gjuhën pellazge, ku fjalët përkojnë plotësisht me gjuhën e sotme shqipe. Shprehjet e gjetura janë: “ZIAZI = ZI ASHT ZI” gjetur në një pllakë balte në Mikenë dhe shprehja tjetër: “SOT QA = SOT QA ose SOT KA”, gjetur e gërvishur në një pllakë graniti nga mineanët e Kretës në Norvegji (shih Peza & Peza 2016).
Këto shprehje të gjuhës së lashtë pellazge a nuk janë njësoj edhe në gjuhën shqipe?
Ky shkrim u falsifikua nga anglezët M.Ventris dhe J.Chadwick sikur i përket gjuhës greke, megjithse nuk gjetën asnjë fjalë greke në te. Por e vërteta del dhe ne e kemi hedhur poshtë si falsifikim studimin e tyre, sepse shkrimi Linear B përmban fjalë të gjuhës pellazge/shqipe dhe nuk ka asgjë të përbashkët me gjuhën greke.
ILIADA DHE ODISEA. Puna me Iliadën dhe Odisenë të çudit, sa bukur tingëllon në to gjuha pellazge/shqipe (Peza & Peza 2017).
Ja dy rreshtat e parë të këngës së parë të “Iliadës” së Homerit, me shkrimin origjinal pellazg, formuluar gjatë shek. 8 p.e.s.:
Μῆνιν ἄειδε, θεά, Πηληιάδεω Ἀχιλλῆος
οὐλομένην, ἥ μυρί’ Ἀχαιοῖς ἄλγε’ ἔθηκε,
Përshtjatja në shqipen e sotme:
Menin a e i dhe, thea, Akil Pelidit /Akili bir i Peleut/
Osht ule menin, je muri Akaje, asht ke e thoke,
Ja dhe dy rreshtat e parë të “Odisesë” së Homerit, formuluar pak më vonë se Iliada:
Ἄνδρα μοι ἔννεπε, Μοῦσα, πολύτροπον, ὃς μάλα πολλὰ
πλάγχθη, ἐπεὶ Τροίης ἱερὸν πτολίεθρον ἔπερσε
Përshtatja në shqipen e sotme:
Andër moj m’jep, Muza, polli trupin, osht mal polli
me plag the, e pe heroin Trojan për tu lidh rron e perse.
Në të dyja poemat e Homerit rreshtat e parë janë plotësisht në gjuhën pellazge, që çuditërisht fjalët të gjitha janë edhe në gjuhën shqipe, të dialektit gegë. Por në “Iliadë” dhe “Odise” ka dhe shumë fjalë të tjera të gjuhës pellazge. Studiuesi A. Boçi (2016) ka gjetur në Iliadë rreth 900 fjalë të gjuhës pellazge, njësoj si në gjuhën shqipe. Mirë që në origjinal “Iliadën” dhe “Odisenë” studiuesit tanë të albanologjisë nuk dinë ti lexojnë, por kur ne i japim të qëruara nga “lëvozhga e vjetërsisë”, pse nuk kanë vullnetin ti lexojnë?
Këto janë prova mjaft bindëse, që ”Iliada” dhe “Odisea” janë formuluar nga gojëdhanat popullore në gjuhën pellazge, gjatë shekullit 8 p.e.s. “Iliada” dhe “Odisea” janë vlerësuar si veprat e para të letërsisë europiane, por ato me qenë që janë në gjuhën pellazge me fjalë njëlloj si të gjuhës shqipe, duhen të konsiderohen edhe veprat e para të letërsisë shqipe. Janë tre arsye kryesore, që epikat e Homerit i përkasin gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke:
1-Ato përmbajnë vetëm fjalë të gjuhës pellazge, që kuptohen lehtë me gjuhën shqipe, e cila e ka origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge.
2-Homeri në “Iliadë” dhe “Odise” nuk i përmend asnjë herë grekët ose helenët, sepse nuk i ka njohur ata, sepse ata në kohën e tij, shekulli i 8 p.e.s., nuk kishin ardhë ende në rajonin e Egjeut.
3-Në gërmimet arkeologjike në Trojë “nuk është gjetur asnjë dokument kulturorë grek para shekullit të pestë p.e.s.” – Shliman (1976).
Duhet të shënojmë se gjatë punës sonë me tekstet e “Iliadës” dhe të “Odisesë” kemi vënë re, që tekstet e përkthimeve të saj nuk përputhen me tekstin e saj në origjinal. Në gjuhën shqipe, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe çekisht përkthimet e Iliadës nuk janë bërë nga tekstet e njohura të Homerit. Vetëm përkthimi ynë i mësipërm është i saktë, përshtatur nga gjuha e tekstit homerik, të tjerët janë të deformuar shumë dhe larg realitetit. Ky zbulim ka rëndësi të madhe dhe shtron problemin e domosdoshmërisë së përkthimeve të reja të epikave homerike.
TROJA. Arkeologjia e Trojës është përpunuar shumë imët me të dhëna shumë të qarta përkatësie etnike, që përbën një burim të jashtëzakonshëm historik (Schliman 1976, Dorpfeld 1902, Nick 2004, Peza & Peza 2009, 2013).
Ajo ka këtë vijushmëri:
Troja I gjatë viteve 3000-2600 p.e.s. – Koha e hershme e bronzit,
Troja II “ 2600-2450 p.e.s. – “
Troja III “ 2390-2200 p.e.s. – “
Troja IV “ 2200-2000 p.e.s. – “
Troja V “ 2000-1870 p.e.s. – “
Troja VI “ 1700-1250 p.e.s. – Koha e mesme e bronzit
Troja VII “1250-1000 p.e.s. – Koha e vonë e bronzit – koha hershme e hekurit. Në qytetin e Trojës, që përfaqëson kjo shtresë, gjatë kësaj kohe zhvillohet Lufta e Trojës, prandaj kjo njihet si Troja e Homerit.
Pas Luftës së Trojës, qyteti i Trojës braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar dhe gjatë viteve 1000-600 p.e.s. ai ka qenë i pa banuar.
Troja VIII gjatë viteve 600-85 p.e.s. – Koha e vonë e hekurit (Koha antike),
përbën Trojën në kohën helene (greke), persiane dhe maqedonase.
Troja VIII/1 “600-480 p.e.s. Troja gjatë kohës greke, sepse gjatë shekullit 5 p.e.s.
ndeshen elementët më të vjetër kulturor grekë në Trojë,
Troja VIII/2 “480-334 p.e.s. Troja gjatë pushtimit të Perandorisë Persiane,
Troja VIII/3 “334-85 p.e.s. Troja gjatë Perandorisë Maqedone: gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh dhe më pas gjeneralëve të tij, /
Troja IX “ 85 p.e.s.-500 e.s. – Troja në kohën e Perandorisë Romake.
Nga kronologjia e më sipërme e Trojës rezulton, që Troja I-VII përbën zhvillimin
e qytetit gjatë viteve 3000 BC-600 BC, dhe përbën Trojën gjatë Qytetërimit Pellazg. Në këto shtresa arkeologjike të Trojës nuk janë ndeshur asnjë dokument kulturor as grek dhe as romak. Ndonëse arkeologët nuk e shënojnë përkatësinë etnike të kësa periudhe, ata janë treguar të rezervuar. Shumë historianët e kanë theksuar këtë dhe sjellin dëshmi të shumta (Zhak 1995, Peza & Peza 2009, 2013).
Pas luftrave të vazhdueshme dhe shkatërrimeve nga tërmetet, zjarret dhe luftrat, Troja
braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar gjatë viteve 1000 – deri 600 p.e.s., kohë, kur një pjesë e popullsisë nga fisi pellazg i aeolëve, fillojnë ta popullojnë serisht qytetin e lashtë.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):
“Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.
Të gjitha këto prova tregojnë mjaft qartë se grekët nuk kanë pas ardhur në rajonin e Egjeut, kur u zhvillua Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) dhe nuk kanë marrë pjesë në te. Nga kjo del, që Akili dhe Hektori, heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës dhe bashkë me to të gjitha perënditë e lashta i përkisnin racës pellazge/shqiptare. Arkeologjia ka caktuar edhe në vende të tjera, se nuk ka mbetje kulturore greke para shekullit 5 p.e.s. Kjo don të thotë se grekët në rajonin e Egjeut kanë ardhë gjatë shekullit 5 p.e.s.
Në këtë vijushmëri “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit, veprat e para të letërsisë europiane, që përshkruajnë Luftën e Trojës, janë gjithashtu vepra letrare në gjuhën pellazge/shqipe, që falsifikatorët shpesh ja atribuojnë grekëve. Në këto vepra të rëndësisë së parë historike dhe artistike, ndeshemi me shumicë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe, që kuptohen lehtë. Këtu duhet të vemë në dukje, se problemi është është thjesht historik dhe nuk lidhet me marëdhëniet tona me popullin grek.
SHTYLLA E LEMNIT. Monument madhështorë i gjuhës pellazge dhe shqipe “Stela (shtylla) e
Lemnit”, gjetur në ishullin Lemni, në detin Egje, e datuar shekujt 8-9 p.e.s. Është studiuar nga shumë studiues shqiptarë, por studiuesi Ilir Mati, i mahnitur me te, i shkoi pas, në Muzeun Arkeologjik të Athinës, e përqafoi, e puthi, bëri me këtë “nuse madhështore” të gjuhës pellazge/shqipe, shumë fotografi dhe na e përcolli në një libër të vogël, por të bukur.
Në këtë monument, që grekët ende e dinë se i përket gjuhës së tyre, që në rreshtat e parë shkruhen
fjalët (lexohet herë nga e djathta në të majtë e herë e kundërta, sipas shigjetave):

Me pak mundim, edhe ai që ka mbaruar filloren, arrin ta lexojë këtë mbishkrim. Po zoti Moikom a do jetë në gjendje vallë ta lexojë dhe të na japë ndonjë koment?
Në Stelën e Lemnit dallojmë edhe alfabetin ose abc pellazge më të plotë, me të cilin ata shkruan gjuhën e tyre, që ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse është alfabeti më i vjetër në botë, që përdoret sot.

ABC e Lemnit:

Në librin tonë “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” (2013) japim analizën mjaft interesante të mbishkrimeve “Dipylon të Athinës” dhe “mbishkrimit të Korinthit”. Të dy mbishkrimet janë të shekullit 8 p.e.s. dhe deri tani vonë janë trajtuar nga studiuesit si mbishkrime në gjuhën greke.
Por studimi ynë nxori në dritë se të dy mbishkrimet përmbajnë vetëm fjalë të gjuhës pellazge, të cilat janë njësoj si në gjuhën e sotme shqipe. Edhe këto dy mbishkrime ndodhen në Muzeun Arkeologjik të Athinës dhe grekët i dinë se i përkasin gjuhës greke, për faj të moikomëve, që i përbuzin.
Mbishkrimi Dipylon
Në mbishkrimin Dipylon, shekulli 8 p.e.s., të gjitha fjalët dhe germat i përkasin gjuhës pellazgo/shqipe, që i paraqesim më poshtë:

Mbishkrimi i Korinthit. Ky mbishkrim është gjetur në Korinth, afër Athinës dhe është datuar i shekullit 8 p.e.s. Për mungës vendi mbishkrimin nuk po e paraqesim. Në literaturën e huaj shkruhet se mbishkrimi është në gjuhën greke, po kur e studiuam atë, gjetëm se në mbishkrim nuk ka asnjë fjalë greke, por të gjitha fjalët janë të gjuhës së lashtë pellazge, që kanë kuptim e njejtë në gjuhën shqipe. Ja fjalët e ndeshura në mbishkrim:

Këto dy mbishkrime tregojnë se Athina dhe Korinthi gjatë shekullit të 8 p.e.s., ka qenë e banuar nga pellazgët, që e kanë shkruar gjuhën e tyre me alfabetin e vet, dhe kjo gjuhë pellazge, përputhet plotësisht me gjuhën shqipe. Këto janë prova bindëse, të pa kundërshtueshme, që gjuha shqipe e ka origjinën e vet nga gjuha pellazge dhe për rrjedhojë shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve. Të gjitha këto pak prova i sollëm, që njerëzit vetë të gjykojnë mbi dokumentet e gjuhës së tyre amtare, të cilat vërtetojnë lidhjet me gjuhën e lashtë pellazge dhe të njohin mirë dallaverexhinjtë e këtyre provave, që i përbuzin dhe nëpërkëmbin ato dhe interesat tona kombëtare.
Natyrshëm lind pyetja, pse nuk pranohen këto dokumente dhe mjaft të tjera si këto, nga z. M. Zeqo dhe shokët e tij, që mohojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe? Pse nuk bëhen recensione shkencore në shtyp për librat e shumtë, botuar me këtë temë, por përfolen autorët e tyre poshtë e lart si “diletantë” dhe “të ashtuquajtur studiues”, siç vepron M.Zeqo, në kundërshtim me disiplinën shkencore? Është mirë që z. Moikom t’i futet kësaj pune, t’i shohë studimet dhe provat për këtë problem, që ai i përfol si gratë e liga dhe po qe kaq i zoti dhe profesionist, siç e mban veten, ti hedhë poshtë ato pa asnjë mëdyshje dhe keqardhje, duke filluar nga Krispi, De Rada, Konda, Majani, N. Vlora, Pilika apo tek më të rinjtë.
Por është një armatë e tërë studiuesish, që çdo ditë zmadhohet, që ai i quan padrejtësisht me përbuzje “diletantë” dhe “të ashtuquajtur studiues”. Ata janë studiues të apasionuar, me shkolla e diploma, por që e duan më shumë gjuhën e vet amtare, se sa ata që ushqehen prej saj, në institucionet e albanologjisë.
Do të vijë shpejt dita kur do tu dalë boja si batakçij, që nuk bëjnë shkencë, sepse nuk e njohin atë, por merren me shpifje dhe trillime. Po afrohet dita kur do të dalin me turp nga oborri i dijes, i gjuhës pellazge/shqipe dhe e kombit pellazgo/shqiptar, më të lashtin që njeh bota. Zeusi Pellazg i Dodonës është i joni dhe ne atë nuk e lëshojmë.

Mbret i Pellazgëve dhe i Dodonve o Zeus, Ti që nga larg nën urdhna mban Dodonën./ (Homeri, Iliada, XVI, 285-290)

Pragë, më 18 qershor 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura