PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: NGA SHPALLJA E AUTONOMISË DERI TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË

Tetovë, 29 nëntor 2017: Pas përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për çlirim nga sundimet e huaja, që nga periudha ilire, Principata e Arbërit dhe epoka e lavdishme e Skënderbeut, për herë të parë Autonomia e Shqipërisë u shpall në Shkupin e çliruar, në Kryengritjen e Dervish Carës, më 1843, e cila u shtyp me gjak, nga pushteti Osman dhe mercenarët shqiptarë.
Autonomia e Shqipërisë u shpall edhe më 1878, nga Lidhja e Prizrenit, e cila u shua me gjak dhe hekur nga pushteti Osman, u sabotua nga Fuqitë e mëdha dhe mercenarët shqiptarë.

Autonomia e Shqipërisë u shpall sërish në Shkupin e çliruar nga kryengritësit shqiptarë, më 12 gusht 1912, e cila sërish u shtyp me gjak nga aleanca sllave-ortodokse, u sabotua nga Fuqitë e Mëdha dhe mercenarët shqiptarë.
Pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, me të cilën më pak se 1/3 e territoreve etnike u përfshinë brenda kufijve të Shtetit Shqiptar.
Aktualisht, në Shtetin Shqiptar jetojnë vetëm 10% e shqiptarëve, pjesa tjetër jetojnë të shpërndarë në të katër anët e botës!
Dy të tretat e shqiptarëve në trojet e veta etnike, aktualisht jetojnë në Republikën e Pavarur të Kosovës dhe në krahinat shqiptare nën pushtetet e huaja, si në Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginë të Preshevës, Sanxhak…
Edhe përkundër shpalljes së pavarësisë, të Republikës së Shqipërisë, më 1912, dhe të Republikës së Kosovës, më 2008, të dy shtetet edhe më tej kufizohen me troje etnike shqiptare, krahina dhe vendbanime me shumicë të popullsisë shqiptare.
Ky është realiteti i dhimbshëm i kombit shqiptar sot, për lirinë e të cilit u sakrifikuar dhjetëra gjenerata të shqiptarëve. E ardhmja e kombit tonë mbetet në duart e gjeneratave të reja, të cilat shpresojmë të mësojnë nga ky realitetet, nga e vërteta historike e hidhur; të punojnë ditë e natë për kombin dhe atdheun pa kursyer asgjë nga vetja, që ta gëzojnë në të ardhmen shtetin e lirë me kombin e bashkuar, siç ua ka dashur zemra rilindësve tanë dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut!
(28 Nëntor 2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura