Prishtinë, 17 korrik 2017: Isa Mustafës çka t`i qesin BE-ja në tavolinë do ta nënshkruaj, sepse është i shkollës LKJ-së. Mjerisht një punë ti tillë deri me tash e ka imituar edhe Hashim Thaçi. Shiqoni nga viti 1999 e deri me sot çka është nënshkruar. Tani lind pyetja, çka fitoi Kosova nga CEFTA, nga marrëveshja për eksportimin e rrymës në Shqipëri dhe anasjelltas, nga sigurimi i veturave etj. Këto dhe shumë plagë tjera, duhet të shërohen mirë e me fund, e pastaj mund të flitet për integrime në strukturat e BE-ës ku vlon uji në akull nga intrigat e tezgave dhe pazareve neokoloniale. Tani në paktin e ri ballkanik a do të na thotë Brukseli “ju nuk keni nevojë për ushtria, se ju mbron ushtria e Vuçiqit, i cili në Sanxhak dikur deklaronte se për një ushtar tonin do t’i vrasim 300 boshnjakë dhe shqiptarë”. Nuk ka ndryshuar asgjë në kokat e stafit të tij. Këtë fakt Berlini duhet ta mësojë bukur me kujdes!
Nuk jam me profesion ekonomist. Por kam mësuar ekonominë politike, për ta mësuar me rrënjë katrore historinë. Këto ditë nga Brukseli (BE) është aktualizuar pazari i “madh”, për një qëllim të dështuar ende pa lindë. Me 12 korrik 2017 filloi në Trieshtë të Italisë si aktualizim gjeostrategjik i BE-së, të rishqyrtohet filozofia e Berlinit (2003) dhe tutje e agjendat e Selanikut, Parisit dhe Vjenës, krejt me të njejtin qëllim që “peshku i madh”, pa probleme ta gëlltitë pa përtypur fare “peshkun e vogël”. Ndryshe, me daljen e Britanisë nga BE dhe dezorientimi që mbretëron në Evropë sot në rrafshin gjeostrategjik, si kompenzim për atë treg doli në “rrotën e llotarisë politike” mundësia e krijimit të “Jugosllavisë ekonomike”, për ta “shëruar Ballkanin nga “parcializmi”. Ky orientim lajmëron një politikë neokoloniale, që vendet e lira dhe sovrane t`i vejë në një kurthë të re, me qëllim që të voglit të gëlltiten nga “dinosaurusi” edhe përbrenda, sepse kush e luan rrolin kryesor të kësaj “gjallërese” të zhdukur, siç ishte Jugosllavia si kralevinë e pastaj si titiste, gati se është zbuluar, kush ia donë të mirën kombit dhe civilizmit në slloganin: “Egalite, liberte, fraternite”.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, samiti i Trieshtës (korrik 2017), nuk është asgjë tjetër, përpos një përpjekje për ta kompenzuar tregun britanik dhe për ta krijuar një zonë “ jugosllave’ ku do të provohen muskujt e BE-së dhe kapitalit saj, duke i shkelë tri parime njerëzore: Një, do të provohet për ta kthyer nostalgjinë titiste në Evropë si ekonomi ideologjike e tregut përzier, ku vizat për Kosovën janë “tokë e premtuar” si aporet e Zenonit, por pa Kroacinë dhe Slloveninë (katolike), të cilat do të shërbejnë si një grep për të grumbulluar ujë në “liqenin e Serbisë”, në mënyrë që kjo të nxirret të paktën në një përqindje optimale nga goja e “Ariut të Sibirit”. Dhe po nuk ndodhi ky fenomen politik për shkak të ndonjë humanizmi, për shkak të ndonjë “ndihme” ekonomike, sepse BE po të dojë mundet këto vende t`i pranojë në paketë dhe nuk do të ndodhë as ma i vogli destabilizim në rrathët vicoz të saj, sepse këtu importohet mall e nuk eksportohet as “ilaqi për puqrra”. Kështu në tregun e “dinosaurit” Evropë, që është lodhë nga intrigat dhe masoneritë djathtiste dhe majtiste, ku çdo palë zgjedhje parlamentare priten me frikë si nga kolera e Afrikës, duke e ndrydhë Ballkanin të paktën qe dy shekuj, e duke e coptuar çështjen shqiptare deri në tragjedi, me leje dhe kërkesë të saj. Asgjë Kosova sidomos, nuk duhet të pranojë nga ky “sevapë” pa studim të mirëfillët në bashkpunim me SHBA-të. S’ka besë ma për asgjë nga Brukseli i cili kijon Gjykatë raciste vetëm për shqiptarë që dihet se do të dalin të pastër si loti. Po, do të montohet dhe çmontohet çdo gjë, por kot, fakte inkriminuese nuk ka. Ka fabrikime ruso-serbiane. Do të provohet me këtë “union ballkanik” diçka, për ta joshë Serbinë sepse ka tregun më apsorbues në rajon. Do të publikohet, se në këtë “union” do të investohen afro gjysëm miliardë euro, për ta “nxierr” rajonin nga stagnimi dhe varfëria. Po kush e pengoi BE deri me sot ta kryej këtë mison human dhe ekonomik që në esencë ka synim politik, ka synim krijimin e një konferedarte ekonomike, ku zgjedha është kastrofale për shtetin e vogël të Kosovës të Maqedonisë dhe Malit Zi sidomos. Problemi i tretë, është që tregu shqiptar edhe ashtu i palgosur nder veti që të parcializohet në individualizëm dhe të humb çdo identitet.
Vrojtimet historike ndihmojnë dhe spjegojnë çdo gjë që risynohet të arrihet e nuk do të arrihet asgjë. E vërteta, Federata balkanike është ide e shekulit XIX-të. Në këtë ide do të ngritet “Lidhja Ballkanike” 1866-1868. Në këtë drejtim duhet theksuar se Lidhja në mes Serbisë dhe Malit Zi më 1866: Lidhja e Serbisë me Greqinë më 1868: vijimi i bisedimeve të Serbisë me Rumuninë dhe Bullgarinë si principata, ndodhte që Dinastia e Obrenoviqëve e yshtur nga Wjena dhe Petersburgu e “marrur për dore” nga Parisi, ishin në një luftë për primat, që Serbia ta marrë bajrakun kunder Portës, dhe për këtë marrje të shpërblehet me toka shqiptare, që Evropa i konsideronte “toka të askujt”, siç u shpreh Oto Fon Bizmarku në Berlin më 1878, e siç u lidhën marrëveshje sekrete për t’i coptuar këto treva jo më pak se në 16 marrëveshje.
Shkalla e dytë e këtij skenari historik, shënohet në vitin 1912, pasi që ishin krijuar dy blloqet e madhe Evropiane; Pakti Berlin-Wjenë-Romë (Boshti) dhe Pakti Antantë: Londër- Paris-Peterburg.Në skenarin e këtyre dy taborreve në luftë për hapsirë jetësore dhe shitje të mallit, që e bartën Botën deri te Lufta e Parë Botërore (një kasaphane e paparë deri më atëherë 1914-1918), dhe si parathënie e saj, u krijua Aleanca Balkanike me këtë itinerar: Serbi-Bullgari më 13 III 1912 me shtesë të konventës ushtarake më 12 maj 1912; Bullgari-Greqi më 29 maj 1912 me shtesë ushtarke më 5 tetor 1912; Mali i Zi me Bullgarinë dhe Mali i Zi me Serbinë i përpiluar në Lucern më 27 shtator 1912, krejtë në stolin meskin për t`i ndarë trevat e “Turqisë” thua se ato ishin siellë në Ballkan nga Azia. I tërë ky pazar politiko ushtarak dhe “ekonomiko religjioz”, sikur sot që është bërë roli i ISIS’it, është bërë nën patronatin e Rusisë dhe Auastro Huganrisë, për ta luftuar Portën e jo për t’i çliruar popujt. Por, doli se ishte fjala, për ta “pastruar Ballkanin nga elementi mysliman e që shqiptarët do të pësojnë tragjikisht”, ndërsa kishin luftuar kundër okupatorit shekullor tri herë ma shumë se këta të Aleancës së bashku.
Pas Konferencës imperialiste të Versajit (1919) në Wjenë, Kominterni do të kurdisë një asociacion që quhej “La Federation Balcanique”, e që e kishte organin e vet me të njetin emër. Aty debatohej gjërësisht për lirinë dhe sovranitetin e çdo kombi ballkanik dhe artikujt e botuar e tregojnë qëllimin final të asaj ideje fataliste njëmendore, ‘se vetëm komunizmi do ta shpëtojë njerëzmin nga varfëria” sikurse sot “vetëm eknomia e tregut do t`i nxjerr kombet nga izolimi”!.
Pas Luftës së Parë botërore një kohë do të pushojnë pazaret e këtilla. Por, më 1934 do të krijohet “Antanta Ballkanike” nga masoneria Franceze në nivel të: Jugosllavisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë, duke eksperimentuar me Shqipërinë me qëllim që Parisi t’i bëjë barriera Gjermanisë dhe Italisë në Ballkan. Edhe ky eksperiment do të dështojë shumë keq në Mbledhjen e Athinës më 1936.
Gjatë Luftës së Dytë botërore do të lëvizet çështja e “Fedratës ballkanike”. Kundër saj do të ngriten fuqishëm misionarët anglezë që e kishin vershuar Ballkanin, sepse ishte hapur e ditur, se do të dominojnë intresat e Moskës, të diktuara nga Kominterni në agoni, por të fuqizuara nga Stalini dhe Ushtria e Kuqe ruse sidomos më në Krime (Jalltë ku u nda Ballkani nga Cherchilli me përqindje, në një letër të cigares) në shkurt 1945. Ideja e Federatës do të përsëritet sërish më 1947, që të krijohet Federata Ballkanike sllave, në mes Bullgarisë dhe Jugosllavisë, dhe për këtë janë organizuar tubime dhe debate të gjata shumë ma misterioze sa këto të Berlinit, Selanikut, Parisit, Wjenës dhe Trieshtës. Bile nga “nëntoka e saj” ka dalë Byroja inforamtive e pastaj Pakti i Vrashavës. Dokumentet dihen deri në detale. Por në këto debate është një emrues i përbashkët, se” Shqipëria ishte paraparë të jetë Republika e shatë jugosllave”, bile në Paktin e Varshavës dhe në OKB u pranua më 1955, pa e specifikuar kurrë çështjen e Kosovës dhe Çamerisë. Edhe ky “projekt”, do të pësojë më 28 VI 1948 me plasaritjet Tito-Stalin rreth koncpeteve ideologjike komuniste, për ndarjen e interesave gjeostrategjike.
Në vend të kësaj ideje do të lind ideja vijuese më 1950. Deri më 1953 u bë realitet i ashtuquajturi “Pakti Ballkanik”: Jugosllavi-Turqi- Greqi. Qëllimi ishte që të geëlltitet Shqipëria dhe pas këtij skenari qëndronte, askush tjetër përpos masoneria jugosllave e reshur në Ankara dhe Athinë, për ta ndarë Shqipërinë në Shkumbin (Greku dhe Serbiani), dhe, për t`i fituar Ankaraja afro 2 000 000 shqiptarë që kishin mbetur të okupuar nga Jugosllavia titiste ku ishin edhe boshnjakët dhe muslimanë tjerë, si fuqi punëtore për Anadolli. Marrëveshja Xhentelme Tito – Kyprili (1953 në Split) ishte vetëm një vizatim i qëllimit kryesor të këtij komploti ushtrak që kishte premisa edhe Perendimore. Këtu po e shënoj vetëm një anomali të kërkesës së Gjeneralit Turk Jamot drejtuar Titos dhe Jakshiqit kur ishin në vizitë: “Na i dërgoni këndej Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën por edhe Fadil Hoxhën se vetëm ne dimë të sillemi me ta sikurse ndaj Armenëve”!!!Mendo tani lexues i nderuar se Isa (1916 në Podgoricë) dhe Hasani (në Selanik 1933) ishin vrarë. Mbetej vetëm Fadili të vritej me të njejtat mjete dhe mënyra se “po e arsimonte kombësinë e vet shqip…”
Lidhur me këtë, çfarë kritikash na janë servuar nëpër simpoziumet ndërkombëtare nga historianët jugsollavë (serbë, sllovenë, kroatë, boshnjakë, maqendonë, malazezë) se: “Tirana e Enver Hoxhës nuk po e nënshkruan Helsinkun, sepse ka pretendime teritoriale ndaj Jugosllavisë”. E ku është Helsinku sot. A u bë copë e grimë kufijsh, prej atyre që e popullarizonin një gjysëm shekulli. Por palaga shqiptare prap kullon dhe nuk është shëruar fare. Së këndejmi, përpjekja e Berlinit që në Trieshtë (këto ditë 12-13 korrik 2017) të nxjerrë afro gjysëm miliardë euro për “investime’ në “Unionin e ri Ballkanik”, për investime kapitale, është një “film” vestern që është përsëritë, të paktën mbi plagët shqiptare. Kësaj plage si duket pa ndonjë studim të hollë, po i hudhë kryp në plagë edhe Tirana e lodhur nga droga, sepse pushteti si duket po i duket Edi Ramës, është fituar me tapi. Nuk është kështu. Së pari, Edi Rama si njeriu ma i votuar dhe ma i pushtetshëm shqiptar, të cilin e respektojë, sot duhet të luftojë natë e ditë për ta futuar Shqipërinë në BE. Së dyti, paralel me këtë, duhet ta çrrënjosë çështjen e prodhimit të drogës në vend, së bashku me korrupsionin. Së treti, në paralele të luftës politike dhe gjeostrategjike, duhet të luftojë me tërë fuqinë e dy forcave të para, ta avansojë çështjen e Kosovës në BE, e cila ka mbetë e “infektuar’ si i vetmi shtet në Evropë (pa viza) i izoluar shumë keq. Këto detyra shtëpie, nuk ia ckatoi unë Edi Ramës edhe pse shumë dyshojë në këshilltarët e tij potencial, por këtë detyrë BESE, ia cakton betimi që duhet ta marrë në postin që e pretë që nesër, ta drejtojë sukseshëm shtetin andej kah SHBA dhe Perendimi respektiv, por me rrugë të dlirë dhe duar të pastra.
Të përfundojmë.
Armiku ma i rrezikshëm i shqiptarizmit ishte dhe mbetet latent, ribashkimi i hapësirës unike jugosllave; limanet e Adriatikut dhe Hekurudha “kurriz” Beograd-Tivar. Tani shqiptarët e kanë ndërtuar “kurrizin” infrastrukturor automobilistik me mjete vetanake, me djersën e tërë kombit: Durrës-Prishtinë. Mbetet vetëm ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës. Investimet tjera janë të nevojshme, por, BE e ka të njohur se Kosova është vendi ma i izoluar në Evropë, dhe me këtë asociacion të ri (Union Ballkanik gjeostrategjik dhe politik serbian ma së shumti), Kosova do të izolohet dyfish me formulën 5+3 nga Serbia, Bosnja dhe Vatikani, plus pesë shtetet e Besës refuzuese :Spanja, Sllovakia, Rumunia, Greqia dhe Qipro. Dhe një fakt duhet të thuhet, se Kosova në karantinë “kolere” është sa një lagje e Berlinit dhe nuk do të avansohet në interes gjeostrategjik fare, për krijesën e paralajmruar, duke e ngjallë ish Jugosllavinë. Në këtë drejtim, Berlini, Parisi, Wjena, Selaniku dhe Trieshta, i kanë humbur nja 60 milionë konsumator në Britani. Tani duan atë mungesë ta kompenzojnë me 40 milion “ballkanasë” që kanë fuqi eknomike sa 30% i gjashtëdhjetë milionëve britanikëve brexistë. Por diçka duhet të harrnohet, sepse fabrikat e BE-së duan hapësirë jetësore për plasim të mallit dhe diktat të “diturisë”, e cila nuk blihet me para, por fitohet me shkollë. E secila shkollë ka çmim. Duhet të paguhet. E shkolla jonë kombëtare ma nuk duron imporvizime për interes të xhepave të atyre që na kanë injoruar dhe copëtuar qe dy shekuj. Të integrohemi së pakut ekonomikisht mes veti e kjo nuk ka ndodhë. Atëherë si do të integrohemi në BE, kur nuk jemi kurrëfar faktori ekonomik. Gjeostrategjik po, ta shfrytëzojmë këtë para.