SAMI FEJZA: ‘LUFTA SPECIALE’ E QEVERISË SË BUJAR BUKOSHIT&ISA MUSTAFËS KUNDËR USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS (1998 – 1999)

Bonn, 15. 02. 2015 – Në vitin 1998 – 1999, kur aktivistët e Fondit “Vendlindja Thërret” organizonin tubime me mërgimtarët tanë në Gjermani dhe bënin thirrje për ta ndihmuar financiarisht dhe në çdo formë tjetër – Ushtrinë Ҫlirimtare të Kosovës (UÇK), ata shumë shpesh janë përballur me një “luftë speciale” nga drejtues dhe militantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga Qeveria e Bujar Bukoshit, Isa Mustafa – ministër i financave (aktualisht kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës në koalicion me PDK’në, që drejtohet nga ish’drejtori politik i UÇK’së, Hashim Thaçi!!!) dhe Pjetër Coli, si dhe kryetarët e klubeve shqiptare që i drejtonte LDK’ja.
***

Meqë isha aktivist i Fondit “Vendlindja Thërret”, më kujtohen shumë raste kur në tubimet e organizuar nga Këshillat e këtij fondi: Musa Tolaj (kryetar i këshillave të Fondit ‘Vendlindja Thërret’), Sami Fejza, Avni Krasniqi, Sabri Kiqmari, Ibrahim Kelmendi, Sali Kelmendi etj.,.. anëtarë të LDK’së dhe përfaqësues të qeverisë së Bukoshit zhvillonin një propagandë anti’UÇK!
Shpesh përpara bashkatdhetarëve përsëritnin akuzat:
1. UÇK’ja është pjellë e Serbisë;
2. Ata duan me kallë Kosovën;
3. Mos paguani në fondin e atyre që janë me Serbi;
4. Ju duhet të ndihmoni në fondin e trepërqindëshit (3%), e jo të atyre që janë pa shkollë, dhe të paguar nga Serbia;
5. Ne kemi qeveri, kryetar, ministri të financave dhe të mbrojtjes…;
6. Ministri për financa i Qeverisë së Bukoshit (3%), Isa Mustafa ka nxjerrë çekat me vlerë 500 e 1000 DM, dhe ato duhet t’i paguani dhe t’i ruani, sepse kur të çlirohet Kosova (Qeveria e Bukoshit) do t’ua kthejë të gjithëve ato para – kush posedon çekat e tillë!

***

Tagrambledhësit e 3%’it, Isa Mustafa & Bujar Bukoshi dhe çeku (500 dm) i paguar, më 20 shkurt 1999. Mustafa-Bukoshi edhe pse ishin kundër UҪK’në, në pagesat që bënin mërgimtarët e përdornin edhe vulën e fallsifikuar të UҪK’së!!!

*   *   *

Për ta argumentuar këtë “luftë speciale”, me këtë rast sjell një ngjarje nga një tubim, që është mbajtur në qytetin Stollberg të Gjermanisë.
Në këtë tubim ishte paralajmëruar se do të vjenë, Isa Mustafa (ministër i financave në qeverinë e 3%), Pjetër Coli dhe shumë aktivistë të tre përqindëshit. Në tubim, pa ftesë kanë marrë pjesë: Musa Tolaj – kryetar i këshillave të Fondit “VTH”, Sabit Zeqiri dhe Sami Fejza. Në të vërtet në këtë tubim nuk erdhi Isa Mustafa, kishte dërguar Pjetër Colin dhe disa të tjerë. Tubimi fillon si zakonisht me akuza e shpifje të ndryshme kundër UÇK’së. Musa Tolaj me dy anëtarë tjerë të fondit “V.TH”, ishte ulur në fund të sallës.
Një aktivist i 3 përqindëshit i quajtur me emrin Mustafa, kryetar i një klubi (në pjesën e dytë të tubimit pyetje – pergjigje), e pyet Pjetër Colin:
– A e financon (pagun) Qeveria e Kosovës (në krye me Bujar Bukoshin) Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?
Pjetër Coli, pas një mori akuzash në adresë të UҪK’së (të cilat i përmenda më lartë), përgjigjet:
– Qeveria nuk paguan asnjë cent për UҪK’në, ky është vendim i ministrit të financave – Isa Mustafa dhe i Kryeministrit Bujar Bukoshi (!) sepse nuk ekziston kjo “ushtri çlirimtare”!!!

I nxitur nga përgjigj’ja e P.Colit, Musa Tolaj i drejtohet masës:
“Të dashur bashkatdhetarë,
e degjuat çka tha përfaqësuesi i Isa Mustafës! Ja pra kjo është qeveria e Kosovës që publikisht deklarohet, që nuk e njeh dhe nuk e financon UÇK’në, kjo është qeveria (në krye me Bukoshin dhe Isa Mustafën) që bëjnë luftë speciale kundër UÇK”!
Dhe në fund kërkoj që ta ndihmojnë UÇK’në përmes fondit “V.TH”. Për këto argumente që i solla më lartë ekzistojnë video’inçizimet.
Në fund vlen të theksohet se këto aktivitete janë kryer në rrethinat e qyteteve: Achen, Stollberg, Inden, Jülich, Kerpen, Bergheim, Düren, Eschwaler, Langerve, Frechen, Eskirchen etj.

Sami Fejza – Bonn (Gjermani), 15. 02. 2015.

…………………………………………………..

– Sami Fejza dhe Bislim Mehmeti –

– Veprimtarët Sami Fejza dhe Musa Tolaj,

ish kryetar i Këshillit të Fondit “Vendlindja Thërret”-

……………………………………………………

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura