Pashtriku.org, 28. 03. 2013 – BISEDA E TITOS ME UDHËHEQËSINË JUGOSLLAVE NË BEOGRAD MË 20 MARS1967-NË TEMËN KOSOVA REPUBLIKË – DERI KU KA ARRITUR KJO DIE? – Më 20 mars 1967 Tito do të organizoi një konsultë sekrete me kreun shtetëror se deri ku kishte arritur ideja që Kosova të avancohet në Republikë. Serbët do ta detyrojnë Titon që ta vizitojë Kosovën në mënyrë që t`ua ndalin shqiptarëve turrin e kritikave për krimet e Rankoviqit dhe vartësve të tij që nuk ishin të pakët por që në Kosovë përbënin 84% të strukturës në UDB. Lidhur me këtë para se ta vizitonte Tito Kosovën në Beograd ai do ta tuboi tërë udhëheqësin e lartë serbe e ku ishte edhe E. Kardeli. Tito do ta shtroi pyetjen: “në cilën faze janë tendencat, sepse po flitet që kjo Krahinë një ditë të bëhet Republikë dhe a ka kërkesa të caktuara” Më tej sipas stenogramit zyrtar Tito ndër të tjera do të shtoi: “Kurrë nuk është menduar të shkrihemi në një komb, por as të krijojmë shtete të vogla në një shtet..” Me këto konstatime Tito i siguroi serbët se nuk do ta pranon propozimin që Kosova të avancohet në Republikë. Prej serbëve i pari do ta marrë fjalën Dobrivoje Radoslavleviq I cili theksoi se “ ka mendime se Kosova do të duhej të bëhej Republikë, se këso diskutimesh ka pasur në Krahinë” Më tej Petar Stambolliq do ta ngritë çështjen e krimeve që ishin bërë në Kosovë deri në Plenumin e Brioneve. Fakti se atje janë vrarë 70 njerëz dhe 40 të tjerë kanë vdekur nga pasojat e maltretimeve tregon se atje ka pas padrejtësi”. Lidhur me këtë konstatim Tito do të ndërhynë se nuk duhet të lëshohemi në vrasjet që janë bërë në kufi”. Jo vetëm kaq, Tito në fund të bisedës në Beograd do t`i siguroi serbët se “Përgjegjësinë kryesore e kanë komunistët…prandaj komunistët duhet t`i tregojnë gjërat që nuk mund të kapërcehen”. Me këtë konstatim hipokrit ai prapë i shfajëson vrasësit por e shfajëson edhe vetveten. Me fjalë të tjera Tito vinte në Kosovë jo si i ftuar por si porositur në mënyrë që t`u tregoi shqiptarëve se nuk ka shanse që ai të pajtohet që Kosova të avancohet në Republikë. Më tej fjalën do ta merr Edvard Krdeli duke treguar demagogji perfide se “nuk paska ditur që shqiptarëve u është ndaluar flamuri dhe se nuk u janë lejuar festat kombëtare në asnjë situate”. E tërë çështja e diskutimit pastaj kalon në sferën e arsimit ku thuhet tekstualisht se nga Petar Stambolliq se: “Shqiptarët po kërkojnë shkolla të mesme e kjo nuk është e mundur sepse mungojnë mjetet materiale”!!!
Shtabi i Josip Broz Titos: Aleksandër Rankoviqi, Mosha Pijada…
SHQIPTARËT E LËSHOJNË SHANSËN E SHEKULLIT MË 1967
Më 1967 nëpër Kosovë kudo vlonte aktiviteti që të objektivizohen deformimet e UDB-ës. Aktiviteti u zgjerua edhe në nivel të kërkesës së popullit që Kosova të lidhet drejtpërdrejt me Federatën dhe të avancohet në REPUBLIKË. Këtë kërkesë udhëheqësit komunist shqiptar e lanë në gjysmë të rrugës. Atë kërkesë popullore do ta objektivizojë dhe sjellë deri në fund vetëm pushka e Ushtrisë ADEM JASHARIT me shokë, me popull.
Për ta perceptuar më për së afërmi Tito më 21 mars 1967 do ta dërgoi E. Kardelin në Prishtinë i cili në Brezovicë do ta testoi mendimin e shqiptarëve se a janë të vendosur për Republikë apo janë në dilema. Kardeli me përjashtim të një konstatimi që vinte nga një diskutues se “Kosova dëshiron të lidhet drejtpërdrejtë me federatën ose të avancohet në Republikë, e që është mendim i inteligjencës”, kuptoi se shqiptarët nuk e kanë seriozisht, ose janë frikacak dhe nuk dëshirojnë të rrezikojnë. Shkurtë nëse lexohet stenogrami me kujdes vërehet se udhëheqësia shqiptare e lëshoi shansin e shekullit sepse në çdo aspekt ishin pjekur kushtet që Kosova të avancohet në Republikë dhe kështu të kursehet derdhja e gjakut edhe për 30 vjet nëpër demonstrate, burgje dhe ma në fund në luftën e DREJTË që e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Studentët shqiptarë ishin më 1967-68 në maje të thikës, sidomos ata të Katedrës së Historisë dhe të Albanologjisë.
Çka u tha Tito komunistëve të Kosovës më 1967 nuk është me rëndësi. Por, me rendësi historike është se ai tërthorazi me ardhjen e tij i AMNASTOI krimet dhe kriminelët. Komisioni shtetëror dhe partiak atëbotë e përpiloi një dokument, të cilin e kam botuar kohë më pare në gazetën “LAJM” e ku prezantohet edhe Aktakuza e prokurorit Rezak SHALA, por që në gjyqësi nuk patën kurrfarë efekti. Udbashët e vjetër e vazhduan “k’ngën e krimeve të vjetra”, por do t` u përgjigjen studentët me demonstrate një vit më vonë.
Demonstrata e vitit 1968 nuk janë shpjeguar ende sa vlerë të madhe historike kishin. Pse, sepse në disa shkrime ka më tepër histori personale, e ato nuk ishin të tilla sepse kanë qenë masive dhe me domethënie gjeostrategjike dhe gjeopolitike ballkanike dhe evropiane.
Lista prej 215 profesorëve dhe studentëve të paraparë për burgosje nuk është bërë publike kurrë. Atë do ta shpalosë publikisht Spasoje Gjakoviq më 15 maj 1985 në një simpozium në Beograd. Përmbajtjen e atij dokumenti do ta botoi në librin e tij , botim I dytë “Kundërthëniet në Kosovë”, por do ta botojnë serbët edhe pas çlirimit me titull: Marko Lopushina, “OVK-protiv Jugoslavije-Kako sno izgubili Kosovo i Metohiju”, çaçak 2001. Në këtë libër jepen biografitë e falsifikuara të UDB-s serbe e ku dominojnë shënimet e mbetura nëpër arkiva nga duart kriminale të Spasoje Gjakoviqit dhe Dushan Mugoshës me kompani.
Siç shihet në nëntor 1968 do të shpërthejnë demonstrate kombëtare shqiptare në Kosovë. Ato demonstrata do ti tregojnë Titos dhe komunistëve të tij se nuk ka çmim që shqiptarët nuk janë në gjendje ta paguajnë duke luftuar për liri. Dihet efekti historik i asaj kthese kombëtare, dihet jehona e tyre pozitive në botën demokratike. Por deri me tash nuk dihet se në Beograd do të shkojë një grup udbashësh-komunistë dhe do të takohet me Titon për të ndërmarrë burgosje masive në Kosovë. Grupi ia prezantoi Titos një listë prej 215 profesorëve dhe studentëve që duhej të burgoseshin. Por Tito duke pas parasysh se me atë akt kriminal do të komprometohej nuk e kishte pranuar kërkesën e komunistëve karrierist që i lëpiheshin Titos.
Emrat e demonstrative që përmendeshin në “Dokumentin 215” i kishte përpiluar Spasoje Gjakoviqi. Më kujtohet kur e lexova atë dokument në zyrën e Kolonel Ymer Haxhidautit në AVIIB më 1978 (pas dhjetë vitesh) se i pari ishte i paraparë prof. Fehmi AGANI, Prof. Dr. Mark Krasniqi, Dr. Skender Rizaj, Gani Luboteni, Demush Shala, Ahmet Kelmendi, Halil Turku, Prof. Zeqir Bajrami, Prof. Musa Gashi. Prof. Dr. Idriz Ajeti, Prof. Dr. Dervish Rozhaja, Mr. Fuat Rizvanolli, Prof. Nuri Bashota etj. Pastaj vinin studentët e katedrës së historisë: Hakif Bajrami, (e ka mbajt Flamurin para Teatrit). Isa Bicaj, Bajram Blaku, Fehmi Rexhepi, Aliriza Selmani, Sami Dermaku, Hakif Sheholli – të parët i kanë marrë Flamujt kombëtar para Fakultetit Filozofik ku edhe ka filluar demonstrata- etj. (28 studentë, emrat e të cilëve i kam harruar).Në katedrën e Albanologjisë më kujtohet se përmendeshin emrat e Murat Blakut, Rexhep Ismailit, Isa Bajqincës (dhe 22 të tjerë-25 gjithsejtë). -Dokumenti duhet të hulumtohet dhe të botohet në origjinal). Nga Katedra e gjeografisë me kujtohet vetëm studenti Malush Kadriu (ishte nga katedra e gjeografisë, gjithsejtë 19 studentë), N. Berisha (nga katedra e biologjisë dhe emra të tjerë që nuk më kujtohen. Lidhur me këtë, në deklaratën e Prof. Dr. Bogumil Hrabakut në fillim të dhjetorit 1968 në Beograd, vërehej se kishte deklaruar se “është fjala për profesor shumë korrekt. Ndërsa për studentët theksonte tekstualisht: “Ata- studentët e historisë – janë studentë të vyeshëm. Kurrë nuk kam vërejt ndonjë urrejtje pse unë mbaja ligjërata në serbishte atyre. Ata kanë kërkuar liri, barazi, përparim ekonomik dhe arsimim kombëtar, që është në natyrën e çdo studenti patriot, sidomos në lëmin e historisë”. Shtrohet pyetja kush e kishte sajuar atë dokument sekret. Në fund të dokumentit jepeshin inicialët se është fjala për S(pasoje Gj(akoviqin), K. Sh (shqipfolës jugosllav) dhe dr. Branko Boshkoviqin, prof Dr N(?) Qanoviq (me profesion pedagog).
Tani shtrohet pyetja kush kishte urdhëruar lëvizjen e tankeve nga Shkupi për në Prishtinë kur hapur pastaj flitej se atë nuk e ka urdhëruar Komandanti supreme. Në dokumentin që e posedonte Kolonel Ymer Haxhidauti flitej edhe për “Dramën në Dekanatin e Fakultetit Filozofik”, fakt ai që ishte përshkruar me saktësi prej atyre që rezistonin aty e dihet botërisht kush ishin dhe si u sollën me studentë më vonë.
(Dokumentin zyrtar na e ka prezantuar Kolonel Ymer HAXHIDAUTI në AVIIB kur hulumtonim “Shpërnguljen e Shqiptarëve 1878-1966 në Anadoll” më 1978. Ai dokument nuk është publikuar kurrë edhe pse origjinën e kishte si kërkesë “nga Kosova” Në fondin e Komitetit krahinor nuk është gjetur si dokument në asnjë variant. Dokumenti nuk më është lejuar ta fotokopjoi por vetëm ta lexoi. Kuptohet Ymer Haxhidauti na ka ndihmuar në hulumtime të gjëra edhe për çështje tjera rrëqethëse “në besë të shqiptarit”. I falënderohem publikisht. (Dokumentin për bisedën e Titos me udhëheqësin politike serbe në Beograd, Dokumentin e diskutimit të Udhëheqësisë në Kosovë me Eduard Kardelin në Brezovicë më 1967 e kam botuar integral më 1990, përkatësisht më 1997 në librin: Dr. Hakif Bajrami, KOSOVA PREJ BUJANIT NË KAÇANIK” Prishtinë 1997. F. 425).
Pas një viti, më 1979 (maj) e hulumtoja temën: PKJ dhe PKSH 1941-1949 (titull pune që duhej të më shërbente si koniunkturë kohore kur nuk ka pas shpërngulje të shqiptarëve, por që në bazë të dokumenteve doli një temë e re: Si e tradhtoi PKJ PKSH-ën 1941-1949), oficeri që ma solli lejen për hulumtim ma ofroi një dokument që ishte nominuar: Emrat e pjesëmarrësve në demonstrate 1968, me shifër top sekret, nënshkruar nga Pavle Joviqeviq, Mita Milkoviq dhe tre shqipfolës jugosllav!!! Ky dokument e mbante vulën e Komitetit Krahinor të LKJ-ës. Nënshkrimi në vend të kreut partiak të Kosovës ishte bërë nga një serb i Prizrenit që ishte anëtar i kreut partiak të Kosovës. U stepa kur i pashë të njëjtit emra. Aty ishin të renditur: Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Hakif Bajrami dhe 28 student të Katedrës së Historisë. Oficeri ishte me grade major, me kombësi hungarez. Më tha shkurtë lejen e ki nga Gjenerali Fabian Tergo të hulumtosh dhe për këtë mos i jep pesë para. Bogumil Hrabaku e ka thënë mendimin për juve dhe kolegët e vet profesorë. Hrabaku është hulumtues dhe shkencëtar i formatit botëror. E pranova pohimin e tij me ngazëllim. Por mu lut që t`ia përktheja DEKALLOGUN e Ballit Kombëtar sepse merrej me çështjet politike në Ballkan 1941-1945. Përnjëherë ia ktheva se Dekallogun e ke të përkthyer në Fondin: “PISMA IZ ALBANIJE”. U gëzua shumë. Pas dy ditësh i njëjti oficer do të vij në kabinetin ku hulumtoja me dy kroatë dhe do të ma servojë në tavolinë një dosje ku ishin: Programi i Stevan Moleviqit për Serbinë e Madhe, Programi i Drazha Mihajloviqit për zhdukjen e të gjithë myslimanëve nga Ballkani dhe PROGRAMIN PËR DEPORTIMIN E ARNAUTËVE në VERI TË VOJVODINËS në pronat e folksdojqerëve deri sa të zgjasin operacionet ushtarake. Këtë dokument ma lejoi tri ditë ta lexoja me kujdes. Oficeri më tha se është përpiluar pas amnestimit të çetnikëve nga ana e Kryesisë AVNOJ-it më 21 XI 1944 në Beograd. Në dokumentin prej katër faqeve shkruante se shqiptarët duhet së pari të konvertohen dhe pastaj të kolonizohen në Vojvodinën veriore dhe në veri të lumit Drava përball kufirit hungarez. Lidhur me këtë pasi që u njohëm më për së afërmi i thash këtë po të kolonizoheshim në Veri do ta humbnim edhe kombin edhe fenë, por pasi që një pjesë jo e vogël është shpërngulë në Turqi atje e ka humbur vetëm kombin por jo fenë. Sido që ta marrësh tragjedi për kombin tim. Aty për here të parë majori hungarez do ta ma thotë se Programi për depërtimin e Arnautëve në Veri është bërë në bazë të “Dokumentit të mbrapshtë” te tre të mëdhenjve në Teheran 1944. Serbët kanë dëshiruar të përfitojnë nga ai vendim – si partizanët ashtu edhe çetnikët. Hulumto Arkivin e Nediçit do ta mësosh realitetin. Në fakt atë Arkiv(fond) e kisha studiuar më 1974 kur e përgatitja magjistraturën, por me që isha pa përvojë shumë gjëra më kishin shpëtuar. Ato i mësova më vonë, më 1982 në AJ. Oficeri në kontiutet mi lejoi për kseroksim dosjet e Ferat Dragës, Ibrahim Lutfiut, Pajazit Boletinit, Xhafer Devës, Mithat Frashësit, Bahri Omarit, Koçi Xoxës, Sejfullah Maleshovës, Elhami Nimanit, Muharrem Bajraktarit, Kosta Peqancit etj. Majori hungarez në AVIIB ma solli dokumentin lidhur me Konfliktin e Ramadan Çitakut me Millovan Xhillasin në gusht 1944 në Vis, lidhur me ndarjen e Kosovës në mes Serbisë dhe Malit të Zi; pastaj dokumentin lidhur me Kërkesën e Pronarit të Trepçës (anglez) drejtuar ÇERQILLIT pas 20 tetorit 1944 kur u çlirua Beogradi për të ardhur në Kosovë dhe për ta vazhduar prodhimtarin si aksionar i saj. Në reagimin e Çerçillit se Kosova do t`i takoi Shqipërisë, aksionari anglez reagon në mënyrë kategorike se “dua të kam punë me Jugosllavi sepse me atë shtet e kam kontratën e jo me Shqipëri, me të cilën vendi im nuk ka kurrfarë aranzhmani”. Ja kush ka vendosë dhe çfarë konfliktesh janë zhvilluar rreth Kosovës dhe për Kosovën, për token e saj të pasur dhe popullin e saj të varfër dhe të zhytur në skamje e robëri me shekuj, pa fajin e tij. Lidhur me këtë, në këtë rast po e citoi vetëm një kërcënim të Gjillasit në Vis drejtuar Ramadan ÇITAKUT: “Ne atje do të instalojmë divizione dhe Kosovën do ta ndajmë sepse ai popull ka bashkëpunuar me fashizmin”. Ramadani, ju do të intervenoni dhe amputoni bashkëpunime të pavërteta por populli atje do të përgjigjet si kurrë më pare me armët e veta që i disponon për LIRI”. Skenari i mëvonshëm dihet se si ka shkuar në të gjitha sferat deri me sot.
SIMPOZIUMI NË KRANJ NË DHJETOR 1975
Simpoziumi e kishte titullin “Tërheqja e Armatës gjermane “E” nga Maqedonia dhe Kosova. Sipoziumin e kryesonte Gjeneral Fabian Tergo. Në Kryesi ishin edhe Akademik Ali HADRI dhe Gjeneral Mihajllo Apostollski. Në fillim lexoi Gjeneral Tergo. Pastaj Gjeneral Apostollski. Pastaj e mori fjalën Akademik Ali Hadri. Punimi i ALI HADRIT ishte më i miri në simpozium. E kam ndie shumë mire (ishim ulur me Prof. Dr. Masar Kodrën) kur Dedier i ka thënë publikisht Ali Hadrit: BRAVO profesor. Për çka? Profesor Ali nder të tjera theksoi aty: “Po mos të ishte e organizuar shkelqyeshëm Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e Shqiptarëve, lufta antifashiste e Jugosllavisë do të ishte një oazë në shkretinë, me pak ujë, sepse këndej pari Lëvizja çetnike dhe ushtarake kanë qenë shumë të fuqishme”.
Në spozium merrnin pjesë Gjeneral Fabian Tergo, Gjenral Mihajlo Apostolski, Vlladimir Dedier, Pera Damjanoviq, Akademik Ali HADRI, Dr. Dushan Billangjiq, Dr. Branko Petranoviq, Dr. Masar Kodra, Dr. Hajredin Hoxha, Mr. Hakif Bajrami (pa kumtesë). Pa kumtesa ishin edhe gjashtë pjesëmarrës që nuk i njihja fare. Ata do të njihen se kush ishin vetëm më 1979 në Prishtinë, kur u mbajt simpoziumi: “Operacionet përfundimtare për çlirimin e Ballkanit”. Disa here e kam pyetur Profin pse nuk po botohen referatet e Kranjit: Më është thënë se ato kanë qenë për Dedierin dhe Pera Damjanoviqin e që punonin për Titon. Këtë koment e kishte Masar Kodra , gjithmonë. Të kthehemi në Kranj. Në simpozium ishte edhe Eduard Kardeli. Lexuan kumtesat ditën e parë, ndërsa ditën e dytë u hap diskutimi. I pari e mori fjalën E. Kardeli. Aty për here të parë do të zbuloi se Tito ishte në shtator-dhjetor 1944 i “njohur si njeriu I katërt” në Evropë, që për çdo ditë komunikonte me Çerçillin. Po, ndër të tjera do të theksoi se Tito në nëntor-dhjetor 1944 e kishte një “vizatim” të tij origjinal se si do të dukej Federata e Jugosllavisë. Në atë vizatim që kishte marrë pjesë edhe Mosha Piade figuronin. Republika e Serbisë dhe Vojvodinës, Republika e Kosovës dhe Maqedonisë (sikurse emir i brigadës Kosovare – Maqedone), Republika e Malit Zi dhe Sanxhakut, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës, Republika e Kroacisë dhe Dalmacisë dhe Republika e Sllovenisë dhe Korushkës. Por më të vendosur të Titos në Beograd” vizatimin e kufijve dhe njësive definitive federale do ta marrin Millovan Gjillasi, A. Rankoviqi dhe Gjuro Pucari. Kardeli dhe Mosha Piade do të transferohen në Punë të jashtme. Në pyetjen e Akademik Ali Hadrit se si ishte situate në Vis në mes delegacionit shqiptar dhe atij të Jugosllavisë? E. Kardel do të përgjigjet tekstualisht – Po ishte shumë e tensionuar, sidomos në mes Ramadan ÇITAKUT dhe Millovan Gjilasit rreth çështjes së Kosovës dhe Sanxhakut. Më kujtohet kur ata të dy konfrontoheshin Koçi Xoxe me Rankoviqin zgërdhiheshin nja dy-tri metra më largë me pozitën dhe zhurmën e tyre.” Por në fund Tito e mori arbitrimin dhe formuloi këtë tekst nën ndikimin e një malazezi që na drejtonte letër atëherë “PSE AVNOJ në riformim nuk po u drejtohet shqiptarëve”: “Nëse Jugosllavia ndërton socializëm, ndërsa Shqipëria Kapitalizëm – sistem, atëherë Kosova shkon me Jugosllavinë: Nëse Jugosllavia ndërton sistem kapitalist, ndërsa Shqipëria ndërton sistem shoqëror socialist, Kosova shkon me Shqipërinë, ashtu si ka vendosë me Rezolutë PKJ në Drezden më 1928 në Kongresin e vetë të rregullt”. Lidhur me këtë përgjigje e kam vërejtur si njeri i lirë se deri ku shtrihet “hipokrizia politike dhe kur fillon dhe deri ku mund të shtrihet tragjedia kombëtare”. Më duket se këtë fenomen interesant më së miri pas Luftës së Dytë Botërore ndër shqiptarë e ka kuptuar vetëm Adem DEMAÇI, ideolog i çlirimit të Kosovës, por edhe I mënyrës së bashkimit kombëtar. Nëse nuk e dëgjojmë, do të paguajmë haraç.
( VIJON… )