SHPELLA E UÇK’së, NË VIJËN E LUFTËS NË GOROZHUP, RRËZË BJESHKËS SË PASHTRIKUT (Video)

Në 23 vjetorin e Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik

SHPELLA E UÇK’së, NË VIJËN E LUFTËS NË GOROZHUP, RRËZË BJESHKËS SË PASHTRIKUT (Video)

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 25 Prill 2022

Njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e UÇK-së është pa dyshim Operacioni “Shigjeta”, që u zhvillua në bjeshkët e Pashtrikut, nga 26 maji deri më 9 qershor 1999. Planin luftarak të këtij Operacioni e përpiloi SHP i UÇK-së, në gjysmën e dytë të prillit 1999 në Malet e Jezercit…

Kjo luftë mësymëse e UÇK-së, duke u bazuar në fakte duhet të trajtohet gjithanshëm ashtu si ka ndodhur realisht, jo siç kemi dëshirë ne të ketë ndodhur! Dhe një nga parametrat për shterrimin e fakteve e konsideroj edhe vizitën në vendin ku u zhvilluan këto ngjarje. 

Më 12 gusht 2018 bashkë me disa eprorë dhe ushtarë të TF-2, në krye me K-ndantin Fazli Berisha, vizitiam vijat e luftës në Pashtrik, saktësisht vijat mësymëse (sulmuese) në Drejtimin Taktik 3 (DT’3) – Gorozhup, dhe me këtë rast ndalesën e radhës e bëmë te SHPELLA E UÇK-së.

Shpella gjindet afër Kullës ushtarake të Vrojtimit, në afërsi të fshatit Kishaj (rrëzë Pashtrikut), një kilometër larg nga Objekti Ushtarak (te Antena) ku ishe e vendosur Logjistika e UÇK-së.

Kjo shpellë gjatë Operacionit të UÇK-së “Shigjeta” në Pashtrik i ka shërbyer njësive ushtarake të TF2-shit, në krye me K-ndant Fazli Berisha, në vijën sulmuese (mësymëse) të Drejtimit Taktik-3 (DT3) Gorozhup, të këtij operacioni luftarak.

Me këtë rast në hyrje të Shpellës zhvillova një bisedë të shkurtë me veteranin e UÇK-së, Shyqiri Zeqiri, i cili tha së gjatë luftës ishte Shënjues i Topit 75 mm, në Togun e Artilerisë me K-ndant, Ismet Lushi.

Shyqiriu në vijim theksoj se, kjo pikë këtu që po e shihni ka qenë pika e fundit e Logjistikës, ku jemi furnizuar me municion dhe gjëra ushqimore. Nga këtu pastaj ka filluar shpërndarja, gjërat ushqimore dhe municioni, këmbësorisë, artilerisë, poashtu dhe ndihma mjekësore që i është dhënë të plagosurve. Këtu i kemi pas edhe bartëset, ku janë shpërndarë në pikat, aty ku ka pas nevojë, ku kemi pas shumë të plagosur”. Pas bisedës hymë edhe në hapësirën e brendshme të Shpellës…

***

SHPELLA E UÇK’së në Frontin e Gorozhupit DT3 /TF2 – gjatë Operacionit ‘Shigjeta, maj – qershor 1999

Shikoni videon 👇👇👇

——

Ilustrimet: Disa pamje në Shpellën e UÇK-së…

__________

SHTOJCË

MANIPULIMI I FAKTEVE PËR OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK – NGA “GJENERALI I BRIGADËS 128” RUZHDI SARAMATI!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura