PROF.DR.IZET SHEHU: ‘STOP PUNËS SË PASIGURT’

Prishtinë, 07. 10. 2013 – Punëtorët në mbarë botën shënojnë 7 Tetorin si ditë simbolike të luftës për sigurinë e vendeve të punës, për të ardhura të rregullta dhe të sigurta, sigurime shëndetësore, mundësin e organizimit sindikalë, me të vetmin qëllim mbrojtjen e interesave të tyre dhe pjesëmarrjen e mirëfilltë në dialogun social. Andaj, dita Ndërkombëtare e ,,Punës së Pasigurtë”, ka përcaktuar si datë 7 Tetorin – Ditë Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndeti në punë. ILO-ja, (Internacional Labour Organization), si organizatë me shtrirje më të madhe ndërkombëtare që merret me çështjet e punës, në vazhdimësi hulumton dhe përcakton forma dhe metodologji të mbrojtjes së punëtorëve në vendet e punës përmes avancimit të proceseve tekniko teknologjike si dhe krijimin e kushteve më të mira të punës, përmes akteve normative të quajtura konventa dhe rekomandime. Bie fjala, Konventa nr. 119 për mbrojtje nga makinat (1963), Konventa nr. 171 për punët e natës për të rinjtë në punë (1990), Rekomandimi nr. 164 për mbrojtje dhe shëndet në punë (1981) etj. BE po ashtu, në mesin e një morie aktesh, ka të përcaktuara mirë kriteret përmbushës në sferën e sigurisë në punë dhe dokumentet obligative, për dallim nga konventat, të formuluara si direktiva, bie fjala, Direktiva 89/654/EEC për kërkesat minimale për siguri dhe mbrojtje të shëndetit në vendet e punës, Direktiva 89/655/EEC lidhur me kërkesat minimale të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit gjatë përdorimit të pajisjeve të punës, e tjera.
Në shkallë kombëtare, secili vend duhet të ketë normat ligjore të cilat rregullojnë këtë fushë dhe një varg të rregulloreve të sferave të veçanta të përcaktimit të rregullave të veçanta për vendet e punës, sidomos atyre ku shfaqen faktorë të ndryshëm të rreziqeve që janë të pranishëm në vendin e punës. Këto rreziqe dhe dëmtues të vendit të punës, bëjnë që të shkaktohen lëndime në punë të tilla që çojnë deri në invaliditet të përkohshëm apo të përjetshëm si dhe shfaqjen e sëmundjeve profesionale dhe sëmundjeve të tjera që kanë të bëjnë me kushtet dhe ambientin e punës. Një e dhënë e ILO-s, thotë: “nga 2.340.000 viktima në punë çdo vit, vetëm 321.000 janë për shkak të aksidenteve. Shuma e mbetur 2.020.000 vdekje janë të shkaktuara nga lloje të ndryshme të punës e që kanë lidhje me sëmundjet, dhe të cilat korrespondojnë me një mesatare ditore prej më shumë se 5.500 vdekje. Kjo është një mungesë e papranueshme e asaj që quhet ,,punë e denjë.”

– PROR.DR.IZET SHEHU –

Askush në Kosovë nuk publikon një statistikë të plotë të lëndimeve në punë, të vdekjeve në vendet e punës apo të paraqitjes së sëmundjeve profesionale dhe sëmundjeve të tjera të paraqitura nga puna. Ajo që mund të përcillet nga mjetet e informimit, e cila është vetëm përafërsisht e saktë, raste të fatkeqësive në punë tek ne paraqiten më së shumti në ndërtimtari. Tanimë ky sektor i lënë kryekëput në sektorin e ndërmarrësve privat, firmave, në kushte të një tregu të lirë të fuqisë punëtore, këta ndërmarrës, në pjesën dërrmues nuk janë as njohës të rregullave dhe masave të sigurisë, rregullave të cilat duhet të jenë të zbatueshme. E kam fjalën për zbatimet e masave të sigurisë e që janë të standardizuara. Në kuptim të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve as sektorët tjerë nuk janë në gjendja më të mirë se sa ndërtimtaria. Si rezultat i kësaj, kemi mos zbatueshmërinë e masave mbrojtëse në formën e duhur. Shkaku këtu është mase i dukshëm. Punëdhënësi patjetër i duhet një lloj investimi ne hartimin e Rregulloreve dhe procedurave si dhe harmonizimi i tyre me Ligjet ne fuqi. Që të dyja janë të “dhimbshme” për ndërmarrësin, ndërsa punëtori, në anën tjetër, për shumë arsye nuk mund të kërkojë me këmbëngulësi zbatueshmërinë e masave të nevojshme mbrojtëse.
Evidenca e fatkeqësive në punë është obligim dhe e normuar nga të gjitha dokumentet e mekanizmave ndërkombëtar të punës. Evidencat nga fusha e sigurisë është çelës i përcjelljes dhe avancimit të sigurisë në punë. Në industrinë kosovare kjo evidencë vazhdon të mbahet ashtu nga tradita, ndërkohë, në sektorin privat, është e qartë se ajo mbahet dhe zbatohet vetëm atje ku është e shtrënguar ta bëjë nga organet shtetërore, e për sa duket, janë një numër tejet i vogël i ndërmarrëseve që e bëjnë këtë.
Çdo vend pune duhet të përmbajë procedura të procesit punues, procesit teknologjik punues, procedura të përdorimit dhe mirëmbajtjes të mjeteve të punës. Rreziqet që paraqiten në vendet e punës janë të grupuara në: rreziqe mekanike, elektrike dhe rreziqet nga karakteristikat e vendit të punës. Janë edhe dëmtuesit ata që janë të pranishëm në vendet e punës, dëmtuesit e shëndetit të punëtorit, që ndahen sipas vetive të tyre fiziko-kimike, sikur janë zhurma e dridhjet, ndriçimi i pamjaftuar apo i tepërt, rrymimi i ajrit dhe lagështia, mandej dëmtuesit e ambientit nga lirimi i dëmtuesve të mundshëm sikur janë gazrat gulfatëse dhe ato helmuese, materiet e rrezikshme dhe zjarret. Të gjithë këta ndikues të ambienti punues kanë ndikim në shëndetin e njeriut punues.
Në këtë kontekst Strategjia e Bashkimit Evropian 2002–06 i kërkoi Agjencisë “të ndërtonte një Observator Rreziqesh” për të “parashikuar rreziqe të reja dhe emergjente”. Observatori i Rreziqeve duhet pra të identifikojë dhe parashikojë tendencat dhe rreziqet në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë (SSHP), duke garantuar një impenjim më të mirë në përcaktimin e aftësive dhe ndërhyrjeve me kohë dhe më me efikasitet. Promovimi i kulturës së parandalimit është një element kyç në punën e strukturave emergjente dhe mbrojtjes në punë. Parandalimi është njëra nga fazat më të rëndësishme për të adresuar nevojat për ndihmë të komunitetit në nevojë te strukturat menaxheriale, të vetëdijes dhe të kuptojnë se investimet në parandalimin e rreziqeve. Në BE çdo vit e humbin jetën e më shumë se 5500 njerëz, si pasojë e aksidenteve në vendin e punës. Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se më shumë se 159.000 njerëz vdesin si rezultat i sëmundjeve profesionale. Një pjesë e madhe e këtyre jetëve do të mund të shpëtohej në qoftë se risqet do të ishin parashikuar dhe në qoftë se do të ishin implementuar dhe zbatuar me rigorozitet masa të ndjeshme për sigurinë. Është thënë shpesh herë se “parandalimi është më i mirë se kurimi” dhe, më shumë se kurrë, kjo zbatohet për të promovuar një vend pune të sigurt dhe të shëndetshëm. Njohuria profesionale ka të bëjë edhe me qeverisjen e instrumenteve materiale të planifikimit si dhe me njohjen e realiteteve shoqërore ekonomike, legale dhe perspektivave. Të dy lëmenjtë janë të lidhur me një rrjet të dendur të nder varshmërive. Prandaj, kushtet e pjesëmarrjes në formësimin human të rrethinës mundemi t’i plotësojmë vetëm nëse para çdo hapi vendimmarrës të jemi të vetëdijshëm për raportet e tyre, nëse qasjet teknike, juridike, ekonomike dhe estetike i kuptojmë si mjete ndihmëse, të cilat i përdorim në realizimin e tërë idesë.
Një studim i fundit i Konfederatës Evropianë të Sindikatave (ETUC) ka arritur në përfundimin se përfaqësimi i sindikatës çon në një respektim më të mirë të rregullave, në norma më të ultë të aksidenteve dhe në më pak probleme shëndetësore që lidhen me punën. Për këto arsye dhe të tjera, pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes për problemet e sigurisë dhe të shëndetit në punë është pjesë e ligjit evropian.
Inkurajimi i pjesëmarrjes së punëtorëve, është detyrë e punëdhënësve që të konsultohen me punëtorët dhe me përfaqësuesit e tyre për shëndetin dhe për sigurinë, por është më efektive që ata të nxiten që të marrin pjesë aktivisht në çështjet e përditshme të sigurisë dhe të shëndetit në punë. Drejtuesit kanë nevojë që të krijojnë një klimë besimi, në të cilën njerëzit të ndjehen mjaft të sigurte për t’i ngritur shqetësimet dhe për të kontribuar në zhvillimin e proceseve më të sigurta në punë e të vendeve të sigurt të punës. Kjo nuk duhet të shihet si një proces tjetër burokratik, apo si një barrë e padëshirueshme, por si një mundësi e madhe për të përmirësuar jo vetëm sigurinë, por edhe produktivitetin. Studimet tregojnë se përdorimi i dijeve të punëtorëve u jep drejtuesve një burim të madh që i ndihmon ata që të zhvillojnë vende pune të sigurt, efektivë dhe të qëndrueshëm. Shërbime efiçiente profesionale me qëllim të krijimit të sigurt të ambientit të sigurisë në punë për personelin dhe pajisjet përmes implementimit të standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes si dhe minimizimit të humbjeve duke eliminuar shkaktaret e aksidenteve dhe incidenteve si dhe duke proceduar raportim real për to, përbejnë vetëm një nisme drejtë objektivave dhe synimeve në një ndërmarrje profitabile dhe te suksesshme.
Konsultimi me fuqinë punëtore në lidhje me masat mbi sigurinë dhe shëndetin në punë nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një mënyrë efektive për të garantuar angazhimin e punëmarrësve në procedurat dhe përmirësimet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë. Punëmarrësit duhet të konsultohen mbi masat e sigurisë dhe shëndetit veçanërisht para futjes së teknologjive ose produkteve të reja.
Organizata Botërore e Punës, për vitin 2013 ka përcaktuar si temë trajtimi pikërisht sëmundjet profesionale, pra ato që dalin nga vendet e punës, me rastin e takimeve, konferencave apo edhe studimeve të paraqitura për hulumtim në shenjë të Ditës së Sigurisë në Punë. Është e qartë se në vazhdimësi organizmat e ndryshëm ndërkombëtar (ILO dhe BE) janë duke vënë në qendër të veprimtarisë së punës njeriun. Mbrojtjen e tij nga fatkeqësitë në punë dhe mbrojtjen e shëndeti të tij nga dëmtuesit e ambienti të punës. Shtrohet çështja: Cila është gjendja e mbrojtjes në pune dhe ambienteve te punës ne Kompanitë tona nga paraqitja e sëmundjeve profesionale? Në praktikën e shteteve me sistem të avancuar ekonomik dhe traditë në zbatimin e rregullave teknike dhe procedurale, të kodifikuara edhe me ligje dhe me një varg të rregulloreve dhe procedurave te fushave të veçanta të punës, mbrojtja nga sëmundjet që dalin nga vendet e punës, nga procedurat dhe teknologjitë punuese, është çështje e standardizuar. Kjo do të thotë që ekzistojnë nivele, të standardizuara të asaj që quhet nivel i lejuar i paraqitjes së dëmtuesve dhe mundësia maksimale e lejimit të ekspozimit ndaj një dëmtuesi të shëndetit (bie fjala, niveli maksimal i zhurmës në nivelin prej 85 dB për ekspozim prej 8 orësh).
Sëmundjet profesionale dhe trajtimi i tyre janë fushë me ndërlidhje të Sigurisë në punë dhe Mjekësisë së punës. Në këtë kontest, secili vend, në shkallë kombëtare, bënë hartimin e listës së sëmundjeve profesionale dhe e vë në dispozicion të gjithëve që kanë të bëjnë me punën. Të gjitha vendet e rajonit e kë një listë të tillë (Shqipëria në atë listë ka të përfshira rreth 80 sëmundje, Kroacia 176 sish, etj). Ne, fatkeqësisht, ende nuk e kemi një listë të tillë e cila do të shërbente si bazë për caktimin e të sëmurëve në vendet e punës. Dy institucione të Mjekësisë së Punës në vend : Instituti i Medicinës së Punës në Obiliq dhe Instituti i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, pa dyshim që kanë kapacitetet intelektuale dhe njerëzore për të qenë pjesë përbërëse profesionale e një projekti të tillë, që, më pas, vetëm do të rishikohej (në perioda të caktuara kohore) dhe eventualisht të plotësohej, por gjithnjë në koordinim me ekspertët e sigurisë në punë dhe në bashkëveprim me sektorët gjegjës të dikasterit të punës në shkallë vendi.
Sëmundjet profesionale, në koherence me përcaktimet programore të politikave shtetërore në fushën e sigurisë në punë, do të hulumtohen nga studiues e institute të mjekësisë dhe në varësi nga rezultatet e shfaqjes së tyre do të përcaktoheshin edhe masat parandaluese dhe procedurat adekuate të përdorimit të materieve të dëmshme për shëndetin e punëtoreve, shkallët dhe nivelet e lejuara të ekspozimit ndaj tyre dhe masat tjera mbrojtëse.
Mungesat e strukturave të caktuara, profesionale shtetërore, që veprojnë në kuadër të organizmave më të lartë të udhëheqjes shtetërore, te ne, bënë që shumëçka të lehet anash në çështjet e përkujdesët të shëndetit të punëtorëve. Bie fjala, mungesa e Këshillit Nacional për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të punësuarave dhe ambient të punës, që sipas Ligjit për Sigurinë dhe shëndetin ne punë nr 04/L-161,(neni 4, pika 1) Qeveria e Republikës se Kosovës, ne baze te propozimit te Ministrit te punës dhe mirëqenies sociale , themelon Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet ne Pune dhe ku janë të përfaqësuar edhe shteti edhe punëdhënësi edhe ekspertët e sigurisë në punë, patjetër që do të zgjidhte shumë detyra ne hartimin e politikave për përmirësimin e nivelit te sigurisë dhe shëndetit ne pune dhe do të përcaktonte veprimet konkrete, gjegjësisht detyrat e të gjithë të involvuarëve në proceset e punës me qëllim avancimin e sigurisë në punë dhe zbatueshmërinë e anës legjislative vendore dhe rregulloreve gjegjëse ndërkombëtare.
Ndër masat organizative për parandalim të sëmundjeve profesionale, zbatohet kontrolli periodik mjekësor. Aty ku mund të vërehet që në nismë ndikimi i dëmshëm i dëmtuesve fizik, kimik organik e inorganik, materieve rrezatuese etj. Forma e rezistimit të trupit ndaj ndikuesve të dëmshëm është subjektive, andaj ka arsye të kontrollimit të rregullt mjekësor për të gjitha vendet ku ka dëmtues në procesin e punës. Një dilemë e shtruar në qarqet teoricienëve të sigurisë dhe atyre të mjekësisë së punës, e që vazhdon edhe sot e kësaj dite-të themi këtu se disiplina shkencore e Sigurisë në punë është mjaftë e re dhe daton vetëm në dekadat e fundit të shekullit të kaluar-pra dilema dhe përcaktimi i nevojave për periodikun e kontrollimeve mjekësore. A duhet që kontrollimi të bëhet për çdo vit? Cilat janë vendet që duhen përfshirë në kontrollimin e domosdoshëm mjekësore për çdo vit? Është e qartë se përgjigjet në këto çështje duhet të jenë rezultat i hulumtimeve në vetë vendet e punës; ajo që quhet procedim i Vlerësimit të rrezikut në vendet e punës, si identifikim i dëmtuesve me përcaktim të dëmeve dhe bashkëveprim i mjekësisë së punës në përcaktimin e dëmeve dhe nevojës për mbikëqyrje periodike të lëndueshmërisë së punëtorëve ndaj një agjenti dëmtues në vendin e punës. Ketë masë miri e ka përcaktuar Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin ne pune. Ky ligj përmban parimet e përgjithshme të parandalimit të rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar, trajnimin e te punësuarve dhe përfaqësuesve të tyre. Përmes këtij Ligji janë rregullua detyrimet e punëdhënësit për sigurinë dhe mbrojtjen e punëtoreve ne te gjitha aspektet qe kane te bëjnë me sigurinë dhe shëndetin ne pune si dhe masat e nevojshme te parandalimit te rreziqeve për aksidente dhe incidente si dhe sëmundje profesionale, informimit dhe formimit profesional te punëtoreve .
Është parapa ngritja dhe funksionimi i shërbimeve te mbrojtjes ne pune dhe parandalimit. Këto struktura do te shërbejnë për zbatimin e masave parandaluese dhe pjesëmarrjen e balancuar te punëtoreve ne hartimin e dokumentit te vlerësimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojnë ne vendet e punës. Ne anën tjetër risi është angazhimi i punëtoreve gjate hartimit te dokumentit te vlerësimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili përmban masat me karakter teknik, organizativ,higjienë-sanitar, e te cilat duhet zbatuar ne baze te kushteve specifike te vendit te punës dhe aktivitetit te tyre. Krahas obligimeve te punëdhënësit janë edhe obligimet e punëtoreve e qe kane detyrime ndaj punëdhënësit, madje përdorimi i makinerisë, pajisjeve dhe stabilimenteve dhe veglave te punës, aparaturën,substancat e rrezikshme, pajisjet e transportit, impianteve, objekteve, ndërtesave dhe mjetet tjera ne korrektësi maksimale si dhe përdorimin e Pajisjes Personale Mbrojtëse.
Sipas këtij ligji, punëmarrësit janë te obliguar qe te marrin te gjitha masat për parandalimin dhe eliminimin e çdo rreziku ne pune për punëtoret. Me këtë përfshihen te gjitha rreziqet për sigurinë dhe shëndetin, rreziqet për personelin e ekspozuar ndaj kushteve te veçanta/vendet e punës me rrezik / me te cilat gjate operimit, mirëmbajtjes përballen. Rreziqe shumë faktoriale, ekspozim i kombinuar ndaj çrregullimeve skeleto- muskulare dhe faktorëve të rreziqeve psiko-social, ekspozim i kombinuar ndaj vibracioneve te pajisjeve dhe veglave të punës dhe punës së krahut. Kompleksiteti i teknologjive të reja, proceseve të punës dhe raportit njeri-makinë. Mbrojtje e pamjaftueshme e grupeve më të rrezikuara nga rreziqe ergonomike të njohura. Rritje e përgjithshme e ekspozimit ndaj rrezeve ultraviollcë gjatë dhe jashtë orarit të punës. Këto janë vetëm disa nga arsyet që na shtyjnë të merremi më këtë problem me rendesi vitale per puntoret, mbi bazat e analizave të rreziqeve , se si mund të arrihet një performancë pozitive lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e shëndetit të punëtoreve.
Bazuar ne këtë qe u tha me larte, Lëvizjet Sindikale si përfaqësues te punëtoreve e kanë te drejtën qe te kërkojnë nga menaxhmenti / punëdhënësi /qe menjëherë te fillohet ne punën dhe angazhimin e tyre për e hartimit e elaborateve për Vlerësimin e rrezikshmërisë për vendet e punës. Mbase hartimit te këtij Elaborati – Vlerësimit , zhvillohet aktiviteti parandalues për mes aktivitetit te punës si dhe metodat e prodhimit te realizuara nga punëdhënësi duke përfshire:
1. te siguroi përmirësimin e mbrojtjes, sigurisë dhe shëndetit te punëtoreve dhe
2. Organizatat Sindikale te përfshihet ne aktivitetet e kompanisë ne te gjitha nivelet hierarkike.
Vlerësimi i shkalles se rrezikut ne vendet e punës , nuk është vetëm një detyrim themelor i punëdhënësit, por duhet kuptuar si një mjete thelbësor për kontrollin para kontaktit dhe pas kontaktit për Kompanitë, për aq kohe sa te punësuarit te marrin pjese ne fazën e cilësisë dhe sasisë se vlerësimit te rrezikut ne pune dhe masat e parandalimit te punës se pasigurte dhe sistemi organizativ dhe menaxhues i prodhimit apo shërbimeve te kuptohet si sistem i menaxhimit te sigurt ne pune.
Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
2 comments
  1. Howdy! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
    I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing
    very good results. If you know of any please share.
    Appreciate it! You can read similar article here: Sklep online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

TRIUMFI I KOMBIT

“TRIUMFI I KOMBIT”, KAPITULLI: ”DETYRA JONË, KONSOLIDIMI I PAVARËSISË DHE DEMOKRACISË QË PËRSHPEJTOJNË BASHKIMIN E KOMBIT (V.  2014)…