FTESË PËR VEPRIMTARËT, PËR LUFTËTARËT E LPK-UÇK’së DHE PËR BASHKËKOMBASIT TANË PA DALLIM

Prishtinë, 30 qershor 2018:

 

Bashkekombas,
bashkeveprimtare dhe
bashkeluftetare te nderuar,
Shoqeria Levizja, me 14 korrik 2018, ne oren 11, organizon shpalosjen-zbulimin e Pllakes ne bazen e LPK-UÇK-se ne Golem te Kavajes. Shtepia e Musa Demirit (“Haxhi Babes”) ka qene baze e Levizjes Popullore te Kosoves dhe ushtrive çlirimtare shiptare te themeluara prej saj. Ne kete shtepi gjate atyre viteve (1994-2001) kane qendruar qindra veprimtare, drejtuese e luftetare te LPK-se me detyren dhe pergjegjesine e madhe: pergatitjen dhe organizimin e luftes se armatosur per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise. Shume prej ketyre veprimtareve, drejtuesve e luftetareve kane rene ne altarin e lirise.

Kjo eshte Pllaka e pare qe vendoset ne shtetin shqiptar (nje e treta e Shqiperise). Shtepi baza te LPK-UÇK-se kishte anekend Shqiperise londineze. Prandaj, me te drejte thuhet qe shteti shqiptar ishte baza me e rendesishme e Luftes Antipushtuese-Çlirimtare te LPK-UÇK-se dhe Levizjes sone kombetare pergjithesisht. Aty strehoheshin, aty pergatiteshin e sterviteshin, aty armatoseshin, aty ushqeheshin dhe aty i lidhnin plaget luftetaret e lirise. Ishin te shumte oficeret dhe ushtaret vullnetare nga shteti shqiptar ne luften per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise. Shume prej tyre jane Deshmore te Ardheut. Shteti shqiptar dhe populli yne aty hapen dyerte dhe u bene strehe e ngrohte edhe per qindra mijera bashkekombes te tyre te debuar nga Serbia shoviniste…
I perjetshem kujtimi dhe nderimi per shoket tane Deshmore! E perjetshme lavdia per Ta! Lavdi Levizjes Popullore te Kosoves dhe ushtrive çlirimtare te themeluara prej saj!
I perjetshem falenderimi, e perjetshme mirenjohja per shtetin ame dhe per popullin tone aty! Perjete krenare qe jemi shqiptare e bije te Shqiperise!
Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë “Lëvizja”
Prishtinë, 30 qershor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura