Tiranë, 01. 12. 2014 – (Përmbledhje) – Në vitin 1848 De Rada boton gazetën “L’Albanesi d’Italia”, e cila konsiderohet e para gazetë shqiptare,… Vepra e tij e parë, që i dha famë është poema liriko-epike “Këngët e Milosaos” (1836),… Vepra e dytë e De Radës është Kënga e Serafina Thopisë, princesës së Zadrimës në gjysmën e dytë të shekullit 15,… Në gjuhën italiane ka botuar tragjedinë “Humidi”,… Në vitin 1883 De Rada botoi në shqip revistën “Flamuri i Arbërit”,… Me rëndësi të madhe është edhe vepra e De Radës “Skënderbeu i pafat”,… De Rada ndërtoi të parën gramatikë të gjuhës shqipe dhe u përpoq për të futur në përdorim alfabetin pellazgo/etrusk në gjuhën shqipe, e cila në atë kohë shkruhej me shkronjat greke, arabe etj…. De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë… De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin… Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe… De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge)… Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët)… Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar)… Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885… De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge… Megjithë se pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë…. Në mënyrë anti shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….
Jeronim De Rada (1814-1903)
***
Viti 2014 është dyqind vjetori i lindjes së Jeronin De Radës, njeri nga studiuesit më të mëdhenj të kulturës sonë të shekullit 19. De Rada paraqitet si mësues, poet, publicist e studiues i famshëm arbëresh dhe njëra prej figurave më të shquara të letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare. De Rada në të gjithë qenien e tij na shfaqet sot një atdhetar i shquar, studiues mjaft i thellë dhe përkrahës i zjarrtë i luftës për liri të popullit shqiptar. Ai përkrahu me gjithë forcën e vet Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) dhe kundërshtoi me forcë vendimet e Kongresit të Berlinit, për copëtimin e trojeve shqiptare, sepse ka qenë i lidhur ngushtë me fatet e popullit të vet dhe një luftëtarë i paepur për lirinë e tij.
De Rada lindi në vitin 1840 në Macia Albanese, krahina e Kozencës në Kalabri (Itali) në familjen e një prifti katolik. Arsimin e filloi në vendlindje dhe më pas ndoqi Universitetin e Napolit për drejtësi, duke ndjekur këshillat e të jatit. Megjithë këtë drejtimi i tij në jetë ka qenë gjuha dhe letërsia shqipe. Ai vdiq në vitin 1903.
Shpejt De Rada u bë mbledhës i folklorit shqiptar midis krahinarëve të tij, që i dhanë vrullin e parë në drejtimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1848 De Rada boton gazetën “L’Albanesi d’Italia”, e cila konsiderohet e para gazetë shqiptare, që shërbeu për përhapjen e kulturës ndër shqiptarët e Italisë.
Veprimtaria e De Radës mund të ndahet në dy drejtime kryesore:
1- drejtimi artistik i punës së tij e rendit De Radën midis poetëve dhe publicistëve më të shquar arbëresh. Vepra e tij e parë, që i dha famë është poema liriko-epike “Këngët e Milosaos” (1836), përmbledhje e poezisë shqipe të shekullit 15, birit të sundimtarit të Shkodrës. Kjo vepër letrare është vlerësuar shumë lart, të cilën shkrimtari i famshëm francez i kohës Viktor Hygo e ka quajtur “vepër e përkryer romantike”. Pasi u prek nga sëmundja e rëndë e kolerës, që kaloi në këtë kohë, i la studimet dhe u kthye në vendlindje, por shpejt e mori veten.
Vepra e dytë e De Radës është Kënga e Serafina Thopisë, princesës së Zadrimës në gjysmën e dytë të shekullit 15, botuar në Napoli në vitin 1843. Në gjuhën italiane ka botuar tragjedinë “Humidi”, që u pasua më pas nga vepra të tjera letrare. Në vitin 1883 De Rada botoi në shqip revistën “Flamuri i Arbërit”, e cila u përhap në të gjitha trevat shqip folës në Itali dhe Ballkan dhe luajti rol të madh në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare.
Me rëndësi të madhe është edhe vepra e De Radës “Skënderbeu i pafat”, për të cilën harxhoi shumë kohë dhe mundë, ku përshkruan heroin kombëtar Gjergj Kastriotin, Iskanderbeun dhe bëmat e tij në betejat me turqit.
2 – Drejtimi shkencor është fushë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë së De Radës, që e bëjnë atë mendimtar dhe historian të madh të gjuhës shqipe. De Rada ndërtoi të parën gramatikë të gjuhës shqipe dhe u përpoq për të futur në përdorim alfabetin pellazgo/etrusk në gjuhën shqipe, e cila në atë kohë shkruhej me shkronjat greke, arabe etj. Abecedari ose alfabeti pellazgo / etrusk është më i lashti në botë dhe e ka zanafillën qysh nga qytetërimi Vinkë-Turdos, i mijëvjeçarit të 6 p.e.s., kur shfaqet për herë të parë. Ashtu si i gjithë qytetërimi romak lindi dhe u zhvillua nga qytetërimi më i lashtë etrusk edhe abecedari pellazgo/etrusk është përdor nga latinët për të shkruajtur gjuhën e tyre, por që gabimisht u quajt alfabeti latin. Në të njëjtën mënyrë ky abecedari është huazuar edhe nga grekët dhe ai që quhet alfabeti cirilik nuk është gjë tjetër vetëm se kopje e abecedarit pellazgo/etrusk. Bashkë me gjuhën latine abecedari pellazgo/etrusk u përhap në të gjithë botën perëndimore dhe përdoret edhe sot.
De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.
De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Zef Krispi ka qenë profesor në Universitetin e Palermos, ku ligjëronte mbi gjuhën shqipe, latine dhe greke. Në vijim të studimit të Iliadës dhe të veprave të tjera antike, Krispi në “Iliadë”, që përbën veprën e parë letrare europiane, zbuloi shumë fjalë dhe shprehje, që gjenin kuptimin në gjuhë shqipe. Në librin e tij të famshëm “Shqipja-nëna e gjuhëve” (Palermo, 1831), Krispi jep shumë fjalë shqipe të ndeshura në Iliadën e Homerit. Kështu Krispi hapi një dritare të re në botën shkencore botërore lidhur me Iliadën, që më pas do të thellohej nga studiues të tjerë, që vepra e parë e letërsisë europiane “Iliada” është shkruar fillimisht në gjuhën e lashtë pellazge/shqipe dhe në fakt përbën veprën e parë të letërsisë shqipe.
Krispi i pari ka shquar dhe ka nxjerrë nga Iliada dhe shkrimet e autorëve antikë shumë fjalë pellazge dhe ndërtoi fjalorin e parë pellazgjisht-shqip. Disa prej këtyre fjalëve janë.
Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe.
A nuk duhet, që këto fjalë të bekuara të gjuhës shqipe, të zbuluara në Iliadë, ti vlerësojmë lart dhe ti kemi në themel të gjuhës sonë?
Pse gjuhtarët shqiptarë këto nuk i vlerësojnë?
Duke u marrë disa dekada me problemin pellazgjik, jemi mahnitur me këto ide të reja në shkencë të këtyre studiuesve arbëresh, të mbështetura në njohuri të thella shkencore. Këto njohuri të reja të kohës u përqafuan shpejt nga dijetarë të tjerë europianë si Von Han, J. Pokorny, Kreçmer etj., si dhe rilindësit tanë të shquar Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Vaso Pasha etj.
Në këtë rrugë të re studimore De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Autori të gjitha hyjnitë e lashtësisë, me në krye Zeusin Pellazg dhe që përmenden si perëndi grek-romake, i quan perëndi pellazge. Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).
Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar). Në këtë vepër të re De Rada lashtësinë e popullit shqiptar e lidhe ngushtë me pellazgët e lashtë, banorët më të hershëm të identifikuar të Europës.
Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. Në këtë studim De Rada vuri në dukje se të gjithë emrat e perëndive greko-latine shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Kjo, sipas autorit, ka një domethënie të madhe, sepse të gjitha këto perëndi së pari janë perëndi të popullit pellazg, që është para grek dhe para latin, por që më pas u huazuan nga popullsitë më të reja greke dhe latine dhe u tjetërsuan si perëndi të tyre.
De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve.
Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia. Rruga e ngritje së farmave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën. Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.
Shpikja e shkrimit është një arritje e madhe e këtyre njerzve të talentuar, me të cilin shkruan gjuhën e tyre: fjalët e para të shkruara në botë janë “UIJ” dhe “DOR”, dy fjalë të zakonshme të gjuhës pellazge/shqipe, ndeshur në enët prej balte në Vinkë dhe Turdas. Prandaj këta njerëz nga Homeri dhe pasues të tij janë quajtur “Pellazgë Hyjnorë”, si njerëz të ardhë nga qielli, të dërguar nga zoti-Zeusi. Me këto dije të mëdha dhe guximin e pa parë, pellazgët pushtuan të gjitha kontinentet e botës dhe i emërtuan sipas gjuhës së tyre.
Megjithë se pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Duke mos vlerësuar veprimtarinë shkencore të De Radës mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve nga pellazgët dhe të hyjnive pellazge të botë së lashtë, këta autorë e ulin shumë vlerën e veprës së De Radës dhe rolin e saj në botën e dijes. Përgjegjësia kryesore për këtë cungim të veprës së dijetarit të madh De Rada bie mbi studiuesit arbëresh, që në mënyrë antishkencore e kanë cunguar veprën e tij dhe padrejtësisht me këtë veprim i kanë zvogëluar shumë meritat e këtij dijetari të madh. De Rada nuk mund të quhet dijetar i madh, siç është në fakt, po ti heqësh këtë veprimtari, që përbën thelbin e veprës së tij.
Francesko Altimari, profesor dhe shef i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, ka shkruar emërtimin “De Rada” në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (vëll. 1, 2008, f. 421-422,bashkë me K. Kodrën dhe J. Kastratin). Në mënyrë anti shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët. Altimari kështu i ofron një të pavërtetë publikut mbi përmbajtjen e veprës së De Radës, duke zvogëluar shumë rolin e këtij dijetari të famshëm në fushën e dijes. Nga ana tjetër me këtë akrobaci antishkencore gjuhës shqipe i hiqet privilegji i natyrshëm i gjuhës më të vjetër midis gjuhëve të lashta europiane dhe origjinën e saj natyrale pellazgjike. Kjo i sjell dëm të madh gjuhës shqipe dhe historisë së popullit shqiptar.
Në të njëjtën rrugë jo shkencore vazhdon edhe akademiku shqiptar Kolec Topalli. Në shkrimin e tij “De Rada dhe historia e gjuhës shqipe” (gazeta Telegraf, dt. 10 nëntor 2014) e përmend De Radën si shkrimtar të madh “me kontribut të çmuar edhe në historinë e shqipes”, por ka hequr nga vepra e tij thelbin pellazgjik me marifetin antishkencor. Duke vepruar në këtë rrugë antishkencore edhe në këtë rast De Radës i është hequr thelbi historik i veprës së tij.
Në se të dy profesorët i quajnë të papranueshme tezat pellazgjike në veprën e De Radës, rregullisht duhet të shpreheshin dhe ta kritikonin këtë pjesë të veprës, por rruga e ndjekur nga ata, duke mos e përmendur këtë anë të rëndësishme në veprën e De Radës, përbën shkelje të disiplinës shkencore dhe sjellje të padenjë me veprimtarinë e këtij dijetari të madh arbëresh.
Përgjegjësi mban edhe Akademia Shqiptare e Shkencave, që ka lejuar të botohet në FESh jetëshkrimi i cunguar i De Radës, gjë që duhet rregulluar në ribotimet e kësaj enciklopedie.
Këta lloj vlerësimesh të një anshme të veprës së De Radës vijnë nga mungesa e shikimit profesional të problemit dhe mos njohja e shkoqitjeve të shumta të bëra nga Z. Krispi, J. Han, I. Thomopollo, Z. Majani, N. Vlora, A. Kola, Dh. Pilika dhe shumë autorë të tjerë të shekullit të kaluar dhe bashkëkohorë për historinë e gjuhës shqipe dhe të lidhjes së saj me pellazgët.
Është e çuditshme ndër ne shqiptarët: ata që duhet ta mbrojnë dhe zhvillojnë me shumë fanatizëm gjuhën shqipe, bëjnë të kundërtën: e luftojnë atë me mjete jashtë shkencore, që ajo të mos njihet nga shkenca botërore si gjuha e parë në botë. Vetë asnjë herë nuk e studiuan origjinën e gjuhës shqipe, nuk treguan zotësi as me ilirët ta lidhin atë me provat e duhura, pa le pastaj me pellazgët. Provat që paraqesin studiuesit e tjerë ata as nuk i pranojnë, por as nuk i kundërshtojnë, por në heshtje sabotojnë futjen e të rejave të shkencës në dobi të gjuhës shqipe dhe historisë së popullit shqiptar. Në vendet e tjera këta “lloj studiuesish” do ti kishin larguar prej kohësh nga qendrat studimore, si të mefshtë dhe pa brumë. Shkenca ka rregullat e veta, të cilat secili detyrohet ti zbatojë: një mendim ose tezë e paraqitur ose pranohet ose kundërshtohet dhe hidhet poshtë me prova bindëse. Rrugë të mesme nuk njeh shkenca.
Lista e veprave të Jeornim De Radës, mungojnë titujt e librave për pellazgët!
Ata në një kohë, që janë studiues profesionistë të gjuhës shqipe, me veprimin e tyre antishkencor i kanë sjellë dëm të madh gjuhës sonë dhe historisë së popullit shqiptar: gjuhës shqipe i është hequr, me qëllim të keq ose nga padija, rrënja e saj natyrale pellazgjike dhe popullit shqiptar i janë mohuar padrejtësisht stërgjyshat e tij, pellazgët. Me prova bindëse këto janë sprovuar nga mjaft dijetarë dhe mohimi i tyre në rrugën antishkencore, përbën krim të dyfishtë ndaj gjuhës sonë të bekuar.
Se ku e marrin të drejtën të veprojnë në mënyrë antishkencore me veprën e De Radës këta studiues unë nuk e di, por mendoj se problemi duhet të diskutohet thellë në qendrat përkatëse shkencore, ku ata bëjnë pjesë, për tu prerë rrugën abuzimeve të tjera. Le të shpresojmë, që institucionet do të kryejnë detyrën tyre para popullit, që i paguan dhe shkencës, nga e cila kanë marrë gradat dhe titujt e lartë.
Studiuesit e mbledhur këto ditë në Tiranë në Simpoziumin e tretë Ndërkombëtarë: “10 mijë vjet histori: nga Pellazgët tek Shqiptarët”, organizuar për nder të albanologëve të shquar Zef Krispi dhe Spiro Konda, sollën mbështetje të plotë të përkufizimit që: gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhës pellazge dhe nga kjo shqiptarët janë të vetmit pasardhës të pellazgëve të lashtë.
Ka qenë ngritur një bust i De Radës në Tiranë, pranë sheshit të sotëm Uillson, në mes të një lulishte të bukur, por nuk është më. Në lulishte u ngrit një pallat i madh. I propozojmë Qendrës Albanologjike të ndërmarrë hapat e duhura për ti ngritur albanologëve të shquar Zef Krispi, Spiro Konda dhe De Radës përmendore, në sheshet e qyteteve të Tiranës dhe Korçës.
(Luftulla Peza: [email protected])
……………………………………………………………………..
Pellazgët dhe lashtësia e gjuhës shqipe:
………………………………………………………………………………..
*Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b*