Durrës, 1 korrik 2017: SKANDALI TJETËR : A. Omari dhe disa shokë të saj në gjuhësi pëfolin dhe shpifin për studiuesit e ndryshëm pa lexuar asnjë nga punimet e tyre dhe pa ju bërë asnjë recenzë shkencore. Kjo është rrugë antishkencore.
5- Më poshtë në vërejtjet e A. Omarit dhe redaksisë, shkruhet: “Autorët nuk kanë asnjë njohuri për historinë e gjuhës shqipe”.
PËRGJIGJA JONË: A. Omari këtë ta mbajë për vete. Neve e kemi studiuar në detaje historinë e gjuhë shqipe dhe në referatin tonë të paraqitur në konferencë e kemi shkruar atë shkurtimisht.
Në referat kemi dhënë etapat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i shkrimit të gjuhës shqipe deri në vitin 1210, nga fillimi në Qytetërimin Vinkë-Turdas deri te dorëshkrimi i Teodor Shkodranit më 1210. Ky historik i detajuar i gjuhës shqipe jepet për herë të parë. Për këto probleme kemi shkruar në librat tonë dhe disa artikuj.
Anila Omari nuk don ti pranojë këto, por nuk ka aftësi as ti hedhë poshtë, sepse nuk ka dije, nuk ka fakte dhe nuk studion. Nuk presim, që punën tonë për historinë e gjuhës shqipe ta vlerësojë A. Omari, që nuk e njeh këtë fushë. Ajo pa i lexuar fare studimet tona, pa bërë asnjë kritikë për to, siç është rruga shkencore, mundohet ti hedh poshtë me thashetheme dhe intriga, që është rruga antishkencore, duke sulmuar autorët.
Ky qendrim i saj vërteton urrejtjen, që Anila Omari ka për gjuhën shqipe dhe qëllimi i saj është të sjellë sa më shumë pengesa, që ajo të mos njihet si gjuha më e lashtë e rruzullit., që ka ndikuar në formimin e gjuhëve të tjera të familjes Indo-Europiane.
– Luftulla Peza –
Studjuesit e vërtetë po punojnë për gjuhën shqipe, fakte të reja po mblidhen dhe së fundi ata, që luftojnë me kokëfortësi gjuhën shqipe do të përfundojnë me turp. Kur kokëfortësia ka të bëjë me punën private, dëmton vetëm personin, në rastin konkret kemi të bëjmë me mohime mjaft të rëndësishme dhe krejt të padrejta për gjuhën e kombit, gjë që nuk duhet ta lejojnë në radhë të parë specialistët e Institutit të Gjuhësisë, sepse ndryshe bëhen bashkëfajtorë.
Gjuha është pronë e popullit, që e flet dhe e shkruan. Gjuhtarët dhe specialistët e tjerë, që merren me te, janë vetëm rrogëtarë, caktuar dhe të paguar nga shteti ta studiojnë, ta përpunojnë, ta mbrojnë, ti gjejnë rrënjët etj., por kursesi ta pengojnë atë dhe dokumentet e saj ti injojojnë qëllimisht për të përfituar një gjuhë tjetër, siç vepron Anila Omari.
Po veten e saj, si e vlerëson A.Omari në këtë aspekt? Është diplomuar për gjuhën serbe dhe në librin e saj mbi marëdhëniet e gjuhës shqipe dhe serbe, Anila Omari e ka tregua qartë nivelin e ulët të njohurive, duke arritur në përfundimin e gabuar:
“Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indoevropiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre”.
“Mos, or milet! Mos, ore të shkallmuar! Mos!” Shkruan për këtë kritiku Fahri Xharra.
Nuk mund të kenë pika të përbashkëta trashëgimie paraardhësit e sllavëve, të ardhur gjatë shek. 6-7 diku nga stepat e Azisë, me paraardhësit e shqiptarëve, pellazgët, që kanë jetuar në Ballkan që në kohën e mezolitit, 9-8 mijë vjet p.e.s. Mijëra kilometra larg njeri tjetrit gjatë historisë së gjatë, nuk kanë pasur asnjë kontakt. Vetëm ky përfundim tregon, që autorja e sudimit të marëdhënieve gjuhësore serbe – shqipe, ka formim të dobët gjuhësorë dhe historik dhe nuk njeh as historinë e gjuhës shqipe dhe as historinë e gjuhës serbe, për të cilën ajo ka mbaruar shkollën e lartë, ka marrë titujt e gradat shkencore dhe paguhet.
Ne e studjojmë gjuhën shqipe vetëm nga pasioni dhe dashuria, që kemi për te dhe popullin që atë e flet, sepse për te vetëm harxhojmë dhe nuk marrim asnjë lek.
Nuk janë titujt as gradat që përcaktojnë nivelin e lartë të dijeve, sepse ato merren sot gjithsesi, pa mundë dhe djersë. Janë studimet dhe niveli i tyre shkencor. Anila omari në ballafaqim me ne për historinë e gjuhës shqipe është shumë poshtë.
SKANDALI TJETËR: A. Omari shpif për autorët e referatit, sikur “nuk kanë asnjë njohuri për historinë e gjuhës shqipe”, në një kohë që ata kanë përpunuar historikun e gjuhës pellazge/shqipe nga lashtësia deri sot. Ajo nuk ka përgatitjen për ti kundërshtuar këto arritje, sepe nuk ka asnjë studim të sajin në këtë fushë të dijes, por merret me thashetheme dhe intriga për njerzit që punojnë.
7-Në verejtjen tjetër, Anila Omari shkruan: “ Autorët në të cilën mbështeten, janë pa autoritet në fushën e albanologjisë dhe ndonjë herë të njohur për pseudoshkencë”.
Përgjigja jonë: Për përgatitjen e referatit tonë kemi shfrytëzuar 67 emërtime literature, më kryesorët janë: Adamidi F., Anamali S., Bartonek A. (2 herë), Çabej (4 herë), Demiraj Sh. (disa herë), Diodoros the Silician, Hahn, Herodoti, Homer, Ibro.B., Jacques, E.E. Catapano G., Katičić R,, Konda S. Korkuti, Krispi Xh., Majani Z.,Malcolm, Mati I. & Stilo N., Monboddo, James Burnett, Ndrenika L., Peza L., (disa herë), Peza L. & Peza L.(disa herë), Shliman, Simone, Shnaider, Stilo, Toçi V., Ventris M. & Chadwick J. Wilfort J.N etj. Ndër këta kontribut të rëndësishëm për albanologjinë kanë dhënë jo vetëm Çabej dhe Demiraj, por sidomos për lashtësinë e gjuhës shqipe janë: Adamidi, Jacques, E., Catapano G., Homer, Katičić R,, Konda S. , Komata D., Korkuti M., Krispi Xh., Majani Z, Ndrenika, Komata,N .Vlora, Peza L. & L., Shnaider, Stilo, Trushaj, Hahn etj. Autorë që kanë kontribut të madh në historinë e rajonit të Egjeut, ku hyn edhe albanologjia, janë: Shliman, Konda, Hahn, Diodori, Homer, Jacques, Ventris dhe Cadwick etj.
Për pseudoshkencë njohim A.Omarin, që në të gjithë veprimtarinë e saj nuk zbaton rregullat shkencore, nuk lexon studime dhe flet pa ditur gjë për to, shpif dhe intrigon për punën e dobishme të studiuesve të tjerë, që kanë rezultate të dukshme në studimin e gjuhës shqipe dhe prejardhjen e saj. Kështu shpif për pseudoshkencë për zbulimin e dorshkrimit të Theodhor Shkodranit nga dr. Ahmeti.
Lidhur me zbulimin e tekstit të Theodhor Shkodranit nuk merremi, por ky tekst ekziston dhe ne kemi huazuar fjalët e shkruara në fillim të këtij teksti, që na interesojnë si etapë në zhvillimin e gjuhës sonë të shkruar. Kush e zbulojë dhe si u zbulua ja kemi lënë studiuesve të tjerë seriozë. Por vemë re, që gjuhtarët në vend ta studjojnë librin në fjalë, sulmojnë gjetësin e tij, kanë pyetur edhe në Vatikan ndonjë roje, për te, punë që ata nuk i nderon.
Këto burime janë plotësisht të mjaftueshëm për këtë referat. Fatkeqësist gjuhtarët tanë nuk kanë punuar për lashtësinë e gjuhës shqipe, me të cilën merremi në referat. Ata kanë shkruar se shqipja vjen nga ilirishtja, por prova shkrimore nuk kanë, sepse ilirët, sipas tyre, nuk kanë lënë dokumente shkrimore. Prandaj ata shkruarjen e gjuhës shqipe e kanë çuar deri tek “Formula e Pagëzimit” e shekullit 15. Ne në referat paraqesim mjaft dokumente shkrimore pellazge, ilire, epirote etj., por analfabetët e institutit të gjuhësisë nuk dinë ti lexojnë dhe nuk i pranojnë.
8- Në vërejtjet e Anila Omarit dhe redaksisë shkruhet: “Mbishkrimet që ata pretendojnë se janë në gjuhën ilire, janë të mirënjohura e të mirëpranuara botërisht si mbishkrime në gjuhën greke të vjetër dhe shpjegohen mirë me këtë gjuhë”.
Përgjigja jonë: Ky është skandali më i madh, që analfabetët si A. Omari & Co bëjnë me gjuhën shqipe, sepse nuk din të lexojë tekstet e lashta pellazge/shqipe ose iliro/shqipe në mbishkrimet e lashta me gjuhën shqipe. Asnjë projekt studimor nuk ka ndërmarrë Qendra Albanologjike për mbishkrimet ilire në Durrës dhe Apolloni, asnjë recension nuk ka bërë A. Omari për librat ose artikujt, ku zbërthehen këto mbishkrime. Edhe vërejtja e bërë më sipër, që mbishkrimet e paraqitura në referatin tonë nuk janë në gjuhën shqipe, por në gjuhën greke, është e përgjithëshme, nuk shoqërohet me asgjë konkrete. E gjitha kjo është shkelje e disiplinës shkencore, kur pa prova mundohesh të rrëxosh mbishkrimet e lashta. Kështu shpifet për mbishkrimet e lashta të gjuhës sonë dhe me të gjithë dëshirën Omari është munduar gjithë jetën dhe tashti vazhdon ti rendisë mbishkrimet pellazge dhe ilire në gjuhës greke. Por për ti kundërshtuar mbishkrime, që kemi dhënë ne në referat, që janë të gjuhës shqipe, ajo nuk ka përgatitjen profesioale, sepse asnjë herë nuk është marrë me këtë punë, nuk ka asnjë botim edhe tashti le të japë një mbishkrim, që ne kemi paraqitur dhe të vërtetojë që është mbishkrim i gjuhës greke. Në të gjitha mbishkrimet që paraqesin në referat, të gjitha fjalët janë në gjuhën shqipe dhe nuk ka asnjë fjalë në gjuhën greke. A. Omari le të mos shpifë, le të japë njerin prej tyre, që i përkiska gjuhës greke.
Ne jemi studjues dhe kur studjojmë mbishkrimet, për ne nuk ka rëndësi në cilën gjuhë janë ato, por ka rëndësi ti zbërthejmë, deshifrojmë ato, të nxjerrim të vërtetën. Nga të gjitha mbishkrimet që paraqesin në referat ose në libra apo artikuj tanë, të gjithë i përkasin gjuhës sonë.
Nga ana tjetër me grekët nuk kemi asgjë, sepse këtu është thjesht problem historie. Grekët për ne kanë meritën e madhe se i ruajtën dhe i sollën në ditët tona si Iliadën dhe Odisenë ashtu edhe shumë mbishkrime, që i përkasin gjuhës shqipe si: Stelën e Lemnit, mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Nestor Cup, të Thebës etj.
Në të shkuarën disa studiues të huaj, që nuk njihnin shqipen, janë munduar mbishkrimet e lashta, që paraqesim, të deshifrojnë me greqishten, por pa sukses. Por shumë studiues më vonë, njohtës të shqipes, tashmë kanë vërtetuar pa kundërshtim, që ato i përket gjuhës pellazge/shqipe.
Mbishkrimet e lashta kanë lidhje të ngushtë me arkeologjinë e rajonit, ku janë gjetur. Nga studimet arkeologjike në Trojë, ishullin e Lemnit, Kretë e gjetkë kanë dalë në dritë, se nuk ka mbetje kulturore greke para shekullit të pestë p.e.s.
Të sillesh kështu me dokumentet e gjuhës amtare jo vetëm që është marrëzi, por tregon urrejtje për atë dhe kjo përbën krim. Me këto shpifje Anila Omari kërkon medoemos, që mbishkrimet në gjuhën pellazge dhe ilire, që shpjegohen mjaft lehtë me gjuhën shqipe ti tjetërsojë në gjuhën greke, sepse nuk i vjen mirë se shqipja është gjuha më e lashtë europiane. Nga ana tjetër gjuha e vjetër greke është trillim i disa grekofonëve për shkrimin Linear B, që nuk ka lidhje me realitetin.
SKANDALI TJETËR: Anila Omari dhe ndjekësit e saj në Institutin e Gjuhësisë fasifikojnë mbishkrimet e lashta pellazge dhe ilire dhe i paraqesin si mbishkrime greke, që gjuha jonë të mos zërë vendin e nderit si gjuha më e lashtë.
9- në fund Anila Omari dhe redaksia japin vendimin: “botimi i këtij punimi diskrediton vetë institucionin tonë albanologjik. Për këto arsye artikulli nuk mund të pranohet për botim në aktet e vëllimit “Kërkime Gjuhësore”.
Mendimi ynë: Referati i paraqitur prej nesh është shkruar në përputhje të plotë me të gjitha detyrmet shkencore të kohës dhe mbi bazën e shumë fakteve. Ai, ashtu si dhe në studime të tjera, që kemi botuar, e nxjerr gjuhën shqipe me origjinë nga gjuha pellazge dhe ilire, faktuar me shumë dokumente shkrimore dhe të dhëna nga literatura. Në këtë aspekt ky referat është në përputhje të plotë me detyrën që ka Qendra Albanologjike, të studiojë në themel gjuhë dhe historinë e popullit shqiptarë. Në referat gjuha shqipe, me të drejtë njihet si më e vjetra në botë dhe historia e saj e dokumentuar më mirë se çdo gjuhë tjetër e botës. Në referat jepet edhe historia e zhvillimit të alfabetit pellazg, stadet e tij dhe se si prej tij u zhvilluan alfabetet greke dhe latine.
Pikërisht për këto arritje të rëndësishme të referatit tonë dhe për pozicionin e lartë që i jep ai gjuhës shqipe, midis gjuhëve të tjera të familjes Indo-Europiane, Anila Omari dhe pasuesit kanë ndërmarrë fushatën e turpshme për diskretitimin e tij dhe të autorëve, duke thurur ndaj tij lloj-lloj intrigash, që referati të mos botohet. Me botimin e referatit indirekt zbulohet puna e dobët dhe sabotuese, që kanë bërë dekadat e fundit A.Omari e Co, që mundohen ta mbajnë gjuhën shqipe të gozhduar në mesjetë, pa rrënjë dhe popullin shqiptarë pa origjinë.
Turpin dhe diskretitim për Qendrën Albanologjike e ka sjell punonjësja e dështuar Anila Omari, që deri tani me punën e saj në Institutin e Gjuhësisë asgjë të re nuk ka shënuar, por nga ana tjetër është munduar me ndërgjegjen e sëmurë ta pengojë gjuhën shqipe, për të zënë vendin e nderit, që i takon midis gjuhëve të familje IE, si gjuha më e vjetër dhe me ndikimin më të madh. Qendrën Albanologjike dhe Institutin e gjuhësisë e diskretitojnë dhe e turpërojnë brenda dhe jashtë vendit, puna shumë e dobët e Anila Omarit dhe e ndonjë tjetri, që nuk studiojnë literaturën shkencore basdhkëkohore, por kanë ngelur vetëm me njohuritë e marra në shkollë dhe shkelin disiplinën shkencore në tajtimet shkencore.
A.Omari ka vetëm një qëllim, që e përsëriti mjaft herë: “Nuk hedhim poshtë punën tonë shumëvjeçare”, e cila në tërësi, siç e kemi shpjeguar më sipër, përbëhet nga zbatimi i koncepteve të dëmshme për gjuhën dhe kulturën tonë. Në referatin tonë asgjë të kësaj natyre nuk kërkojmë.
Shkelja e të gjitha regullave dhe e disiplinës shkencore si dhe e demokracisë në shkencë për vlerësimin e studimeve shkencore, me rrugë skandaloze të qëllimshme, që ndërmori A. Omari, i sjell turp dhe diskretiton Qendrën Albanologjke, duke e paraqitur atë jo si qendër të mirfilltë shkencore, por ku sorrollaten dembelë dhe dështakë, që nuk studjojnë dhe mbështeten vetëm në leksionet e marra në universitet, por merren me intriga ndaj studimeve, që sjellin të reja shkencore dhe përpiqen të avancojnë studimin e gjuhës shqipe në nivelet bashkëkohore.
Ne jemi të bindur se referati jonë ka nivelin bashkëkohor të njohurive, duke i avancuar ato në disa drejtime: paraqiten prova të reja për prejardhjen pellazgjike dhe ilire të gjuhës shqipe, trajtim më i plotë i historisë së gjuhës shqipe, nëpërmjet gjuhës pellazge, ilire, epirote, maqedone dhe historia e alfabetit pellazgjik.
Kush e diskretiton Qendrën Albanologjike veprimtaria e deritanishme e A. Omarit, që mohon lashtësinë pellazge dhe ilire të gjuhës shqipe dhe mbishkrimet e lashta, që shpjegohen vetëm me gjuhën tonë i falsifikon me dashje si të gjuhës greke apo referati ynë, “Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, që me prova të shumta mbështet lashtësinë pellazge-ilire të gjuhës dhe kombit tonë?
SKANDALI TJETËR në Qendrën Albanologjike, ku njerzit e pa aftë, duke shkelur të gjitha rregullat e disiplinës shkencore, pa asnjë recenzë të mirfilltë shkencore, me shpifje dhe intriga, mundohen ta paraqisin referatin tonë sikur “diskretiton Qendrën Albanologjike”, Pse?. Sepse në referat gjuha shqipe vërtetohet si gjuha më e vjetër europiane, me origjinë pellazgjike dhe ilire, dardane, maqedone dhe e shkruar më heret se të gjitha gjuhët e tjera. Kjo bie ndesh me atë që kanë shkruar dhe mbrojnë me të madhe Omari me shokë për gjuhën shqipe, dhënë më sipër.
Të gjitha këto tregojnë se Instituti i Gjuhësisë në Tiranël në mënyrë sistematike dhe të organizuar mohon dhe lufton njohjen e lashtësisë pellazge dhe ilire të gjuhën shqipe, mohon dhe lufton pa asnjë analizë shkencore mjaft vepra me rëndësi të veçantë për gjuhën dhe kulturën tonë siç janë epikat e Homerit, studimet e Zef Krispit, De Radës, Kamardës, Adamidit, Thomopollos, S. Kondas, Majanit, Xhakut dhe mjaft studiues të tjerë të sotëm, mohon mbishkrimet e lashta pellazge, ilire, epirote, etruske etj. dhe në mënyrë të paturpshme i tjetërson ato në gjuhën greke, në një kohë që arkeologjia në rajonin e Egjeut ka vërtetuar se kultura greke fillon të shfaqet gjatë shekullit 5 p.e.s.
Instituti i Gjuhësisë, Tiranë nuk ka ndërmarrë asnjë studim për gjuhën pellazge, ilire, maqedone dhe thrake, nga të cilat diskutohet, që ka ardhë gjuha shqipe. Të gjitha këto janë qëndrime të qëllimshme skandaloze kundra kulturës dhe gjuhës sonë.
Qëndrim antishkencor të ngurtë mban instituti edhe për diskutimin e përmirësimit të standartit të gjuhës shqipe, miratuar para 50 vjetësh, qëndrim që po e çon gjuhën shqipe të ndahet në dy gjuhë: gjuhën veriore dhe jugore.
Nga instituti mbrohen me fanatizëm dy piketat për gjuhën shqipe, të ngulura gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar: dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe pranohet ende “Formula e Pagëzimit” e vitit 1462 dhe dokumenti i parë i letërsisë shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555. Këto janë dy dokumente mjaft të rëndësishme, por so ka edhe shumë më të vjetër se ato.
Nga tjetër çeshtje me shumë rëndësi është fakti se mos studimi i origjinës së gjuhës shqipe është bërë pengesë serioze edhe për studimin e gjuhëve të familjes I-E, sepse gjuha pellazge/shqipe është themeli ku u formuan dhe u zhvilluan të gjitha gjuhët e familjes. Është dhuratë e madhe, që kemi sot të gjallë pasardhësen e gjuhës së lashtë pellazge, gjuhën shqipe, që gjuha më e lashtë e njerëzimit, gjuha pellazge, formuar rreth dhjetë mijë vjet më parë, të përballojë të gjitha stuhitë nëpër të cilat ka kalur dhe të mbijetojë sot në gjuhën shqipe. Studiuesit e huaj besojnë se gjuhtarëve shqiptarë janë “profesionistë të sinqertë” dhe nuk e dinë që kanë të bëjnë me “mashtrues profesionistë”, që për interesqat vetiake luftojnë gjuhën amtare për ti dhënë përparësi gjuhës greke.
Për të gjitha këto qëndrime antishkencore të ndërtuara me ndërgjegje të plotë dhe të mbështetura fuqimisht nga “specialistët” e Institutit të Gjuhësisë, i propozoj Qeverisë Shqiptare, që Instituti i Gjuhësisë në Tiranë të mbyllet për dy vjet, sepse ai në gjendjen e tanishme i sjell vetëm dëm të madh gjuhës shqipe dhe kulturës sonë kombëtare. Instituti i mbarsur me mendime dhe praktika të vjetëruara antishkencore dhe antikombëtare, është bërë pengesë serioze për studimin e gjithanshëm dhe të plotë të gjuhës shqipe dhe përmirësimin e standartit të saj. Për “specialistët” e institutit halli më i madh është bërë “të mbrojnë punën e tyre të gabuar, që kanë bërë në të kaluarën” dhe jo studimi i gjuhës shqipe me konceptet e reja, me të cilat punon gjuhësia botërore sot.
Paratë e kursyera nga shkrirja 2 vjeçare të investohen në disa projekte 1-2 vjeçare të rëndësishe për studimin më të thellë të gjuhës sonë. Konkretisht të ndërmerren projekte për studimin e gjuhës pellazge dhe gjuhëve që rrjedhin prej saj: ilire, thrake, maqedone, dake, etruske, hitite, shumere, sanskrite, koptike etj. , studimi i mbishkeimeve nga Durrësi, Apollonia, Butrinti etj., studimi i alfabeteve, studimi i Iliadës dhe Odisesë së Homerit nga ana guhësore dhe historike, sepse me Iliadën fillon jo vetëm letërsia europiane, që pranohet nga të gjithë studiuesit, por edhe letërsia shqipe.
Më pas instituti të rihapet dhe në te të përzgjidhen me konkurs ndërkombëtar specialistët me të përkushtuar për gjuhën shqipe dhe të mamës së saj, gjuhës pellazge dhe gjuhëve me origjinë prej saj dhe të afërta me gjuhën shqipe.
QENDRA ALBANLOGJIKE KA NEVOJË PËR REFORMIM
Qendrimet antishkencore dhe armiqësore ndaj gjuhës shqipe nga Anila Omarit dhe ndonjë pasues i saj, që mundohen Institutin e Gjuhësisë ta kthejnë kundra gjuhës shqipe dhe kulturës sonë, përbën rrezik të madh, që sa më parë kërkon ndërhyrje dhe riparim.
Qendra Albanologjike është qendër shkencore, detyrat e së cilës janë përcaktuar mjaft qartë në Vendimin e KM nr. 559, dt. 22.8.2007, ku mbi detyrat kryesore të Qendrës shkruhet:
A- përpunimi i mendimit shkencor të përparuar, që ti paraprijë zhvillimeve shoqërore-kulturore, ekonomike e politike etj. si dhe të shërbejë si një mbështetje e fuqishme për përpunimin e politikave publike në këto fusha, B- Përhapja e dijeve dhe e vlerave në shoqëri, nëpërmjet medializimit të tyre,
C-mbledhja dhe studimi i materialeve burimore, klasifikimi dhe arkivimi i tyre.
Kështu Qendra ka për detyrë të mbështetet dhe të përpunojë mendimin e përparuar shkencor për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe të historisë së saj dhe historisë së popullit shqiptarë dhe jo të qendrojë në disa përfundime të vjetruara, për ti mbyll rrugën studimeve shkencore për historinë e lashtë të saj.
Gjuha jonë nuk është pronë e gjuhtarëve, që të bëjnë ç’të duan me te. Ajo i përket të gjithë popullit shqiptarë, ne duhet ta studjojmë vetëm në rrugën e drejtë shkencore dhe në përputhje me faktet dhe provat. Mohimi i provave dhe tjetërsimi i tyre në greke, siç vepron Anila Omari e ndonjë tjetër, përbën krim ndaj kulturës sonë. Nuk duhet të ketë vend në Institutin e Gjuhësisë për njerëz të tillë, me qëndrime antikombëtare, që përpiqen ta denigrojnë me të gjitha format gjuhën shqipe dhe të vrasin ata, që e duan dhe e studjojnë atë në përputhje me të gjitha normat shoqërore dhe shkencore.
Përulemi me respektin më të madh përpara dëshmorëve e gjuhës shqipe dhe të kombit tonë, që u masakruan nga andantët grekë, sepse mësonin dhe përhapnin gjuhën shqipe: Theodhor Kavalioti, Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Papa Llambro Ballamaçi e shumë të tjerë. Po kështu nderojmë me shumë respekt studiuesit Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika, që u persekutuan për gjuhën shqipe dhe kulturën tonë të lashtë, nga intrigat e kolegëve të tyre të pa aftë gjuhtarë dhe historianë në institucionet shqiptare.
Një pjesë dokumentesh, që vërtetojnë lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe kanë qenë publikuar gjatë shek. 18-19-20 nga N.Keta, Z.Krispi, J.Hahn, De Rada dhe më pas nga I.Tomopollo, S. Konda, Z.Majani etj., por nuk u vlerësuan asnjë herë si vepra serioze me vlerë të madhe për gjuhën dhe historinë tonë. Këta autorë nuk njihen nga gjuhtarët tanë, sepse dijet që përmbajnë quhen të gabuara. Në kohën tonë janë shtuar mjaft dokumentet të tjera, që vërtetojnë origjinën pellazge të gjuhës shqipe.
Nga ana tjetër varësia tepër e madhe e studiuesve tanë të historës dhe gjuhësisë nga albanologët e huaj, i ka vënë ata në pritje, që këta të fundit ti zgjidhnin fillimisht problemet dhe pastaj tanët ti ndjekin nga pas. Disa autorë shqiptarë dhe të huaj në vend të deshifrojnë mbishkrimet ilire nga Durrësi, Apollonia, Butrinti etj. i falsifikuan ato, fillimisht duke i kthyer në alfabetin e sotëm grek dhe më pas duke i quajtur si mbishkrime greke. Asnjë punë e thelluar studimore nuk u bë me këto mbishkrime dekadat e fundit, por vetëm me një vështrim sipërfaqsor ju kaluan gjuhës greke. Këtu e kanë burimin edhe sulmet anti shkencore të disa punonjësve shkencorë dogmatikë dhe obskurantistë të kësaj qendre, kryesuar nga A. Omari, kohët e fundit, me shpifje dhe intriga, kundra një studimi të thellë shkencor, paraqitur nga ne në konferencën gjuhësore 2016, organizuar nga Instituti i Gjuhësisë.
Detyrat kryesore të Qendrës Albanologjike janë përcaktuar qartë në vendimin e qeverisë viti 2007. Sa i përgjigjen kësaj detyre Qendra Albanologjike? Mendoj se pak.
Albanologu Robert Elsi, shkruan se historinë e Shqipërisë e kanë bërë të huajt, shqiptarët kanë ndejtur në hije. Asnjë kundpërgjigje nuk ka nga historianët tanë dhe asnjë autokritikë. Kjo tregon se ata do të vazhdojnë të rrinë në hije, të mos kryejnë punën e tyre për historinë e popullit tonë dhe ti marrin zgjidhjet të gatëshme nga jashtë. Dhe shteti të vazhdojë ti paguaj me roga të majme, sepse titujt dhe gradat i rregullojnë vetë.
Studimin e gjuhës sonë amtare fillimisht fillojë nga studiuesit arbëresh-shqiptarë si Keta, Krispi,
Kamarda, De Rada, si dhe Han. Ata gjuhën shqipe e kanë parë si vazhdim i gjuhës pellazge dhe ilire dhe kanë paraqitur provat e para për këtë. Nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar deri më sot, studimn e gjuhës shqipe e mbizotëruan studiuesit e huaj: F. Bopp, G. Mayer, H. Pedersen, N. Jokl etj., studiuesit shqiptarët shkuan pas tyre dhe e kanë penguar atë në shumë drejtime. Mendimet e arta të Ketës, Krispit, De Radës nuk njihen nga gjuhtarët tanë. Sikur të ngrihej Eqrem Çabej, të shihte ku janë studimet e gjuhës shqipe sot, do të vinte duart në kokë, për nxënsit e dobët që la pas, që presin çdo zgjidhje nga mësuesi i tyre ose të huajtë.
Anila Omari dhe disa gjuhtarë krenohen me “Formulën e Pagëzimit” e shek. 15, si dokumenti i parë i shkruar i gjuhë shqipe dhe me “Mesharin”, shek. 16, si fillim i letërsisë sonë. Por të paditurit krenohen me këto, sepse ka dokumente shumë më të lashta, me të cilat duhet të krenohen të gjithë folësit e gjuhës shqipe.
Ka vite, që kemi gjetur dhe botuar dokumente më të vjetra të gjuhë shqipe. Në kulturën pellazge Vinkë-Turdas, e mijëvjeçarit të 6 p.e.s., gjenden të gërvishtura në poçeri fjalët “UJI” dhe “DOR” të gjuhës sonë të lashtë, por gjuhësia jonë nuk arrin ti kapë, sepse ende të huajtë, që e drejtojnë atë, nuk i kanë pranuar ato, sepse nuk e njohin gjuhën shqipe. Ju përket kryesisht shqiptarëve që ta studiojnë gjuhën shqipe, sepse atë e kanë gjuhë amtare. Atë të mos ju a lëmë të huajve, që atë nuk e njohin ose e njohin pak.
“Iliada” dhe “Odisea” të Homerit, formuluar gjatë shekullit 8 p.e.s. nga gojdhanat popullore pellazge të kohës së bronzit, shënon fillimi e letërsisë europiane. Por siç e pamë më sipër, Iliada fillon me tekst në gjuhën pellazge/shqipe dhe kështu përbën në vetevete fillimin e letërsisë shqipe. Homeri ka folur dhe shkruar gjuhën pellazge/shqipe, në një kohë që fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajonoin e Egjeut.
Albanologjia jonë ende nuk na ka dhënë etnogjenezën e popullit tonë, kur popujt e Ballkanit e kanë gjetur etnogjenezën e tyre prej kohësh. A.Omari dhe pasues të saj e vlerësojnë këtë çeshtje si të jetë episod dashurie dhe jo çeshtje e madhe kombëtare, sepse nuk duan të studjojnë, që ta zgjidhin.
Nga ne, që jemi jashtë Qendrës Albanologjike dhe mbështesim tezën pellazgjike në Qendrën e Studimeve Pellazgjike”, origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar është zgjidhur prej kohësh, plotësisht e argumentuar: gjuha shqipe dhe populli shqiptar kanë origjinë pellazgjike. Gjuhtarët dhe historianë tanë le ti hedhin poshtë me prova studimet e shumta në këtë linjë ose ti pranojnë. Të mos veprojnë me shpifje dhe intriga si A.Omari. Atyre ju mungojnë provat për të hedhur poshtë qindra studime, ju mungon edhe ndershmrëia, për ti pranuar të mirëqena. Ministria nga varen ti detyrojë të ndjekin rrugën shkencore: ose ti hedhin poshtë studimet me anë të recenzave, ose ti pranojnë, ndryshe mos ti paguaj kot.
Mandej në historinë tonë ka edhe pasaktësi të mëdha: disa Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin i quajnë heroj të vendit, por disa, këta i quajnë tradhëtarë të kombit, ose pavarësinë nuk e kemi fituar me gjak, por na e solli Austrohungaria; ka historianë që arvanitët e Greqisë dhe arbëreshët e Italisë i quajnë emigrantë shqiptarë të mesjetës në këto vende, kur dihet që ata janë mbetje nga popullatat autoktone pellazgo/ilire prej dhjetra shekujsh etj.
Qëndrime të ngjajshme ka në gjuhësi: nga dr. Musa Ahmeti u njoftua gjetja e dorëshkrimit të Theodhor Shkodranit, i vitit 1210. Gjuhtarët në vend ta studiojnë dhe të nxjerrin rrjedhimet, janë hedhur kundra atij, që e gjeti dhe nuk e pranojnë si të tillë; është botuar fjalori me mijëra fjalë shqipe ng zona e Dibrës, që nuk janë në fjalorin e gjuhës shqipe, në vend që fjalori të studjohej në Institutin e Gjuhësisë, ai është lënë sikur të mos ishte etj.
Historia jonë merret vetëm me territorin e Shqipërinë së cunguar pas vitit 1913. Nuk studiohet as historia e Kosovës, Maqedonisë dhe Epirit, që kur u shpall pavarësia ishin pjesë e shtetit shqiptar. Kështu janë harruar nga historia jonë Maqedonia, Aleksandri i Madh dhe mendimtari i madh Aristoteli, Epiri dhe Piro i Epirit dhe mjaft njerëz të tjerë të mëdhenj të kombit tonë. Historikisht Greqia, Italia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Azia e Vogël etj., kanë qenë banuar nga pellazgo-ilirët. Një pjesë e madhe e tyre u asimiluan gjatë shekujve, por edhe sot në këto treva ka mjaft mbetje nga popullsia autoktone shqipfolëse dhe mbetje kulturore. Historia e këtyre vendeve duhet të ishte objekt i rëndësishëm i Qendrës Albanologjike, ndihmon në ndriçimin e historisë së shqiptarëve dhe asaj europiane. Pse shkruajnë vetëm të huajtë mbi historinë e Ballkanit, Greqisë, Italisë etj dhe shqiptarët jo?.
Vitin e kaluar kryeministri Rama përmendi në shtyp rastin e një drejtuesi shqiptar të Athinës, që e mbrojti qytetin nga sulmet veneciane gjatë mesjetës, për të nderuar kontributin e tij. Qeveritarët grekë menjë herë bënë akuza të forta ndaj kryeministrit për nacionalizën dhe sikur po i merr historinë Greqisë. Historianët tanë heshtën, asnjeri nuk shkruajti asnjë fjalë për të nxjerrë të vërtetën dhe sqaruar opinionin publik. Jo për të bërë avokatin e Ramës, ai e bën vetë shumë mirë këtë punë, por avokatin e popullit dhe historisë së tij, për të cilën paguhen. Është për të ardhë keq, por ata heshtën, sepse nuk e njohin historinë e lashtë të vendit, rajonit të Egjeut dhe Mesdheut. Dokumente ka me mijëra, por nuk lexohen prej tyre. Unë botova artikullin: “Kotzias le të mësojë historinë” (gaz.Telegraf, internet etj.), për të sqaruar të vërtetën. Historia tregon se Athina dhe Akropoli i saj janë themeluar dhe banuar fillimisht nga pellazgët, paraardhësit e shqiptarëve, aty edhe sot ruhen muret pellazgjike. Grekët janë popullsi e vonshme, që kanë ardhur në rajon gjatë shekullit 5 p.e.s. I ftoj hitorianët tanë të shkruajnë për këtë temë mjaft interesante dhe të rëndësishme historike dhe të botojmë një libër, që njerzit të njohin mirë historinë e vendit.
Dy gjuhtarë austriakë pa baza shkencore, rrëzuan tezën se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, e mbrojtur nga gjuhësia jonë, dhe hodhën idenë e tyre, se shqipja rrjedh nga një gjuhë shqipe më e vjetër, por ende e pa njohur. Gjuhëtarët tanë asnjë reagim nuk patën, nuk ditën të mbrojnë tezat e tyre. Për çfarë paguhen, që të rrinë duar kryq dhe të ngrohin karriget? Të analizohet problemi, sepse janë të paaftë të përgjigjen.
Ditët e fundit nga katedra e gjuhës greke në Universitetin E.Çabej të Gjirokastrës u përhapën dy video, që falsifikonin historinë tonë në dobi të lobit grek. Gazetari Marin Mema i denoncoi këto falsifikime dhe solli dokuemnte reale, që Gjirokastra dhe trojet e jugut të Shqipërisë deri në gjirin e Ambrakisë ka qenë truall epiroto/shqiptar dhe ka folur gjuhën shqipe. Pse heshtin gjuhtarët dhe historianët shqiptarë nga Qendra Albanologjike, Akademia e Shkencave, fakultetet etj.? Sigurisht që nuk e njohin historinë, kanë fituar diploma dhe triploma, por heshtja tregon, që problemin nuk e njohin. Ky është një turp i madh për ata, që mburren se janë “profesionistë të mbaruar”, por janë memecë.
Kur viziton kalatë tona, ciceroni na thotë se janë kala ilire dhe mure helenistike, sikur kanë ardhë grekët dhe i kanë ndërtuar ato, që është absurditet. Në këto kala shihen qartë muret e trasha pellazgjike, që ndryshojnë nga muret ilire, janë pjesërisht të kohës së bronzit, ndërtuar nga pellazgët, si kalaja Rozafat në Shkodër, Lezhës, Beratit, Borshit etj. Vitin e kaluar ekspedita polake në kalanë Rozafat vërtetoi kohën e bronzit në këtë kala, që nuk njihej më parë. Të huajtë do të vijnë të na i zgjidhin gjithmonë çeshtjet tona?
Të gjitha këto mangësi tregojnë për nivelin jo të kënaqshëm shkencor në Qendrën Albanolgjike.
Përgatitja e dobët profesionale pasqyrohet edhe në trajtimin që i bëhet referatit tonë. Studimi ynë është thellësisht shkencor, paraqit dokumentet, mbishkrimet bazë, që vërtetojnë prejardhjen e gjuhës shqipe nga pellazgjishtja, nëpërmjet ilirishtes, jepet për herë të parë historia e shkrimit të gjuhës shqipe, që fillon me pellazgjishten, vazhdon me ilirishten-epiroten-maqedonishten-thraken-hititen etj. deri në shqipen moderne. Jepet më e plotë historia e zhvillimit të gjuhës pellazge/shqipe dhe nyjet kyçe të saj, jepet për herë të parë edhe evolucioni i alfabeti, nga ai pellazgjik, që më pas e trashëguan ilirët, maqedonët, grekët dhe latinët dhe sot përdoret si alfabet i përbotshëm. Por Anila Omari dhe pasuesit e saj me arrogancë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore, me intriga anonime duan me çdo kusht ta hedhin poshtë si studim pa vlerë, për të mbrojnë punën e tyre të dobët, që e mban fillimin e gjuhës shqipe të gozhduar në mesjetë. Nuk kanë guximin të dalin hapur, me recenzë të rregullt, por punojnë pas shpine, si në kohën e diktaturës fashiste apo komuniste.
Qendra Albanologjike duhet ti hapë dyert demokracisë, sepse pa demokraci aty fitojnë intrigantët, dembelët, shpifësit dhe dëmtohet mendimi shkencor dhe historia e gjuhës sonë dhe e popullit tonë. Në qendër duhet të krijohet mjedis i rehatshëm për ata, që kanë mendime ndryshe nga ai që mbizotëron sot në qendër. Kështu me mendime të ndryshme, por të mbështetur në prova, do të kalohen vështirësitë e sotme dhe shkenca jonë do të bëhet më e shëndoshë.
Nuk është normale që nga 112 tema doktoranture që ka qendra, të gjitha pothuaj janë tema kualifikimi për mësuesit e fshatit dhe jo për doktoranturë. Nuk ka asnjë temë për studimin e guhës ilire, thrake, maqedone, pellazge etj., për studimin e mbishkrimeve të lashta në Durrës, Apolloni, Butrint e gjetkë, studimin e alfabetit pellazgjik, nga erdhën të gjithë alfabetët e botës, për studimin e substratit para grek në gjuhën greke, për studimin e historisë së Maqedonisë, Epirit, rajonit të Egjeut, Italisë, Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Aristotelit etj . Por ka shumë doktorantura të kota si p.sh. ndikimi i gjuhës greke apo ndikimi i gjuhës italiane në gjuhën shqipe, duke mos përdorur Krispin, De Radën dhe autorë të tjerë. Sa bukur shteti i paguan të studjojnë gjuhën shqipe këta e përdhosin atë.
Skandali tjetër në gjuhësinë tonë: nga fillimi i ekzistencës së institutit nuk është ndërmarrë asnjë studim mbi gjuhën ilire, nga e cila direkt rrjedh gjuha shqipe, asnjë studim mbi gjuhën thrake, dake etj., asnjë studim mbi mbishkrimet ilire në Durrës , Apolloni etj.
Historia jonë duhet ti studiojë tema të tilla të rëndësishme: historia e përpunimit të baltës, e përpunimit të bakrit, bronzit, hekurit, sepse të gjitha janë filluar nga shqipfolësit. Objekte të historisë sonë duhet të jenë edhe historia e Trojës, historia e Mikenës, historia e Kretës, fillimet e lundrimit dhe barkat e para etj., sepse të gjitha këto lidhen me të parët tanë heroikë, pellazgët.
Studimi me themel i gjuhës shqipe dhe i origjinës së saj, lehtëson së tepërmi punën e madhe që bëhet në gjuhësisë europiane, ku gjuha shqipe ka rolin vendimtar, si gjuha më e vjetër e familjes IE, që ka ndikuar direkt në forminim e gjuhëve të tjera. Kështu i shërbejmë gjuhës dhe kulturës sonë, por edhe gjuhësisë europiane. Për të shëndoshur gjendjen në Qendrën Albanologjike, kërkojmë të ndërmerren:
1-Të bëhet analizë e thellë e punës, nën dritën e të dhënave të reja shkencore, për të cilat ka interes gjuha dhe kultura jonë, por nën kryesinë e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe me pjesmarrje të gjerë. Nuk duhet të lejohen njerzit dogmatikë, që shkelin normat shkencore për të penguar njohjen e lashtësisë së gjuhës shqipe, që falsifikojnë mbishkrimet e saj dhe me metoda antishkencore pengojnë futjen e koncepteve të reja për historinë e gjuhës dhe të popullit shqiptar. Në këtë analizë, përveç studiuesve nga instituti të marrin pjesë edhe studiues, që punojnë dhe kontribojnë për origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar nga shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike”.
2-Në punën e Qendrës Albanologjike duhet të kthehen veprat e mendimtarëve tanë të mëdhenj të gjuhës dhe historisë sonë: N.Keta, Z.Krispi, G. Hahn, J. De Rada, Dh. Kamarda, G. Katapano, S.Konda, Z.Majani, Pilika, Zhak etj., të harruara prej vitesh.
3-Është e domosdoshme pranë qendrës të ngrihet sektori i gjuhëve të lashta të Ballkanit, Anadollit dhe Mesdheut, ku të studjohen edhe mbishkrimet e lashta dhe historia e lashtë e vendeve të Ballkanit dhe Mesdheut, që do të hapë horizonte të reja studimi. Studimi i gjuhëve ilire, maqedonase, dake, thrake, etruske etj. duhet të zejë vend të veçantë si tema doktoranture.
4- Të organizohet simpoziumin GJUHA SHQIPE: HISTORIA, LIDHJET DHE E SOTMJA, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku të marrin pjesë pa dallim studiues vendas dhe të huaj. Një simpozium i tillë duhet të bëhet edhe për historinë tonë, ku lashtësia duhet të zerë vendin kryesor. Aty të referojë secili mendimet e veta për problemin, bazuar në provat shkencore . Në këtë debat konstruktiv do të fitojë gjuha dhe kultura jonë, do të shfaqet niveli shkencor i specialistëve dhe gjuha dhe historia jonë do të dalë e fituar.
Shkelja e disiplinës shkencore duhet të trajtohet njësoj si shkelja e ligjeve të shtetit, që personi që i shkel dënohet sipas rastit me gjobë, punë të detyruar ose heqje lirie. Kështu duhet të dënohet cilido, që shkel rregullat e disiplinës shkencore në trajtimin e problemeve shkencore për gjuhën dhe historinë tonë. Fati i gjuhës shqipe nuk duhet tu lihet në dorë dordolecëve si A. Omari, me grada shkencore të pa merituara, njohuri të cekta dhe që nuk ofrojnë asgjë të re për gjuhën dhe kulturën tonë. Këta e kanë pranuar një herë lashtësinë e gjuhës sonë deri në mesjetë dhe nuk pranojnë kurrsesi tezën e origjinës së saj në neolit, siç e kemi dhënë ne më parë dhe e japin në referatin tonë.
Kur të arrijmë ta çlirojmë situatën nga dogmat e vjetra dhe gjuha shqipe të trajtohet në bazë të arritjeve bashkëkohore të shkencës, duhet të përpiqemi që ajo të vihet nën mbrojtjen e UNESKO-s, si gjuha më e vjetër e folur dhe e shkruar e planetit. Kjo që shkruaj është një supër e vërtetë dhe nuk është “kërkesë romantike”. Është e domosdoshme, të shpallet konkurs ndërkombëtar, për të pranuar specialistët në Qendrë Albanologjike, që të punojnë aty më të zotët, që ta çojnë përpara studimin e gjuhës dhe historinë tonë.
Për të gjitha këto kërkojmë ndërhyrjen e ministrisë, për të pastruar Qendrën Albanologjike nga njerzit e dëmshëm, dordolecët me grada të pamerituar, që luftojnë gjuhën shqipe dhe për të shëndoshur gjendjen.
Jam i bindur se vetëm duke u zbatuar demokracia, ku sejcili të ketë hapsirën e dhënies së mendimit, mbi bazën e provave dhe të studimit të gjithanshëm, gjuha shqipe dhe historia e saj do të zhvillohet më tej në rrugën e duhur. Ngurtësia e deri tanishme, është në dëm të gjuhës dhe kulturës sonë dhe nuk jep fruta të mira. Jam i gatshëm të ndihmoj në analizën e problemeve, që parashtroj dhe në zgjidhjen e tyre përfundimtare. Pragë, 15 mars 2017 /
_______________________________
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SKANDALE NË INSTITUTIN E GJUHËSISË NË TIRANË (I)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6674
***
PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SKANDALE NË INSTITUTIN E GJUHËSISË NË TIRANË (II)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=6675