PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: ILJAZ HAXHI AGUSHI – APOSTULLI I SHQIPËRISË ETNIKE (II)

Pashtriku.org, 14. 04. 2015 – Dokumenti tjetër është Vendimi i Qeverisë së Mbretnisë së Shqipnisë, i aprovuar nën kryesinë e Iljaz Haxhí Agushit – për pavarësinë dhe neutralitetin e shtetit shqiptar në shtrirje të arealit etnik e gjeopolitik të Shqipërisë, i cili, këso kohe, konsiderohej se ende mbulonte rreth 74 000 km2 të tokës ballkanike, të banuar kryesisht me shqiptarë etnikë. Ky vendim njëkohësisht ishte edheInformatë publike për kombin dhe për botën, në të cilën saktësohej:
“Sot (më 11 shtator 1943), Këshilli Ministror në Mbledhjen e jashtëzakonshme, nën kryesinë e Shkelqeses Iljaz Agushi, Nen-Kryeministër e Zav. Kryeministër, shqyrtoi gjendjen e Shqipnisë me kapitullimin e ushtrisë italiane e me arritjen në tokën t’onë të ushtrive gjermane.
Mbasi u konstatue njoftimi se ushtritë gjermane vijnë në tokën shqiptare si mike vetëm për nevojë të luftës,
Mbasi u konstatue se Reich-u i Madh Gjerman e shikon me simpati nji Shqipni independente me kufijë që i caktojnë gjuha e gjaku dhe asht e vendue me e mbrojtë,
Këshilli Ministruer njizanit Vendosi:
1) Shpallet pamvarësija e plotë Shqiptare,
2) Qeverija merrë të gjitha pushtetet sovrane deri sa të zgjidhet Asambleja e re,
3) Krijohen Ministrija e P. të Jashtme dhe Ministrija e Mbrojtjes kombëtare,
4) Riorganizimi i fuqive t’armatosuna shqiptare do të fillojë me njiherë,
5) Rregulli botuer do të mbahet me çdo kusht”.
Çka mund të bënte më shumë Iljaz Haxhí Agushi, në rrethana të një konflikti ndërkombëtar të Fuqive Imperialiste për dominim në botë? Urtaku llapjan, Mulla Hysen Statovci, poet bejtexhinj dhe udhëheqës shpirtëror i Kadirinjëve, duke komentuar këtë akt politik dhe diplomatik, më 1982, do të konstatojë: “Iljaz Agushi e përmbushi betimin; Bashkimin e Shqipërisë cep me cep të saj…!”
Kabineti Libova – Agushi, më 14 shtator 1943, qeverisjen eShqipërisë ia dorëzoi Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm, në përbërje: Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Lef Nosi, Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra etj. Ky Këshill duhej të realizonte zgjedhjen e përfaqësuesve të prefekturave për Asamblenë Kombëtare të Shqipërisë në arealin etnik dhe historik shqiptar.

Deputetët e Kosovës në Asamblenë Kombëtare (Parlamentin e Shqipërisë) në Tiranë(1943). Nga e majta në të djathtë: Mulla Iljaz Spahiu – Broja, deputet i Drenicës, Ilaz Agushi- deputet i Prishtinës dhe nënkryetar i Parlamentit, Ferat Draga – deputet i Mitrovicës, Bedri Pejani – deputet i Pejës.

Po më 14 shtator 1943, në Prizren u mblodh Këshilli Nismëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kurse Kuvendi Themelues i Lidhjes u hap më 16 shtator 1943, nën kryesinë e dijetarit urtak, Musa Efendi Shehzade të Prizrenit, mik i ngushtë i Sheh Mehmet Sezait dhe iIljaz Agushit, edhe ky dëshmor i kombit i Nëntorit të Përgjakur ’44 në Prizren. Në KuvendiThemelues të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit”, që i zhvilloi punimet deri më 21 shtator, Prefekturën e Prishtinës e përfaqësuan: Shyqyri Ramadan Beu, dy vëllezërit eIljaz Agushit – Mustafa dhe Jusufi, student ky vitin e fundit të sudimeve në filozofi pranë Universitetit të Zagrebit, veprimtari i shquar i Lçvizjes së Rrezistencës Çlirimtare Shqiptare nga fillimi i shek. XX, Stakë Mark Mirdita, urtaku Hajrullah Lebib Begu, Mehmet Shaban Pasha, Sylejman Ashkiu e të tjerë. Derisa Jusuf Agushi dhe Mehmet Shaban Pasha, do ta përfaqësojnëPrefekturën e Prishtinës në Komitetin Qendruer të Lidhjes, i vëllai i madh i Iljazit, Mustafë Aga, me autoritet suprem në Prishtinë e në rrethinë, ishte personi i dytë në Degën e Lidhjes për Prefekturën e Prishtinës, pas kryetarit Shyqyri Ramadan Beut, bamirësi i kombit, i cili kishte për mbështetje si në Shkëmbin e Bjeshkës, Ustah Stak Mark Mirditën, zejtar “arpunues” në Prishtinë nga viti 1889. Të tretë; Mustafa, Shyqyria dhe Staka janë të ndër të parëtMartirë të Shqipërisë Etnike nga Nëntori i Përgjakur ’44, në Prishtinë.
Të konstatojmë edhe këtë fakt: Pjesa më e madhe e delegatëve të Kuvendit Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ishin bashkëveprimtarë shumëvjeçarë dhe miq të Iljaz Haxhí Agushit. Dihet saktë se pas Thirrjes së Kuvendit Themelues të Lidhjes II të Prizrenit qëndronte edhe mësimi dhe kërkesa e Iljaz Haxhí Agushit, madje motori që bëri përgatitjet e këtij Kuvendi, Asllan Isa Boletini, (një burrë i betuar, njësoj si Ilazi, për të korrigjuar pasojat e Luftës së t’et kundër Perandorisë Osmane me mbështetje në Serbinë, i martirizuar në Nëntorin e Përgjakur ’44, në Prishtinë), ishte një si vëlla i Iljaz Agushit, njësoj si edhe Sefedin e Xhevat Begolli, të betuar për të korrigjuar dëmet e paraardhësve në Luftën kundër Perandorisë Osmane me mbështetje në Serbinë, edhe këta të martirizuar në Nëntorin e Përgjakur ’44, në Pejë). Së këndejmi, komandanti partizan i Kosmetit, Fadil Hoxha, duke denoncuarLidhjen e Dytë të Prizrenit si organizatë nazifashiste shqiptaromadhe, atë e quante instrument të Iljaz Agushit, të Xhafer Devës, të Sefedin Begollit e të Tahir Kolgjinit “me kompaninë”. Madje komandanti partizan në Iljazin e në Tahirin shihte inspiruesit e nacionalizmës shqiptare.
Në këtë pikë, kishte të drejtë komandanti partizan, Fadil Hoxha i cili, ende në këtë kohë, bashkëluftëtarët i kishte kryesisht serbë e malazias të veshur shqiptarçe e me emra myslimanë. Vërtet, ndonëse ishte bërë ndërrimi i sistemeve okupuese nga ai fashist italian në atë nazist gjerman, Iljaz Haxhí Agushi, as Tahir Kolgjini, nuk mund të nxirreshin në margjina të politikës shtetërore shqiptare. Iljazin, madje, edhe tashti e gjejmë korife në listën e 29 përfaqësuesve të Prefekturës së Prishtinës për Asamblenë Kombëtare të Shtetit Shqiptar, më 16 tetor 1943. Organizata e PKJ-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i Aradheve Partizane të Kosmetite përcillnin me kujdes e me vendosmëri aktivitetin politik të Iljaz Haxhí Agushit dhe ishin të bindur se edhe tashti Iljaz Agushi kishte shumë përkrahës, bile edhe më shumë ithtarë, e më shumë bashkëluftëtarë brenda qarqeve pushtetore dhe ushtarake shqiptare të kohës, luftëtarë të betuar për sendërtimin e idesë për Shqipërinë tërësore, Etnike edhe si rezultat i zgjidhjeve që do të pasonin pas fitores përfundimtare të Bollokut Antifashist Anglo-Amerikan. Së këndejmi, Filialja e PKJ-ja në Kosovë do të urdhëroi likuidimin fizik të madhorit të kombit shqiptar, Iljaz Agushit, i cili dihej se synonte zgjidhjen e Çështjes shqiptare me mbështetje në Demokracinë Perëndimore Anglo-Amerikane.
Strategjia për likuidimin e Iljaz Agushit u përpunua në Ferizaj, pikërisht në banesën e ushtarakut Pjetër Cica, ish-komandant i Ushtrisë së Mbretnisë Shqiptare, kurse tashtiNënprefekt i Ferizajt, i lidhur ngushtësisht me Organizatën e PKJ-së për Rrethin e Ferizajt, si edhe me komandantin partizan tëKosmetit, Fadil Hoxhën. Janë të njohur emrat shumicës së komunistëve prishtinas, gjakovarë, shkodranë e tiranas, të cilët e përgatitën atentatin, por edhe emrat e tre atentatorëve, nga katër sa ishin gjithsej.
Sipas autorëve me bindje të forta enveriste dhe mbrojtës tëLANÇSH-së, bashkëkohës dhe njohës të ngjarjes: Shaban Ruka dheKadri Dingu, në librin “Tirana e aksioneve dhe barrikadave (1939-1944), Tiranë më 2003, kanë konstatuar: “Me 28 Tetor 1943 u bë atentati kundër Iljaz Agushit, ish zëvendës Kryeministër të qeverisë kuislinge, i cili kishte marrë pjesë kundër lëvizjes antifashiste Nac.-Çl. Ekzekutimi i tij u bë nga katër gueriles, dy hynë brenda në shtëpinë e tij ku e goditën me tre plumba, ndërsa guerilasit e tjerë qëndruan jashtë duke ruajtur rrugën e kalimit meqë afër ndërtesës ku ai banonte (pallatet e lanës) ishte vendosur një repart i Gestapos Gjermane. Aksionin e kryen Bujar Hoxha e Shahin Gjashta”.
Dy konstatime nuk qëndrojnë: data e vrasjes dhe e dhëna se Iljazi “kishte marrë pjesë kundër lëvizjes antifashiste Nac.-Çl”.Dihet saktë se njëri ndër vrasësit kosovar ishte komunisti gjakovarYmer Pula. Këtë fakt, madje, e ka pranuar edhe vetë, në telefonatën me Kryeredaktorin e Rilindjes, Avni Spahiun, sapo doli një punim imi me të dhëna edhe për vrasësit e Iljaz Agushit, të shënuar vetëm me iniciale. Y. Pula, duke e gjetur vetën në “Y.P.”, u deklarua: ”… Iljaz Agushi ishte fashist dhe duhej të vritej…!Pse i lejoni atij Pirrakut të shkruan ashtu për tradhtarët…?!?” (Në një rast tjetër do të botohet i plotë “reagimi” i Y. Pulës dhe përgjigja e Kryeredaktorit A. Spahiu ).
Vërtet, Shërbëtorja e Iljazit, si edhe ajo e Xhevat Korçës, fqinji i parë i Iljazit, e mik i ngushtë i Tij, por edhe mysafiri që gjendej në dhomë me Iljazin, dibrani ish-federal i Prishtinës, Ismail Hysi (i cili do të martohej me motrën e Iljazit, Behixhën, po të mos ndodhte vrasja e Iljazit dhe plagosja e tij), e kanë njohur mirë kallauzin, Bujar Hoxha, të cilin Iljazi e kishte ilake (nëna e Bujarit, siç u tha më herët, e kishte çikë të të vëllait gruan e Iljazit), por edhe nëpunës në Ministrinë e Punëve Botore, ndaj Bujarit do t’i hapët dera si mikut, por nuk hyri brenda, u tërhoq jashtë, në mbrojtje të dy atentatorëve. Brenda në banesën e Iljazit hynë dy vrasësit panjohur për Iljazin dhe Ismailin, pikërisht tiranasi Shahin Gjashta (i kishte gjashtë gishtërinj në njërën dorë) dhe Ymer Pula. Vetë Bujar Hoxha, më 28 nëntor 1992, para Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, ma kishte pranuar se në banesën e Iljazitkishte shkuar si “kallauz” për atentatorët, se njëri ndër ta ishteYmer Pula. Këtë konfirmim e botova për të gjallë të B. Hoxhës dhe të Y. Pulës. Se Ymer Pula ishte njëri ndër atentatorët ndaj Iljazit e dinin edhe shumë bashkëkohës të tij, komunistë kosovarë. Për këtë fakt, midis të tjerëve, kanë lënë dëshmi të diktuara, madje edhe tonike, edhe dy shefa të Milicisë Krahinore e qarkore të Kosmetit: Shaban Kajtazi e Ismail Zenuni (Kepiten Lleshi i filmit “Uka i Bjeshkëve të Nemuna”.
Ndërkaq, në Raportin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar – për Ministrinë e Drejtësisë, më 30 tetor 1943, të shkruar me një vonesë të paarsyeshme, thuhej: “Kemi nderin t’u njoftojmë se më datën 27 tetor 1943, në orën 18, dy njerëz të panjoftun kanë hyrë në banesën e ish-Ministrit Punëve Botore Iljaz Agushi lindun në Prishtinë dhe banues në Tiranë dhe e kanë vrarë vdekun tue i dhanë gjashtëplagë, gjithashtu kanë tentue dhe kontra (ish)Federalit të Prishtinës, z. Ismail Hysit, por pa dam. Zavendës Prokuror’ i Shtetit, Kemail”.
Vrasjen e Iljaz Haxhí Agushit e mori mbi vete, pa vonuar,Shtabi i Përgjithshëm i Aradheve Partizane të Kosmetit, i cili informonte: “Tiranë, 28 tetor. Dora e drejtësisë popullore ra mbi tradhtarin e Kosovës, Iljaz Agushin(…). Tradhtari numër nji i ka pague me kokën e vet të gjitha krimet. Shokët e tij le të mendojnë mirë. Nëse vazhdojnë rrugën e tij, do t’i gjejë edhe ata fati i njejtë…!” Pra, data 28 është ajo e raportimin që i bëri Ymer Pulaeprorit të tij, komandantit Fadil Hoxha. Dhe, në mars të vitit 1944,Organizata e PKJ-së Kosmetit e informonte KQ të PKJ-së se “Në ballë të reaksionit shqiptar deri tashti frikë ka qenë ministri Iljaz Agushi, i cili u vra”.
Vrasja e Iljaz Haxhí Agushit pllakosi zi kombëtare në mbarë arealin e Shqipërisë Etnike. Vetë Iljazin, për të gjallë të tij, shumë miq, veçanërisht nga korriku i vitit 1943, e këshillonin të ruhej se mund të vritej nga komunistët. Mirëpo, Burri i Dheut shqiptar, pa hezitim, ua kthente: “Nuk besoj se mund të ketë shqiptar, i cili do të ngre gishtin në mua…!” Ai nisej nga fakti se jetën dhe pasjen ua kishte kushtuar kombit, Shqipërisë tërësore, Etnike, lirisë së saj, pa rreshtim partiak. Iljazi njohu për parti vetëm shqiptarinë, e vetëmShqipërinë. Ai ishte edhe poet i zjarrtë. Shkroi në gjuhën turke dhe ndonjë varg edhe në gjuhën shqipe, qysh nga vitet e ’30-ta , të burrërisë së hershme. Mbi tavolinën e tij të punës, në banesë, policia gjeti edhe dy vargje të Patër Gjergj Fishtës, kredo e betim për aktivitetin jetësor politik e luftarak të Iljaz Agushit: “Ma mirë dekë nën dhe m’u kja/ Se për të gjallë me mbet nën shkja!”, të shkruara me dorën e Marie Shllakut, ish-punëtore teknike e Patër Fishtës në Qele dhe nëpunëse (kopiste) e Iljaz Agushit në Ministrinë e Punëve Botore, më vonë nëpunëse e Xhafer Devës, e krejt në fund të jetës së saj, bashkëluftëtare e Ukë Sadikut(i pushkatuar në vitin 1947, në aptrishtinë dhe bashkëvepruese politike e luftarake e profesor Ymer Berishës (i vrarë më 1946) -Orleanë shqiptare, dëshmore e Organizatës së “Besës Kombëtare” për Shqipërinë Etnike, për krah Ymerit e Ukës (mbështetës e vazhdues veprimtarisë politike patriotike të Iljaz Agushit), e pushkatuar më 1946, në Prizren.
Trupin e pajetë të Apostullit të Shqipërisë Etnike – Iljaz Haxhí Agushit e sollën në Prishtinë, më 29 tetor, bashkëpunëtorët besnikë, Avni Zajmi e Maliq Koçuri. Në dy anët e xhadesë, veçanërisht nga Kukësi deri në Prishtinë, populli e priti, gardh i gjallë. Në Prizren, në Therandë, në Carralevë, në Lypian, populli e ndali kamionetën që e bartte trupin e pajetë të Iljaz Agushit, dhe i bëri homazh veprës patriotike shqiptare të Tij. Para arkivolit me trupin e martirit, në kamionetë të “shpluar” i valonte Flamuri Kombëtar Shqiptar. Shërbimin fetar për kufomën e Iljaz Agës e realizoi Mulla Ali Rusha i Prishtinës, i shquar për shqiptarizëm qysh nga fillimi i shekullit XX, nën robërinë Osmane. Iljaz Aga do të përcillet në Varrezat e Reja të Prishtinës, me homazh ushtarak të burrështetasit. Do të varroset aty ku, më 20 nëntor 2003, ia përuruam Monumentin mbivarrezor modest (ideuar dhe realizuar teknikisht prej autorit të këtij shkrimi), por me simbolikën që e meriton vepra e Iljaz Haxhí Agushit dhe Atdheu Shqipëri që ende po lëngon nga copëtimet e dhunshme. Në Varrimin e Iljaz Agushitmori pjesë paria shqiptare popullore, intelektualët dhe ushtarakët patriotë nga mbarë areali etnik dhe historik i Shqipërisë. Mori pjesë yndyra e kombit.
Para rreth 200 hoxhallarëve nga mbarë rajoni shqiptar iKosovës së Liruar, qëndronte mësuesi i atdhetarisë shqiptare të Prishtinës, Shejh Mehmet Sezai, kurse imamin e Garnizonit IV të Ushtrisë Kombëtare të Shtetit Shqiptar, Komandantin legjendar tëMbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore, Mulla Idris Gjilanin, e shoqëronin kolonel Rexhep Gjilani dhe kapitenët: Mark Dredhadhe Shefqet Bylykbashi. Mulla Idrisi, vështirë i përsëritshëm në tokën arbërore, në Fjalën përmortore për Iljaz Agushin, midis të tjerash, e quajti Dëshmor dhe “Shehit të kombit shqiptar”, e njëkohësisht “Njeriu më paqësor që njoha”, i cili me “…këshillë, me penë, me para dhe me pushkë, u përpoq të ribashkonte Shqipërinë”. E përmbylli fjalën me kërkesën historike: “Dhashtë Zoti që, me varrosjen e trupit të Iljaz Agushit, të mos varroset edhe trupi i Shqipërisë Etnike, që e bëri Iljazi, – Fisniku i atdheut dhe i fesë, një yll që kurrë nuk do të fiket, sepse jetoi, u përpoq dhe u bë shehit i Vatanit…!”
Kjo dua e të Madhit mësues të atdhetarisë shqiptare, më detyroi, si një amanet i pashkelshëm, që të koka e varrit të Iljaz Agushit të gdhendi në granit Hartën e Shqipërisë Etnike, së cilës aktualisht po i nënshkruhet copëtimi trishtues edhe me pjesëmarrjen e shqipfolësve në emër të Kosovës, të kombit shqiptar e të surrogatit “komb kosovar”!?! Në Kryeshnoshje (Të pamën) për Iljazin, Ministri i Brendshëm i Shtetit Shqiptar, i rrepti Xahafer Deva, midis të tjerash, do të konstatojë: “Në Monumentin për Shqipërinë e lirë, emri i Iljaz Agushit ka për t’u shënuar me germa t’arta…!”
Por, këto vlera dhe këto mesazhe të qenies shqiptare madhështore të Iljaz Haxhí Agushit nuk mund t’i duronteOrganizata e PKJ-së. Dhe, derisa komandanti i partizanëve tëKosmetit, në prill të vitit 1944, prapë i kërcënonte patriotët shqiptarë “se do të vriten të gjithë ata që do të ndjekin rrugën e Iljaz Agushit!”, një Sulejman Omer Hajro i Fadil Hoxhës, aliasPvle Joviçeviq albanofob (një si Rashid Efendia alias kap. Rasha Pantiq shoqërues në terren i Isa Boletinit, përkatësisht një si Bajro Efendia alias kap. Bozha Simiq shoqërues në terren i Idriz Seferit), i kërcënonte me vdekje pasardhësit ideologjikë të “tradhtarëve shqiptarë; Sefedin, Rifat e Xhevat Begollit, të Iljaz Agushit, të Ferat Dragës dhe të bejlerëve të tjerë”.
Koha e vërtetoi se hoxhët shqiptarë kominternistë dhe joviqët serbë albanofobë, nuk ishin mahitur. Të dhënat vërtetojnë se deri me dënimin me vdekje të amazonës shqiptare, Marie Shllakut, më 1946, në male të Kosovës që kullonte gjak, OZN-a dhe UNÇJ-a, të mbështetur edhe në Sigurimin e Enver Hoxhës(Koci Xoxës), likuiduan: me çekanë, me thikë e me zjarr e me plumb rreth 860 ish-bashkëveprimtarë politikë të Iljaz Haxhí Agushit: krerë popullorë, ushtarakë, ulema, priftërinj, pjesëtarë të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, veprimtarë, luftëtarë e komandantë tëOrganizatës “Nacionale Demokratike Shqiptare”(të studentit Halim Orana), të Organizatës
“Besës Kombëtare” (tëProfesor Ymer Berisha) dhe të “Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare” që i lidhi, në qershor 1946, dy të parat në Një front çlirimtar kombëtar.
Në Prishtinë, në ditët e para të ripushtimit serb komunisto-çetnik, nga 19 nëntori 1944, ndër të parët u arrestuan udhëheqësit eDegës së Lidhjes së Dytë të Prizrenit të Prefekturës së Prishtinës: i vëllai i madh i Iljazit, Mustafë Haxhí Agushi, Shyqyri be Ramadani (pronari i tokës ku sot po ngritët “Katedralja romano-katolike” rugovo-shëngjidiane, dhunë politike njësoj si Kisha serbe milosheviqiane përballë saj në Oborrin e Universitetit të Prishtinës) si dhe nëntoka e Hotelit “Grand”). Madhori tjetër i kombit, Stak Mark Mirdita është Dëshmori më markant i Nëntorit të Përgjakur ’44 në mbarë tokën shqiptare. Atë, në natën e 23/24 nëntorit, pasi e kanë torturave për ditë të tëra më mizori psikike e fizike që nuk përshkruhen, e hudhën të gjallë në Furrën e e skuqur të bukës së pronarit Sava Viktoviqi dhe e kthyen në shpuzëfeniksiane të shqiprarizmës së Prishtinës. Dhe, në vijimësi, nga Derë e Stak Mark Mirditës komunistët serbë, malazias shqiptarë e turq pushkatuan dy nipa e tre djem të Stakës, pjesëtarë të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës – Martirë këta të Shqipërisë Etnike, e njëkohësit i arrestua dhe i likuiduan, me pushkatim publik ose të fshehta edhe rreth 70 personalitete të Prishtinës ish-përkrahës e bashkëveprimtarë të Iljaz Agushit. Varr i përbashkët i të gjithë këtyre konsiderohet “Strelishta” (vend i pushkatimeve) krye parkut “Tauk Bashqe”, ky Shoqata e Historianëve të Kosovës-“Ali Hadri”, që nga dhjetori i vitit 2004, synon ngritjen e Monumentit Përkujtimor “Nëntori i Përgjakur ‘44” ku do të shënoheshen emrat e të të gjithë patriotëve shqiptarë të pushkatuar nga 19 nëntori 1944 përfundimisht me të pushkatuarit e pjesëtarëve të ONDSH-së në krye me Ukë Sadikun-Gjon Serreqin më 1947.
Për burgosjet dhe pushkatimet pa gjyq, në Prishtinë dhe në Kosovë, la të dhëna poetike, shumë të rëndësishme, kushërira e parë e Iljaz Agushit, Iffet Murat Agushi (1922- 25 mars 1995), veprimtare e ONDSH 1945/47, e rritur dhe e shkolluar osmanisht, frëngjisht dhe shqip, nga Iljazi më vëllezërit. Poetja shqiptare në gjuhën turke, me alfabetin kombëtar turk frashëriot, Iffet Agushi, vargjet e para i shkroi më 1937, nën përkujdesjen e Iljazit, poet, në një kohë kur shqipja ishte e ndaluar më shumë se topi për shqiptarët. Këtu të mjaftohemi vetëm me pak vargje. Nisemi nga refreni i poemës: “Kosovë mallëngjyese”, shkruar më 25 shtator 1945, në Kursin Pedagogjik të Shkupit, për mësues të shollës shqipe: “Oj Kosovë, oj fushë krenare, e përgjakur në çdo anë…!”Dhe, më 27 tetor 1945, si veprimtare shumë e rëndësishme eOrganizatës së NDSH-së, e vetmja femër si e tillë në Kosovë, lëshonte kushtrimin për rininë patriotike: “Zgjohuni, atdheu i pret bijtë e vet,/ atdheu ka etje për gjak,/ u thërret në ndihmë. Çka të pritni më!” Sepse “Nga ana e djathtë, nga ana e majtë/ Ndihet krisma e mitralozave që kositin zemrat./ Ndihen tingujt e kazmave që hapin varre të reja. /Armiku i zi zgërdhihet pa fije turpi,/ është çmendur sllavi barbar…!”
Dhe, më 20 korrik 1946, në vigjilje të Kongresit të Tretë të Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare (Kongresi III i Ballit Kombëtar) në Blinajë, si veprimtare dhe karriere e Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare në itinerarin: Prishtinë – Drenicë – Shkup (Ambasada e Turqisë), Iffeti tashti i thërriste Kosovës: “Mos u shqetëso. Rri e lirë./ ka kush ta zgjatë dorën/ tashmë jemi zgjuar” dhe përfundonte: “Rinia është shpëtim yt/ Kosovë e pafat./ Malet tua u veshën me gjakun e derdhur./ Këtë zinxhir do t’a këpusin/ Vetëm duart t’ua të hekurta, Kosovë!? Në këtë digresion kemi dëshminë për mësimin dhe për amanetin e Iljaz Haxhí Agushit për brezat shqiptar. Iffeti shkoi në kursin pedagogjik për të plotësuat amanetin e Iljaz Agushit: “Iffet, vetëm mësimi i shqipes të bën shqiptare!”.
Dhe, mund të pyesim: Sikur ato qindra vargje poetike të Iffetitt’ishin shqip, çka do të ndodhte me autoren, disa herë në duar tëOZN-es dhe të UDB-es?!? Fëmijet e Mustafës dhe të Iljazit, si edhe i vëllai Jusufi dhe motra Behixhe, e agushë të tjerë, do të degdisen në Tiranë, në Itali, në Siri, me identitet dhe dinjitet të nëpërkëmbur, çdo kund, si “turq” në Stamboll e si “kosovar” në Tiranë(fillimisht si “jugosllavë)!?! Vetëm Nëna Mejrem, bija e personalitetit të shquar Ali Efendisë, prishtinas i njohur, nguli këmbë: “Djemtë më kanë rënë për Kosovën. Kurrë nuk do ta lëshojë. Trupi im dua të më prehet pranë Varrit të Iljazit…!”
Pushteti komunist Nënë Mejremin e nxori nga Saraji i vet, (deri vjet ishte Shkollë e Mesme Teknike “28 Nëntori”, kurse tashti po meremetohet për ndërtesë të Arkivit historik të Prishtinës) vend i trashëguar nga i et dhe e i ngritur në emër të saj, më 1938/39. Nënëloken shqiptare të djalërisë patriotike prishtinase nuk e lanë as në Pallatin e Iljaz Haxhí Agushit(të ngritur më1942), ku aktualisht është Televizioni Shtetëror i Kosovës. Pushteti ushtarak jugosllav, më 1946, konfiskoi qind për qind të pasurisë që trashëguan pasardhësit e Haxhí Xhemail Agush Mehmet Thaçit- Mazrrekut, pra, të Mustafës, të Iljazit dhe të Jusufit (vdiq në Stamboll, më 1989), i kallë me mallin për Kosovën nga Nëntori i Përgjakur ‘44.
Nënëmadhe Mejremi i kaloi në amshim, më 1948, në mjerim të madh. As nuk u varros në përpikëri me amanetin saj,sepseVarrosja publike pranë varrit të Iljazit do të ishte yshtje për UDB-në kundër Monumentit Mbivarrezor të Iljaz Haxhí Agushit, të cilin ia ngriti i vëllai, Jusufi, vetëm disa muaj pas vrasjes, me tekstin letrar osmanisht, shumë madhështor, shumë përmbajtjesor historik, të shkruar nga myderrizi i famshëm, Sahit Efendi Shkupi, ish-deputeti i Kosovës për Shkupin në Parlamentin e Perandorisë Osmane, bashkëveprimtar politik i Hasan Prishtinës e i Nexhib Dragës, dhe i prangosur me ta në Kalemegdan, nga fundi i nëntorit 1912. Dijetarin e famshëm Sahit Efendinë, e likuidoi OZN-a nëKazamatin e Idrizovës, më 1946. Ai i la pas vetës vetëm dy vajza, të cilat ia shpërngulën në Turqi. Mbishkrimin osmanishte nëMemorial mbivarrezor të Iljaz Agushit, edhe ky, rrjedhimisht, dhunë historike për Apostullin e Shqipërisë Etnike dhe për shqiptarësinë e Prishtinës dhe të Kosovës historike, nuk pata guxim ta hiqja, ta zhbëja, as nga Monumenti Mbivarrezor i vitit 2003, me vetëdije se historia nuk abortohet, e aq më tepër pjesa e përgjakur e saj. Në tekst midis të tjerave, thuhej se Iljaz Agushi ishte Ministër i Mbretërisë Shqiptare, ndaj si ta humbja, si ta zhbëja?!?
Vërtet, Apostulli i Shqipërisë Etnike, Iljaz Haxhí Agushi në periudhën e sundimit monist kominternist në arealin e Shqipërisë Etnike, i bëri dy jeta, diametralisht të kundërta, jetën popullore te admiruar dhe jetën historiografike të politizuar. Në historiografinë zyrtare shqiptare të Tiranës, Iljaz Agushi u denoncua si “ministër kuisling”, “armik i popullit”, i likuiduar nga njësiti partizan gueril i Tiranës. Emri i tij në këtë historiografi nuk është lakuar më shumë dhe as shumë herë. Ndërkaq në murin e njërës nga “Pallatet e Shallvareve”(te Lumi Lana), së paku deri më 9 maj 1993, ishte mbishkrimi në bronz: “Këtu me 28.X.1943 Nje nga njesitet guerile në Tiranë vrau nje nga tradhetaret e armikun e popullit, ish-nenkryeministrin e qeverisë tradhëtare”(!?!!). Kërkova nga pasardhësit e Iljazit, në Tiranë të mos hiqet me dhunë familjare:“Le të mbetet si një njollë e prekshme në ndërgjegjen shqiptare kominterniste…!” Më dëgjuan, falë urtakut Ali Mustafë Agushi, i cili i mbante në “zap”, vëllazërit e vetë dhe të bijtë e Iljazit, paqedashës.
Në Tiranë e gjetkë në Shqipërinë Londineze, nga marsi i vitit 1980, sa herë kam pasur mundësi për qasje midis miqve në masat e gjëra, për Iljaz Agushin kam shënuar dhjetëra përshtypje miradije, nga radhët e nacionalistëve dhe e komunistëve. Iljazi, vërtet, është personaliteti i vetëm në qeveritë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, për të cilin nuk mund të dëgjohet asnjë vërejtje, përpos:“…shqipen e fliste me theks turqisht…!” Të parët, nacionalistët, shprehnin indinjatë për vrasjen e Një shqiptari të kulluar, kurse të dytit, komunistët, ndjeheshin si të marruar për vrasjen e Iljazit.
Opinionet e të parëve, të nacionalistëve për jetën dhe veprimtarinë politike të fisshme e ndërtimore të famshme të Iljaz Agushit në Tiranë, që jetonte në kujtesën historike të masave, si opinion popullor i nëntokës kombëtare të Shqipërisë komuniste, mund të pasqyrohen vetëm me disidentizmin e Tafil Ahmet Boletinit, nip i Isasë, antifashist, nëpunës e prefekt në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ideologjikisht i afërt me botëkuptimet politike të Iljaz Agushit: “Dajë, në qoftë së ka pas person patriot qi e ka deshtë shqiptarizmin, qi e ka deshtë Shqipninë, qi e ka deshtë Kosovën, asht Iljaz Agushi. Se kush vuni dorë mbi te ka ba krimin ma të madh ndaj kombit shqiptar…!”- ia kishte përsëritur, shumë herë, komunistit Enver Dajçit, ish-kuadër politik i ushtrisë partizane në Shqipëri, në Kosovë e prapë në Shqipëri (themelues i “Aradhës Partizane të Rakoshit” në verë 1944).
Për opinionin e të dytëve, të komunistëve, të mjaftohemi këtu vetëm me një konstatim shumë të përmbledhur e simbolik, të ekonomistit tiranas, z. Beqir Hushi, luftëtar i Brigadës III të UNÇSH-së më 1943, pas Luftës sekretar partie i Rrethit të Durrësit
(që përfshinte edhe Shijakun, Matin, Burrelin), e inspektor në Ministrinë e Bujqësisë (të Hysni Kapos). B. Hushi në vitet e ’60-ta ndodhi të bëhej baxhanak me nipin e Iljazit, Aliun. Ai do të më konstatoj: “Për Iljaz Agushin pyeta disa shokë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më thanë: ‘E mori për asgjë ujët e turbullt, shkoi si kovë pusi – pa asgjë”(Durrës, 17.07.2006)!?!
Ndërkaq, opinioni komunist shqiptar i Kosovës mund të thuhet se është përmbledhur në konstatimin në “Kujtimet” e Ismet Shaqirit, bashkëveprimtar politik e luftarak i Fadil Hoxhës dhe i Ymer Pulës: “Mbi Iljaz Agushin ra “dora hakmarrëse partizane”!?! Dhe, çka mund të bënin historianët, në përgjithësi, për ndriçimin e jetës dhe të veprimtarisë politike e kombëtare tëIljaz Agushit, në rrethana të ekzistimit të një anatemimi të tillë politik, në kushte të robërisë kominterniste titiste dhe enveriste, kur jeta dhe vepra e Iljaz Agushit ishin tabu politike të dënueshme?!?
Opinioni popullor për madhështinë e Iljaz Agushit në Kosovën e robëruar, dhe në mërgatën politike patriotike antijugosllave të Kosovës në botë, mund të përvijohet me bindjen e urtakut popullor, Mujë Loshi të Drenicës, i cili gjatë Lëvizjes së Pajtimit Kombëtar 1990-1992, shpesh ia përsëriste rinisë paqekrijuese: “Populli kurrë nuk do t’i harrojë Burrat e Dheut si Iljaz Agushin me shokët, që u përpoqën, luftuan dhe ranë për Shqipërinë, ku bukës i thonë bukë, e ujit ujë…!” Ndërkaq, i pathyeshmi, Ushtar i thjeshtë i Shqipërisë Etnike, siç e quante vetën Hysen Tërpeza, për idol kishte Iljaz Agushin. Sipas Tij, “Iljazi ishte patriot i kulluar, më i madhi dhe më i ndershmi Burrë i Kosovës që njoha…!”
Unë, njohës relativisht i mirë i historisë kombëtare të pashkruar, mund të konstatojë: Iljaz Agushi është personalitet i lagjes së Skëndërbeut, Myderriz Ymer Prizrenit, Mulla Haxhí Zekës dhe Hasan Prishtinës. Legjenda Adem Jashari hanë bukë veç, jo me dije por me gatishmërinë për sakrificë përtej bibliko-kuranore të njerëzimit, heroizmi ky që bëri t’ia kthen Shqipërisë Etnike këtaBurra të Dheut, vlerë sublime të atdhetarisë shqiptare, përjetësisht. Vërtet, Betimi i ushtarit të UÇK-së 1993-1999, është vetëm sublimim i kërkesave, i përpjekjeve dhe i betimit të pashkelshëm të paraardhësve dhe të pasardhësve të idesë dhe të projeksionit kombëtar të Iljaz Haxhí Agushit, amanet për brezat shqiptarë, në vijimësi!
Krejt në fund, duke përfunduar, e shoh të udhës të sjellë një kërkesë timen jetike, për Iljaz Haxhí Agushin. Më 22 tetor 1994 e përfundova dhe e botova shkrimin e gjatë, me titull: “Iljaz Agushi – Apostulli i Shqipërisë Etnike”, të cilin e përfundova me konstatimin: “Shkenca i ka borxh Iljaz Agushit një dëshmi më të plotë – Një monografi historike shkencore, kurse Qeveria Shqiptare ta laureojë Iljaz Agushin me gradën më të lartë që meritojnë Dishepujt e Shqipërisë Etnike…!” Ndërkaq shkrimin: “Fanar në Oqeanin shqiptar të trazuar”, të botuar më 1996, në 53-vjetorin e vrasjes, e përmbylla me kërkesën: “Ftojmë Presidencën dhe Parlamentin – Komisionin për Shënimin e Datave Historike dhe Dekorimin e Personaliteteve Kombëtare që për Ditën e Flamurit, 28 Nëntor 1996, ta Dekorojë Martirin e Apostullin e Shqipërisë Etnike, Iljaz Haxhí Agushin (1903-1943) Me medaljen më të lartë të kombit shqiptar!” Latinët e vjetër kanë lënë një mësim të përjetshëm për popujt e robëruar: “Sangius heroum semen libertatis” (Gjaku i heronjve është fara e lirisë)!
Kërkesën për ndarjen e Dekoratës mçë të lartë në nivel të kombit për ndarjen e Dekoratës më të lartë në nivel të kombit për Dëshmorin e kombit, Iljaz Haxhí Agushin e mbajmë të gjallë, gjithmonë, përderisa Institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe tëKosovës nuk do ta plotësojnë atë, meritueshëm për interesat jetësore të gjallnisë së kombit shqiptar të copëtuar edhe në kushtet e proklamimit të lirisë kombëtare të popujve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, peng këto të kërkesave për supremacion politik, ushtarak e ekonomik të Rusisë pansllaviste faktike përball kërkesave të SHBA-ve, të proklamuara si demokratike. Prishtinë, më 25 tetor 2009

(FUND)

____________

PJESA E PARË:
PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: ILJAZ HAXHI AGUSHI –
APOSTULLI I SHQIPËRISË ETNIKE (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=3857

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura