PROF.DR.SABILE KEÇMEZI BASHA: BROSHURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES ILEGALE SHQIPTARE PËR DISKRIMINIMIN EKONOMIK NDAJ KOSOVËS NË ISH-JUGOSLLAVI (1987)

Pashtriku, 7 shkurt 2021: Ditë më parë duke hulumtuar në arkivin tim personal, gjeta një broshurë, që çuditërisht më kishte ikur nga mendja nga koha që kur e kam gjetur në arkivin e gjykatës së qarkut në Prishtinë. Në mesin e shumë materialeve në dosjen e Hydajet Hysenit, e gjeta edhe këtë. Broshura mban titullin “Eksploatimi i egër nën prangat e rënda kolonialiste”, botuar më 1987, nga biblioteka “Liria”, “Zëri i Kosovës”, c/o Buchandlung KB badhausstr.35, CH-2503 Biel/Bienne, Zvicër.
Tjera të dhëna nuk kam, nuk e dijë shkrimet e kujt janë të botuara, megjithëse në të thuhej se këto shkrime janë botuar edhe më herët në vazhdime, në gazetat e ilegales që botoheshin gjithandej nëpër botë. Edhe pse broshura u gjend në burg, për çudi, në të, nuk ka asgjë të shënuar, as për autorin apo autorët ndonjë të dhënë. Zakonisht, gjatë hulumtimeve kam hasur se në gazetat apo në ndonjë dokument tjetër të marr nga të burgosurit politik nga ana e hetuesve të ndryshëm të organeve hetuese, ata, atë që kanë zbuluar, i kanë shënuar në dokument (siç e kamë hasur tek gazeta “Liri” dhe “Zëri i Kosovës”).

Broshura ka format të zakonshëm A5, dhe ka 75 faqe. I paraprin Parathënia dhe në vazhdim ka Hyrjen, dhe është e ndarë në bazë të temave që trajton si: Strategjia e politikës ekonomike; Struktura e rendit ekonomik e Kosovës; Vëllimi i pamjaftueshëm dhe struktura e rendit e investimeve; Fondi-lak në fytin e ekonomisë së Kosovës; Shpërndarja primare; Shpërndarja sekondare; Çfarë akumulimi realizon ekonomia e Kosovës; Kriza e thellë ekonomike; Humbjet në ekonomi-dukuri të krizës së thellë; Mosrealizimi i planeve- pasojë e krizës; Papunësia- sëmundje e pashërueshme në shoqërinë jugosllave; Kurbeti- plagë e rëndë për shqiptarët; Detyrimet- diktat kolonialist; Humbjet ekonomike-barrë e rëndë për punëtorët; Kushtet e vështira të punës rrezikojnë shëndetin dhe jetën e punëtorëve; Propaganda shoviniste e Beogradit nxit urrejtjen në mes punëtorëve; Vullkani i protestës dhe mbyllët me një përfundim të shkurtër por mjaftë të rëndësishëm për kohën.
***
Më gjerësisht lexoni studimin në formatin PDF:
NJË DOKUMENT (BROSHURË) E RËNDËSISHME E LËVIZJES ILEGALE SHQIPTARE PËR DISKRIMINIMIN EKONOMIK NDAJ KOSOVËS NË ISH-JUGOSLLAVI (1987)
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha
htttp://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/S%20Basha%20kecmezi%20Broshura%tp://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/S%20Basha%20kecmezi%20Broshura%20ilegale%20e%20LPRK%20pashtriku.pdf

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura