PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA PRESIONI DHE PROPAGANDA SERBE (13)

Prishtinë, 31 janar 2020:
Shqiptarët shpërnguleshin në Turqi nga presioni dhe propaganda serbe

Veç kësaj në atë kohë kemi edhe dukurin e shpërnguljes të qytetarëve tonë për Turqi. Me sa jam i informuar, kishte fillua në Kaçanik dhe rrethinë kryesisht nën ndikimin e propagandës nga Maqedonia. Në atë terren, në atë kohë ishte takua një person, një klerik, i cili i bindte njerëzit që të shpërnguleshin për Turqi. Unë në atë kohë ndodhesha në shkollë në Beograd, dhe thjesht nuk iu besoja fjalëve të cilat i kisha dëgjua dhe nuk besoja se në këtë ka ndikim shërbimi i sigurimit të shtetit. Më vonë ky shërbim i ka përkrahur dhe i ka ushqyer, sidomos është varur se kush ka qenë në krye të shërbimit respektivisht të sekretariatit të rretheve të Punëve të Brendshme. Kështu për shembull derisa unë u ktheva nga Beogradi në Mitrovicë të Kosovës gjatë tërë kohës prej një viti, gjithsej për Turqi u shpërngulën 12 familje. Ndërsa prej largimit tim dhe ardhjes së Jovo Bajatës, nga ky qytet u shpërngulën me qindra familje. I njëjti rast ndodhi edhe në Prizren kur njerëzve iu kam ndihmuar që paraprakisht të shkojnë në Turqi, si turist, dhe të shohin se si atje është gjendja që më vonë mos të tradhtohen. Më kujtohet një stomatolog i cili në mënyrë të jashtëzakonshme më është falënderuar që i mundësova që të shkonte duke më thënë se vetëm ato para i kishte pasur “hallall” që nuk e kishte marr familjen në qafë. Në atë kohë nga krahina ishin shpërngulur, me sa më kujtohet mbi 12.000 familje, ndërsa nga Maqedonia rreth 120.000 anëtarë të familjeve. Në bazë të letrave e reagimeve në terren, lidhur me të në atë kohë kam shkruar disa analiza dhe raporte Komitetit të krahinës dhe udhëheqjes republikane, nëpër mesë përmbajtjes së saj shprehja pakënaqësinë time, duke shtruar edhe pyetjet se a munden disa nga ata që të kthehen apo ata që nuk i përkasin nacionalitetit turk që të pengohen, por për këtë nuk morëm asnjë përkrahje por edhe asnjë përgjigje pozitive. Ka pasur edhe aso shembuj kur individët me qëllim kryenin vepra inkriminuese vetëm që të binin në burg që të mos shpërnguleshin për Turqi, por megjithatë edhe kur dilnin nga burgu me dhunë u detyronin që të shkonin për Turqi. Reagimet kanë qenë të ashpra sidomos më vonë kur njerëzit u binden se atje ishte jeta e vështirë dhe se donin të ktheheshin në vendlindje. Njëri në prag të vdekjes kishte lënë një porosi që ta varrosin në pjesën evropiane të Stambollit, pasi se nuk ka pasur mundësi që të kthehej në Jugosllavi. Shkuarja masive e njerëzve për Turqi, ka ndikuar mjaft shumë edhe aksioni i mbledhjes së armëve, e cila u realizua gjatë viteve 1955/56, për të cilën do të flas më vonë.
Një skicë nga përditshmëria e vitit 1956
Për të dëshmuar se shqiptarët shpërnguleshin me dhunë nga trojet e tyre do e sjelli vetëm një pjesë të një ngjarjeje të vërtet që e kishte përjetua familja e burrit tim- Prof.dr.Tefik Basha. Vjehrri im (Isuf Basha) më 1956, nga presioni e torturat e vazhdueshme nga udbashët, kishte qenë i detyruar që të lë fshatin, pasurin dhe vatrat stërgjyshore vetëm e vetëm që të iknin për Turqi me tërë familjen, për të shpëtuar nga kobi i madh që i priste. Më tregonte babëloku se ato vite ishin vitet më të zeza për shqiptaret. Për çdo natë, më thoshte, vinin udbashët në derë duke na kërkuar pushkën që nuk e kishim. E kur iu thoshim se nuk kemi, kërciste dajaku para familjarëve dhe të merrnin zhagas me vete për të dërmuar dajak në stacionin e policisë. Ditën vinin bashkëpunëtoret e tyre (kuptohet të porositur) e të thoshin “Ikni… çfarë pritni…, pse nuk shkoni për Turqi, atje do ta keni ma mire, se, vendi i juaj atje është… Familja Basha kur presioni u bë i padurueshëm, një ditë të acartë dimri shet tërë pasurin dhe vendosen në fshatin Likovë të Maqedonisë për të siguruar “Visikat”. Babëloku më tej më tregonte se, një zë i brendshëm më thoshte, të pres… vetëm edhe pak të pres… Të rezistoi ashtu siç na kishin mësuar të parët… Dhe, një ditë pas shumë viteve të kaluar në Likovë, ata përsëri ishin kthyer në fshatin nga kishin ikur… por presioni edhe më tej nuk ishte ndalur ndaj familjes Basha edhe pse trumbetohej se në Kosovë pas Plenumit të Brioneve frymohej më lehtë). Ky është vetëm një rrëfim i njeriut që e njoha dhe e respektova shumë, e këso rrëfimesh çdo familje shqiptare ka me bollëk.

Isuf Basha (vjehrri i autores)

Metodat e punës se Sikimiqit
Momentalisht do të kthehem në metodat e punës së Sikimiqit dhe të ndihmësve të tij. Ndihmësi i tij, Sava Qiroviqi vinte tek unë në Mitrovicë të Kosovës, që në atë kohë isha në shërbim si ndihmës. Tërë natën e rrihte njeriun në zyrën time, në mëngjes vinte vëllai i tij dhe më tregonte për tërë atë që kishte ndodhur, e unë nuk dija asgjë. E dërgonte operativistin tim për Nish që të mbledh të dhëna për inxhinierin Shaban Hashimija, tani nga Prishtina, i cili atëherë ishte në ushtri, a unë për këtë nuk dija asgjë. Gjatë kohës së orarit të punës, Qiriçi ç’vishej në zyrë në brekë të shkurtra, ulej në tavolinë, ndërsa operativisti Luka Miladinoviqi i referonte. Në atë gjendje i gjejë në zyrë dhe thjesht më bije terri para syve. Ai niset për Beograd dhe atje më paraqet si nacionalistin e shovinistin më të madh dhe nga Beogradi me vije shkresa zyrtare, ku dënohem dhe largohem nga sigurimi i ndeshjes së futbollit e cila duhet të luaj në mes të Mitrovicës dhe Kralevës, për arsye që gjëja mos të rrihen lojtaret e Kralevës dhe që të mos helmohen nga qëndrimet e mija shoviniste. Sot kam në posedim kopjen e letrës të cilën e kam dërgua për Beograd me të cilën kam reagua ndaj sjelljeve të tilla. Për atë kohë, do të thotë gjatë vitit 1955 është organizuar këshillim me naqallnikët e UDB-es në Prishtinë me këtë rend të ditës: Vlerësimi i situatës politike në terren.
Inteligjencia shqiptare në rend të ditës
Vujica Sokolovoqi, naqallniki i UDB-es të Prishtinës, Jovo Bajata, Naqellnik i UDB-es në Gjakovë dhe disa shokë të tjerë, këta vunë në rend dite si problem çështjen e inteligjencës shqiptare, e cila kishte ndikua që sot nuk mund te mbështetemi te asnjë shqiptar dhe se sot reaksioni është më i ashpër se në vitin 1945, kështu thoshin ata. Unë në atë këshillim diskutoi dhe e them hapur se në Mitrovicë nuk është një gjendje e tillë. Se atje kemi përkrahje dhe mbështetje nga inteligjenca shqiptare dhe vet populli shqiptar. E thash se varet se në çfarë mase iu jepet besimi dhe mundësia me e shpreh atë. Varet edhe nga format demokratike që iu ofrohen më 1955. Sa ju lejohet njerëzve për të ardhur në shprehje se sa në vitin 1945, por kjo assesi nuk do të thotë se tani reaksioni është më i shprehur se sa më 1945, thoshin ata. Në këtë paraqitjen time është ngritur Jovo Bajata dhe më dha përgjigje , duke thënë se “më nuk shikojmë se si kanë qen dhe vepruar në të kaluarën, por se si sillet dhe si paraqitet sot këtu” Me fjalë të tjera ai më tha se unë isha armik. Unë heshta, se unë e kisha ndërgjegjen e pastër dhe se kisha reaguar në mënyrën më të drejt, se edhe më herët kisha qenë në këso situatash dhe kisha përjetua këso peripecish dhe fyerje.
Suspendohet edhe Shaban Kajtazi
Në atë kohë shërbimi gjithkund kishte qenë i bashkuar , përjashtim bënte vetëm Mitrovica e Kosovës, me sa duket unë kisha qenë i papërshtatshëm. Në fund mua më ndërrojnë vendin e punës dhe aty vije Jovo Bajata, dhe me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, kishte gjetur arsye se detyrën mundem me ia dorëzua Enver Hoxhës, dhe jo atij, se unë nuk isha i nivelit të tij. Për këtë dhe për ndërrimin në detyrë isha ankua tek Çeda Mijoviqi, me një letër të veçante, duke i tregua se unë me këtë sjellje jam shumë i lënduar.
Sigurisht se më në fund u pa përzierja dhe keqpërdorimi i Sikimiqit dhe garniturës së tij. Në fund ata ndërrohen dhe në vend të tij vije Çedo Mijoviqi. Me ardhjen e tij konceptet e Sikimiqit vijën edhe më tepër në shprehje, sidomos me personifikimin e pushtetit tek individi. Konkretisht tek naqallnikët e rretheve, kundërshtitë në mes shërbimit dhe politikës partiake. Atëherë vije në shprehje parulla “Ne dhe partia”, se ne nga shërbimi ishim komunistët më të mirë dhe të ngjashme. Pastaj të përmendi se gjatë gjithë kësaj kohe, deri më 1959 kam qenë operativist pran zyrës së UDB-es në Prishtinë dhe sa më kujtohet këtu nuk ka qenë asnjë shqiptar në pozitën e naqallnikut të SUP-it respektivisht të UDB-es, përveç Enver Hoxhës në Mitrovicë. Me qëllim ishte krijuar mosbesimi ndaj udhëheqjes partiake dhe e kishin shpërndarë atë. Për Fadil Hoxhën thoshin se është i drejtuar drejt ideve demokristiane dhe është sentimental ndaj tyre. Ndërsa për shumë të tjerë thoshin se janë ortodoks. Duke përhapur këtë atmosferë të mosbesimit, operativa ishte e angazhuar dhe e nxitur që të mbledh të dhëna për njerëzit udhëheqës, sidomos për kuadrin politik dhe mu në atë kohë ishin hapur dosjet më të shumta ndaj tyre. Rastësisht kam hasur dosjen e Fadil Hoxhës për të cilën kam folur në deklaratën që e kam dhënë më herët. Çeda ka qenë ai i cili më së shumti është angazhuar që të njollosi kuadrot politike. Pjesa më e madhe e nëpunësve që kanë qenë në resorin e tij dhe tek të cilët ka pasur ndikim, dhe deri sa ka qenë udhëheqës i qendrës së zonës kufitare, ata persona kanë humbur, u bënë njerëz amoral dhe humbën çdo perspektivë për jetë. Rasti i Moma Paviqeviqit në Gjakovë, Qeda Bojkoviqi, Kaplar Ljumoviqi, Veska Shukoviqit, Grosera i cili kishte ardhur deri në çmenduri, edhe të tjerët këtë e vërtetojnë. Kjo gjendje u manifestua shumë keq edhe në shërbim. U fitonte një pasqyrë e rreme për gjendjen në Shqipëri, në këtë gjendje bashkëpunëtoret e shërbimit kishin shkua deri në kufi. Atje e kishin groposur materialin dhe me vete kishin sjell raporte të rreme duke thënë se kishin qenë në Shqipëri edhe pse nuk e kishin kalua fare kufirin. Këtë e kanë dëshmua më vonë kur fshataret i kishin gjetur materialet dhe i kishin sjell në UDB-e.
VIJON…
_______________________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: DEKLARATA E PLTËSUAR E SHABAN KAJTAZIT DHËNË MË 19 KORRIK 1966 (12)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9585

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura