INTERVISTA E ISMAIL QEMALIT NË VJENË (NËNTOR 1912) PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

Paris, 28 qershor 2017: Gazeta politike franceze, “Le Radical”, ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1912, në faqen n° 3, intervistën e Ismail Qemalit dhënë për gazetën austriake, “Neue Freie Presse”.
Lideri shqiptar ka folur për pavarësinë e Shqipërisë, për aleatët e saj, si dhe për marrëdhëniet me fqinjët.
Ai nuk ka nguruar të paralajmërojë Evropën për rrezikun me të cilin do të përballej nëse copëtoheshin tokat shqiptare.
Në vijim do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
“Vjenë, 8 Nëntor 1912: La Nouvelle Presse Libre (Neue Freie Presse) ka botuar intervistën e liderit shqiptar, Ismail Qemali, aktualisht në Vjenë:
Pushtuesit e tanishëm do të bënin një gabim të madh nëse do të dëshironin të zgjeronin kufijtë e tyre mbi kurrizin e shqiptarëve. Ata kurrë nuk do të pranojnë një fat të tillë, dhe Evropa nuk do të jetë kurrë në paqe në qoftë se Shqipëria është e fragmentuar.
Nëse territoret e pushtuara nga shtetet ballkanike janë tashmë të pavarura nga Turqia, Shqipëria gjithashtu e ka në zemër të bëhet një shtet i civilizuar, dhe duke pasur parasysh se ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo e fundit do të mund të përdorë portet tona për tregtinë e saj.
Malësorët luftojnë kundra Turqisë, jo për Malin e Zi, por për pavarësinë e Shqipërisë.
Në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, Ismail Qemali ka deklaruar:
Ne duam të mbajmë raporte të mira me Austro-Hungarinë dhe Italinë, me qëllim që këto dy shtete të favorizojnë zhvillimin tonë intelektual dhe ekonomik.
Një shtet i vogël ka nevojë të mbështetet tek më të mëdhenjtë, dhe kjo mbështetje në dy fuqitë aleate të Adriatikut është e qartë.
Monarkia e madhe fqinje do të ketë vetëm përfitim nga një Shqipëri e pavarur.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura