PROF.DR.VEBI XHEMAILI: DIPLOMACIA EUROPIANE PËR MAQEDONINË DHE ‘ZONËN NEUTRALE’ TË SHQIPTARËVE ETNIK – NË FILLIM TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Tetovë, 13. 04. 2015 – Studiuesi rus Vodovozovit nga Petërburgu më 15 prill 1915 vizitoi qytetet shqiptare të Maqedonisë së sotme, ku ai pranon: “se te ai kanë mbisunduar ndjenjat bullgarofile”, por në rastin konkret pranon se: “qytetet që ka vizituar janë qytete me shumicë shqiptare dhe duhet ti takojnë Shqipërisë. Krahina e Maqedonisë edhe gjatë sundimit osman, jo që nuk ka qenë shtet asnjëherë, por ajo nuk ka qenë përfaqësuese e ndonjë njësiti administrativ”.(1)
Ndërsa qytetet tjera të banuara me shumicë me popullsi shqiptare si: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra e Struga, ishin të shpallura nga shtetet e Antantës si “Zonë neutrale”. Antanta i kishte lënë të pa prekura në sferën e interesit dhe si garantë që pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, të ngelin edhe më tutje nën “sundimin serb”. (2)
Por këto qytete shqiptare që Rusia i kishte shpallë “zonë e lirë”, diplomacia bullgare për të kaluar në anën e Antantës, vuri kusht më 8 maj 1915, dhe ministri saj doli me propozim të ri, ai i kërkonte me çdo kusht që këto qytete shqiptare të hynë në kuadër të Bullgarisë së madhe.(3)
Ndërsa në anën tjetër kryetari i Qeverisë Serbe, Nikolla Pashiqi assesi nuk mund pajtohej me kërkesën e qeverisë bullgare, prandaj thirrej në studiuesin rus Vodovozovin, i cili kishte vizituar këto qytete me kërkesën e Mbretit Pjetër të Serbisë në dhjetor 1914, janar 1915, ai vizitoi: Shkupin, Velesin, Shtipin, Manastirin, Resnjën, Ohrin, Strugën, Dibrën, Jovan Bigorrin, Mavrovën, Gostivarin dhe Tetovën.(4)

Ngjyra e kuqe është zona shqiptare, sipas shkencëtarëve rus,”kurrë nuk i ka takuar Maqedonisë”.

Ky studiues rus gjatë marrshutës së tij, më së shumti bisedonte me njerëzit e rëndomtë për të ardhur deri te e vërteta për dominimin e popullsisë në këto qytete dhe kërkesat e tyre. Në bazë të studimit të tij që në prill të vitit 1915 i mban në formë ligjëratash në Peterburg thotë: “Maqedonia si krahinë është vend që nuk ka kufij të përcaktuar, ajo asnjëherë përveç në periudhën e hershme antike nuk ka qenë shtet”.(5) E tërë pjesa Perëndimore e Vilajetit të Manastirit nuk i takon Maqedonisë por Shqipërisë. Poashtu e tërë pjesa Perëndimore e Vilajetit të Kosovës i takon Shqipërisë. Asnjëherë Maqedonia nuk ka paraqitur një tërësi të përcaktuar të madhësisë gjeografike dhe etnografike.(6) Poashtu edhe cari i Rusisë kërkoi që kjo zonë e ashtuquajtur “zonë neutrale” të vendosë vetë për fatin – pas luftës.
Në këto rrethana të vështira të popullit shqiptar në prag të luftës së Parë Botërore, ministri bullgarë Radosllavovi iu përgjigj diplomacisë angleze dhe ruse, se Bullgaria kurrë nuk do të heqë dorë prej të drejtës historike dhe etnografike, ajo nuk mundet pa Maqedoninë “se ajo është shpirti i jonë”. Këtë kërkesë të Bullgarisë në prag të luftës së Parë Botërore e përkrahte edhe diplomati i njohur anglez Eduard Greji, “se Bullgarisë duhet ti takojë e tërë Maqedonia deri në Veles, sipas marrëveshjes së vitit 1912“.(7) Siç shihet në këtë propozim nuk bënin pjesë territori shqiptarë që përfshinte qytetet shqiptare të Maqedonisë, duke filluar nga Kumanova deri në Dibër.
Diplomacia evropiane i kishte të njohura mirë rrethanat gjeografike dhe kufijtë e vjetër antik të Maqedonisë. Prandaj ata fare nuk donin të lëshonin pe në lidhje me Krahinën e Maqedonisë. Ata dispononin me të dhëna faktografike se: Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova deri në Veles, (Bylazora antike), në kohën antike i kanë takuar Dardanisë e jo provincës së Maqedonisë.(8) Se kjo krahinë në aspektin antropografik dhe etnik, fare nuk ka lidhje trashëgimie me Maqedoninë antike. Pasi ajo ka qenë shtet vetëm dikur para 2 mijë viteve gjatë kohës së Filipit dhe të nipit të Ilirëve, Lekës së Madh-Aleksandrit.(9)
Politika serbe e udhëhequr nga Nikolla Pashiqi, haptazi deklaronte: “se territori i Maqedonisë është i banuar me popull sllav, të ardhur në këto troje në shek VI-VII-të, i cili është më i afërt me serbët se sa me bullgarët”. Serbia më lehtë do ti asimiloj ata se sa Bullgaria. “se populli i Maqedonisë është vetëm një familje sllave që ndanë Serbinë prej Bullgarisë”.(10) Ministri rus i punëve të Jashtme Sazanovi, duke e parë pozitën e palakmueshme të Bullgarisë dhe dashurinë e popullit bullgar ndaj Rusisë deklaronte :”se Rusia ka për detyrë që të afrojë popujt ortodoks të Ballkanit dhe do të jetë shumë i lumtur atë ditë kur serbët dhe bullgarët do të pajtohen në mes veti dhe do të japin dorën njeri tjetrit “.(11) Sazanovi i deklaroi “haptazi” Nikolla Pashiqit, unë jam për krijimin e një “Serbie të Madhe” me kufij të sigurt, por jo “zgjerim” kah jugu, perspektivën e shoh kah perëndimi, në detin Adriatik, e ju nëqoftëse doni ta shkatroni Serbinë, kërkoni Maqedoninë, ajo do tu “hanë”.(12)
Nikolla Pashiqi iu përgjigj diplomatit rus, “një prind që ka tre djem cilin mund ta sakrifikoj, edhe krahina e Maqedonisë është pjesë e pandarë e botës serbe”. Në anën tjetër shtetet e Antantës i ofruan Bullgarisë në rast se hynte në luftë në anën e tyre tërë Maqedoninë deri te vija Kriva Pallankë, Sopot, Lumi Vardar, Liqeni i Ohrit me qytetet: Kriva Pallankë, Veles, Ohër dhe Manastir. (13)
Por udhëheqësit bullgarë edhe pse e dinin të vërtetën historiko-juridike, se kjo zonë gjithmonë i ka takuar Shqipërisë dhe mbi 90% të popullsisë janë shqiptarë. Ajo donte të shfrytëzojë rrethanat e krijuara në prag të Luftës së Parë Botërore, e cila priste më shumë nga cari i Rusisë. Prandaj ajo nuk ishte e kënaqur me atë që i ofronte Rusia dhe shtetet anëtare të Antantës. Pasi ajo deri tani nuk kishte arritur të realizonte “ëndrrën e saj” për krijimin e Bullgarisë së madhe nëpër mes Rusisë. Ata akuzonin diplomacinë ruse ku pas paqes së Shën Stefanit, Cari i Rusisë “lejoi që të sakatohet Bullgaria e madhe” në Kongresin e Berlinit. (14) Poashtu edhe “vëllai i jonë Serbia ishte kundër Bullgarisë së Shën Stefanit”. (15) Kjo ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi për realizimin e aspiratave të veta hegjemoniste, të shkëputet nga “nana” Rusi, e të afrohet me shtetet e Boshtit qendror, për zgjerim më të sigurt në dëm të tokave shqiptare. V.Xh.)
Pas disa takimeve “sekrete” me Bullgarinë, diplomacia Gjermane me Austro-Hungarinë, i siguruan një pjesë të Kosovës, tërë Maqedoninë dhe një pjesë të Moravës dhe Timokut. Prandaj ajo në gusht të vitit 1915, lidhi aleancë të fshehtë ushtarake me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë.(16) Mirëpo me të gjitha ofertat që i ofroi Boshti qendror, qeveria bullgare kërkoi marrëveshje të re me shtetet e Boshtit qendror posaçërisht me Austro-Hungarinë. Më 3 shtator të vitit 1915, Bullgaria lidhi aleancë me Turqinë, ndërsa më 5 shtator, me insistimin e diplomacisë gjermane, Austro-Hungaria, lëshoi pe para kërkesave bullgare.(17) Më 6 shtator u nënshkrua marrëveshja Austro-Bullgare në Pleis.(18) Me marrëveshjen e re aspiratat e Sofjes shtohen me të madhe, ku përveç krahinës së Maqedonisë deri në Shtip, i ofrohet e ashtuquajtura “zonë serbe”, e banuar me shumicë me popullsi shqiptare, që deri në vitin 1912, kjo “zonë” shqiptare bënte pjesë në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit.(19)
Bullgaria përveç Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, kërkon Gjilanin, Kaçanikun, Prishtinën, me disa qytete të Vilajetit të Manastirit deri në Pogradec, e Dibër, që të hynë në kuadër të Bullgarisë së madhe.(20) Me nënshkrimin e marrëveshjes defakto Bullgaria, hyri përsëri në “aventurë të re”, për të zaptuar Serbinë Juglindore, krahinën e Maqedonisë, por edhe një pjesë të Shqipërisë me Kosovë. Me këtë marrëveshje të fshehtë Bullgaria fitonte 51.425 km katrorë me 2.648 168 banorë.(21)
Perandori i Bullgarisë Ferdinandi me 14 tetor të viti 1915, i shpalli luftë Serbisë dhe aleatëve të saj dhe me këtë fillon lufta fatale për popullin shqiptarë. Në këtë luftë i tërë territori i Shqipërisë Etnike, sulmohet edhe nga shtetet e Antantës edhe nga shtetet e Boshtit qendror, të udhëhequra nga Gjermania dhe Austro-Hungaria. Bullgaria edhe pse kishte deklaruar se Maqedonia është pjesë e pa ndarë e Bullgarisë, plani i sajë ishte okupimi i Vlajetit të Kosovës dhe pushtimi i Shqipërisë Autonome, për ti siguruar vetes dalje në Detin Adriatik. Pra, kjo ishte dëshirë e flaktë e pushtuesëve bullgarë që ëndronin për rringjalljen e Bullgarisë Mesjatare të Car Samuilit. (të cilit sot e kësaj dite nuk i dihet etnogjeneza. (V.Xh.). Bullgaria u deklarua se veçanarisht ka hy në luftë për tu “hakmarë” kundër Serbisë, për disfatën që pësoi në luftën e Dytë Ballkanike. Diplomacia bullgare kërkonte “arsyetim” përpara opinionit sllav në Moskë. Kjo është arsyeja që kemi kaluar në luftë edhe kundër shteteve të Antantës.
Nga Veriu tokat shqiptare i sulmoi Austro-Hungaria, dhe më 23 janar 1916, ushtria e saj hyri në Shkodër. Ndërsa tokat e Shqipërisë së Mesme në tetorë 1916 i sulmoi Bullgaria. Shqiptarët e kishin filluar kryengritjen në Shkup, para se të arrinë ushtria bullgare më 21 tetorë.(22)
Bullgarët më 22 tetor hynë në Shkup pa luftë. Sulmet gjermane nën komandën e Makenzenit dhe trupat bullgare që sulmuan ushtritë serbe nga perëndimi, veriu, dhe juglindja e detyruan ushtrinë serbe të grupohet në krahinat e Pomoravles së Mesme, në Fushë Kosovë dhe një pjesë e saj edhe në Maqedoninë Perëndimore.(23) Me hyrjen e trupave bullgare në Shkup, dhe Kaçanik, trupat serbe të stacionuara në Pollog, në mes Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit, u ndërpritet kordinimi me pjesët e ushtrisë serbe që lëvizte nëpër Kosovë. (24) Pas një disfate dëshpruese e ushtrisë serbe në Fush-Kosovë dhe humbjen që pësuan nga sulmet e kryengritësve shqiptarë me ndihmën e ushtrisë bullgare, ata filluan të tërhiqen në drejtim të Pejës, Gjakovës, kah Deti Adriatikë. Prej 18 deri më 22 tetor njësitet bullgare pushtuan Shtipin, Velesin, Kumanovën dhe 22 tetor Shkupin. Nga Shkupi vazhduan një pjesë kah Kaçaniku dhe një pjesë e ushtrisë kah Tetova. Me ndihmën e kryengrytësve shqiptarë ushtria bullgare shumë shpejtë e pushtoi Kaçanikun dhe Gjilanin me rrethinë. (25)
Përpjekjet e ushtrisë franceze për të shpëtuar ushtrinë serbe ishin të pa suksesshme, prandaj gjenerali Francez Saraj, me humbje të mëdha u tërhoq përsëri për në Selanik.(26)
Me shpalljen luftë Antantës, nga car Ferdinandi i Bullgarisë, që defakto kuptohet si shpallje luftë e drejtpërdrejt kundër Serbisë, që ishte vdekje prurëse për popullin shqiptar dhe atë sllavo-maqedonas, pasi gjatë luftës së Parë Botërore mbi këto toka kanë shkelur mbi 450 mijë ushtarë të blloqeve ndërluftuese.(27)
Bullgaria në luftën e saj ekspansioniste duke luftuar kinse kundër Serbisë në mënyrë perfide këtë agresion e shfrytëzoi për pushtimin e tokave të Vilajetit të Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare të Maqedonisë dhe një pjesë të rrethit të Vrajës, që Serbia e kishte shndërruar në tokë serbe pas Kongresit të Berlinit. Mbi 300 mijë banorë të popullatës shqiptare emigruan me dhunë në viset aziatike, por një pjesë e tyre u vendosën në Vilajetin e Selanikut dhe të Vilajetit të Kosovës. (28) (Përfshinë Territorin e trevave lindore shqiptare me Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni të sotme – me qytetet Shkup, Tetovë dhe Gostivar.) V.Xh).
Vetëm në luftërat serbo-turke 1876-77 dhe ruso-turke të vitit 1877-78 u vranë mbi 70 mijë shqiptarë.(29) Popullata e dëbuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos në territorin e Kosovës së sotme. Disa u vendosën në territorin e Maqedonisë e shumë prej tyre të mjerë përfunduan jashtë Kosovës, përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e më gjerë. Kështu sipas një shënimi historiografik, nga periudha 1800 e deri në vitin 1875, ceket se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartpërmendura dhe nga Lugina e Moravës, siç thotë aty, rreth 150.000 banorë shqiptarë.(30) Numri i të cilave sillet rreth 700 vendbanime.(31)
Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, deri në luftërat ballkanike popullata e ngelur shqiptare në këto troje ishte nënshtruar një terrori të pa parë. Ky popull nuk kishte asnjë të drejtë elementare dhe u ishte nënshtruar dhunës dhe ligjeve asimiluese serbe. Ata të vetmin shpëtim e kishin shpërnguljen nga trojet e veta shekullore, pasi shtëpitë e tyre ishin rrafshuar apo djegë me zjarr e me armë. Ku mbi 700 troje apo vendbanime të shqiptarëve u rrafshuan për toke: në Leskovc, Nish, Kurshumli, Vrajë, Prokuple, e tjerë. Ky është fati i Shqipërisë Etnike, i dhimbshëm, por edhe tejet krenar, se jemi gjaku i Skënderbeut.
___________________
Literatura e shfrytëzuar:
1. Ligjëratë e Vodovozovit në Petërburg më 15 prill 1915, “Glasnik””, br.3, Shkup 1963.
2. Petar Tomac, Prvi Svetski rat 1914-1918, Beograd, 1973 f. 279.
3. Po aty; ai kërkonte nga Greqia Kavajën dhe Seresin.
4. Luben Lape, Patuvaweto na Vasilij VasileviË Vodovozov vo Vardarska Makedonija vo 1914 god i njegovite vpeËatoci, “Glasnik”, br.3, Shkup 1963.
5. Po aty, Ligjëratë e Vodovozovit në Petërburg më 15 prill 1915
6. Po aty. punim i njejtë. Ky studiues rus pranon se te ai kanë mbisunduar ndjenjat bugarofile, por në rastin konkret pranon se: qytete që ka vizituar janë qytete me shumicë shqiptare dhe duhet ti takojnë Shqipërisë. Krahina e Maqedonisë edhe gjatë sundimit osman jo që nuk ka qenë shtet asnjëherë, por ajo nuk ka qenë përfaqësuese e ndonjë njësiti administrativ.
7. Gjprgje G.Stankoviç, Nikola Pashiq, Savznicii stvaranje Jugoslavije, vep. e cit. f.128; Ky diplomat anglez i njihte të drejtën Bullgarisë, që kufiri veri-perëndimor i saj të shtrihet nga Velesi e poshtë përgjatë rredhjes së lumit Vardar. Në këtë propozim nuk bënin pjesë territori shqiptarë që përfshinte qytet shqi
ptare të Maqedonisë, duke filluar nga Kumanova deri në Dibër.
8. F. Papazoglu, “Makedonski gradovi u rimsko doba” Shkup, 1957 f. 83; Exhlale Dobruna-Salihu, Treva e Pollogut në bazë të monumenteve sepulkrale dhe të kultit, Gjurmime albanologjike, nr. 26-1996, Prishtinë, 1997 f. 9-10; Sipas hartës Iliria, mijëvjeçari I-rë, p.e. s.
9. Paul Garde, Vie et mort de la Yougoslavie, Paris, 1999 f. 238.
10. Gjorgjee G. Stankoviç, Nikola Pa{i}, saveznici i stvaranje Jugoslavije, vep. e cit. f.149.
11. A.M- Shkup. Pop.7. br.2/2. kut. 58, fond. 1, f. 3, komanda nove obllasti, br.8530 III 17 IX 1915.
12. Gjorgje Stankoviç, Nikolla Pashiq, saveznici i stvaranje Jugoslavije, Beograd 1984, f.152.
13. Petar Stojanov Makedonija vo vremeto na ballkanskite i Prvata Svetska vojna…, vep. e cit. f. 282.
14. Makedonija sbornik ot dokumenti i materiali, (Blgarska akademija na naukite), Sofje, 1978 dok.131, f. 576.
15. Po aty. dok. 132. f. 579.
16. Enver Eriç, Glasnik, nr. 2-3, pun. Cit. f. 115.
17. Avramovski Zhivko, Ratni ciljevi Bugarske i Centralne sile 1914-1918, Beograd, 1985 f.169.
18. Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na balkankite i Prvata svetska vojna, vep e cit.
f. 289.
19. A.M. Shkup, “Politiçko odelenje”, mikrofilmi 418, Statistikë për Vilajetin e Kosovës; Skënder Rizaj, Vilajeti i Kosovës më 1878, (Rregullimi politik dhe rrethanat kulturo-arsimore dhe demografike), “Vjetar”, I-II, Prishtinë, 1970 f. 209-250; Emin Pllana, Perandoria Osmane në fund të shekullit XIX-të dhe fillim të shek. XX-të, (gjendja në Vilajetin e Kosovës), “Vjetar”, II-III, Prishtinë 1970 f. 47; Historia e Shqipërisë, vëllimi i dytë, (vitet 30 të shek. XIX-1912), Tiranë, 1984 f. 48-49, 51.
20. Avramovski `ivko, ratni ciljevi bugarske i centralne sile 1914-1918, Beograd, 1985 f.169-170.
21. Po aty. (ratni ciljevi bugarske).
22. Bogimil Hrabrak, Arbana{ki upadi i pobune na Kosovu i Makedoniji do kraja 1912-1915, vep. e cit. f. 184.
23. Ivko Avramovski, Ratni ciljevi Bugarske i centralne sile, 1914-1918, vep. e cit. f. 297.
24. Po aty. (Ratni ciljevi bugarske).
25. Fehmi Rexhepi, Gjilani me rrethinë gjatë luftës së Dytë Botërore (1941-1945), Prishtinë, 1998 f.35; Istorija Srpskog naroda, od Berlinskog Kongresa do ujediwewa 1878-1918, vep e cit f. 97.
26. Petar Stojanov, vep e cit f. 298.
27. Po aty.
28. E Vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë, 1990 f. 147.
29. Muhamet Pirraku, Ripushtimi Jugosllav i Kosovës 1945, vep. e cit. f. 12
30. Stefan l. Popoviq-Putovanje “Po Novoj Serbiji. Bograd”, 1950, f. 70-110.
31. Po aty.

***
– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura