PROF.MURAT GECAJ: KUR DËGJOJMË ZËRIN E VOGËLUSHIT ALBION REXHAJ

Tiranë, 7 shkurt 2019:
1.
Gjatë jetës sime, në profesionin e gazetarit, më ka takuar shpesh të vizitoj shkolla të ndryshme, në Shqipëri e trojet tjera amtare, por dhe në shtete të Europës e deri në Amerikë…Është e kuptueshme se, krahas të tjerave, jam njohur me fëmijë të talentuar, si në: vizatim e pikturë, muzikë, sport etj. Por dhe, natyrshëm, jam ndier krenar,kur kam takuar e kam biseduar me fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët e dëshmonin shpirtin e tyre krijues, në shfaqje ose veprimtari të larmishme, kulturore e artistike.

Për sa më sipër, mund të përmendja këtu mjaft raste, nga shkolla të kryeqytetit e më gjerë: nga Kosova, Shkupi, Preshava e Ulqini, por dhe nga diaspora.
Në mendje më kanë mbetur edhe dy fëmijë të talentuar të kryeqytetit tonë. Kështu, vogëlushi Endri Zavalani e nderoi Shqipërinë, në një konkurs ndërkombëtar, me punimin e tij, të përgatitur me boça pishe, që pasqyronte një simbol kombëtar shqiptar. Ndërsa, një vit më parë, isha në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, ku 10-vjeçarja Sibora Huda përuroi librin e tretë me poezi, “Ky shi…”. Ajo u duartrokit nxehtësisht, si për këtë arritje befasuese dhe për recitimet e bukura…

Albion Miftar Rexhaj

Kam vizituar shkolla fillore, në Itali, Nju Jork e Boras të Suedisë etj. Nga drejtuesit e tyre dhe mësuesit, kam dëgjuar fjalë miradie e krenarie për ne: “Nxënësit shqiptarë i kemi të sjellshëm, të zellshëm në mësime, por dhe të talentuar…”. Atëherë, si të mos e ndiejmë ne veten mirë, në rastë të tillë? Sigurisht që po, kemi të drejtë.
2.
Të më falë lexuesi, se ndoshta u zgjata, pasi kësaj here dëshiroj të tregoj për një vogëlush 12-vjeçar shqiptar, që jeton me familjen në Zvicër dhe atje po e shfaqë talentin e tij të veçantë, në fushën e muzikës. Ai është nga Panorci i Malishevës (Kosovë) dhe quhet Albion Miftar Rexhaj. Bashkatdhetarë tanë të interesuara e të pasionuar pas këngëve, mund ta kenë parë atë në faqe të ndryshme të Intenetit ose në shtypin e shkruar.
Megjithëse në moshë të vogël, ai është mjaft i dashuruar me muzikën, duke u bërë i njohur ndërmjet bashkëmoshatarëve, si dhe nëpër veprimtaritë artistike, që janë organizuar, si në Zvicër dhe në Kosovë. Për herë të parë, doli në skenë që në moshën 6-vjecare Talentin e Albionit për muzikën e vunë re, me kënaqësi, dy prindëërit e tij, Miftar dhe Ardita Rexhaj.
…Ishte viti 2012, kur babai i Albionit, Miftar Rexhaj organizoi një koncert, në Dulliken të Zvicrës. I kushtohej 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë Kombëtare. Atëherë, Albioni ishte vetëm 6 vjeç. Ai kujton dhe tregon, duke buzeqeshur: “Prindërit më thanë: Provo me i mësu dy kangë, “Shqipninë e dua” dhe “Rroka mandolinën”. Që të dyja i mësova shumë shpejt, Pastaj i këndova live, para publikut dhe më duartrokitën nxehtësisht!…”.
Tani Albioni vazhdon mësimet për piano dhe është nxënës shembullor, në klasën e shtatë, në Dulliken të Zvicrës, vandbanimi i tyre familjar. Ai është ftuar në disa manifestime, që organizon Shkolla Shqipe, në Zvicër dhe ka arritur që t’i rrëmbejë zemrat e shikuesve e dëgjuesve, të cilët e kanë shoqëruar me duartrokitje.
Tashmë, edhe pse në këtë moshë të vogël, ka të edituar disa këngë, të shoqëruara me videoklipe. Janë 8 videoklipe të tillë dhe dy këngë të realizuara. Duke shprehur ndjeshmërinë e tij shpirtërore për njerëzit, në vitin 2016, Albioni ia kushtoi vidioklipin e tij, personave të prekur nga sindromi Down, të cilët aty i quan „yje”. Në vazhdim të pasionit për muzikën e këngën, ai po punon që, sivjet, të përgatisë një vidioklip të ri,
Në vitin 2017, te TV-21, në emisonin „TOP HOP”, hiti për fëmijë, me këngën „Gjuha shqipe” hyri në garë dhe u votua më shumë, duke e shpallur „Hitt të ditës” dhe, në vazhdim të konkurrimit, u votua: „Hitt i javës”, „Hitt i muajit”.Por dhe ishte kandidat për „Hitt i vitit”, ku meritoi vendin e dytë, me telefonata, ndërmjet 11 konkurrentëve. Albion Rexhaj është paraqitur edhe në emisione të mediavë kosovare, për festat e fundvitit.
Këngët e Albionit janë transmetuar në disa televizone shqipetare.Tani ai ka filluar të kendojë edhe muzikë moderne, shqip, anglisht e gjermanisht, meqenëse ka dashamirë të zëri të tij, gjithandej, në Ballkan e më gjerë, në Europë.
Vërtetë është këngëtar i vogël, por atdhetar dhe shumë krenar. Ai thotë: “Përmes këngës, kam dërguar një mesazh te të rinjtë, në Kosovë dhe diasporë, që ta duan Atdheun, ta duan gjuhën shqipe, t’i duan gjyshërit. Ndihem krenar edhe kur marr pjesë në organizime të ndryshme në Zvicër…”.
Ky 12-vjecar, përveç prindërve, ka dy vllezër, Albanin 18 vjeç dhe Dardanin 19 vjeç, të cilët i don e i respekton shumë edhe për fjalët e këshillat e tyre.
…Në mbyllje të këtyre radhëve, me kënaqësi e dashamirësi, nga larg e urojmë përzemërisht Albionin e vogël e të talentuar në fushën e muzikës, bashkë me gjithë familjen e nderuar të tij! Ai të ketë shëndet të mirë e mbarësi, arritje në mësime dhe këngë sa më të bukura e të pëlqyera, për artdashësit shqiptarë, kudo që ata ndodhen!
Tiranë, 5 janar 2019
Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

DIASPORA FEST – ALBION REXHAJ

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura