Në 41 vjetorin e vrasjes
QENDRA JUSUF GËRVALLA – TË PAVËRTETAT E SHOKËVE TË KADRI ZERKËS (9)
Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 10 shkurt 2023
9.Gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën Jusuf e Bardhosh Gërvalla
9-1. Gënjeshtrat e Taip Zekës dhe gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)
Mendime e deklarime lidhur me rrugën e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendit në Shtutgart (në Bernhausen) në mbrëmjen e 16 janarit dhe shkuarjen në shtëpi të Jusufit në Untergruppenbach, në ora 03.00 të 17 janarit 1982.
Taip Zeka: “…Jo Jusuf, siç na kanë thanë neve këtu, po Isuf e ka pasë emnin. E ka qitë edhe ai gazetën ‘Lajmëtari i lirisë’ dhe kanë hy edhe në Kosovë ç’ato tri gazeta. Por u bënë shumë gazeta, duheshin shumë para. Atëherë janë marrë vesh mes veti për me ba një gazetë të vetme.
Për këtë punë Kadriu kalon prej Zvicre dhe del në Gjermani dhe janë takua në banesë të Isufit. Aty janë kanë Isufi, Kadriu, Ibrahim Kelmendi, po edhe shokë të tjerë ka pasë. Të gjithë kanë qenë të një mendimi: me ba një gazetë të vetme dhe atë me e quajtë ‘Liria’. Pra e kanë ba bashkimin, mirëpo nuk është mbërri gazeta me dalë, se ata janë vra atë natë, më 17 janar 1982.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f. 23-24)
Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)
Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë KURRË.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Ibrahim Kelmendi: “Mirani… e vuante përgjegjësinë për botim të Bashkimit, meqë vlerësonte vetën se nuk ishte kompetent për t’i dalë zot asaj përgjegjësie.” (Atentatet, Prishtinë 2007, faqe 288)
Muharrem Blakaj: “Virtytet e një burri të papërkulshëm, siç ishte Nuhi Sylejmani, u hetuan me kohë nga Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, prandaj nuk ishte e rastit që vendimet më kapitale që u morën në atë kohë të jenë në bashkëpunim të barabartë me të … Sesa kishte pasur të drejtë Jusuf Gërvalla që bëri një përzgjedhje të tillë, flet vetë Nuhi Sylejmani, autori i këtij libri, duke shpalosë kujtimet e tij të veneruara nga një këndvështrim tjetër, të përjetuara nga një inferioritet vandal…” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 7-8)
Shkolla e UDB-së Serbe: “Jusuf Gërvalla ishte një kolos i pazëvendësueshëm i çështjes kombëtare. Prandaj, përpjekja për zëvendësimin e tij ishte një gabim fatal, që i kushtoi shumë shtrenjtë gjithë çështjes kombëtare shqiptare, e veçmas organizatave politike që vepronin në atë kohë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.150)
Taipi vuan vetëm për Lirinë.
Mirani vuan vetëm për Bashkimin.
Mirjana vuan vetëm për Sllobodën.
Abdullah Prapashtica, një ish-UDBash, nuk është cicijash sikur Taipi, Mirani dhe Mirjana. Pse ky ish-UDBash nuk është cicijash? Sepse Inferioriteti i tij vandal e fatal është kolosal.
Jusuf Gërvalla: “Shtypi revolucionar zë një vend me rëndësi në veprimtarinë e çdo organizate revolucionare. Ne tani mund të themi se kemi shtypin tonë.”(Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)
Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër I. Kelmendit, 15 janar 1982)
Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.”(Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)
Jusuf Gërvalla: “Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër I. Kelmendit, 15 janar 1982)
Deri në çastin e vdekjes
Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)
9-2. Gënjeshtrat e Hasan Malës dhe gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)
“Apostol Duka: – U arritë ky bashkim, ose shkrirja e dy organizatave në një të vetme, nëse mund të shprehemi kështu?
Hasan Mala: – Me sa di unë dhe nuk besoj se gabohem, u arrit vetëm në ditët e fundit të jetës së Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Ata u takuan disa herë në qytete të ndryshme të Gjermanisë, – më në fund në Shtutgart – dhe, më në fund, u morën vesh jo vetëm që të dyja organizatat të shkriheshin në një, por kështu të bëhej edhe me të dyja organet që botonin ato, përkatësisht ‘Liria’ dhe ‘Zëri i Kosovës’. Të kishte pra vetëm një gazetë, dhe ajo të quhej ‘Liria’. Dhe Taip Zeka ka të drejtë kur mendon se ata qëndruan edhe një natë së bashku, për t’iu gëzuar në njëfarë mënyre, këtij bashkimi të shumëpritur. Dhe vrasja e tyre kishte pikërisht edhe këtë qëllim të mbrapshtë, të pengonte me çdo kusht dhe me çdo mjet bashkimin e organizatave dhe krijimin e Frontit, gjë që ndodhi realisht.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f. 256-257)
Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)
Saime Isufi: ”Hasan Mala, siç e kemi quajtur Plaku, me respekt të madh, ka qenë është dhe mbetet timonieri kryesor i Lëvizjes ilegale të mërgatës në Zvicër dhe më gjërë pas rënies së Kadri Zekës.” (Film dokumentar i Ismet Rashitit për Hasan Malën, nëntor 2012, minutat 01:15-01:32)
Ibrahim Kelmendi: ”Hasan Mala. Edhe ai do të faktorizohet, meqë edhe atij, (ish-traktoristit dhe gjysmanalfabetit), i rastisi të gjendej emigrant në Zvicër. Atje Hydajet Hyseni, Kadri Zeka e ndonjë tjetër e kishin afruar që të kishin tek ai bazë strehuese dhe mundësi të transportit me makinë. Për këtë gatishmëri e angazhim udhëheqësit e OMLK-së e kishin shpërblyer me dhënie të statusit të “kandidatit” të OMLK-së. Ai dhe, në këtë rast, edhe vëllai i Kadri Zekës, rrëfejnë, por duke mos u mbështetur në dëshmitarin e Bashkimit (që kishte rastisur të isha unë), siç u ka treguar, por “filozofojnë”, sikur janë dëshmitarë.” (Gjurmë e fërkemë, libër i shpërnarë përmes internetit në shtator 2016)
Agron Bajrami: “Në njëfarë mënyre të çuditshme ndoshta edhe atentati i kontrubuoi qëllimit që e patë Jusufi, sepse më duket se Lëvizja deri në një masë u unifikua pas vrasjes në Untergruppenbach.”
Donika Gërvalla: “Ashtu është. Gjatë kohës që, para atentatit pati përpjekje për bashkimin e mekanizmave të ndryshëm. Ato nuk patën sukses gjatë kohës sa jetoi babi.” (Intervistë në KOHA-TV, 18 maj 2012, koha në videofilm 8.50-9.22)
Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Hasani vuan vetëm për Lirinë.
Mirani vuan vetëm për Bashkimin.
Mirjana vuan vetëm për Sllobodën.
Abdullah Prapashtica, një ish-UDBash, nuk është cicijash sikur Hasani, Mirani dhe Mirjana. Pse ky ish-UDBash nuk është cicijash? Sepse Inferioriteti i tij vandal e fatal është kolosal.
Jusuf Gërvalla: “Shtypi revolucionar zë një vend me rëndësi në veprimtarinë e çdo organizate revolucionare. Ne tani mund të themi se kemi shtypin tonë.” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)
Deri në çastin e vdekjes
Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)
9-3. Gënjeshtra e Saime Isufit për bashkimin-Boll inatë më erdhi që doli Jusufi
Saime Isufi: “Pikërisht në natën e kobshme ku ai ishte bashkuar me vëllezërit Gërvalla, kishte dalë për të më telefonuar se atë natë nuk mund të kthehej.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f. 102)
Deri në çastin e vdekjes
Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)
Suzana Gërvalla: ”Nga ora 22,00 (Jusufi dhe Kadriu) zbritën (nga dhoma e punës në katin e tretë në dhomën e ditës në katin e parë-shën i Xh. D.). Unë e kisha bërë darkën. Kadriu ishte martuar dy javë përpara. (Kadriu tha) Unë duhet patjetër me e lajmërua gruan se nuk kthehem sonte. Jusufi i tha le o burr se jemi në luftë, mos e mëso gruan ashtu e mos na nxirr natën me dalë veç për telefon. Ne nuk kishim telefon të shtëpisë. Na thirshin e (provokonin UDB-ja), se shumë na thirrshin. Bardhi i tha ani se po të çoj. Sa dolën te dera Jusufi tha hajt se po vi edhe unë. Se Jusufin nuk e lenin fortë natën me u endë. Shokët e ruanin shumë. Kanë dalë te dera. Kur dolën boll inat më erdhi që doli Jusufi. (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 8:30-10:00)
Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)
Bedri Islami: “…Jusufi, Kadriu dhe Bardhi, duke pasur mirëkuptimin dhe gatishmërinë edhe të drejtuesve dhe grupacioneve tjera politike ilegale, vendosën të bënin bashkimin dhe shkrirjen e të gjitha lëvizjeve politike atdhetare, në një organizatë të vetme politike. Realizimi i saj më 17 janar 1982 ishin fryti më i madh i bashkëpunimit dhe i qartësisë së mendimit politik. Ata kishin realizuar një ëndërr të madhe.” (Nga shkrimi ‘Merrni nga unë atë që nuk është ndarje’)
Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër shokut të Organizatës së Kadri Zekës, Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)
9-4. Gënjeshtrat e Hydajet Hysenit dhe gazeta për të cilën e kanë dhënë jetën Jusuf e Bardhosh Gërvalla
Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim. Nuk di me se e kam merituar një gjë të tillë.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 274)
Hydajet Hyseni: “Ngjarjet e vitit 1981, krijuan jo vetëm nevojën, por edhe kushtet për një bashkim të gjerë të të gjitha forcave patriotike në një front të përbashkët të luftës për Republikën. … Po për këtë formë organizimi ishte edhe Jusuf Gërvalla dhe ishte pikërisht ai që kishte këmbëngulur që Kadriu, për shkak të përvojës dhe përgatitjes që kishte të shkonte e punonte së bashku me Jusufin në bërthamën pesëanëtarëshe që kishin krijuar në Gjermani. Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët. Madje edhe pasi qe imponuar nxjerrja e dy botimeve “Liria dhe Zëri i Kosovës”, për të evituar përçarjet dhe keqkuptimet, Kadriu dhe Jusufi vazhdojnë të punojnë së bashku, gjë që dëshmohet më së miri me materialet e përziera, të botuara në të dy botimet.” (Kadri Zeka – Në 50 vjetorin e lindjes; Marrë nga përmbledhja e Rasim Selmanajt, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, faqe 140-141)
Suzana Gërvalla: “Tash unë më nuk e shof as ORGANIN TONË, GAZETËN (Zëri i Kosovës-shën i Xh.D.) PËR TË CILËN E KA DHËNË JETËN BURRI DHE KUNATI IM e të cilën e punova unë me këto duar pse ska kush me ma que prej atjehit.” (Letër nga Tirana për Faridin Tafallarin, 22 shkurt 1983; Faridin Tafallari, Me tre yjet e pavdekësisë në ato vite të stuhishme, Tiranë 2010, faqe 77)
Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë KURRË.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Po e panë ata të udhës, le të përpiqen të arrijnë “bashkime” me hope e boshllëqe, duke pasur cak të fundit jo grumbullimin optimal të forcave tona revolucionare në frontin e rreptë të luftës, por MEGALOMANINË e arrivistëve të revolucionit, ndjenjën e epërsisë boshe mbi të tjerët dhe TENDENCËN PËR DOMINIM ME ÇDO KUSH MBI TË TJERËT.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Në këtë mes, më duhet të pranoj se, nga ana e atyre shokëve, qenka bërë një lojë e pahijshme me personin tim.”
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Nuk do të pendohem për angazhimin tim (të kotë) në këtë drejtim, as për sinqeritetin që ua kam falur atyre pa rezervë. Mjafton ndërgjegjja e pastër dhe qëllimet e mira, që më kanë udhëhequr gjithë kohën.” (Letër Sabri Novosellës, 5 nëntor 1981)
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Veçse, një mësim duhet nxjerrë: sinqeriteti – për shokët e sinqertë.”
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Po kush dyshonte në mossinqeritetin e tyre, kur nuk dhanë asnjë shenjë!”
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Paska qenë e logjikshme nga ana juaj që të ndruheni se mos unë ia kam kthyer shpinën ose kam ndër mend t’ia kthejë Lëvizjes, duke kaluar në taborin e ndonjë organizate tjetër. Kjo nuk do të ndodhë KURRË.”
Hydajet Hyseni: “Ata qenë marrë vesh që në funksion të bashkimit që po ndërtohej të bashkonin edhe shtypin. Vetë Jusufi kishte kërkuar që ‘Liria’ të botohej dhe përgatitej si organ i përbashkët.”
Jusuf Gërvalla: “Po e panë ata të udhës, le të përpiqen të arrijnë “bashkime” me hope e boshllëqe, duke pasur cak të fundit jo grumbullimin optimal të forcave tona revolucionare në frontin e rreptë të luftës, por MEGALOMANINË e arrivistëve të revolucionit, ndjenjën e epërsisë boshe mbi të tjerët dhe TENDENCËN PËR DOMINIM ME ÇDO KUSHT MBI TË TJERËT.”
Jusuf Gërvalla: “Shtypi revolucionar zë një vend me rëndësi në veprimtarinë e çdo organizate revolucionare. Ne tani mund të themi se kemi shtypin tonë.” (Letër Sabri Novosellës, 14 janar 1982)
Hydajeti vuan vetëm për Lirinë.
Mirani vuan vetëm për Bashkimin.
Mirjana vuan vetëm për Sllobodën.
Abdullah Prapashtica, një ish-UDBash, nuk është cicijash sikur Hydajeti, Mirani dhe Mirjana. Pse ky ish-UDBash nuk është cicijash? Sepse Inferioriteti i tij vandal e fatal është kolosal.
Jusuf Gërvalla: “Të paça vëlla – vazhdoi Troshi pa vullnet. – S’po priten më lum Keta… janë bërë kafshë të prapta. I pret në arë, i gjen te gardhi, te trarët e kullës. Eja t’u paftë hairi, NË QOFSH GJALLË, e dilu zot shtëpisë sate e mallit tënd…” (Rrotull, Tiranë 1983, faqe 95).
Faridin Tafallari: “Jusufi: Po ti Suzanë, kujdes fëmijët, t’i rritësh dhe t’i bësh trima. Amanet po të lë edhe materialet që i kam shpërndarë tek shokët; bodrumi është plot.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, f. 52)
Jusuf Gërvalla: “Tash për tash mund të të them se kjo gjë nuk do të mbetet shumë kohë pa u sqaruar. Do të dalë në shesh se kush është duke bërë zhurmë për bashkimin, duke u çjerrë për të e duke luftuar kundër tij… Përkundër të gjithave, ne s’e kemi humbur as e humbim dot shpresën e bashkimit. Veçse kemi konstatuar se një mision i tillë aq të nevojshëm e aq të shenjtë për ne, do ta bëjnë kur të vijë koha, njerëzit e vërtetë të punëve të vërteta.” (Letër Ibrahim Kelmendit, më 15 janar 1982)
Deri në çastin e vdekjes
Suzana Gërvalla: “Ai ishte gjithashtu anëtar i KQ të LNÇKVSHJ. Pas demonstratave të vitit 1981, ai zhvillon aktivitet të dendur. Kështu ai ishte edhe Kryeredaktor i organit qendror të LNÇKVSHJ “Zëri i Kosovës”, detyrë të cilën e kreu deri në çastin e vdekjes.” (Biografi e Jusuf Gërvallës)
(VIJON …)
_______________
Në 41 vjetorin e vrasjes
QENDRA JUSUF GËRVALLA – FRONTI I KADRI ZEKËS DHE IBRAHIM KELMENDIT (8)
Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 9 shkurt 2023