QYTETARËT AKTIVË PËR PRIZRENIN: RAMADAN MUJA&CO, KA NISUR PUNIMET PËR NDËRTIMIN E NJË STADIUMI NË VENDIN E KRIMIT!

Prizren, 19. 06. 2015 – “Komuna e Ramadan Mujës”, më 16/06/2015, ka nisur punimet për ndërtimin e një stadiumi në hapësirën/lokacionin e quajtur “Boka”, i cili ndodhet në afërsi të fshatit Korishë të Prizrenit. Ky lokacion është i njohur për qytetarët e Prizrenit jo nga investimet që janë bërë në të, por nga pronat e tjetërsuara jashtëligjshëm nga ish-qeveritarët komunalë dhe “kryetari i tyre”, për të cilat edhe u dënuan.
Dëshirojmë të theksojmë se nisja e punimeve në këtë zonë nuk ka për qëllim ndërtimin e një stadiumi që do t’u shërbejë qytetarëve, sportdashësve e as interesave të tyre.
Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se ata as nuk u pyetën se ku duan ta kenë të ndërtuar një fushë futbolli, dhe as si dhe për sa kohë do ndërtohej ajo.

Për më tepër një stadium në një zonë të tillë nuk u përshtatet aspak sportdashësve prizrenas, sepse për shkak të largësisë fizike nuk u përgjigjet mundësive të tyre të transportit.
Ndërsa një “investim” i tillë në këtë pjesë të qytetit është shumë më pak i përshtatshëm edhe për qytetarët e qyteteve dhe vendeve tjera që mund të vijnë në Prizren, dhe përsëri për çështje qasshmërie sepse ky lokacion është realtivisht larg nga daljet e autostradës që përshkon Prizrenin.
Mirëpo, qëllimi i vërtetë i nisjes së ndërtimit të një stadiumi në këtë parcelë tokësore, është tendeca për të mbështetur “arsyetimin” e Ramadan Mujës para gjykatës!
Alibia e “Parisë kriminale të Prizrenit” se, edhe pse e kanë shkelur ligjin, kanë punuar në interes të qytetarëve, tashmë po mundohet të bëhet me sa më shumë ndërtime(të papërshtatshme dhe pa studiuara) në ato prona, për tjetërsimin e pronësisë së të cilave janë dënuar “Ramadan Muja&CO.”
Ramadan Muja dhe “gjeodetët e tij” po mundohen që të “shiten” si shërbyes të qytetarëve duke “punuar” pa legjitimitet dhe duke ndërtuar në zonën në të cilën kanë kryer krimin!
Për këtë arsye punimet që kanë nisur dje nuk kanë zgjuar interesimin e qytetarëve dhe sportdashësve, sepse ky pushtet nuk është aspak i besueshëm për ta.
Poashtu, ne duam të kërkojmë edhe një herë nga Gjykata e Apelit, që të mos e zvarrisë edhe më shumë procesin gjyqësorë ndaj “Mujës dhe të tjerëve”, dhe të dalë sa më parë me një vendim të bazuar në faktet e njohura edhe nga Gjykata e Shkallës së parë, ku Ramadan Muja me ish-vartësit e tij, shpallen fajtorë për abuzim me detyrën zyrtare.

Qytetarët Aktivë “Për Prizrenin!” – Kontakti: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura