RASIM BEBO: FRIKA E INTELEKTUALËVE TË POLITIZUAR NGA EMRI ‘PELLAZGË’!

Çikago, 05. 05. 2014 – Ka intelektualë të politizuar, që shkruajnë për epokën e lashtësisë dhe nuk e përmendin emrin pellazgë. Si shembull mund të marrim artikullin “Lashtësia dhe shkalla e lartë e zhvillimi të kulturës sonë popullore”, Artikulli ka rreth 2200 fjalë dhe nuk flitet asnjëherë për stërgjyshin tonë pellazgë, por vetëm kujtohet disa herë stërgjyshi i afërt Ilir. Mohohet emri pellazgë nga njerëz tërësisht të politizuar. Dorëshkrimet e shumta të lashtësisë, janë kopjuar dhe rikopjuar në Kohën e Pisistratit (600-527) duke kaluar nga një logograf tek tjetri, deri në përkthimin përfundimtar. Duke përcjellë atë që u dukej e “rëndësishme”, apo e denjë për “kauzën” e tyre, duke hequr, të harruara, të mbuluara apo të djegura në biblioteka të ndryshme emrin Pellazgë. Semito-egjiptianët ”grekë” e kanë fshehur tinëzisht apo na është mbuluar krejt qëllimisht. (Mikena f.17-18). Është fatkeqësi, ky mohim i stërgjyshërve tanë Pellazgë, që fillon nga shekulli i VII p.e.s. dhe vazhdon edhe sot në vendin e stërnipërve të tyre, pikërisht në Akademinë e Shkencave, të Shqipërisë, kur arkeologu M. Korkuti, Pellazgët nuk i zë në gojë, por vetëm ILIRËT dhe PARAILIRËT. Kësisoj, ky studiues bazohet në atë që thonë “ajatollahët”. Pra, në Akademinë tonë të Shkencave, janë kthyer në pro grekë, apo pro sllavë, kur askush nuk guxon të përdorë emërtimin “PELLAZGË”.


Ҫka thonë të huajt, për stërgjyshin tonë pellazgë?!
Shtjefën Gjeçovi na e jep të përkthyer: Nga “Vide Plin. H. N. II dhe Juvenali, XII. 46”. “Por, le ta marrë vesh bota se, mënyrat e sjelljet besimtare, si grekët ashtu dhe latinët e vjetër, i patën prej pellazgëve”.
Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të “Greqise” të Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirrha, – dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi legjendarë i racës Semito-egjiptiane “greke”, që datohet rreth vitit 700 p.e.s. Prej tij njerëzit e këtij populli morën emrin helenë. Kurse atdheu i tyre Hallas. Nga kjo del qartë, përse Homeri nuk përmend emrat Helen, grekë, Hellas ose përmbytje të madhe. (“Shqiptarët”, bot.1995, f. 65).
Ndërsa Prof.Dr.Mathieu Aref i Sorbonës në Francë, jep këtë përgjigje: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë të kaluarën pellazgjike, një përmbytje që përfshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve”. De Zhubaunvil e thotë më forcë: “Ndërhyrja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge, është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (“Shqiptarët” f. 22).
Homeri nuk i njihte as Deukalionin, as përmbytjen e tij, as Helenin, as Delfin, as Panteonin Olimpik etj. (Shkurt është një gënjeshtër e manipuluar e grekëve, shën. im). (Mikena , f. 77).
Pellazgët hyjnorë: “Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Scymni, Hesiodi, Hekateu i miletit, Akusilatos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht por mjaftueshëm, se përpara mbërritjes së semito-egjiptianëve “grekë”, vendi që do të bëhej “Greqi” ka qënë i banuar nga pellazgët hyjnorë. Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë, nuk ishin “grekë”, por “barbarë”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre” (M. Aref, “Shqipëria”, bot. 2007, f. 13).
M. Aref vërteton: “Ilirët kanë për stërgjysh” pellazgët”, që bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar, se qytetërimi grek, ka lindur pas shek. të VII- para Krishtit”. (“Pellazget antik…” Paris 7-6-07).
Robert d’Angeli shkruan: “… populli i racës pellazge, kudo fliste, me disa dallime të vogla dialektore, pothuaj të njëjtën gjuhë: pellazgjishten… Ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë, dhe ne nuk e vëmë në dyshim; kemi gjithashtu, të shohim edhe dëshminë e Biblës, që thotë tekstualisht: “para shpërhapjes, që ndodhi në kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njërezimi fliste një gjuhë të vetme të njëjtë”. (“Enigma”, f. 200).
Studiuesi i parë i kohës sonë, që përcaktoi shqiptarët e sotëm pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve… Studiuesi arbëresh në Itali, Jeromin De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.
Herodoti, “Babaj i historisë”, i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën “Greqi”, fillimisht quheshin pellazgji… Ai pohon se vendi i kultit, apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashtë dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në DODONË. Kjo është vërtetuar nga HOMERI (IliadaXVI. 234), i cili e trajton ZEUSIN, jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson për më tepër “DODONAS”. (Aref Mati Mikena, f 67).

Karl O. Myler thotë: “…me shumë mendjemprehtësi të depërtohet në historinë e Greqisë, më shume vëmendje t’i kushtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri më tani”. Nieburi zbuloi arsyen kryesore të zhdukjes së qytetërimit pellazg nga pushtuesit “semito – egjiptianë”. Epiqendër e këtij qytetërimi është Tempulli në DODONË. Historia e pellazgëve, një nga popujt më të vjetër të njohur të Evropës, është zanafilla e qytetërimeve më të mëdha Eurpiane: greke dhe romake. (M. Aref “. (Shqipëria”, f. 45).
Plini Plaku Gaius Plinus Sekundus 23-79 e.j.: “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga Ilirët”.
Në të tre shtetet pellazge, Iliri, Maqedoni dhe Epir, malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i (lartësia mesatare më e larta e Evropës, rreth 700 m. mbi nivelin e detit, me malet që kulmojnë 2800 m.) kane ruajtur të paprekura: kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Kjo është fosile e gjallë e gjuhës pellazgo-Iliro-shqipe të sotme. (M. Aref “Shqipëria, f. 67).
Robet d’Angeli thotë: “Vetëm pesë shekuj pas Homerit dhe homerikëve, kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në pellazgjishten. Poemat janë shkruar në gjuhën pellazge për t’u kënduar nga vetë autori (“to be sung by himself”), thote R. BENTLEY) dhe rrjedhimisht për t’u kuptuar nga e gjithë bota, shumica e së cilës fliste vetëm pellazgjishten: është pikërisht po kjo gjendje shoqërore, që pas vitit 1800 pas K. dhe 1821, në epokën e Pavarësisë së Greqisë, gjatë së cilës popullsitë e quajtura dhe te mbajtura si helene, nuk ishin në të vërtetë veçse shqiptare. (“Enigma”, f 136).
Aref Mati shkruan: “Këto dy poema u përkthyen në gjuhën “greke” Semito-egjiptiane dhe u përhapën në kohën e tiranisë së Pisistratit (600-527 dhe në vijimësi nga Hiparku i biri Pisistratit dhe nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456). Dhe në shekullin e II p.e.s. pellazgjishtja u përkthye në gjuhën latine.
Fenikasit pellazgë, të themeluar në vitin 814 p. k., filluan pushtimet koloniale nga viti 775 p.e.s. në Kartagjenë u përhap në perëndim, në lindje në Sidon, Tir, Biblo, El Mina tej. (M. Aref f. 16 Shq.)
Prof.Dr.Vedat Shehu shkruan: “Fatkeqësi! Greqia e Ungjillit Bizantin u ngrit mbi qytetërimin e shtetit pellazgo-Ilir, shqiptar, Arban – Alban, Arnaut-Arvanit. Po ashtu u ngrit duke përvetësuar: kulturën, artin, letërsinë, shkencën e lashtësisë, klasicizmin antik të ngritur në gjuhen antike të qytetërimit pellazg…”. (V. Shehu internet, mars 2013).
Ernest Renan, Arkeollog, në Finiki kishte zbuluar mijëra monedha të vjetra floriri në vitin 1860, qelqi, masa të peshës, lopata, ngjyrën dhe pëlhurën e ngjyrosur. Gjithë Mesdheu u bë toka e gjuetisë për tregtarët e fenikas: Qipro, Kretë, Kartagjenë, Maltë, Sicili, Sardenjë, Kadikës, Mikenë, Korinth, Finiq (afër Delvinës, ndërtuan kështjellën). Themeluan dy banka, të Tirit dhe te Kartagjenës. Pellazgo-fenikasit u morën dhe me tregtinë e skllevërve. Kudo ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Semito-egjiptianët “Greket” dhe romakët e shikonin me admirim, të përzier me përbuzje këtë aftësi përshtatjeje të fenikasve. Poemat homerike iu bëjnë homazhe fenikasve për aftësitë artistike. Romakët flasin për besnikërinë fenikase”. (Karl Grimberg , ‘Historia…’ vol. I, f. 210).

M. Arefi citon Emil Miro, J. Berard, Finley … sipas autorëve antike, Pellazgët dhe fiset e tyre të shumta të një trungu, luzmonin në rajonin ballkano – danubian dhe në pellgun e Mesdhetar përpara mbëritjes së semito – egjiptianëve “grekë” në shek. VII p.e.s. (Herodoti 1, 56, 58,/II,…Tukididi 1, 3, etj.): Në Ballkan, duke përfshirë të gjithë pjesën e jugut, ndër të cilat Thesalia, Atika, Argolida, Lakonia, Arkadia… Ilirët, Trakët, Peonianët, Dardanët, Tribalët, Thesprotët, Mollosët, Kaonët, Dakët, Kretasit. Etj. Homeri XIX, 177/Herodoti 1,56, 57, 58,/VII,94, 95 etj. Ishujt e Egjeut (Pellazgët tirrenian, karianë, lelegë, lisianë.); Azisë së Vogël (pellazgët, trojanë, teukër, lidianë, japodë, dardanë, frigjianë, kaukonë etj.); Itali (pellazgët, ligurë, etruskë, mesapë, japigë, pesenianë, daunianë, venetë etj.); gadishulli Iberik (iberët, baskët); Kaukazi (kolkidianë, kaukazianë etj.); Qipro (driopët); Palestinë (fenikasit, filistinët, girgashitët, jezbuzianët… etj. Ky popull “parahelen” pa dyshim që ishte zhdukur, ndërkohë që ai përvijoi në Shqipëri nëpërmjet thrako-ilirëve të fundit, paraardhës të etnisë pellazge. (M.Aref “Shqiptarët”, f. 39.) Dhe më tej paraqiten dy harta me shtetet pellazge prej shekuiit 8-5 p.e.s. te pushtimeve koloniale për gjatë Detit Mesdhe dhe Detit të Zi: Ilirët me të gjelbër, Thrakët me të verdhë, Lidianët, me vjollcë, Fenikasit me të kuqe. Është vërtetuar se në luftën 7 vjeçare ndërmjet Athinës dhe Korinthit, në fillim të shek VI p.e.s. fituan Athinasit dhe Korintet u shpërngulën dhe krijuan koloni në Iliri: Butrint, Durrës, Apolloni, etj. Kolonizatorët nuk ishin “greke” por pellazgë, të ardhurve nuk u duhej përkthyes, se ishin i të njëjtës racë dhe gjuhë pellazge.
Edwin Jacques thotë: “Një shkrirje unike midis energjive të tokës pellazge dhe kulturës së hollë mionike, solli si rezultat rreth viteve 1600-1400 dhe më vonë, nga vitet 1400-1100 p.e.s. qytetërimin mikenas në Mikenë. Princët Pellazgë u strehuan në Kala të fortifikuara mirë, në maja kodrash. Tukididi na thotë, se Akropoli, më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë. Banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 p. e. s.; më vonë u shndërrua në një fortesë. (“Shqiptaret”, f.67). Harta e tregtarëve Fenikas ne Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi, përgjatë shekullit te VIII – V, me dy banka ne Tir dhe Kartagjenë.
Shqiptarët kanë bërë karrierë në vende të tjera, duke afruar shërbimin e tyre. Kanë ditur të vlerësohen falë cilësive të tyre si udhëheqës, strategë, me ndjenja miqësie, mikpritje dhe me besën e famshme. Kanë bërë karrierë (perandorë, gjeneralë, mbretër, papë. Guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenare et…) ndër grekët, romakët, venetët, bizantët, turqit, egjiptianët (148 vjet dinasti shqiptare nga Mehmet Aliu dhe 60 vjet gjeneral mercenar Mërkur Bua Shpata në Evropë). Mikena 84.)
Nga shekulli V para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit, data që u pushtuan shtetet pellazge (Iliria, Epiri dhe Maqedonia) nga romakët, të cilëve gjithsesi u kishin dhënë më shumë se 20 perandorë dhe me dhjetëra gjeneralë. Sipas Lukanit romakët kanë mësuar artin luftarak në Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme), në veçanti në Dyrrahium (Epidami i lashtë, Durrësi i sotëm) dhe në Apolloni (Pojani i sotëm). Cezari zhvilloi në Durrës betejën e tij kundër Pompeut, përpara se ta mundte atë në Farsallë në vitin 48 p.e.s. Gjithashtu Ciceroni u syrgjynos në Durrës. Katula e quan Durrësin taverna e Adriatikut. (Mikena f. 214.)
Probi 276-282 Perandor romak nga Sirmiumi i Panonis së Ilirisë. Ai formoi koloni bujqësore me ushtarë, kur nuk ishin në luftë. Kur ishte komandant në Egjipt, legjionet e tij kryen punime të mëdha për të përmirësuar lundrimin mbi Nil. Në Iliri, që ishte atdheu i tij i lindjes. Probi vuri ushtarë të mbyllnin vreshta. Por ata ishin rebelë në shpirt dhe e quanin një degradim të prodhonin me djersë atë që mund ta fitonin me armë në dorë, se vullneti i ushtarit profesionist ishte lufta, që i sjell fitime dhe jo puna e bujkut dhe e argatit. Kur legjionarët humbën durimin, në një ditë verë të vitit 282 e. j., po punonin për të tharë kënetat e Sirmiumit, vendlindja e Probit, ushtarët flakën tutje shatat dhe lopatat, rrëmbyen armët. Perandori e pa rrezikun dhe u mbyll në një kullë. Turma e egërsuar shkallmuan dyert, u turrën mbrenda dhe një mijë shpata e copëtuan trupin e Probit. (Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë”, bot.1998 f. 41-57).
Ushtarët e Probit e thyen heshtjen dhe e morën hakun kundrejt perandorit. Ndërsa ne, pas 2300 vjetëve heshtim. Duke parë drejtuesin me hosten në dorë që drejton parmendën që e tërheqin dy buaj xanzarë për të shkallmuar këtë vend.
Në këto dy dekada, janë botuar shumë libra që flasin për lashtësinë tonë, të cilët përpara 1990 nuk mund të botoheshin. E vetmja anë pozitive i kohës së “pluralizmit”, është lënia e lirë e shtypit dhe shumë njerëz, si vetë ky artikullshkrues, nuk merrnin asnjë referencë të asaj kohe. Pse? Nuk duan të kujtojnë emrin Pellazg. Kanë marrë referenca edhe nga Akademia e Shkencave, kur kjo Akademi nuk mbrojti figurën e rilindasit të madh Naim Frashëri, që me urdhër të guvernatorit Janullatos e prishën shtëpinë e kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe në vend të saj ngritën kishën greke, dhe më tej buldozeri natën hodhi për tokë shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë dhe një mëngjes u gdhi gurë mbi gurë. Dhe ju akademistë shqiptarë, në vend që të luftoni kundra përçapjeve skandaloze greke, keni kaluar në përkrahje të kishës greke, duke shkelur amanetin e Nolit, me tradhti të hapur.
Janullatosi i pranuar nga tradhtari Ramiz Alia, që nga viti 1991 ka uzurpuar kishën Noliane dhe po varros gurë dhe po zhvarros kufoma. Gurët me shkrime greke i vendos në themelet e kishave shqiptare (si te kisha e Linit në Pogradec) për t’i quajtur kisha greke dhe nga ana tjetër zhvarrosur shqiptarë për ushtarë grekë të vrarë para 73 vjetëve dhe sarkofagët i mbushi me kufoma të moshave të ndryshëm shqiptarë. Si është e mundur që qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht?!… Kjo gjendje tregon as më shumë as më pak, për parmendën me dy buaj, që ka vënë përpara Janullatosi që e drejton: Këta janë drejtuesit e shtetit tonë që morën vulën e turpit, që do të urrehen gjithmonë nga brezat e ardhshëm, për kthimin e kombit Shqiptar përmbys, për t’u helenizuar, dhe për ta bërë Shqipërinë një provincë greke, kurse ne të gjithë heshtim.
– U krijua shoqata “Qendra Studimore Pellazgjike” në Tiranë, më 15-4-2011, u ftuan dhe nuk morën pjesë përfaqësues nga qeveria dhe Akademia e Shkencave.
– Pse?
– Bllokadë për emrin pellazg… Po kështu as në Sorbonë, Paris me 3-1-2012 në mbledhjen për marrjen e doktoraturës nga Aref Mati “Kërkime mbi pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”, as ambasadori i Shqipërisë në Francë nuk morri pjesë.
– Pse?
– Bllokadë kur flitet për emrin Pellazg.

Prof. Dr. Eshref Ymeri flet: “Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”. “… Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi…”
Kjo nepërkë greke, ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit… Organizon akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkopisë e vitit 1994. (ushtarët roje me pushkë pa fishekë. Shën. im)… Ajo nepërkë ka qenë përherë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti… Janullatosi si pararojë e shovinizmit grekomadh, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke. Prandaj ndërton varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialët e ngritur në nderim të tyre, në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë.
“Dosjen e zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani, klasa politike shqiptare duhet ta hapë dhe ta demaskojë botërisht shtetin grekë dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar… Klasa politike shqiptare, duhet ta ndërmarrë, pasi ta ketë pastruar Shqipёrinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si dhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialët në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë, t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët… (nga interneti mars 2013.) “Një ditë të bukur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet të vërtetë kombëtar, ta “skanojë” klasën politike që ka qenë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme…”.

 ——————————————————-

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura