REAGIM I KMDLNJ’së: ZOTI ZHBOGAR, CILI ËSHTË MISIONI JUAJ NË KOSOVË, SI LEHTËSUES APO SI SHTËRNGUES?!

Prishtinë, 08. 07. 2015 – Kohëve të fundit po zhvillohet një “luftë” e hapur midis përfaqësuesit Special të BE’së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar dhe ministres së MTI, znj. Hykmete Bajrami. I pari apo “lehtësuesi”, z. Zhbogar në mënyrë të drejtpërdrejtë e akuzoi ministren Bajrami se po bënë spastrime në administratën e ministris që e drejton duke i zëvendësuar profesionistët ( vlerësim i z. Zhbogar) me joprofesionistë që po e dëmton punën e kësaj ministrie e që e vë në rrezik edhe bashkëpunimin me BE – në. Në anën tjetër ministrja Bajrami po deklaron se po e lufton korrupsionin sikur edhe dukuritë e tjera negative të përpërjes së mëparshme të kësaj ministrie. Fjalori që e përdorë z. Zhbogar është një kërcënim i ambalazhuar me “shqetësimin” e tij për mbarëvajtjen e punës në këtë ministri dhe pa asnjë dyshim paraqet kërcënim të hapur ndaj ministres Bajrami që për çdo vend normal do të ishte e papranueshme dhe ndërhyrje flagrante në punën e një përfaqësuesi të Qeverisë.

Duket se në këtë rast janë prekur intereset e dikujt që e ka gëzuar apo ende e gëzon mbrojtjen e ndërkombëtarëve të cilët, ndoshta edhe kanë ndikuar në emërimet e mëparshme për poste të larta institucionale. Ndryshe, pse do të duhej t’i pengonte zotit Zhbogar përpjekja dhe angazhimi i ministres Bajrami për të vendosur rregull në këtë ministri. Dyshimet për shpërdorime për të cilat ministrja Bajrami ka pretendime konkrete duhet të hetohen. Zoti Zhbogar duhet ta ketë të qartë se nëse dikush largohet nga puna pa të drejtë apo degradohet në aspektin profesional pa arsye, ekzistojnë mekanizma për mbrojtjen e tyre siç janë: Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, Inspektorati i Punës si dhe gjykatat (në të gjitha nivelet) ku mund të kërkojnë të drejtën e tyre për shkak të një veprimi arbitrar të ministres apo dikujt tjetër me përgjegjësi nga kjo ministri. Zoti Zhbogar duhet të angazhohet për forcimin e pavarësisë së institucioneve të pavarura (që u përmendën më lartë) e jo të ndërhyjë në punën e minstres Bajrami sepse në rastin konkret po del të jetë shumë i anshëm dhe paragjykues; në njërën anë i merr në mbrojtje zyrtarët e ministrisë së mëparshme që i kategorizon si “profesionistë” ndërsa në anën tjetër e pengon dhe kërcënon ministren Bajrami se po i zëvendëson “profesionistët” me joprofesionistë. Çka dhe kënd në fakt po e mbron z. Zhbogar dhe pse po e bënë këtë në vend se ta përkrah këtë ministri e cila është shumë e rëndësishme për sigurimin e mirëqenies për qytetarët e Kosovës mbetet të shihet por duhet të respektohet ndarja e pushteteve dhe kompetencave , z. Zhbogar duhet ta bëjë punën sipas mandatit që e ka sikur që edhe ministrja Bajrami nuk duhet të pengohet që ta bëjë punën e saj gjithashtu në përputhje me mandatin që i takon.

Shërbimi për Informim i KMDLNJ’së
Prishtinë, 8 korrik 2015
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura