REAGIM I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”, SUEDI, NDAJ NGJARJEVE NË MAQEDONI DHE LËNDIMIT TË RËNDË TË DR. ZIJADIN SELËS

Pashtriku.org, 1 maj 2017: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, (SHSASHS) i ka përjetuar shumë rëndë ngjarjet në Maqedoni. Sulmi kriminal i organizuar dhe i përgaditur deri në marrjen e urdhërave për të sulmuar ishte i ditur dhe njoftuar që më parë. Dhuna ndaj deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë mund të përfundonte edhe me jetëra njerzish.
SHSASHS sikur edhe tërë bota demokratike i dënon ashpër këto veprime dhe ngjarje. Në veçanti denojmë rastin e deputetit dhe liderit të Lëvizjes për Reforma i Partisë Demokratike Shqiptare, Dr. Zijadin Sela, që ishte sulm i përmasave raciste dhe shoviniste.
Kërkojmë që kriminelët të nxirren para drejtësisë sa më parë. Kurse kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, zotit Talat Xhaferi, të zgjedhur konform Kushtetutës së Maqedonisë, ia urojmë postin dhe i dëshirojmë suksese. Ne e konsiderojmë si ngjarje historike zgjedhjen e një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë.

Ne mendojmë se dy shtetet tona, Shqipëria dhe Republika e Kosovës, duhet reaguar ashpër kur cenohet identiteti i shqiptarëve kudo në botë e në veçanti ndaj atyre që janë përfaqsues të popullit sikurse në rastin e Dr. Zijadin Selës dhe të tjerëve.
Dr. Selës i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrën e tij të shenjtë.
Dr. Zijadin Sela është i dekoruar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, për kontributin e dhënë në bashkëpunim vëllazror në sferën gjuhës, kulturës, artit dhe traditës kombëtare me mërgatën, në Uddevalla, më datë 31 maj 2014.

Në emër të SHSHASHS-së,
Hysen Ibrahimi, kryetar
Ängelholm/Suedi
29.04.2017
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura