REICHSPOST (1908) / ÇERÇIZ TOPULLI KA PËRGATITUR ORGANIZIMIN REVOLUCIONAR NË TË GJITHË SHQIPËRINË ME QËLLIM SHPALLJEN E PAVARËSISË

Francë, 25 Maj 2020: Maj 2020: “La Petite République” ka botuar, të hënën e 20 korrikut 1908, në faqen n°3, shkrimin e gazetës vjeneze “Reichspost” në lidhje me lëvizjet e patriotit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Çerçiz Topullit, me qëllim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Përgatitjet për pavarësi në Shqipëri
(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)

Vjenë, 19 korrik.

Reichspost (gazetë vjeneze) mori një telegram nga Shkodra ku thuhej se shefi shqiptar Topulis (Çerçiz Topulli), i cili bëri një udhëtim në Itali muajin e kaluar dhe mori subvencione financiare të konsiderueshme nga komitetet shqiptare, ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë.
Sapo të fillojë revolucioni në Maqedoni dhe të shpallet lufta, Shqipëria do të shpallë pavarësinë e saj. Një kuvend do të mblidhet në një qytet në bregdet për të pasur kështu mbrojtjen e anijeve luftarake të huaja nëse është e nevojshme.

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Çerçiz Topulli 1880 – 1915

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura