RESHAT AVDIU: BUJANOCI I SHQIPËRISË SË VJTËR VERILINDORE NDËR SHEKUJ

Preshevë, 02. 09. 2015: BUJANOCI – konsiderohet si vendbanim i lashtë dardan. Dokumentet mesjetare serbe e përmendin qysh në vitin 1381. Disa shekuj ka qenë fshat i vogël. Sipas defterëve osman të vitit 1519, Bujanoci i ka pasur 32 shtëpi, kurse me regjistrimin e vitin 1570, përsëri ai i kishte 32 shtëpi. Duke e falënderuar pozitën teje të volitshme gjeografike përpos Vrajës, e cila ishte kryeqendra e zhupës ( famullisë) edhe Bujanoci, bëhet qendër tregtare dhe zejtare. Edhe Dr. Mihajllo Kostiqi në punimin e tij gjeografike; ”Lugina e Vrajës dhe e Bujanocë” e botuar në “Korrierin e Vrajës” Nr. IV, fq. 194, thotë se: Bujanoci është dalluar si vendbanim me ekonomi të zhvilluar ku luante paraja dhe është fakt se Bujanoci qysh në shekullin e XVI, ka qenë qytezë 1.
Edhe ky regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, gjatë sundimit turk i kishte takuar Kazasë së Preshevës. I cili shtrihej dhe kufizohet nga ana e djathtë me Xhaden e Mithat Pashait, që shkon nga Vraja për Kumanovë, gjithashtu Bujanoci, shtrihej edhe kufizohet nga ana e majtë me lumin e Tërnocit. Pozita e tij gjeografike, është shumë e përshtatshme, veçanërisht bukurinë e tij impozante ia jep gjelbërimi nga një anë dhe nga ana tjetër bukurinë këtij qyteti shqiptarë ia shton edhe më tepër Morava dhe lumi i Tërnocës. Në drejtim të këtij lumi nga Bujanoci, atëbotë kishte shumë shelgje, plepa dhe kopshte të bukura me plot perime të varieteteve të ndryshme. Dhe se m’u për këtë Bujanoci, njihej edhe si qytezë e gjelbërt, sepse kishte shumë florë të botës bimore.
Bujanoci kur vështrohet nga vendbanimet e përafërta kryesisht nga stacioni hekurudhor i Bozhinjevcit sipas Vasileviqit, kishte një pamje të njërit nga qytetet më të bukura në Kazanë e Preshevës dhe në Qarkun e Vrajës. Fushën e rrafshët dhe të begat të Bujanocit e lagin dy lumenj: Morava dhe lumi i Tërnocit. Lumi i Tërnocit atëbotë rridhte nëpër një pjesë të Bujanocit, ndërsa më 1906, ky lum e kishte shpërthyer shtratin e tij, atje mbi këtë fshat dhe kishte bërë përmbytje të mëdha nëpër fushën e Bujanocit, dhe se dëmet atëbotë ishin të konsiderueshme.
Bujanoci nuk ka livadhe, as kullosa dhe as male, diçka male kishte pasur në ngastrat tokësore të Bogdanocit dhe se banorët shkie të karpateve, shqiptarëve të Bujanocës, u’a kishin ndaluar, dhe më vonë do t’ua merrnin malet dhe zabelet me dhunë të përkrahur dhe shtytur nga qeveria turke dhe nga ajo serbe. Banorët shqiptarë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Bujanocës që atëherë, drutë për ngrohje kishin filluar t’i blinin nga fshatarët shqiptarë rreth e përqark Tërnocës dhe Bujanocës. Si nga fshatarët e Dobrosinit, Bilinicës, Verbanit dhe nga Nasalca. Ndërsa një pjesë e qytetarëve të Bujanocit, këtë lëndë djegëse si shumë të nevojshme atëbotë e blinin në vetë qytetin e Bujanocit. Edhe kjo ishte një metodë nga shumë metodat tjera të serbëve, që ishin përdorur gjatë vitit 1877/78, ndaj 813.000 shqiptarëve tjerë nga të 714 vendbanimet shqiptare të Nishit, Leskocit, Vrajës etj.

Bujanoci, ky qytet i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, gjatë Perandorisë Osmane, gjithmonë i kishte takuar Kazasë së Preshevës. I cili, atëbotë shtrihej nga ana e djathtë e Xhades së Mithat Pashë-Nishliut,e cila arterje rrugore nga Vraja shkon për në Kumanovë. Edhe Bujanoci midarin e tij, si qytezë do ta fillonte ta merrte gjatë viteve 1878-1895, ndërsa titullin përfundimisht si qytezë e kishte fituar më 1901. Bujanoci sikurse edhe Presheva ishte ndarë në tetë mëhalla gjegjësisht lagjje, siç ishin: 1) Lagjja e Bekrive, 2) Lagjja e Bellçajve, 3) Lagjja e Shelajve, 4) Lagjja e Tusunëve, 5) Lagjja e Kërstinës, 6) Lagjja e Epërme, 7) Lagjja e Turqëve, 8) Lagjja e Arnautëve. Bujanoci, konsiderohej dhe njihej si vendbanim i antikitetit në këtë pjesë të Dardanisë Lindore. Ndërsa dokumentet mesjetare serbe fillojnë ta përmendin atë vetëm se gjatë vitit 1381, kurse defterët osman Bujanocin, e përmendin më 1519, ku thuhet se Bujanoci atëbotë i kishte 32 shtëpi, sa edhe i kishte gjatë regjistrimit të vitit.
__________________________
Bujanoci, i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, do të ndahej atëbotë në dy pjesë: Bujanoci si fshat dhe Bujanoci si qytezë. Edhe Jeta e banorëve të saj, ishte e ndarë dhe e veçuar nga njëra tjetra.
Gjersa Bujanoca ende ishte si fshat, i takonte kategorisë dhe tipit të fshatrave të dendura dhe m’u për këtë dendësi të popullatës. Bujanoci kishte filluar ta humbiste karakterin dhe veçorinë si fshat dhe do të kalonte Bujanoci, si qytezë e bukur dhe me plot gjelbërim në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore që nga Molla e Kuqe e Aliksincit e gjer në Selanik. Ajo atëbotë do të ndahej në tetë mëhalla, shiko tetë mëhalla, kjo do të thotë shumë për atë zaman, lagjet e Bujanocit atëherë ishin: “Lagjja e Bekrive”, “Lagjja e Bellçajve” “Lagjja e Shelajve”, “Lagjja e Tusunëve”, “Lagjja e Kërstinës”, Lagjja e Epërme”, “Lagjja Turke” “Lagjja e Shqiptarëve”.
Lagjja më e vjetër e Bujanocës, është ajo e Bekrive, sipas rrëfimeve të disa pleqve të moshuar, ai ishte rritur dhe shtuar nga dy shtëpi të vetme që i kishte në fillim,do të shtohej dhe rritej në 36 shtëpi shqiptare, kuptohet ky shtim ishte para viteve 1878-1895. Ndërsa si lagje e dytë, për nga madhësia merret Lagjja e Belçit-Bardhecit, apo Lagjja e Shelajve, ndërsa Lagjja e Epërme, më parë ishte quajtur Lagjja e Bautit.
Lagjet e Bujanocit në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, e kanë pasur zanafillën e tyre para 100-150 vjetëve të shekullit XIX. Lagjja më e re e kësaj qyteze mesjetare ishte ajo turke (shqiptare-v. a.), kjo lagje, ishte formuar qysh se Bujanoci, do të shndërrohej në qendër të fuqishme tregtare në këtë pjesë të Shqipërisë, në Pashallëkun e Vrajës e më gjerë nëpër tërë Arnautllëkun e Toplicës të Sanxhakut të Nishit. Këtë lagje e kanë formuar: “Shqiptarët, e vendbanimeve që ishin përreth Bujanocës dhe shqiptarët muhaxhir nga Qarku i Vrajës dhe nga disa turq.“Dhe se ajo tash për tash është lagjja më e madhe në këtë regjion; tash i ka 119 shtëpi, në të jetojnë vetëm se shqiptarët dhe turqit”2.
Në 150 vjetët e fundit të shekullit XIX, Bujanoci, e kishte zënë fillin dhe ishte formuar si qytezë. Titullin (midarin) e kishte fituar më 1901, si qytet me qendër tregtare dhe me administratë civile. Që nga ajo kohë Bujanoci, do ta fillonte rregullimin e tij sipas sistemit të qytezës turke gjegjësisht shqiptare. Atëbotë, ky vendbanim urban shqiptarë e ka pasur një lloj linje rregullative, dhe kjo më së tepërmi dëshmohej dhe bazohet nga vet fakti se kjo qendër urbane e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, do ta fitonte e para çarshinë e saj kryesore. Bujanoci, atëbotë sipas Vasileviqit, përbëhej nga dy rrugë kryesore që kryqëzoheshin mes veti, dhe se kjo qendër urbane shqiptare i kishte 130 dyqane. Siç do të ishin; punëtori të llojeve të ndryshme veprimtarie si shërbime hoteliere, gjegjësisht hane dhe mejhane të ndryshme.
Për një kohë të shkurtër në Bujanoc, do të ndërtoheshin shtëpi mjaft të bukura dhe ndërtesa të shërbimeve tjera publike të cilat sipas J. H. Vasileviqit ishin të ndërtuara me material mjaft të fortë. Siç ishin ndërtesa e huqumetit (bujtina) dhe shkolla shqiptaro-turke ruzhdije. Të cilën shkollë, serbët më vonë do ta mbyllnin dhe rrënonin përfundimisht për këtë shkollë dhe objektet tjera shqiptare të arsimit kemi bërë fjalë në librin 3.
Gjatë vitit 1884, këtu në Bujanoc, ishte ngritur një xhami dhe një teqe. Xhamianë e kishte ngritur në qendër të Bujanocit, Zaim Aga-Vraja, muhaxhir ky i shpërngulur me dhunë dhe terror si edhe shumë familje tjera shqiptare nga ky qytet mesjetar i Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Zaim Aga-Arnauti, ishte edhe pronar i dy çifligjeve të tij, që i kishte ngritur me parat tij vetjake në Levosojë dhe Radovnicë. Në Bujanoc atëbotë, siç thamë edhe më lart, kishin filluar të ngriteshin shtëpi të reja dhe të bukura private dy katëshe, në këtë lëmi të arkitekturës përparësi kanë pasur veçanërisht turqit dhe shqiptarët. Vasileviqi thotë se edhe serbët vendor, kanë shtëpi të bukura (këta serb që ky historian nga Vraja, i zë në gojë, janë shqiptarë ortodoks që ishin konvertuar në serbë gjer atëherë e jo serbë karpatjan egërsia me trup njeriu dhe gjak ujku shkatërrimtar ndër dej. Mejhanet dhe ndërtimet tjera arkitekturale ishin të rregulluara në stilin e Qupërlisë dhe të Selanikut.
Industri vendore Bujanoci, nuk kishte fare, përveçse tjerrjes dhe dredhjes së konopit ( cannabis sativës). Industri kjo manufakturale e konoptarisë, në bazë të prodhimit të kanabisit Bujanoci, kishte filluar të njihej si vend shumë i fortë në këtë lëmi, në tërë Kazanë e Vrajës dhe Arnautllëkun e Nishit.
Me përfundimin e luftërave serbo-turke dhe dëbimin me dhunë dhe terror të popullatës shqiptare autoktone, nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore gjatë viteve 1875-1878. Bujanoci përfundimisht e kishte ndrydhur dhe shtyrë Vrajën, në margjinë të kohës dhe do të bëhej Bujanoci i Arbërisë së Vjetër Verilindore, qendra kryesore e industrisë së kanabisit dhe tregtisë me këtë bimë industriale gjegjësisht të manifakturës së feudalizmit të vonë në këtë pjesë të Shqipërisë. Në punëtoritë e Bujanocit vetëm se përpunohej kanabisi në sixhima, puna tjetër finale bëhej në Vrajë, gjer në përkufizimet kufitare mes Serbisë dhe Turqisë më 1878-1879. Përveçse, konoptarisë atëbotë në Bujanoc, kishin qenë edhe të gjitha mjeshtëritë tjera primitive manufaturale siç ishin: poçaria, karroceria kaceria, samarxhinj, pastaj mjeshtëria e këpucëtarisë atëbotë me këtë mjeshtri artizanale merreshin 12 dyqane, ndërsa me veprimtarinë e abaxhinjve (zhguntarisë), merreshin dhe punonin gjashtë punëtori, këto dy mjeshtri feudale në Bujanoc sipas Vasileviqit i kishin sjellë të huajt.
Legjenda mbi konoptarinë e kanabisit, në këtë qytezë të Shqipërisë kishte lindur dhe mbijetuar, në këtë mënyrë kinse Zoti, kishte vendosur ta dëbonte djallin nga kjo botë, në ndihmë Zotit sipas legjendës gënjeshtare serbe, do t’i dilte Shën Sava, ku do ta përdridhte një lloj litari nga rëra, me të cilin litar do të lidhej djalli. Kinse gjer atëherë ende nuk dihej asgjë për këtë bimë industriale dhe që nga ajo kohë Zoti, e kishte krijuar kanabisin, që t’i dilte në ndihmë njerëzimit, nëse djalli do të dukej edhe ndonjëherë në mesin e njerëzimit, këto janë pallavra kishtare serbe dhe të Vasileviqit.
E tërë prodhimtaria nga kanabisi, nga ky regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore, është distribuuar dhe ishte shitur atëherë në Vrajë. Dhe se Vraja, jepte për çdo vit 40000-50000 barra kuajsh, kanabis sativa të përpunuar sa në litar dhe prodhime tjera si shumë te nevojshme për atë kohë. Litarët e prodhuar lidheshin në dengje (stiva) dhe se çdo stivë ishte e rëndë 40-50 okë. Sipas J. H. Vasileviqit, “deri nga fundi i luftërave serbo-turke të viteve 1876-1878. Ky nënprodukt nga kanabisi më së tepërmi përdorej dhe harxhohej në Bullgari, Thesali në Greqi dhe nëpër shumë vende tjera të Gadishullit Ballkanik” 4 .
Prodhimtaria nga kanabisi nga Vraja, bartej dhe distribuohej nga qiraxhinjtë e përhershëm nga Vllasina. Ndërsa qiraxhinjtë nomadë grekë dhe cincarët vlleh nga Klisurica i bartnin prodhimet nga kanabisi për në Maqedoni, apo siç quhej atëbotë Rumelia Turke. Vetëm se Vllasina ky regjion ka dhënë 700-800 kuaj bartës rabaxhillëku nga shqiptarët autokton i këtyre rretheve të Vllasinës dhe Masuricës. Viteve të më hershme sasia më e madhe e këtij nënprodukti manifaktural nga kanabisi është harxhuar në Uzuncevë dhe Thraki. Me këtë prodhim është bërë edhe këmbimi nëpër këto vende, me prodhime tjera të nevojshme për nevojat e popullatës në këtë anë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, si nëpër kazatë e Nishit, Pirotit, Kurshumlisë, Toplicës, Prokupjes, Leskocës, Vrajës, Bujanocës, Preshevës, pastaj të kazave të Iliridës të Shqipërisë. Këto prodhime manufakturale nga kanabisit shiteshin dhe harxhoheshin edhe në Bosnje që ishte gjer atëherë nën kolonializmin dhe hegjemonizmin austro-hungarez.
Kjo industri manufakturale e stadit të feudalizmit, kishte filluar të shthurej dhe degradohej gradualisht, qysh se kur kishin filluar në Ballkan të ngriheshin linja te reja hekurudhore. Çdo zbulim i ri në shkencë dhe teknikë, gjithmonë i hedh në margjinë prodhimet e vjetra manufaturale si të degraduara dhe fillohet të prodhohet me mjete të reja ku sasia dhe cilësia e prodhimeve, do të jetë i një cilësie dhe sasie me të mirë dhe më të madhe.
Gjithmonë e vjetra, shembet, dhe se mbi gërmadhat e saja, lindë e reja-progresivja. Edhe Don Kishoti i Mançës nga M. D. Servantesi i sulet më shtizë elisës së mullirit të erës, që ta ndalte dhe të luftonte me atë gjigant të shpikjes njerëzore. Ama i gjori Don, do ta pësonte, elisa e mullirit ia kishte thyer shtizën e tij, dhe e kishte rrëzuar për tokë, e mulliri i erës prapë kishte vazhduar të bluante dhe rrotullohej edhe matej. Pastaj Kisha Kardinale e Romës, në mesjetë, do ta digjte mbi turrën e drunjve fizicientin Xhordano Brunon, se e kishte shpikur dhe bazuar tezën e heliocentrizmit. Priftërinjtë injorant, i luteshin Brunos që ta ndryshonte mendimin e tij, e Kisha e Romës do t’ia falte jetën atij, dhe të thoshte se planetët me diellin sillen rreth tokës, d.m.th. teza kishtare prapanike e geocentrizmit. Unë po them si urdhëroni ju, ama se toka me planetët tjera prapë sillen rreth diellit. Brunoja do ta pësonte shumë keq, Kisha e Romës e kishte ekzekutuar me metodën e inkuizicionit duke e djegur për së gjalli mbi turrën e drunjve! Trupi i Brunos, gjer sa digjej atëbotë kishte filluar të jepte dritë të fortë mbi shkencën dhe teknikën njerëzore. Megjithëse çdo e arritur në shkencë dhe teknik shpesh herë u pagua edhe me çmimin e jetës porse ato të arritura gjithmonë dhe më tepër u avancuan dhe gjetën aplikim ne të mirë të jetës njerëzore. Edhe në Bujanocin tonë me ngritjen e linjës hekurudhore dhe aplikimin e makinave me avull, jeta kishte filluar të ishte më e lehte dhe më progresive në të gjitha lëmit.
Në Bujanoc, atëherë edhe sot zhvillohet një tregti shumë e fortë, nga vet fakti se këtu gjithmonë ka luajtur paraja, më së tepërmi atëbotë janë tregtuar nënproduktet e nxjerra nga kanabisi, pastaj është tregtuar edhe sot tregtohet me kafshë të imta dhe të mëdha, pastaj shitja dhe blerja e llojeve të ndryshme të drithërave. Sipas J. H. Vasileviqit “kanabisi këtu shitej nga i tërë regjioni dhe atë për gjatë tërë vitit në pazarin e tij, çdo person i kësaj veprimtarie manufakturale, sado që të dridhte dhe tjerrte prodhime nga kanabisi në pazarin e Bujanocit shitej për një ditë, pastaj qysh se kur mbahej mend pazari bëhej të hënave” 5.
Në Bujanoc, tregtarët pas prodhimeve të kanabisit vinin gjer edhe nga vendet më jugore të Gadishullit Ilirik, siç ishin:grekët, çifutët, turqit. Këtu pastaj vinin dhe tregtonin në këtë treg edhe tregtarë nga Serbia dhe se pas dëbimit të shqiptarëve autokton nga Qarku i Vrajës dhe nga Toplica e sanxhakut të dikurshëm të Nishit, gjegjësisht nga trojet e vjetra të Shqipërisë Verilindore. Serbët që atëherë kishin filluar vetë ta tregtonin këtë nënprodukt të kanabisit dhe e shpërndanin pastaj këtë gjithë andej nëpër memleqetin tonë të vjetër. Muhaxhirët tanë do të dëboheshin dhunshëm nga kohorda e ushtrisë piromane dhe vrastare e Sodomës Serbi, se ajo atëbotë tentonte dhe synonte të shëndrrohej në shtet të pastër një nacional serb, i pastruar përfundimisht nga popujt tjerë autokton dhe nuk donte Millan Obrenoviqi që Serbia e tij, të shëndrrohej në Kaukaz me shumë popuj dhe minoritete tjera.
Bujanoci, me kohë me nënproduktet e kanabisit përfundimisht i kishte dhënë një shtytje të furishme tregtare atëbotë Vrajës, Leskocit, Nishit, deri para përkufizimeve të dhunshme mes Turqisë dhe Serbisë me lëshimet dhe devijimet në dëm te trojeve tona të vjetra të Shqipërisë nga Kongresi i Berlinit të 13 qershor të vitit 1878.
Tregtarët nga Gjilani, me tregtinë e kafshëve dhe të drithërave, do të hidheshin në margjinë nga tregtarët e Bujanocit. Në pazarin e saj vinin njerëzit sipas J. H. Vasileviqit nga “rrethina e Gjilanit dhe më gjerë, ndërsa si artikull tjetër i rëndësishëm i cili shitej e blihej në pazarin e Bujanocit, ishin kafshët ato në Bujanoc atëherë silleshin gjithandej nga Kazaja e Preshevës, dhe nga fshatrat për rreth Gjilanit, pastaj edhe nga vetë Gjilani. Ato më së tepërmi i blinin tregtarët nga jashtë; diç me tregtinë e kafshëve merreshin tregtarët shqiptarë nga Tërnoca dhe Presheva, ato kafshë të blera në pazarin e Bujanocës, përcilleshin për në tregjet e Qupurlisë (Koçanes-v.a.) dhe të Përlepës etj. Ndërsa prodhimet e drithërave atëbotë i blinin vetëm se tregtarët e huaj, ndërsa popullata autoktone në përgjithësi nuk merreshin me kurrfarë tregtie dhe as me ndonjë mjeshtri tjetër, ata edhe matej pa ndërprerë merreshin me bujqësi dhe me dredhjen dhe tjerrjen e litarëve dhe jetohej ashtu siç kishin jetuar edhe para 30 viteve, kurse Bujanoci, kishte qenë si fshat i madh.
Çdo serb në Bujanoc, e ka tokën e tij dhe se fshatari më i pasur serb i ka nga 76 dynym tokë ndërsa ai më i varfëri nga 7 dynym, duke e shqyrtuar të drejtën agrare dhe mardhënjet në këtë anë të këtij regjioni kemi hasur se edhe në këtë fshat-qytezë ka serb të cilët i posedojnë tapitë, porse nuk kanë tokë. Dhe se atë tokë ose ia kanë lëvruar fqinjët shqiptarë, apo i kanë shtypur sunduesit e çifligjeve, siç ishte Hysen pashai i Vrajës dhe trashëgimtarët i tij dhe kinse pastaj atë tokë ia kanë shitur tjerëve”6.
Edhe shqiptarët, nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, i kishin edhe ata tapitë e pasurive të tyre në kazatë e Nishit, Prokupjes, Pirotit, Kurshumlisë, Leskocit Vrajës etj. Ato nuk vlejtën as për pesë pare për muhaxhirët tanë siç thotë një fjalë e urtë këtu tek ne Bujanocë dhe Tërnoc. Porse kohorda vrastare e ushtrisë dhe xhandarmërisë obrenoviçiane, për tri javë rresht nëpër atë dimër te egër ku temperatura kishte zbritur shumë nën zero, saqë druajt kishin filluar të pëlcitshin e të çaheshin si me sëpatë i dëbuan këta banor autokton pa asnjë dhimbje njerëzore.Të gjithë ata shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë dhe pasurit e tyre të patjetërsueshme, nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, për një moment atëbotë kishin mbetur pa asgjë pas shpirtit të tyre, kishin mbetur në mëshirën e pamëshirës. Ashtu në borë e shi, bukë nuk kishin për të ngrënë as edhe strehe për t’i mbrojtur bare jetimët e muhaxhirëve të vrarë në luftërat gjithë andej nëpër Shqipërinë e Vjetër Verilindore në mbrojtje të pragut të shtëpisë. As hoxha tallkynin s’mundi t’ia thirrte të gjithëve se muhaxhirët vdisnin aq shumë nga acari dhe uria, atëbotë nga 80-100 vetë, grumbulloheshin në gomilla (togje), mbuloheshin me borë. Sepse për varre as që bëhej fjalë, sepse toka ishte tej mase e ngrirë saqë vetëm se me spatë mund të pritej. Më tepër se 70.000 shqiptarë ishin vrarë dhe masakruar nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme.
I dashur lexues, muhaxhirët tanë të vuajtjeve golgotjane, i qanin dhe i vajtonin më pakë ata që kishin vdekur, por më tepër e qanin dhe e mallkonin veten që gjallë e për gazep që kishin mbetur që të vuanin edhe më tutje. Ndër muhaxhirët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kishte lindur dhe mbijetuar apoteoza: “se ma mirë është sot me vdekë, sasa gjallë e për gazep me met”!
Politika grabitqare dhe ekspansioniste e shkuat karpatjan, do t’ia arrinte qëllimit të tij, me në shtytjen e fuqive të mëdha evropiane dhe me nxitjen e Rusisë Cariste.Që me zjarr e hekur dhe pa kurrfarë mëshire, që t’i dëbonte më tepër se 700 vendbanime etnike shqiptare nga Arnaullëku i Nishit, Pirotit, Ak Pallankës, Kurshumlisë, Prokupjes, Leskoci, Vrajës etj.
Edhe kur kishte përfunduar lufta e vitit 1877/78. Disa shqiptarë që ishin larguar nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre, që kishte qenë tapijalno të tyre, të cilët ishin strehuar gjer atëherë nëpër male, duke pritur dhe shpresuar ishte çka ishte, lufta kishte mbaruar dhe ishalla shkau më nuk na ngucë por shqiptarët tanë si duket e kishin ngushëlluar, vet-vetën kot së koti .
Ushtria dhe Qeveria e Millan Obrenoviqit, i shpërnguli edhe këta shqiptarë të pafajshëm. Ndërsa J. H. Vasileviqi, qanë dhe derdhë lot krokodili në librin e tij me titull tendencioz, “Južna Stara Srbija” për serbët të cilët i gëzonin të gjitha privilegjet e mundëshme nën administratën turke atëbotë. Me këtë titull ai i kishte emërtuar, trojet e vjetra të Shqipërisë Verilindore apo siç do të ishte më reale të quheshin “Severoistočne Teritorije Stare Albanije”.
Kjo terminologji mitomane serbe nuk kanë lindur nga J. H. Vasileviqi, porse fillet e saj si “Stara Serbi” i ka qysh nga viti 1827. Në të cilën hartë Serbia, e ardhshme donte ta fuste një pjesë të Shqipërisë Veriore, dhe atë kryesisht vilajetin e Kosovës më atë të Manastirit. Kjo hartë ekspansioniste ishte shfaqur botërisht në Principatën Serbe të Mihajllo Obrenoviqit më 1830, e cila ishte botuar në Beograd atëbotë nga Jovan Bukareski.Ndërsa në hartën gjeografike të Vuk Kogjiçit-Karaxhiqit, e cila hartë ishte botuar po ashtu në Beograd, më 1827, Serbia e Vjetër, akoma nuk ekzistonte. Nuk është hera e parë që shtetet të cilat lakmojnë në pushtimin e tokave të huaja. Krijojnë emërtime të reja fetare, këtu në këtë rast nga kisha autoqefale sllavo-serbo-ruse, që me mund pastaj me ia lehtësuar vetes një rrjedhë opinionesh në favor të ardhmërisë së tyre.
“Bujanocasit, e vjetër kura-kurës nuk kishin qenë as dyqanxhinj dhe as zejtar, por aq më pak kishin qenë mehanxhinjë; ata në përgjithësi janë,element konservator, ata nuk e braktisin as edhe veshjen e tyre të vjetër tradicionale, porse këtë dukuri e bartnin nga të vjetrit tek të rinjtë” 7.
Në Bujanoc, atëbotë më se tepërmi harxhohej shpirtoja, në asnjë stacion tjetër fqinjë nuk shkarkohej aq sasi e madhe e këtij artikulli për ndriçim dhe për përpunimin e alkoolit të zbutur për amvisni, sa që shkarkohej atëherë në stacionin hekurudhor të Bujanocit. Pastaj ky artikull nga Bujanoci, bartej dhe distribuohej nëpër tërë regjionin e Preshevës dhe atë të Gjilanit, shpirtoja pastaj bartej, gjer në vendbanimet e Krivo Pallankës për në Bullgari. Përveçse këtij; alkooli etilik, që tregtohej me të madhe këtu shiteshin atëbotë edhe gurë të latuar për mullinj, të cilët silleshin nga Mitrovica dhe Kratova. Atë zaman në këtë vend të Kazasë së Preshevës më së tepërmi harxhoheshin gurët e prodhuar në Mitrovicë.
Në këtë qytezë mesjetare, të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ishte ngritur një mulli me fuqinë e avullit i cili bluante 3-4 muaj në vit, gjatë periudhës së thatësive të mëdha apo edhe gjatë acareve të mëdha, kryesisht atëbotë në Bujanocë, bluhej në mullinjtë të ngritur nga shqiptarët e pasur, rreth lumenjve të pasur me rrjedha të mëdha ujore në Moravë.
______________
Referencat:

1. Dr. M. Kostić, “Vranjsko-bjanovačka kotlina” Vranjski glasnik. Br. IV, sur.194.
2. Dr. J. Hadži Vasiljević, Južna Stara Srbija. Beograd, 1913. str.38.
3. Reshat Avdiu, Terorri serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës, Preshevë,2006. fq.250-268
4. Dr. J. H. Vasiljević, Južna Stara Srbija. Beograd, 1913 str.41.
5. Dr. J. H. Vasiljević, Južna Stara Srbija. Beograd, 1913. str.52.
6. Dr. J. H. Vasiljević, Južna Stara Srbija. Beograd, 1913. str. 52.
7. Dr. J. H. Vasiljević, Južna Stara Srbija. Beograd, 1913. str. 53.
– Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura