GËNJESHTRAT E “GJENERALIT TË BRIGADËS 128” RUZHDI SARAMATI NË EMËR TË GJENERALIT AMERIKAN WESLEY CLARK!

Nga Sheradin Berisha, facebook 19 korrik 2022

“E vërteta nuk dhunohet vetëm nga gënjeshtra, ajo mund të poshtërohet edhe nga heshtja.” Henri – Frederic Amiel (1821 – 1881) shkrimtar dhe filozof zviceran.

“Gjeneral Brigade”, Ruzhdi Saramati, përveç manipulimit dhe falsifikimit të historisë së Operacionit të UÇK- së “Shigjeta” (maj – qershor 1999) me ato “katër batalionet e famshme të brigadës 128”, pastaj shtrembërimin e të vërtetës për ketërmbëdhjetë (14) dëshmorët e rënë në fushëbetejat e DT-3, Gorozhup…, ai i ka manipuluar edhe deklaratat e Gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark, lidhur me këtë operacion, të shkruar në librin e tij “Të bësh luftë moderne” (në origjinal: Waging Modern War)!

Ky “gjeneral brigade” edhe gënjeshtrat e ripërsëritura vite me radhë në shkrime e fjalime përkujtimore për dëshmorët, dhe në tërësi për Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, ia atribuon gjeneralit amerikan, W.Clark!

Unë e kam lexuar me shumë kujdes librin e gjeneralit Clark, dhe jam tmerruar kur i kam mësuar e kuptuar mirëfilli këto gënjeshtra e manipulime të Saramatit!

Në tubimin përkujtimor të mbajtur më 31 maj 2016 në ambientet e Memorialit të Dëshmorëve në Gorozhup, Ruzhdi Saramati (i prezentuar si “gjeneral brigade”), në prezencën e familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidve dhe të denuarve politik, pastaj në praninë e ish kryetarit të komunës së Prizrenit,

– Dr.Ramadan Muja, të ish eprorëve të UÇK-së:

– Sadik Halitjaha,

– Kemajl Shaqiri,

– Ilir Dako,

– Esat Krasniqi (tashmë i ndjerë),

– Xhavit Dafku,

– Sokol Poga,

– Selim Krasniqi,

– Binak Gashi dhe pjesëmarrësve të tjerë…

Ruzhdi Saramati ka thënë (citoi):

“Po e vazhdojmë leximin me disa komunikata të gjeneralit të NATO-s Klark! Askush nuk mund të flasë më mirë dhe më saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark, i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes së kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit.

Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe më shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.

“Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë luftëtarë. (…)

“Në Pashtrik ka operuar Brigada 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati” – citon gjenerali Klark. “E cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese që e komandonte Safet Peci Boletini nga Mitrovica, dhe 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut.”

“Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin” – citon Klarku – hartoi planin strategjiko luftarak. Si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhupi – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave e deri te Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në pikat: Kleçkë – Nishor – Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit. Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë:

Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup.

Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati.

Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti trim Xhelal Limani nga Gadimja e Epërme.

Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi, me nofkën Bugari. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës edhe Batalioni “Atlantiku” me komandant Uran Rexhepin.

Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marrë rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së, ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte i hartuar nga ana e ekspertëve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtarët për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani.” Me kaq Klark e mbyll komentin e tij,” përfundon citati i shkëputur nga fjalimi i Ruzhdi Saramatit.

Dëshmi: Manipulimi i Ruzhdi Saramatit me thëniet e Gjeneralit Vesli Klark!

***

Për të mësuar më gjerësisht këtë histori të rrejshme në vijim ju ftojë të lexoni:

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E PARË)

***

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’ – PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) (PJESA E DYTË)

***

SHERADIN BERISHA: MANIPULIMET E “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI DHE E VËRTETA PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’-PASHTRIK, (MAJ-QERSHOR 1999) (PJESA E TRETË) https://pashtriku.org/sheradin-berisha-manipulimet-e-gjeneralit-ruzhdi-saramati-dhe-e-verteta-per-operacionin-shigjeta-pashtrik-maj-qershor-1999-pjesa-e-trete

***

Këtë fjalim me gënjeshtra Ruzhdi Saramati (në formatin e plotë) e ka botuar në disa portale.

Lexoni në vijim:

Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n

Edhe këtu:

Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n

https://www.facebook.com/KosovaToday.KS/posts/838205620316665

***

Derisa ky shkrim dhe fjalim me shumë gënjeshtra lexohet në portale e dëgjohet në youtube, historianët në çdo kohë mund t’i përdorin si referencë në studimet e tyre! Dhe në këtë mënyrë riciklohet manipulimi dhe falsifikimi i kësaj historie të lavdishme të UÇK-së!

Prandaj me këtë rast i bëjë thirrje Ruzhdi Saramatit që t’i largojë nga portalet dhe youtubet këto shkrime e fjalime, të cilat substancialisht e dëmtojnë historinë e vërtetë të Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, 26 maj – 9 qershor 1999!

————-

Në vijim shikoni e dëgjoni të plotë fjalimin me 99% gënjeshtra të “gjeneral brigade” Ruzhdi Saramati: 

***

Fjalimi i Komandantit të Brigadës 128, Ruzhdi Saramati më 31.05.2016 në Gorozhup HAS

———-

SHTOJCË:

Për ta mësuar të vërtetën e Operacionit “Shigjeta” të bazuar në dëshmi themelore, në vijim ju ftojë të lexoni:

“MANIPULIMI I “GJENERALIT” RUZHDI SARAMATI ME LUFTËN E UҪK-së NË GOROZHUP, GJATË OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK, (MAJ – QERSHOR 1999) VIDEO /

***

“MANIPULIMET E RUZHDI SARAMATIT DHE E VËRTETA PËR “BETEJËN” E PËRGJAKSHME TË 31 MAJIT 1999 NË FSHATIN POGAJ TË GOROZHUPIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura