Berlin, 8 dhjetor 2018:
1.
Ansambli i lehjeve të çakërdisura, si ndaj hënës së plotë, do t’më kthente në kohët e moçme: të fatalitetit gjeopolitik, kur pararendësit e shqiptarëve do të rrudheshin nga dyndjet e barbarëve sllavë, anipse vetë “kishin kryer tashmë ciklin mijëvjeçar të qytetnisë” dhe të vetmisë së racës së tyre të epërme në Europë.
Dhe skema dërgonte fshehtas shenjat e përgjasimit. Ulërima, hiena, çakaj e zogori shtyhen drejt mohit nga inercia e dikurshme. Pas idhnakërisë për shtetin e parë shqiptar, pëlcasin për shtetin e dytë të tyre.
Por vetmia do të tretej pak në fillim, për t’u zhdukur fare në fundshekullin e ikur…Atëherë kur Mjeda i çonte thirrjen e bukur, e poaq, të dhimbshme poetike Amerikës: “lirinë keni ju, ne hekrat kemi”!
2.
“Hekrat” sikur gatiteshin sërish, por tani të stolisur me ide e petk të ri vezullor. Dhe pikërisht si tek “Tregtari i Venecias” të Shekspirit, lirinë e huajtur përkohësisht duhej kthyer me copëra nga trupi e shpirti i saj.
Mirëpo Amerika, kjo dalzotëse e vetme e shqiptarëve, do të ligjëronte prapë vullnetin e saj vulëvënës: është e natyrshme që Kosova, si vend i lirë e sovran, të ketë ushtrinë e saj. Stoltenbergu me shpurë, ndërkaq, do të jetë penduar për deklaratën cinike, aq konsonante brenda llojit të britmave korale.
3.
Por, ja kështu është kjo botë. Marrëdhëniet ndërkombëtare të saj, veçanërisht, që kanë fillesë e frymë vetëm dy ligje supreme. Të parin, ligjin e interesit dhe, mbrojtësin e tij të pashpirt, ligjin e forcës.
Dhe serbët, i njohin ato si rrallëkush. Këtë të dytin, sidomos. Forcën që tani përplaset për ftyrën e tyre, më të errtën në Gadishullin ilirik.
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA: BACA ADEM, A PO BËHEN HAJNIA DHE KRIMI STANDARDE MORALE DHE PATRIOTIKE NË KOSOVË ?!
Prishtinë, 21. 09. 2013 – Në promovimin e një studimi për veprimtarinë i-legale të grupeve ekstremiste serbe në…
XHEVAT BISLIMI: SHOQËRIA “LËVIZJA” ZBULON PLLAKËN E PARË NË KOLLARË TË KËRҪOVËS
Prishtinë, 25 prill 2017: Më 23 prill 2017, Shoqëria “Lëvizja” (e themeluar dhe e drejtuar nga anëtarët, veprimtarët…
AFËRDITA DERVISHI, PhD(C): A MUND TË BURGOSET HISTORIA
Prishtinë, 22. 12. 2015: (Letër e hapur z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli) – Z. Hashim Thaçi…
KRESHNIK AHMETI: PO, NE JEMI POLITIKË!
Prishtinë, 08. 05. 2012 – Kur i përmenden rastet e korrupsionit që i krijon e të tjerat që…