Berlin, 9 Maj 2020: (Brilantinët e Isait)
1.
“Qytetari (dmth. populli) nuk vendos kush qeveris vendin.”
Kështu thotë Mustafa. I përjetshmi i të gjithë flamujve. Me gjasë, ka nisur të shfaqë shenja vegimesh. I bëhet se është akoma në mesnatën e epokës së komunizmit. Aherë kur qytetari votonte e nuk zgjedhte. As ky atëbotë nuk ishte zgjedhur. Ishte imponuar ndesh me interesin politik kombëtar.
A nuk ishte i tillë duke qenë pjesë e kabinetit mëkëmbës të Millosheviqit, viti 1989, në Prishtinë?
2.
“Formimi i qeverisë së re nuk është në kundërshtim me kushtetutën.”
Ja, përsëri Isai dhe dredhkat e tij.
Po nëse ishte i bindur për këtë rregullshmëri, aherë pse kërkonte pas mocionit ndryshimin e kushtetutës për t’i hapur udhë qeverisë ilegale?
(Anatomia e një përbetimi dhe ansambli i lehjeve misionare)
1.
Nga kori i partive të Thaçit (pdk, ldk, aak, nisma etj.) akuzojnë VV-në për majtizmin e saj.
Po përse? Dhe ku qëndron e vërteta?
E para, është legjitimiteti. Të jesh i majtë është një traditë, ideologji dhe kulturë politike libertare e Europës. Kur do të bombardohej Serbia, viti 1999, gati e gjithë panorama politike e Europës ishte e majtë. Dhe Berlini i SPD- së dërgonte për herë të parë trupa e avionë jashtë tokës gjermane.
Dhe e dyta: adresanti. Kush merr mundimin të qarkullojë të tillë goditje të ultë?
E bëjnë këtë tradhëgimsat e Lidhjes së komunistëve jugosllavë dhe komisarët e grupimeve marksiste leniniste të Kosovës. Veçse tani të trafikuar në të djathtë, për të fshehur gjurmët e gjenealogjisë.
Çfarë hipokrizie!
2.
Spastrimet janë shumëftyrëshe: etnike, fetare, politike. E të tjera.
Kompanjonët e Ansamblit ( hiq Ramushin që aderon gabimisht aty) e kanë të njohur këtë përvojë. Isai, madje, farkues e zbatues zelltar i saj. Përtej akoma. Mbi të rëndojnë, jo vetëm kulisat e aparatçikut, por dhe gjaku i të rënëve në mbrojtje të Kosovës…
Por që të organizohet kopeisht një ndërmarrje totale për spastrim-ndalimin e një partie të tërë në kohë demokracie, të quajtur VV-je, s’kisha besuar kurrë.
Në fakt, pikërisht ky rrjedhon të jetë misioni i Besëlidhjes së re të ansamblit presidencial.
I mneron barometri politik i pulsit popullor. Ndaj s’duan matje vote, sepse humbja, si dielli, përhihet në horizont. E bashkë me të perandoria private me emrin e lodhur Kosovë.
E kishin nisur me inkriminimin e Opozitarizmit të saj, pastaj me mortin e harruar në një qeli burgu në Prizren, për të vijuar me përbetimin e “Syrit” e, tutje, me vjegën e amerikanizmit të shpifur dhe, tani së fundmi, me një vdekje civile, të pafaj e të dhimbshme në konviktin studentor!
Anatomia e përbetimit ka, që këtej, një të vetmin objektiv madhor: ose kontrollin, ose zhbërjen, ose ndalimin e saj.
Tani s’mund t’mos pësëris urtinë e mendjes supreme: duke hapur gropa, sëmuren varrmihësit vetë..!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: ALBIN VENDOS QYSH THEM UNË…!
Pashtriku, 28 shkurt 2020: Kosova në këtë situatë është e ngratë, sepse është duar thatë. dhe si e…
BARDHYL MAHMUTI: HIPOKRIZIA DHE PRESIONI I BE’së NDAJ KOSOVËS RREZIK PËR BALLKANIN!
Zvicër, 18. 12. 2015: Propozimi për të mos hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës është vendim…
ABAS FEJZUALLHI: KOSVËN E KA KAPUR PARALIZA POLITKE (DAMLLA) JO NGËRÇI POLITKË
Bern, 08. 11. 2014 – Fjala ngërç-i, ka kuptimin e tkurjes së menjëhershme të një muskuli ose të…
PËRPARIM DEMI: PA’DIJA – EPIDEMI MEDIOKRITETI
Bukuresht, 10. 02. 2014 – Nëse periudhës së regjimit të diktaturës në Shqipëri do i kërkonim ndonjë gjë…