ABAS FEJZUALLHI: KOSVËN E KA KAPUR PARALIZA POLITKE (DAMLLA) JO NGËRÇI POLITKË

Bern, 08. 11. 2014 – Fjala ngërç-i, ka kuptimin e tkurjes së menjëhershme të një muskuli ose të një grup muskujsh, që shoqërohet me dhembje të forta si zakonisht,(ngërçi në këmbë apo edhe në pjesë tjera të trupit) por që nuk zgjatin më shumë se disa sekonda apo minuta. Është e papërballueshme, zgjatja e ngërçit me orë, ditë, javë apo muaj…!Kosovën, sipas politikës ditore, të politikuajve vendor e ka kapur ngërçi politikë qe pesë muaj, dhe ende po mbijeton…!  Në të vërtetë e ka kapur Paraliza politike qe 15 vjetë e s’po e lëshon !? Që nga 17 korrtori (korriku) i vitit 2014, për çdo ditë flasin pushtetar e politikaj në pozitë dhe opozitë, analistë të ndryshëm, shkruhet nëpër gazeta e revista të ndryshme të shtypura dhe elektronike, flitet në programet e RTV, për të ashtuquajturin ngërçin politik në Kosovë, pa e analizuar në thellsi e hollësi fjalën ngërç, që vazhdimisht e përdorin pa vend, hiq më pak se pesë muaj..! Strukturat politike në Kosovë, të cilat kanë qenë dhe janë në pushtet, në shenjë nderimi dhe përkujdesi, Kosovës hallemadhe i dhuruan, disa sëmurje ngjitëse shumë të rënda, tani për tani, të pa shërueshme dhe afatgjate, si shkaktar i veprimeve në vazhdimsi të baktereve dhe viruseve të ndryshëm, të brendshëm e të jashtëm, në përbërjen e këtyre strukturave politike, në bashkëveprim, ku pasojatë janë afatgjate të dëmshme dhe trishtuese..! Krimi i organizuar ekonomik dhe politik, keqpërdorimet(korrupsioni) ka përfshirë të gjitha nivelet institucionale, ka kohë që është përkeqësuar gjendja dhe tani mund të përcaktohet (diagnostifikohet) sëmurja, por jo si ngërç politk, që vetë shkaktarët e sëmurjes e kanë përcaktuar kështu për qëllimet e tyre, por si Paralizë politike, e në popull nifet edhe si DAMLLA, që ka bllokuar qe sa vite Kosovën dhe zhvillimin e sajë në të gjitha drejtimet apo edhe paralajmërimet e shenjave të para të Kancerit!

Aktorët e skenës politike në Kosovë!

Të dhënat e paraqitura në vijim, dëshmojnë se Kosova hallemadhe, ka kohë që vuan nga Paraliza dhe sëmurje tjra ngjitëse të sipërpërmendura si dhuratë e vendorëve me përkrahjen e disa misioneve ndërkombëtare, siç ishte UNMIK-u dhe trashëgimtari besnik me emër dhe uniformë tjetër e veprime të njëjta EULEX-i, që tani më hapatas po flitet për keqpërdorimet apo (korrupsionin e prokurorëve dhe gjykatësve në strukturat e Eulex-it) si dëshmi:„Prokurorja e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamieh, ka po- huar se është nën hetime “në vend të EULEX-it”, ndërsa thotë se udhëheqësit e këtij misioni, bashkëpunojnë me mafinë dhe politika- nët në Kosovë.“ (B.S.2014-11-04)
Në vijim disa krahasime që shërbejn si dëshmi lidhur me zgjedhjet:
– Zgjedhjet e viteve 1990-1991, nën pushtimin e Serbisë.
Gjatë viteve 1990-1991, nënë pushtimin e Serbisë, Kosova mirë organi- zoi zgjedhjet lokale, nacionale dhe Referendumin për Pavarësinë e Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas deklaratës së 2 Korrtorit 1990 më, 7 Frytor(Shtator) 1990, Shpallen Kosovën Republikë në Kaçanik dhe hartuan Kushtetuten e Republikës së Kosovës, që njihet edhe si Kushteta e Kaçanikut.
U themelua Parlamenti i Kosovë, si rezultat i zgjedhjeve, të organizuar nga LDK-së, si Lëvizje Gjithëpopullore s`bashku edhe me partit e tjera, të formuara në atë kohe,si: PR, PFK, PDSH.PP,etj. Pjesëmarrëja në votime ishte 98%, përkundër kërcënimeve të policisë dhe ushtrisë serbe, që vazhdimisht thonin se: „…s`lejohen dhe s`pranohen këto zgjedhje“. Pat edhe keqtrajtime, burgosje dhe rrahje nga pushtuesit serb, por, ato u mbajten me sukses dhe ishin zgjedhje shumë të rregullta, demokratike dhe të mira, sipas të gjitha vlerësimeve vendore po edhe përfaqësuesëve të ndryshëm ndërkombëtar që ishin të pranishëm aso kohe, aq sa ishin dhe sa i lejonte pushteti serb.
Me referendum u zgjodh Kryetari i parë i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
U themeluan institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat ushtronin veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit, tue ju përshtatur kushteve dhe rrethanave të jashtëzakonshme nënë pushtimin e Serbisë.
Organizohej dhe jetësohej pushteti paralel, në kushte dhe rrethana të vë- shtira, nënë pushtimin klasik të Serbisë, e në emrin e ish Jugosllavisë, siç shkruanin dhe lajmëronin mjetet e ndryshme të informimit, sipas vlerësimit të faktorit të jashtëm e pranonte.
Bëhej një organizim i jetës kolektive dhe institucionale me një mirëkup- tim dhe ndihmë bamirësie të ndërsjelltë ndërshqiptare, në të gjitha drejti- met, për të përballuar dhe forcuar qëndresën e gjithanëshme dhe afatgjate, kundër shtypjes e dhunës institucionale të regjimit pushtues serb.
Gjitha veprimet dhe organizimet zgjedhore, populli i bënte vullnetarisht përmes shumë veprimtarëve, pa shpenzime për fushata zgjedhore, ndërsa liderët partiak ishin të arsyeshëm, dhe racional në premtimet që bënin, ku dallohej Kryetari i parë i Republikës së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, me kujdesin e përhershëm, për ruajtjen e qënies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve, dhe kërkesën e tij të vazhdueshme për ndihmë nga SHBA-së dhe faktorit demokratik ndërkombëtar, nga qëllimet dhe veprimet serbe, për dëmtimin në përmasa sa më të mëdha, përmes gjenocidit të planifikuar nga ASHAS (Akademia e Shkencës dhe Arteve të Serbisë) që do të zbatohej në kushtet dhe rrethanat e krijuara sipas vlersimeve institucionale të Serbisë, siç edhe veproi për ta zbatuar praktikisht, gjatë vitit 1999, e që u ndërpre dhe u pengua realizimi i plotë, me ndërhyrjen e NATO-së, nënë udhëheqjen e SHBA-së, që bombarduan për më tepër se 70 ditë caqet ushtarake serbe dhe shpëtuan e liruan Kosovën nga Serbia.
– Për zgjedhjet e para katër viteve:
Të zgjedhurit apo (vetëzgjedhurit) shumica prej tyre me vota të vje- dhura, apo të fituara me ryshfet (korrupcion), kërcënime dhe kushtëzime, erdhën në Parlamentin e Kosovës, apo nëpër pushtetet e ndryshme qëndrore e lokale, e kanë zënë vend dhe pozita të ndryshme, jo për të mirën e Kosovës dhe shëndetin e saj, por për interesat vetiake, familjare, grupore, partiake, klanore e farefisnore, sepse i kanë shijuar jo me gisht por edhe me grusht të mirat dhe fitimet pa djersë e mund…
Në fushatatë elektorale, për t`u zgjedhur apo për t`i ruajtur vendet që kanë në Parlamentin e Kosovës, apo vendet e pozitat e ndryshme qëndrore e lokale, shpenzuan miljona euro, duke shtruar dreka e darka për qindra e mijëra veta, për të fituar sa më shumë vota… për t`u zgjedhur…!
Premtuan si gjithnjë: mirëqenien e popullit do ta rregullojnë dhe Koso- vën do ta ndërtojnë, lulëzojnë e përparojnë në të gjitha drejtimet, duke premtuar miliona euro nëse votojnë për t`i zgjedhur të njejtit apo të zgje- dhurit e tyre, sepse janë më të mirët, ma kombëtarët, e që do të zbatojnë sundimin e ligjit, drejtësisë, e demokracisë dhe do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, terrin dhe tmerrin, (pa treguar në asnjë rast se kush janë fajtorët e territ e të tmerrit), folën fjalë të mira e të forta për sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës, e në të vërtetë përditshmëria dhe praktika e deritashme dëshmoi të kundërtën…!
Dëshmi:
Cili prej liderëve të partive politike doli në Mitrovicën e ndarë, në anën tjetër të lumit Ibër, në veri ku janë vendosur me kohë strukturat paralele të Serbisë, për të zhvilluar fushtë elektorale si në Prishtinë, Skënderaj, Prizren e qytete tjera të Kosovës së rrudhur vazhdimisht… ?
Kush u burgos për vrasje dhe krimet e organizuar (keqpërdorimet-(korrupcionin) terrin dhe tmerrin…e pas luftës)…?!
Cili prej deputetve, kryeminstër, ministra, zëvendministra që Hashim Thaçi ka edhe për eksporti sepse ka me bollek, apo edhe të niveleve tjera institucinale të Kosovës, kanë paraqitur saktësisht pasurinë e tyre, që s`ka pasur mundësi ta krijojnë me të ardhurat mujore që kanë…?
Për Kosovën hallemadhe, ka se çfarë të shkruhet e thuhet, por kësaj rradhe shkurtimisht në këtë shkrim po e paraqes këtë krahasim:
Lindja:
Çdo nënë që lind fëmijë, përjeton, dhimbjet dhe vështërsit e lindjes por edhe gëzimin…
Po lindja e Kosovës hallemadhe si shtet, si ishte…?
Si një fëmijë i lindur me shumë vështërsi, jo për shkak të peshës e madhësisë, po për shkak të infektimeve bakteriale e virusale nga jashtë e brenda, dhe shumë ndërlikimeve e pengesave tjera të krijuara në kohë dhe hapësirë, nga faktorët e ndryshëm, për ta penguar këtë lindje, që aq gjatë është pritur, ku pa ndërhyrjen e vendosur me operacion të kujdeshëm nga kirurgu me shumë dituri e aftësi mendore, punë e përvojë praktike, në kohën e nevojshme, e të domosdoshëm, lindja do të ishte e pa mundur !
Cila do të duhej të ishte, e ardhmja, rrita dhe jeta e Kosovës?
E ardhmja e shtetit të ri të Kosovës, duhej të ishte, si e fëmijës të posa- lindur, që rritja dhe zhvillimi shëndetsor do të varet nga kujdesi dhe ushqimi që do t`i japim për çdo ditë, mirëmbajtja e pastërtisë në çdo kohë ashtu si duhet, do të mbronte shëndetin e saj, rritjen dhe zhvillimin e mirë dhe si duhet, me ardhmëri të mirë e jetëgjatë…
Në të kundërtën,
nëse s`kujdesemi për të posalindurin, për ta ushqyer mirë, me kohë dhe si duhet, e lamë në të lagur e s`kujdesiemi për t`ia ndërruar ndërresat, do të lëngojë nga infektime të ndryshme bakteriale e virusale, do ketë dhimbje e barkqitje që do të kundërmojnë erë të paduerueshme rretherrotull, do të ketë një rritje jo vetëm të ngadalshme por edhe të përçudnuar e me shumë të meta në të gjitha drejtimet, me rreziqe gjithnjë të mundshme, që të merr formë dhe pamje të shëmtuar, sa t`i përngjajë ndonjë fëmije rahitik dhe epileptik…me një pamje të padëshiruar për dhimbje dhe keqardhje, kur ta shikosh, se në çfarë gjendje është katandisur…!
Po, çfarë ndodhi e po ndodh me Kosovën tani?
Nga rrjedhat e deritashme, siç është vërejtur dhe dëshmuar dhe në vazhdimsi po dëshmohet, se kujdesi për bërjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës është, jo i mirë, nga ata që thirren si perfaqësues të zgjedhur të popullit, përfaqësues të krahut të luftës dhe vlerave të luftës në veçanti, që me propogandën e tyre shurdhuese për lavde dhe merita, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët janë edhe thirren si përgjegjës, për ruajtjen dhe zhvillimin shëndetsor të Kosovës, ashtu siç duhet…!
Bakterje dhe virusë nga më të ndryshmit, ideologjik e politikë, të bren- dshëm e të jashtëm, ju kanë vërsulur Kosovës hallemadhe, e s’po e lënë të rritet si duhet, si e dëshirojmë dhe si e meriton. Ka infektime dhe pezma- time të rënda, po lëngon rëndë e sëmurë nga pakujdesia e papërgjegjësia në rradhë të parë e vendorëve në pushtet në të gjitha nivelet institucionale, ku pa ndërhyrjen e kirurgut, që e mundësoi lindjen, është vështirë të mbijetoj, andaj ndërhyrja për ta shpëtuar e shëruar nga ana e kirurgut me opercion, dhe me barërat që do t`i shkatrrojnë me themel të gjithë keqëbërësit e sipërpërmendur, që ja kanë rënduar shëndetin, rriten dhe zhvilimin Kosovës, pas aq shumë mundimesh dhe vuajtjesh afatgjata të shkaktuara kryesisht nga pushtuesi shekullor dhe tani nga faktori politik vendor…!
– Zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014
Zgjedhjet e muajt qershor 2014 në Kosovë, nga vendorët e ndërkombë- tarët u lavdruan dhe u vlerësuan, se ishin në përputhje me rregullatë e demokracisë dhe ishin më të mirat deri tani të mbajtura në vend.
Premtimet e udhëheqësve partiak:
Fushata zgjedhore i kushtoj bukur shumë Kosovës në këtë skamje dhe varfëri të shumicës (në përjashtim të udhëheqësve të istitucioneve dhe të parlamentarëve të Kosovës që po dalin milioner sipas paraqitjeve të tyre të pasurise së luajtshme dhe të paluajtshme, në të shumten e rasteve i kanë fshehur paraqitjet reale, sepse janë përkujdesur me kohë me i shpërnda në farefisni apo bashkëortaki etj)!
Premtonin milona Euro, për ata që ua japin votën, kështu që doli se ishin milioner e besa edhe miljarder, ndërsa propkuroret e shtetit heshtin, pa i pyetur apo hetuar këta milioner për miljona të premtuara në secilin vend ku zhvillonin fushtaën!
Premtonin me mija vende të reja pune dhe shëndetësi e mirëqënie sa të shkonte mendja se edhe Zvicëra do t`ua ket lakmi… e po të kërkohej vota e saj nëse do t`u besonte premtimeve, që kurrë s`i kanë mbajtur, do t`ja jepnin votën e tyre gjithsesi këtyre premtuesve apo më mirë me thënë atë që janë e si janë, që vet e kanë dëshmuar deri më tani, pra mashtruesëve..!
Zgjedhjet përfunduan, mirpo asnjë parti që premtonte se është fituese s`kishte numrin e nevojshëm për krijim e institucioneve pas zgjedhjeve.
Filluan t`i harrojnë premtimet e dhëna, sepse tani filuan marrëveshjet dhe pazaret mes liderve partiak, kush cilin vend dhe pozitë do ta merrte, kush me ken do të bashkohet dhe cilat vende dhe pozita do t`i ndanin..!
Partia që premtoi më së shumti miljona, fitoi më së shumti vota dhe ven- de në Parlament, pra PDK-së, pas saj ishte LDK-ja, Lëvizja VV, AAK, Nisma dhe sosja e të tjeratë.
Me PDK-së, asnjë parti s`dëshiron të bashkëqeverisë, edhe pse qe sa kohë është duke u përpjekur në forma e mënyra të ndryshme që t`i bind lide- rët e partive tjera t`i bashkangjiten, deri me tani kanë dështuar të gjithë ske- narët e përgatitur.
Blloki siç po quhet tani bashkimin e LDK-së, VV, AAK dhe Nismës, për bashkëqeverisje, që ka shumicen e votave në Parlament, s`po ka mundësi me i zgjedhur institucionet, ngase partia në pushtet, ka bllokuar formimin e in- stitucioneve, tue u thirrur në ate se ajo është fituese dhe gjithësesi duhet të qeverisë edhe më tej, të bëjë përzedhjen me kend dhe si do të bashkëqe- verisin me të përzgjedhurit, me premtime për vende dhe pozita në pushtet për ata që pranojnë me bashkëqeverisur, apo edhe me përdorimin e metoda- ve tjera të kushtëzimit se gjithsesi duhet pa tjeter marrëveshtje me ta paraprakisht si parti e parë dhe fituese..!
Në këtë teatër sa komik aq edhe tragjik për vendin, janë të përzier edhe gjkytës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimet e tyre dhe përzierje në punët e Kuvendit dhe në të njejten kohë edhe Kryetarja e shtetit e cila gjëja se po bënë përpjekje me i bindur të tjerët për marrëveshje, kuptohet me bashkëqeverisë me PDK-së, që përveq Listes Serpska edhe ajo gjithnjë me një lloj rezerve dhe hamendje e kushtëzime sipas interesit, asnjë s`dëshiron të bashkëqeverisë me te..!
(Për, deputetët e Parlamentit të Kosovës, kryeministrin, ministra, zëvendsministra, pushtshtetarë qëndror e lokalë të Kosovës), shumicën prej tyre, mjerë Kosova që i ka…!
Për të gjithë ata, që pushteti, pozita dhe lakmia ua ka tretur men- djen, ua ka verbuar sytë apo s`duan me pa gjendjen e mjeruar të vendit në të gjitha drejtimet (përjashtuar lulzimin dhe zhvillimin e krimit të organizuar ekonomik dhe politik në të gjitha nivelet institucionale në vend si pasojë e keqpërdorimeve të pozitave dhe pushtetit) po ashtu janë shurdhuar qëllimisht e nuk ndëgjojnë vërejtje, ankesa, këshilla dhe kundërshtime të arsyeshme dhe me vend, nga do që vijnë ato, nga vendi apo nga dashamirët dhe miqtë ndërkombëtar..!
Në vijim si shtojcë dhe dëshmi për gjendjen e krijuar në Kosovë nga stru- kturat politke, të paralizës politike, tregimi popullor (Anekdoda) me titull: „SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI“, e që si dihet mosha dhe lindja, u vie për shtati shumicës së: Parlamentarëve të Kuvendit të Kosovës apo Ylematë dhe Sadriazemët e Parlamentit të Kosovës.
A.F 2014-11-05
SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

Kish pas ndek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti.
Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.
Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.
Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:
– Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?
Për kësi urdhnash s`e njoh për mret!
–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti – i thanë hyzmeqarët.
– Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.
Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha:
– Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.
Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer
ngrykë dhe i tha:
– Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura