Berlin, 17 janar 2020:
1.
E gjithë Kosova në gjyq. Gjyq për Luftëtarët në Hagë, Gjyq për “Syrin” e gjyq për “Veteranët” në Prishtinë, gjyq për Premierin me paditës në Tiranë, gjyq, gjyq…
2.
Pas çdo lufte: ose iu bëhet gjyq të mundurëve ose të vegjëlve.
Gjermanët në messhekullin e ikur ishin të mëdhenj – por humbës, kurse shqiptarët tani janë fitimtarë – por të vegjël!
3.
Nëse, prandaj, për gjyqin e jashtëm, sado i rëndë dhe i lig, ka një shpjegim, ç’të thuhet për gjyqet e tjerë?
Më parë se kuptim, më ngjan të jenë shpërdorim i Orës së historisë: përbetim, despoti, gërrithje për pushtet, Judë për fushe, oligarkë imunë, diell shpotitës, thikë në terr, marrëdhënie e djegur me lirinë…
Dhe, si një plotësim tragjik i gjyqit të huaj, këtej poshtë shkëlqen klasë të vegjëlish e të mundurish në arrati. Është një gjyq krejt i veçantë. Pa akuzë, prova, bujë e dëshmitarë. Është gjyqi i ikjes nga Dhéu. Në heshtje. Një hemoragji e brendshme, tretëse, sfilitëse. Askush nuk ulet në bankën e zezë dhe, mbanë tjetër, asnjeri s’kërkon shpagim. Ndryshe nga lufta, gjaku mpikset e shterron. Dhe tizgat e tij nuk shihen. Hije e shojtjes dhe asgjësë…Por Trungu dridhet, ligështohet e vdes…
Epikuri i urtë mësonte se njeriu dhe vdekja nuk takohen ndonjëherë. Sepse ndërsa ti je, ajo s’është aty, e kur ajo vjen, tashmë ti ke ikur…
Po, po. Pikërisht kështu. Kur morti të arrijë Trungun, ne aherë s’do jemi dhe, ç’ngushëllim, nuk e takojmë kurrë! Paqe e prehje hyjnore mbi gjithçka..!
Postime të Lidhura
PROF.ABDULLA MEHMETI: PËRVOJA E DERISOTME DHE PRITSHMËRIA E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI
Tetovë, 07. 10. 2015: (Analizë krahasuese mes zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990 dhe atyre të parakohshme…
MUSTAFË KRASNIQI: JETA E MËRGIMTARËVE
Prishtinë, 30. 07. 2013 – Si shumë po propagandohet për mërgimtarë se, mërgimtarët do t’i presim duar hapur…
SHPENDI TOPOLLAJ: Bedri Tahiri, shkrimtari që mban ndezur zjarrin e lirisë
Durrës, 11 mars 2019: (Bedri TAHIRI, ATDHETARIZMI JETON NË PËRJETËSI, SHB “MESHARI”, Prishtinë, 2013) – Një një takim…
TË SHPALLET LISTA SERBE E VUÇIQIT – ORGANIZATË TERRORISTE!
TË SHPALLET LISTA SERBE E VUÇIQIT – ORGANIZATË TERRORISTE! Nga Sheradin Berisha, facebook 26 shtator 2023 Dje në…