Berlin, 9 shtator 2019:
1.
Mashtrimi e varfëria janë forma tërthore të dhunës. Janë dhuna vetë.
Edhe i urti Gandi e tha këtë qyshkur: dhunë mbi gjithë të tjerat është t’a shtrëngosh një popull të jetojë në mashtrim e varfëri!
2.
Tani megjithë pushtetet e dhunës që kalëruan Kosovës indipendente – sfida e parë, e rëndë dhe e makthshme mbetet akoma gjithnjë Serbia. Ëndrra e keqe nga e cila nuk zgjohemi dot.
Ndaj dhe, as Albini e as Vjosa – por arsyesh të ndryshme, nuk mund të jenë Premierë të Kosovës.
Nuk është kohë e tyre.
I pari, sepse nga investura dhe pozicionimi i tij ndaj Serbisë, do dilte jashtë skemës dhe, ashtu, nuk do të pëlqehej nga aleatët.
Kurse e dyta, ndërkaq, sepse nga formati dhe mënyra e përballjes me të, nuk do pëlqehej fare: as nga aleatët, e as nga shqiptarët.
3.
E pra, vetëm pas zhdukjes së gogolit serb nga horizonti i trysnisë reale dhe justifikimeve dredhore, do shfletohej një kapitull i ardhshëm, joserb, zhvillimesh në Kosovë.
Do vinte kohë tjetër.
Koha e tij, ose e tyre.
Do agonte e gjatëpritura kohë e syzimit, si në gjyq epoke, me një protagonist të paparë deri sot: njeriun e kalvarosur shqiptar. Syzim ku oligarku politik nuk mund të shpërdor më kartën serbe për t’i kërkuar pritje. Pritjen e lodhshme një jetë. Por dhe ky, njeriu që pranoi abuzimin e tyre me ndjenjat e tij t’fisme kombëtare, do të çlirohet nga robnia e heshtjes! Do t’flasë në të gjitha gjuhët që flet njeriu i shmagjepsur dhe njeriu që, përveç mjerimit, s’ka ç’të humbë tjetër.
E, atëherë e aty, shteti do hyjë në pikëzjarrtën e provës gjenerale: të bëhet apo, ndoshta, të dëshmojë pazotësinë e racës për jetë të lirë e sovrane me të drejtën e barabartë t’lumnisë!
Postime të Lidhura
ARIF EJUPI: 10 VJET ‘GËZUAR’ NË GJENEVË (2007 – 2017)
Gjenevë, 25 nëntor 2017: Ansambli i këngëve dhe valleve “Gëzuar” nga Gjeneva, shënoi dhjetëvjetorin e veprimtarisë së tij…
ARSIMI SHQIPTAR NË MAQEDONI – SHKALLA TRONDITËSE E DEGRADIMIT
ARSIMI SHQIPTAR NË MAQEDONI – SHKALLA TRONDITËSE E DEGRADIMIT Nga Xhelal Zejneli, Shkup 2012 Rezultatet e maturës shtetërore…
XHELAL ZEJNELI: POEZIA LIRIKE ANTIKE GREKE
Shkup, 2 mars 2020: Poezia lirike lindi dhe u zhvillua në shekujt VII dhe VI para K. Është…
DAUT GUMENI SI PENTAGON VLERASH DHE DINJITETI
Nga MSc. Albert HABAZAJ* Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë – UV, Biblioteka Shkencore…