REXHEP KASUMAJ: KOHË TJETËR QË (S)VJEN! (Për Albinin e Vjosën…)

Berlin, 9 shtator 2019:
1.
Mashtrimi e varfëria janë forma tërthore të dhunës. Janë dhuna vetë.
Edhe i urti Gandi e tha këtë qyshkur: dhunë mbi gjithë të tjerat është t’a shtrëngosh një popull të jetojë në mashtrim e varfëri!

2.
Tani megjithë pushtetet e dhunës që kalëruan Kosovës indipendente – sfida e parë, e rëndë dhe e makthshme mbetet akoma gjithnjë Serbia. Ëndrra e keqe nga e cila nuk zgjohemi dot.
Ndaj dhe, as Albini e as Vjosa – por arsyesh të ndryshme, nuk mund të jenë Premierë të Kosovës.
Nuk është kohë e tyre.
I pari, sepse nga investura dhe pozicionimi i tij ndaj Serbisë, do dilte jashtë skemës dhe, ashtu, nuk do të pëlqehej nga aleatët.
Kurse e dyta, ndërkaq, sepse nga formati dhe mënyra e përballjes me të, nuk do pëlqehej fare: as nga aleatët, e as nga shqiptarët.
3.
E pra, vetëm pas zhdukjes së gogolit serb nga horizonti i trysnisë reale dhe justifikimeve dredhore, do shfletohej një kapitull i ardhshëm, joserb, zhvillimesh në Kosovë.
Do vinte kohë tjetër.
Koha e tij, ose e tyre.
Do agonte e gjatëpritura kohë e syzimit, si në gjyq epoke, me një protagonist të paparë deri sot: njeriun e kalvarosur shqiptar. Syzim ku oligarku politik nuk mund të shpërdor më kartën serbe për t’i kërkuar pritje. Pritjen e lodhshme një jetë. Por dhe ky, njeriu që pranoi abuzimin e tyre me ndjenjat e tij t’fisme kombëtare, do të çlirohet nga robnia e heshtjes! Do t’flasë në të gjitha gjuhët që flet njeriu i shmagjepsur dhe njeriu që, përveç mjerimit, s’ka ç’të humbë tjetër.
E, atëherë e aty, shteti do hyjë në pikëzjarrtën e provës gjenerale: të bëhet apo, ndoshta, të dëshmojë pazotësinë e racës për jetë të lirë e sovrane me të drejtën e barabartë t’lumnisë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GJUHA JONË

GJUHA JONË Nga Ndriçim Kulla, Tiranë 26 shtator 2021 “Historia që ka një farë rëndësie në jetën e…