Berlin, 26 prill 2019: Kur do të vdiste Gëte, një kushërira e tij kishte ardhur për vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Poetit. Me të hyrë, asaj iu bë se dëgjoi jehun e një muzike të largët.
E hidhëruar, i drejtohet shërbëtores që e shoqëronte në hyrje: ç’është kjo marrëzi? Si është e mundur që ju muzikoni të pabrëngë, ndërkohë që këtu shtrihet i pajetë patriarku i letrave të Europës?!
E fyer dhe hutuar krejt, ajo i flet: ç’muzikë zonjë e nderuar, unë nuk dëgjoj asgjë! Por, me sa duket, muzika vinte nga zona të tjera të epërme, të parrokshme për të gjithë.
Ky fragment nga libri “Zoti dhe evoluimi i Universit” (James Redfield), dëfton ndjekjen fatmirëse të korifenjëve nga orë e ëngjëj edhe në çastin e shuarjes së fundme të tyre!
Po ku mërguan, vallë, Orët e shqiptarëve?
Përse nuk bëjnë më rojë mbi fatet, mbi yllin e tyre ?
Athua të jenë thyer e deshpëruar nga ç’kanë parë t’i bëj njeriu qenjes së vet?..
Ndaj dhe, i zoti i këtij trualli, shqiptar gjithmonë, ngjan i braktisur në gropën e dy anëve të fundbotshme: njëra, edipëria heroike e pronarëve të Republikës dhe, tjetra – sa pjesëmarrëse e denjë në fatkeqësinë e vet – është letargjia kronike e t’përbuzurëve të saj!
Postime të Lidhura
VAXHID SEJDIU: NJERËZIT E DËRZHAVËS (1)!
Shkup, 22. 04. 2015 – Shkupit i ka ra një hije e rëndë. Jeta shqiptare është rënduar nën…
FATMIR LAMAJ: MARIO SOKOLI – BOKSIERI MË I MIRË I TË GJITHA PESHAVE TË MOSHËS 15-16 VJEҪARE
Tiranë, 06. 07. 2014 – Para disa ditësh më qëndron një makinë tek këmbët e prej andej zbret…
PA REFORMË NË SISTEMIN E AHTISARIT S’KA NDRYSHIM!
Një shkrim për reflektim! PA REFORMË NË SISTEMIN E AHTISARIT S’KA NDRYSHIM! Katër vite më parë kur Albin…
BEHXHET SHALA BAJGORA: BISEDIMET ME SERBINË PËRCAKTOJNË KOALICIONET PAS ZGJEDHJEVE DHE QEVERINË E RE E JO REZULTATI I ZGJEDHJEVE!
Prishtinë 21 shtator 2019: Fushatë egërshane, me fatura pa mbulesë: Fushata për zgjedhjet e parakohshme është në përfundim…